
Postuar mė parė nga
detiad
Nga Sami Islami:
PROPAGANDA FETARE DHE XHAMIAT (E REJA) NĖ TREVAT SHQIPTARE
Ju pėlqejnė artikujt e publikuar tek Kosova tek AlbEmigrant? Regjistrohu tek KosovA tek AlbEmigrant me Email
Disa vjet mė parė mu nė mes tė Prishtinės u ndėrtua njė kishė katolike. Kjo kishė, nuk besoj se ishte njė nevojė aq e shqiptarėve tė besimit katolik, sa qe , nė njėfarė mėnyre njė simbol se shqiptarėt ishin mė shumė tė orientuar nga Perėndimi, si njė mirėnjohje ndaj misionarės sonė tė madhe Nėnės Terezė, qė populli ynė ia dha njerėzimit. Kjo mendoj se ishte arsyeja e kėsaj kishe. Tjetėr ėshtė ēėshtja se kjo kishė u ndėrtua nė njė vend tė ngushtė, duke e ngulfatur kėshtu frymėmarrjen e qytetit.
Nejse.
Si pėr ēudi, tani , kjo kishė, kam pėrshtypjen, se u bė nxitje pėr shqiptarėt myslimanė qė, edhe ata tė kėrkojnė tė ndėrtojnė njė xhami. Kėrkesa e BIK-ut, komunės sė Prishtinės, me nė krye Tėrnavėn ishte qė tė sigurohej trualli sa mė shpejt qė tė ishte e mundur (!) dhe kėrkesa ishte qė trualli tė caktohej mu nė oborrin e Fakultetit Filizofik tė Prishtinės ( ta sfidonte kishėn, e cila ėshtė pėrballė) (!),me arsyetimin se besimtarėt myslimanė s’po kishin vend pėr t’u falur! Njė kėrkesė e tillė e Bashkėsisė Islame ishte vėrtetė absurd, sepse nė Prishtinė ka aq shumė xhamia sa, pos nė ditė festash, kurrė nuk mbushen plot me besimtarė (vetėm nė qendėr tė qytetit janė shtatė a tetė sish!). Megjithatė, nėn kėtė pretekst, nė emėr tė “mungesės sė xhamiave” BIK- u nuk u ndal, por vazhdoi kėrkesėn duke organizuar protesta, duke manipuluar, duke paguar ose duke i pėrdorė trushpėrlarėt pėr t’u falur edhe nė rrugė! Sė fundi komuna ua caktoi vendin ku mund tė ndėrtohej xhamia. Jo aty ku kėrkuan ata, por edhe kjo mu nė qendėr tė Prishtinės (vetėm nja 200-300 metra larg kishės!), duke e ngulfatur kėshtu qytetin edhe mė shumė, edhe ashtu tė mbindėrtuar! Projekti i kėsaj xhamie u publikua. Ėshtė i njohur tani pėr tė gjithė. Ishte njė projekt, qė vetėm nė Arabi mund ta shohėsh. Vetėm xhamia e Qabės nė ia kaloftė! Stil tipik arab, me katėr minaret, me nga tre rrathė! Por nuk ėshtė vetėm kjo. Njė kėsi xhamie tanimė ėshtė nė pėrfundim e sipėr nė Mitrovicė. Njė kėsi xhamie, me pėrmasa kolosale u pėrurua tash vonė edhe nė Tiranė. Atje qeveria shqiptare i dha aq shumė publicitet, nė pėrurimin e saj, sikur ndėrtimi i kėsaj xhamie tė ishte shpėtim i kombit!
Krejt kjo propagandė, qė po bėhet , nuk po bėhet se shqiptarėt e besimit islam nuk po kanė se ku tė falėn, siē u tha mė lart, por mė shumė pėr shkak tė propagandės islamike qė po bėhet nė Kosovė e Shqipėri nga militantė islamikė tė paguar mirė nga qarqe arabe apo turke, pėr tė mbjellė ndikimin arab nė trevat shqiptare. Fundja kjo ėshtė pėrpjekje e kėtyre qarqeve ekstremiste pėr t’i dhėnė njė imazh tjetėr Kosovės dhe Shqipėrisė, karshi botės perėndimore! Dhe paradoksi tjetėr ėshtė se kjo po ndodh nė kohėn kur politikat shqiptare tė tė dy shteteve si tė Shqipėrisė londineze, poashtu edhe tė Kosovės, synojnė nė njė tė ardhme tė shpejtė tė futėn nė familjen e gjerė evropiane.
Krahas ndėrtimit tė xhamive, propaganda e hoxhollarėve tė modelit tė Shefqet Krasniqit, Irfan Salihut, e shumė e shumė tė tjerėve si kėta, krejt me mjekra e me pantollona tre ēerekėsh, qė s’ka qenė traditė pėr klerikėt myslimanė nė tė kaluarėn, ka ndikuar qė, kohė mė parė, rreth 200 shqiptarė nga Kosova tė “rekrutohen” dhe tė shkojnė pėr tė luftuar nė Siri! Nga mediat u njohtuam se nja dy-tre prej tyre vdiqėn “nė luftėn e shenjtė” atje. Pse? Ē’bėri bota arabe, nė veēanti Siria, pėr ne shqiptarėt? Asgjė. Po kush janė viktimat? Rinia jonė, e painformuar, pjesa mė e ēmuar e kombit. Janė kryesisht fėmijė tė familjeve tė varfra. Kėta hoxhallarė shpirtprishur u japin ndonjė lek dhe pastaj u shpėrlajnė trurin me propaganda fetare. Raste tė tilla nė Kosovė dhe nė Shqipėri ka shumė, ku tė rinjtė, tė yshtur nga kjo propagandė vetėvriten siē qe rasti i njė 17-vjeēari nė Prishtinė, i cili, vjet, u gjet i varur nė shtėpi tė vet. Se, kėta hoxhollarė horra i “kėshillojnė” kėta fatkeq se “nėse njeriu vdes para moshės 17 vjeēare do tė shkojė drejt nė xhenet”! Nė vendin ku ndodhi tragjedia, mė pastaj u gjet llap-topi me webfaqe tė hapura dhe pamflete islamike!
Njė kontribut pėr tė keq po japin edhe mediat tona, sidomos nė Kosovė. Klerikėt myslimanė, poashtu edhe katolikė dyert e televizioneve i kanė tė hapura. Mjafton tė jetė njė rast, ( ndonjė festė fetare) dhe ata i ke nė television. Dhe jo vetėm nė njė television , por gati nė tė gjithė televizionet e Kosovės. Pse gjithė ky publicitet? Pse gjithė kjo propagandė? Televizionet tona janė bėrė si stacion autobusash! Nuk ka asnjė kriter se kush duhet tė ftohet nė tv , e kush jo. Kush ėshtė nė vijėn kombėtare, e kush po u ēon rrymave tė errta ujė nė mulli? Hyn kush tė dojė! Del kush tė dojė ! Bile vetė televizionet, kam pėrshtypjen, se po bėjnė gara se cili po i merr i pari kėta faqezinj! Nė kohėn e ramazanit hoxhollarėt, si Naim Tėrnava, Bajgora etj., janė standard nė RTK dhe pothuaj nė tė gjithė televizionet e Kosovės. Njė herė thirren pėr fillimin e ramazanit, pastaj thirren pėr Leile Kadėr (tri ditė pra Bajramit tė Madh kur kurani ka “zbrit” nė tokė!), pastaj natėn e Bajramit, pastaj pėr Bajram tė Vogėl… Televizionet tona po u japin hapėsirė sa tė duash! Nė disa televizione lokale tė Kosovės, qė ēuditėrisht pothuaj s’ka qytet qė nuk e ka njė tė tillė(!) Iftari bėhet me telvizion, syfyri me television, kėndohen “lahi” poashtu nė television… Nė kohėn e ramazanit nuk e di njeriu se a ėshtė nė Arabi, Pakistan, Afganistan, apo nė Kosovė e Shqipėri!
Kreu i Qendrės Islamike tė Kosovės Naim Tėrnava, si duket ėshtė mė i paguari nga kėto organizata arabe. Ai, edhe kur ėshtė diskutuar nė qarqe fetare se vehabizmi po bėn dėm nė Kosovė, nuk ndėrmori asgjė. Ama asgjė. Kjo le tė kuptohet se Tėrnava ėshtė njėsoj si ata! Tėrnava ėshtė i shitur. S’ka asnjė fije patriotizmi nė shpirt. Fjalėt qė flet pėr patriotizėm ai i ka vetėm farsė. Ai ėshtė i pari qė punon pėr Arabi. Atyre qė e kanė parė njė intervistė nė RTK, kohė mė parė, sigurisht se iu kujtohet deklarata e tij kur ky myfti matrapaz, pat thėnė se shqiptarėt e besimit katolik dhe ortodoks e “pėrqafuan” fenė myslimane menjėherė pas Luftės sė Kosovės , me 1389! Dokrra! Sipas tij del se shqiptarėt e tė dy konfesioneve, mezi e paskan pritur tė vijnė turqit, tė okupohen prej tyre dhe t’i “falenderojnė” qė ua sollėn kėtė fe qė qenka fe e “vetme e pranuar te zoti”! Kėto deklarata mund t’i thotė vetėm njė njeri i shitur, si Tėrnava! Kjo tė jep tė kuptosh se si njė hoxhė flet kuturu, vetėm sa per t’i “kėnaq” me gėnjeshtra besimaterėt e tij. Edhe gazetari qė e bėri intervistėn, njė ish koleg imi (qė nuk dua t’ia pėrmend emrin) e lente hoxhėn tė “kaluronte”, pa e kontrolluar se ēfarė po thoshte. Dua t’i them myftiut , se shqiptarėt katolikė dhe ortodoksė janė kthyer nė islam jo menjėherė pas humbjes sė luftės sė koalicionit ballkanik tė udhėhequr nga Car Llazari serb me 1389, por vetėm pas 3 shekujsh, pra nė shekullin e 18-tė e mė vonė. Dhe dihet se ēfarė presioni ka pasur qė ata tė ktheheshin nė islam.
Ka edhe hoxhollarė tė tjerė, tė po kėtij niveli tė prirė tė bėjnė kėsi propagandash, qė shkojnė nė dėm tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi! Njė rast , qė mė ka lėnė pėrshtypje pėr tė keq, njė hoxhė shqiptar nė Londėr kur unė me disa miq kishim shkuar pėr ngushėllime tek njė mik ( kėtij mikut i pat vdekur nėna), posa hyri nė dhomė, ku kishte plot mysafirė, hoxha tha” Tė lumtė na qe jemi myslimanė”! Nuk di pse “te lumtė na” , po ata tė tjerėt , qė nuk janė myslimanė , katolikėt, ortodoksėt, budistėt, hindusėt etj.qenkan “tė mjerėt ata”, apo jo? Pse gjithė kjo propagandė pėr islamin, duke i pėrjashtuar religjionet e tjera? Ēfarė fitimi kemi ne shqiptaret pėr kėtė shėrbim qė po i bėjmė ilamizmit?
Pėr mua tė gjitha religjionet janė njėsoj, nė kuptimin e mesazheve qė ato prcjellin te besimtarėt e tyre. Po kjo qė po ndodh me kėta propagandues tė islamit, ma kujton kohėn e inkuizicionit nė fenė katolike tė shekullit 13, kur kisha e ngulfaste mendimin e lirė njerėzor dhe i pėrniqte kush kishte guxim ta kundėrshtonte. Sikur kėta tė kishin pushtetin nė dorė do tė ndodhte e njėjta gjė edhe sot pas 7 shekujsh edhe tek ne!
Nė kėtė fushatė propagandistike njė rol tė vaēantė ka dhėnė dhe po jep interneti. Ky medium i futur sot nė ēdo pore tė shoqėrisė, po u shėrben mirė hoxhollarėve hipokritė pėr tė mbjellė dhe propaganduar helm tek gjeneratat e reja. Shefqet Krasniqi dhe disa hoxhollarė tė tjerė si ky shfrytėzojnė internetin pėr tė llomotitur gjithēka. Japin ligjėrata pėr lindjen, vdekjen pėr zotin… Iu flasin njerėzve tė shkretė, sigurisht nėpėr xhamia, dhe incizimet i hedhin nė internet, duke i treguar “xhematit” edhe atė se si qengji i pjekur ka folur ( i ka thėnė myslimanit tė mos e hajė atė se e “kishte” helmuar jahudia!), duke futur kėshtu pėrēarje nė mes feve dhe kombeve; se dhia para se tė ngodhte nga uria (pas njė duaje qė Muhamedi ia kishte bėrė), kishte qitur qumėsht pėr njė ushtri, pėr pronaren e dhisė, bile edhe kishte tepruar! E deri te ajo e hoxhė maskarait Irfan Salihu, i cili del nė internet dhe thotė se “i vdekuri nuk dėgjon”. Kot i thua se kam marrė patentėn e shoferit, kam mbaruar shkollėn….ai nuk dėgjon. Po ai (pra i vdekuri) sipas kėtij maskarai, “dėgjon” vetėm kur tė varroset. Ai po i dėgjoka hapat e njerėzve kur largohen pasi ta kenė varrosur! E kėta tė shkretė, pasi qė “profesorėt” “doktorėt” si Shefqeti, Irfani e ndonjė tjetėr ua kanė shpėrlarė mirė trurin, besojnė!
Fatmirėsisht feja tek ne nuk ka pushtet (dhe uroj qė kurrė kjo tė mos ndodhė!) dhe si e tillė nuk ka atė fuqi qė njerėzit t’i sanksionojė nėse nuk bėjnė si thotė ajo. Se, duke e parė se ēfarė janė duke bėrė nė kėto kushte pa pushtet, po t’u vinte “koha “ e tyre do ta kishin bėrė Kosovėn, ndoshta, edhe Shqipėrinė njė Iran (shtet tipik islamik), Pakistan, apo Afganistan ballkanik!
Sami ISLAMI
Krijoni Kontakt