SHBA: Jordan Brown ėshtė vetėm 13 vjeē por rrezikon tė dėnohet me burgim tė pėrjetshėm. Para dy vjetėsh, ai qėlloi dhe vrau gruan e babait tė tij, e cila ishte shtatzėnė. Kur ishte vetėm 11 vjeē kundėr tij u ngritėn akuza pėr vrasje tė dyfishtė, pasi njerka e tij nuk arriti tė mbijetonte. Kenzie Houk ishte vetėm 26 vjeē, kur u qėllua nė shkurt 2009, nė Pensilvania.
Tashmė ky 13-vjeēar rrezikon tė dėnohet si i rritur dhe ėshtė njė hap para burgimit tė pėrjetshėm. Gjykatėsit vendosėn ta gjykojnė Brown si tė rritur, pasi ai nuk pranon qė ėshtė fajtor. Nga ana tjetėr, avokatėt qė janė nė krah tė tij, bėnė ēėshtė e mundur qė tė gjykohet si minoren. Pėr momentin, vendimi nuk ka ndryshuar. Pėrkrah kėtij fėmije ndodhen edhe shumė aktivistė organizatash, sipas tė cilėve, ėshtė e drejta e kėtij vrasėsi tė vogėl tė deklarojė se ėshtė i pafajshėm.
Nga ana tjetėr, nėna e viktimės ėshtė plotėsisht dakort me vendimin e gjykatėsve. Dinte shumė mirė se ēfarė bėnte. Vrau vajzėn time, tha Deborah Houk. Ndėrsa babai i tij, pėrpiqet ta justifikojė, duke thėnė se ishte shumė i vogėl atėherė.
Nėse Brown do tė gjykohet si i rritur, atėherė rrezikon tė jetė vrasėsi mė i ri nė moshė, qė do tė dėnohet me burgim tė pėrjetshėm. Gjyqi do tė vonojė tė bėhet dhe deri atėherė askush nuk mund tė pėrcaktojė tė ardhmen e vrasėsit 13-vjeēar.
alb-observer
Krijoni Kontakt