
Postuar mė parė nga
Antiproanti
Varet prej vendit...
Ne Gjermani p.sh. nuk ekzistojne stereotipe te tilla per shqipetaret si grup.
-Prostitutat jane zakonisht ga "Europa Lindore" (kryesisht nga ish-republikat sovjetike).
-Hajdutet jane kryesisht nga Polonia, Rumania, Bullgaria (ose kryesisht rom dhe persona tjere nga Europa lindore- ish- Bashkimi Sovjetik).
-Trafikante jane te ndryshem, duke filluar nga mafia italiane deri te afrika e veriut, Rusia etj. Edhe shqipetaret permenden ndonjehere, kur diskutohet kjo teme.
-Vrases?! Pothujase te gjithe muslimanet, ne radhe te pare turiqit dhe arabet, permenden shpesh per vrasje te formave te caktuara. Ndonjehere edhe shqipetaret.
Ne pergjithesi, shumica absolute e gjermaneve, por edhe e disa shteteve tjera nuk kane stereotipe te vecanta per shqipetaret. Nese kane, atehere shqipetaret shpesh futen e grupin e madh te ballkanasve, europianeve lindor ose edhe te muslimaneve. Varesisht nga rasti dhe rrethanat.
Sidoqofte, cdo vend perendimor e ka nga nje grup te madh te huajve apo migranteve, te cileve ju atribohen gati te gjitha veprat e kqia dhe negative te kryera nga migrantet.
Ne Gjermani jane kryesisht turqit dhe viteve te fundit edhe arabet apo muslimanet ne pergjithesi, te cilet faktikisht behen pergjegjes per veprat negative te cdo migranti. Shqipetaret ne pergjithesi nuk jane aq ne fokus te shoqerive resp. te medias kryesore vendore, perjashtuar ndoshta pak vende perendimore si p.sh. Zvicra dhe Italia.
Stereotipet e zakonshme ndaj shqipetareve jane me shpesh pjese e realitetit te grupeve te tjera te migranteve, se sa e shoqerise shumice. D.m.th. Stereotipet e ndersjellta rajonale (ballkanike) barten dhe kultivohen edhe ne diaspore.
Eshte e vertete se reputacioni i shqipetareve ne pergjithesi nuk eshte pozitiv.
Por jo pse shqipetaret (si grup) patjeter e meritojne nje trajtim te tille, por ne radhe te pare sepse njerezit e kane shume veshtire te ndahen nga paragjykimet ndoshta shekullore per grupe dhe rajone te caktuara, dhe cdo veprim negativ indiviual (pavaresisht rrethanave, statistikes etj.) e regjistrojne vetem si vertetim te paragjykimeve.
Para pak ditesh kishte nje dokumentar lidhur me tema te ngjashme si kjo dhe disa studiues kishin vertetuar se njerezit qe preferojne ti shikojne televizionet publike serioze dhe njerzit qe preferojne televizionet private nuk kishin te njejtin perceptim per realitetin. Grupi i dyte situaten ne vend, sidomos sa i perket krimit, dhunes, terrorizmit etj., e trajtonte shume me te keqe sesa ishte ne te vertete. Arsya kryesore: Televizionet private zakonisht preferojne paraqitjen ne forme dramatike te lajmeve negative dhe shume negative, te cilat i zmadhojne dhe i perseritin...
Prandaj, edhe stereotipet varen nga grupi. Grupi qe lexon gazeta me germa dhe fotografi te medha nuk eshte i njejte me grupin qe lexon gazeta me germa dhe fotografi normale.
Sipas mendimit tim, shqipetaret edhe shume dekada dhe shekuj do te duhet te jetojne me disa paragjykime, pavaresisht se ka disa popuj tjere (edhe perendimor) qe nominalisht ne gati cdo gare te kriminalitetit dhe veprave te kqia i mposhtin dukshem...
Krijoni Kontakt