Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: Dimer

  1. #1
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464

    Dimer

    Dera u hap ngadale. Ai kurre nuk nxitohej kur kthehej ne apartamentin e tij. Rrugen e bente ngadale dhe i shkujdesur. Kishte kohe plot. Koha ishte nje element qe nuk i mungonte. Shume gjera i mungonin por koha, kurre.
    Ai nenqeshte me vete sa here degjonte te tjeret qe ankoheshin se nuk kishin kohe. Sepse koha eshte e njejte per te gjithe. Atij i mungonin ata elemente qe qe t’ja grabisnin kohen. Ne nje fare menyre ishte me i pasur se te tjeret se kishte kohe plot.

    Hyri brenda ngadale. Dhoma e ndenjes ndricohej vaket nga ajo drite e mekur qe vinte nga jashte. Ishte muzg kur dita dhe nata akoma luajne me njera tjetren. Muzg dimri. Nuk i mbylli grilat. I pelqente te rrinte ne ate gjysem erresire. Edhe kafen e beri po ne gjysem erresire. Aroma e saj sikur e shplodhi. U kthye ne dhomen e ndenjes.
    Jashte po binte nata. Nje nate e qete, e ftohte, pa bore dhe me nje qiell te paster. U mbeshtet ne divan. Ishte gati te flinte. Drute qe digjeshin ne vater leshonin nje ere te kendeshme. I pelqente gjithmone era e druve qe digjeshin ne vater. I kujtonin eren qe leshonin oxhaqet e shtepive ne fillim te nendorit ne qytetin e tij te lindjes. Gjithmone sobat ndizeshin mbasdite kur te gjithe ktheheshin ne shtepi. I kujtohej ai ajer i ftohte dimri se bashku me aromen e druve. I kujtohej se si qyteti i tij vinte era dimer. Morri fryme thelle si per te thithur edhe nje here ate ajer.
    Vazhdon…

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    vazhdo...

  3. #3
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Jashte po binte nata. Nje nate “e bardhe” per shkak te debores. Grilat ishin akoma te hapura dhe ne dhome hynte drita qe leshonte neoni i rruges. Sonte po i pelqente ajo drite. Nete te tjera nevrikosej dhe shqetesohej sa here qe harronte pa mbyllur njeren nga grilat ne dhomen e gjumit dhe drita e neonit i binte direkt ne sy. Por sonte jo. Nga zjarri i vatres pasqyroheshin ne mure hijet e stermedha te orendive. Sot ishte ne nje gjendje te plogesht, si ajo susta qe leshohet pas nje tendosjeje te gjate. Tv dhe komjuteri rrinin si dy konkurrente se kush do te ndizej me pare. E keni kot mendoi. Sonte nuk me intereson as njeri dhe as tjetri.

    E dinte se do kishte mesazhe, me dhe pa rendesi. Le te presin deri neser, mendoi . Sonte ishte i lodhur dhe kishte mall, shume mall…

    Ra telefoni. Nuk u cua. Po te duan le te lene mesazh. Por ana tjeter ndroi mendje. Si te doni, mendoi. Sonte i kishte falur vetes luksin e moskokecarjes dhe te qetesise. Neser do ishte ndryshe. Mengjesi do ta gjente tjeter njeri, por sonte i pelqente ky relax.

    I pelqente ky qytet, megjithese jo rralle e bente te vuante. I kishte pelqyer qe heren e pare qe e kishte vizituar. Ishte dimer atehere dhe ai me i ri, me energjik, me shume endrra dhe me nje detyre te vogel diplomatike kishte shkelur per here te pare ne kete qytet te huaj ne veri te globit. Aeroporti ishte gjigant sa qe per te levizur nga nje terminal ne tjetrin te duhej te merrje ca mikrobuze te vegjel dhe shume komode.

    Sa here mendonte aeroportet mendja i shkonte tek aeroporti i rinasit, ku bagazhet hynin nga nje “vrime” gjigande ne mur. Dikur Rinasi ishte per te porta e parajses. I kujtohej sa here i lutej te jemes per ta marre me vete ne Rinas. Rrugina qe te con drejt aeroportit i dukej dikur gjigande me ato peme anash. Qe femi e kishte kuptuar se atje ishte fillimi dhe mbarimi i nje tjeter bote. I kujtohej salla qe vinte nje ere shume te mire dhe njerezit qe ishin shume me te sjellshem. Me vone, ne oren e gjeografise kur mesuesja i pyeste me rradhe se cili ishte qyteti qe ju kishte lene mbresa ai ishte pergjigjur me nje fryme: Rinasi. Dhe klasa kishte qeshur. Ai qeshi perseri me ate kujtim qe ishte strukur thelle ne skutat e memorjes…
    Vazhdon
    HAKUNA MATATA

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •