Kuvend, miratohen tre ligjet pėr statusin
Enjte, 30 Maj, 2013 | 14:05 pm
UPADATE- Kuvendi i Shqiperise ka votuar me konsensus paketen e ligjeve te kerkuar nga Brukseli.
Pas shume diskutimesh e replikash mes palesh, me 108 pro asnjė kundėr, 1 abstenim, ligjin pėr Gjykatėn e Lartė.
Me 107 vota pro, asnje kunder dhe 2 abstenim, Kuvendi miratoi pr.ligjin e dyte te kerkuar nga Brukseli per statusin, ate per Pėr nėpunėsit civilė.
I treti ne radhe u miratua edhe projektligji per Ndryshimin e Rregullores sė funksionimit tė Parlamentit.
Berisha: Ku e latė Fierin? Votimi investim pėr kreun e PS. Votoni amnistinė. Tahiri: E ēliruam
TIRANE- Kreu i qeverise, Sali Berisha, pasi ka perseritur akuzen ndaj Rames per bllokim te statusit ka apeluar qe bashke me tre ligjet te votojne dhe amnistine.
Kryeministri Berisha ka sqaruar se ka therritur seancen e jashtezakonshme me qellimin qe parlamenti pas 235 dite bllokim nga kryetari i PS-se, per 3 ligjet, pasi nxori vendin jashte statusit kandidat, pasi iu mohoi shqiptareve nje vit status, shpreh deshiren qe me ne fund te votojne tre ligjet.
Shkaku themelor i thirrjes se Kuvendit eshte votimi i tre ligjeve per te cilat PD ka bere thirrje cdo dite per votim- ka thene Berisha.
Sipas tij shqiptaret duhet ta dine se ata qe shkelmuan e hodhen ne kosh tre ligjet per statusin krijuan nje pellg te zi me ujin e te cilit po lajne sot fytyren.
Nese i kerkoni te falur shqiptareve per 335 dite shkelmim te interesave te tyre une nuk kam asnje koment. Nese ju e votoni kete ligj per shkak te rivaliteteve te tmerrshm te brendshme te jeni te sigurte se ky votim ju pervelon, por ju do ta beni se besoni se mund te lani syte me ujin e pellgut te zi- tha ai, duke i kujtuar opozites, ku e kane Fierin, per te cilin protestuan aq shume.
Berisha, apel PS: Votoni amnistine
Berisha ka kerkuar nga opozita ta mbyllin Kuvendin me nje akt dinjitoz, si eshte sipas tij votimi i amnistise. Kryetari juaj ėshtė politikan kioskė, ai thotė do fal gjobat e 1 marsit e kėtej, pse tė 1 shkurtit, apo 1 janarit jo. Tė votojmė dhe amnistinė si njė akt tė denjė dhe e mbyllim kėtė seancė me vendime shumė tė rėndėsishme, nuk keni shkak tė refuzoni amnistinė, cfarė do u thoni atyre qė kanė punėsuar mijėra vetė, biznesmenėve tė Elbasanit, bashkim cfarė do u thuash biznesmenėve tė Korcės qė nuk voton amnistinė, ska asgjė partiake, kryetari yt premtoi tė heqė gjobat e 1 marsit e kėtej, ti bėjmė qytetarėt tė drejtė para ligjit, pse vini me paragjykime. Ėshtė kollaj tė futesh nė fabrikat e tyre pėr ndonjė votė, doni konsultime mes tuaj, merrni kohėn qė ju duhet- tha Berisha.
Bushati: Ja pse jemi per kompromis
Deputeti i PS-se, Ditmir Bushati ka sqaruar se PS eshte pėr kompromis per tre ligjet. Duam ti miratojmė ligjet qė tė mos bėjmė gabimin qė bėtė ju qė e futėn vendin nė njė kurs antiperėndimor, qė mashtroni opinion me cėshtjet e fondeve. Ju mashtroni se cėshtjet e punėsimit, lėvizjes sė lirė nuk janė pjesė e statusit, sa i takon fondeve ato janė aty, vendi nuk ka mungesė fondesh por mungesė aftėsie pėr tė pėrthithur fondet, ju kurė tė jenė nė opozite do e bėni dallimin. Amnistia qė doni ti ofroni bizneseve me grupet e interesit me opozitėn, me tre aktet, kemi mundėsi, bota na ka mbėshtetur tė jemi lider nė rajon. Kjo nuk ėshtė pėr tė kėnaqur Fyle, as pėr premtuar viza me Amerikėn, si tė premtosh qiqra nė hell, fokusohemi te cėshtjet e ditės, tre ligjet si kompromis i ofruar nga Meta qė e falėnderoj, zgjedhjet do e japin verdiktin pėr tė gjithė ne- tha Bushati.
Berisha: Do liberalizojme vizat me Ameriken
Kreu i qeverise, ka perseritur edhe ne kete seance premtimin se do te liberalizohen vizat me Ameriken. Duke replikuar pas deputetit Bushati, qe e ka cilesuar kete premtim si qiqra ne hell Berisha ka thene se te njejten gje kane thene ata edhe kur ai prematoi heqjen e vizave me BE, apo anetaresimin ne NATO.
Tahiri: Je shėrbėtor i femijeve te tu. Rivaliteti me LSI? Nese karrigen do e marresh falas apo 1 euro
Deputeti i PS-se, Sajmir Tahiri, duke i kujtuar Berishes deklaraten se eshte gjysh e baba i plote e jo gjysme, ka thene se ai eshte shėrbėtor i fėmijėve tė ti.
Vulen e mbajnė ata, ti punon pėr ta, je baba full time se punon pėr fėmijėt e tu full time, njė gjė tė jesh i sigurtė, po ke merakun e Fierit ta shuaj unė kėtė merak, ėshtė cliruar Fieri, qarku i Durrėsit stė pėrket me, Elbasanit po ashtu, kėshilli bashkiak i Tiranės stė pėrket mė. Ne i rikthyem legjitimitetin pushtetit vendor nė tė gjitha qarqet, nė shumicėn dėrrmuese, mos qaj hall, nėse ke hallin e kryetarit tė PS do e shohėsh kryeministrin e ardhshėm, nėse ke hallin e rivaliteteve nė opozitė ke tė drejtė, e kemi rivalitet, Meta thotė se do e marrėsh karrigen falas, ne duam ta japim me 1 euro, pėr kėtė po hahemi- tha Tahiri.
Patozi: Meta nxori ne prite Ramen, e falenderoj
Kreu i grupit parlamentar tė PD-sė, Astrit Patozi falėnderoi kreun e LSI-sė, Ilir Meta qė u bė shkak pėr mbledhjen e seancės sė sotme parlamentare.
Ju falenderojmė se nė mesin e fushatės elektorale, tani ju kanė rėnė tė gjitha akuzat. Faleminderit Ilir Meta qė e nxore ne pritė Edi Ramėn, me dashje apo pa dashje. Tė kemi kundėrshtar, por ti u bėrė shkak pėr tė mbledhur kėtė seancė ku cdo shqiptar do tė dalė i fituar pėrvec Edi Ramės. Ilir Metėn mund tė akuzoj pėr 1 mijė gjėra, por jo se ka penguar integrimin, se ka pasur tė njėjtin qėndrim si para dhe pas darkės sė ngjalave dhe marrėveshjes sė 1 prillit, tha Patozi.
Sipas tij, Shqipėria nuk bėhet as mė e mirė as mė e keqe pas votimit tė 3 ligjeve, ajo mbetet vendi i halleve tė pazgjidhura, por edhe e arritjeve mė tė mėdha gjatė mandateve tė kėsaj mazhorance.
Jemi tmerrėsisht tė votuar, por nuk ka njė rast tė dytė kur fajtori shkėlqen me mungesėn e tij. Sot ėshtė dita pėr tė kuptuar se pėr shkak tė paranojės sė njė njeriu PS ėshtė rreshtuar kundėr interesave me jetike tė shqiptarėve. Sot ėshtė dita tė njohim Ramėn lakuriq, jo atė tė fitove tė vitit 2007, pasi nuk janė asgjė krahasuar me ditėn e sotme. Sot ėshtė dita pėr tė parė se cfarė ėshtė nė gjendje e tė bėjė mendje e fiksuar e njė drejtuesi i cili ėshtė fiksuar me karrigen e kryeministrit. Tani kanė rėnė tė gjitha alibitė e sforcuara tė kreut te PS-sė. Nuk flitet me pėr Fierin as pėr zgjedhjet, tha ai
Seanca
Fillimisht Kuvendi vendosi te beje disa minuta pushim pas kerkeses se deputeteve te PS-se, per nje mbledhje te grupit.
Kerkesa eshte bere nga deputeti i PS-se, Taulant Balla, per nje mbledhje te grupit te PS. Me heret kryeparlamentarja ka njohur deputetet e pranishem me rendin e dites.
Palėt politike kanė rėnė dakord dhe janė shprehur publikisht se do tė votojnė tri ligjet e cilėsuara si kyē pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat, me kushtin qė kėto nisma ligjore qė kėrkojnė 84 vota tė hyjnė nė fuqi nė muajin shtator, kur do tė konstituohet dhe qeveria e re pas 23 qershorit.
Parlamenti ka botuar dje nė faqen zyrtare axhendėn e seancės sė 30 majit, dhe krahas tri nismave, projektligjit Pėr nėpunėsit civilė, projektligjit Pėr Gjykatėn e Lartė dhe ndryshimin e Rregullores sė funksionimit tė Parlamentit. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka pėrfshirė nė listėn e projektligjeve pėr votim kėrkesėn e kreut tė qeverisė, qė ka tė bėjė me faljen totale tė gjobave dhe kamatėvonesave qė nga viti 2011 deri nė qershor 2013.
Ndryshe nga tri ligjet e marrjes sė statusit qė kanė marrė miratimin nė parim nga palėt, amnistia fiskale ėshtė kundėrshtuar nga Partia Socialiste. Socialistėt kanė premtuar njė falje tė tė gjitha gjobave politike qė nga marsi deri mė 23 qershor, ndėrkohė qė propozimi i Kryeministrit Berisha shkon mė tej, teksa ofron votimin e amnistisė fiskale qė nuk u miratua dot nė zgjedhjet lokale tė vitit 2011.
Panorama
Krijoni Kontakt