Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 33
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Paske pritur ta ri_degjosh Buna.
    Perseri mos mendo se ske per ta ri_degjuar
    muzg i heshtur

  2. #22
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    dre' ( a nukte duket se je keqkuptuar) ose je pergjgiigjur per inat te keqkuptimeve te shkuara me gjithe dike tjeter.Sa inat me vejn kur nuk kuptohem dot as me ato qe kujtoj gjithnje se flas te njejten gjuhe(...)eh'
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kthimi i Drerit

    Era perplaste kapaket e drunjte te dritareve, zhurma e tyre dukej si nje ritem e cregullt nen fershellimen e marre te eres. Anxhela u ngrit u afrua dritares. Vetetoi.
    Blic i rrufese e shtangu, leshoi nje klithme si vaj e perzier me frike.
    Pas atij shiu te papare ndonjehere.,agimi i asaj dite e gjeti ate lugine te bukur ,si nje anije te mbytur qe dallget e kishin perplasur ne breg.
    Desh u ndrrue jeta mbreme tha dikush mes turmes se burrave qe tymosnin duhan te dredhur.
    U nisen te kerkojne "drerin"
    Me fytyrat e ngrysura moren drejtime te ndryshme . Cdo njeri prej tyre shpresonte brenda vetes te kthehej ai me ndonje lajm te gezuar tek dera e Milanajve.
    Lumi kishte rrezuar urat. Perrenjte ishin kthyer ne lumenj te zemruar. Nga te gjitha anet vershonin damare uji te shkumzonte mbi relievin e thyer
    Pas dy ditesh dikush gjeti njeren kepuce te "drerit" diku tek nje pellg buze lumit te zi. Bluzen e kishin gjetur nje dite me pare tek nje dege qe kishte mbetur mes guresh nder valet e bardha te lumit.
    Gjema qe ndodhi ktheu per ta atmosferen e trishte te vjeshtes qe shkoi.
    Kaluan disa dite me ankthin e gjemes se mistershme. Hipotezat nuk munguan. Cdo njeri gjente nje variant ne fjalet e tij te ndizte nje fije shprese ne gjetjen dhe kthimin e "drerit"
    Ditet e lodhshme , netet e ankthshme.
    Ishte harruar rrjella normale e diteve, edhe pse pas disa ditesh niveli i ujrave ra, lumi zbriti ne momotonine e vet . Copa druresh..gjethesh, trare urash, duna me rere. shtrate te vogla lumenjsh, kishin mbetur si deshmitare te nje beteje te pashpirt te natyres .
    Kur shpresa tek njerzit u vel,dhe tek ata filloi te kthehej ritmi normal i jetes ,ne nje nate te qete plot yje u degjua nje krisme pushke, pastaj dhe nje tjeter. Njerzit dolen neper dritare.
    Tek rrenojat e kishes se vjeter u pa nje drite, qe leviste neper nate por nuk largohej. Askush nuk guxoi te shkonte. As Simoni i Gjetajve qe gjithe ato dite nuk ishte pare. Indiferenca e tij nuk i kishte shpetuar kureshtjes se njerzve.
    Te nesermen plakat thane qe shpirti i "drerit" eshte kthyer tek varrezat, ajo drita e mbremshme qe kishte trembur rojet ska qene gje tjeter.
    Pas kesaj ajo lugine e bukur u mbulua me nje tis trsihtimi te perzier me frike.
    Te mjeret ne pa te keqe te evladit tha Dil Dedja plaka me e vjeter. Zoti ka kthyer syte prej nesh. Ne duart plot damare ngriti shkopin ne drejtim te catise gjysme te rrezuar te kishes.
    Poshte gjysmes tjeter te catise ishte posta e policise
    Si mund te jetoje krishti me dreqin nen nje cati, hoqi shamine e zeze nga koka , duke perplasur grushtat mbi koke mbi fijet e thinjura te palosura nga shamia, iku duke mallkuar me lot . Askush nuk e kuptoi se cfare mallkoi ajo plake e shkrete
    * * *
    vijon


    __________________


    Dre !

    Shume i bukur Tregimi yt por para se ta postosh ndalu nje cast e hidhi nje sy e ndreqi gabimet ortografike. Me presjet kujdes.
    Kur thua " ndrrue" do thuash "mbramja" ose po the "Mbremja" do thuash "nderrua".

    Ja dhe nje here mbas nje krasitjeje te lehte lexoje Drerin tend..

    Urime..




    Kthimi i Drerit

    Era perplaste kapaket e drunjte te dritareve.
    Zhurma e tyre dukej si nje ritem i cregullt nen fershellimen e marre te eres. Anxhela u ngrit e i'u afrua dritares. Vetoi.
    Blici i rrufese e shtangu e leshoi nje klithme si vaj i perzier me frike.
    Pas atij shiu te papare ndonjehere agimi i asaj dite e gjeti ate lugine te bukur si nje anije te mbytur qe dallget e kishin perplasur ne breg.
    Desh u ndrrua jeta mbreme .. tha dikush mes turmes se burrave qe tymosnin duhan te dredhur.
    U nisen te kerkojne "Drerin".
    Me fytyrat e ngrysura moren drejtime te ndryshme . Cdo njeri prej tyre shpresonte brenda vetes te kthehej ai, me ndonje lajm te gezuar tek dera e Milanajve.
    Lumi kishte rrezuar urat. Perrenjte ishin kthyer ne lumenj te zemruar. Nga te gjitha anet vershonin damare uji qe shkumzonin mbi relievin e thyer
    Pas dy ditesh, dikush gjeti njeren kepuce te "drerit", diku tek nje pellg buze lumit te zi. Bluzen e kishin gjetur nje dite me pare tek nje dege qe kishte mbetur mes guresh, nder valet e bardha te lumit.
    Gjema qe ndodhi ktheu per ata atmosferen e trishte te vjeshtes qe shkoi.
    Kaluan disa dite me ankthin e gjemes se mistershme. Hipotezat nuk munguan. Cdo njeri gjente nje variant ne fjalet e tij qe te ndizte nje fije shprese ne gjetjen dhe kthimin e "drerit".
    Ditet e lodhshme, netet e ankthshme.
    Ishte harruar rrjedha normale e diteve edhe pse pas disa ditesh niveli i ujrave ra e lumi zbriti ne monotonine e vet .
    Copa druresh, gjethesh, trare urash, duna me rere e shtrate (shtreter) te vegjel lumenjsh kishin mbetur si deshmitare te nje beteje te pashpirt te natyres.
    Kur shpresa tek njerzit u vel dhe tek ata filloi te kthehej ritmi normal i jetes, ne nje nate te qete plot yje, u degjua nje krisme pushke e pastaj dhe nje tjeter.
    Njerzit dolen neper dritare.
    Tek rrenojat e kishes se vjeter u pa nje drite qe leviste neper nate por nuk largohej. Askush nuk guxoi te shkonte, as Simoni i Gjetajve qe gjithe ato dite nuk ishte pare. Indiferenca e tij nuk i kishte shpetuar kureshtjes se njerzve.
    Te nesermen plakat thane qe shpirti i "drerit" eshte kthyer tek varrezat e ajo drita e mbremshme qe kishte trembur rojet ska qene gje tjeter vec shpirti i tije.
    Pas kesaj ajo lugine e bukur u mbulua me nje tis trsihtimi te perzier me frike.
    Te mjeret ne pa... te keqen e evladit.. tha Dile Dedja, plaka me e vjeter e fshatit. Zoti ka kthyer syte prej nesh. Me duart plot damare ajo ngriti shkopin ne drejtim te catise gjysme te rrezuar te kishes.
    Poshte gjysmes tjeter te catise ishte posta e policise
    Si mund te jetoje Krishti me dreqin nen nje cati ...mendoi plaka Dil .. dhe hoqi shamine e zeze nga koka e duke perplasur grushtat mbi te e mbi fijet e thinjura te palosura nga shamia iku duke mallkuar me lot.
    Askush nuk e kuptoi se cfare mallkoi ajo plake e shkrete


    * * *


    vijon


    __________________
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 01-07-2003 mė 12:37

  4. #24
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    O Dreri te marrte e mira ty...se ne fillim thash po u ben proza antareve te forumit
    Shume interesante vazhdo mos e nderprit

    Pershendetje!

  5. #25
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Dreri
    Bukur ,gjithmone me kane bere peshtypje shkrimet e tua ,po kurre nuk ta kisha shprehur me pare e sot pas ketyre qe lexova me siper ,urimet me cicerojne dhembshem ne shpirt e une si mbaj dot te mbyllura.
    Te lumte mendja dhe dora .
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Faleminderit
    "kolombi"
    ..............................
    Gjallica" te marrte e mira ty....Pse mua??lol
    muzg i heshtur

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    E sollen te lidhur
    Shume kush u afrua me deshiren per ta pare te gjalle.
    Teli kishte kishte krijuar tek kycet nje vije mavi
    "Dreri" me sy te perskuqur rrinte si aktori kryesor e nje drame te mbaruar.
    Syte e tij dukeshin si dy burime te shterrura, ku nuk buronte me ai shikimi i tij djaloshar
    Komandanti i postes frynte gjoksin si heroi i dites duke ngritur pak supet pa grada te xhaketes ushtarake.
    Kemba e thyer e "drerit" varej pa jete.
    E kishin kapur prane piramides ne nje hon ku ishte rrezuar dhe thyer kemben. Qeni kishte nuhatur, duke hunguruar kishte terhequr vemendjen e ushtarit qe per "heroizmin" do shperblehej me dy jave leje.
    Komandat Iliri iu afrua "drerit" duke shternguar nofullat
    Ti..... .thirri ai per ta degjuar te gjithe, doje te ikje??
    E qelloj me pellembe , gishtat e holle si te nje dore gruaje mbeten hulli te kuqe mbi faqen e zbehte te djalit.
    Mire ia bere murmeriti dikush nga turma duke iu fshehur shikimit urryes te tjereve.
    Simoni u afrua me nje shikim te rrepte kundrejt komandantit, u ul ne gjumje prane djalit. Dy shpat'za te vogal druri pak lesh deleje dhe filloi ti lidhte kemben
    "Drerit" nga dhimbjet i binin lotet, klithte nga dhimbjet. Simoni e shtrengonte pa folur.
    Dielli dukej sikur buzeqeshte me naivitet mbi ate qiell , nen kupen e te cilit njerzit e kishin te lidhur gezimin e vet ne themel te dhimbjes se tjetrit.
    Qenin dhe "drerin" i vune sebashke ne qoshe te karrocerise te nje "gaz69"
    Rruga rreshqiti ashtu gjarperueshem nen gomat e makines qe leshonte nje shllunge te lehte pluhuri te bardhe.
    Anxhela te nesermen mblodhi nje tufe me lule, u ngjit ne maje te shkembit qe binte thik mbi lume. Ngjyra e kalter e ujit dhe shkumet e bardha qe zienin mes guresh ia moren shikimin, ashtu qendronte si ztatuje e ngrire fantazme mbi shkemb , mes dy kaltersive, te ujit dhe qiellit.
    Mes endrres dhe jetes. Mbi shkembin e ngurte te dhimbjes
    Ndersa era i perkedhelte ashtu pa e pyetur floket .
    muzg i heshtur

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te kam than qe para postimit
    veni mend shenjave t'piksimit
    se ne proz kjo ka randsi
    sikur kripa ne kusi

    Pra as shum.. vend e pa vend
    por as mangut mos me u gjend
    qashtu djalo mos harro
    pa rishikue mos kliko

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    lol
    muzg i heshtur

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Mbahu si burrat, i tha i jati nga pas telave qe binin pingul me dyshemene
    Dreri" kishte pritur me deshire diten e gjygjit , te pakten do shoh dike Ai vertiti shikimin e tij te permallshem tek spektatoret, pa nenen , ndaloi shikim ne syte e saj. Nje ndjenje pendimi per gjithcka i pershkoi ne ate cast, e pa perseri. Si mund ti kerkoj te falur nga ketu , tha me vete
    Qeshi lehte , kujtoi fjalet e te jatit dhe u be burre. Ngriti koken duke pare ne sy gjygjtarin qe fliste me nje dore shkresash perpara.
    Te nesermen do sistemohej diku ne nje qeli te vogel.
    Dera e hekurt e burgut u hap , gardiani me nje tufe celsash ne dore u largua tek dera tjeter.
    "Dreri" doli ne koridorin e erret me aromen e rende te mykut, ndoqi instiktivishtsh te tjeret duke zbritur shkallave gjysme te thyera u gjend ne nje si oborr te rrethuar me mure mbi te cilin varej kacurel rrotulla e telit me gjemba
    Nuk njihte asnjeri, zuri nje qoshe mbeshteti kone ne pellembe te duarve , ne terrin qe u krijua brenda syve te mbyllur u shfaq "dreri" duke vrapur perposhte livadhit. Sa bukur eshte te endrrosh per veten. Neper ate sfont te erret endrre kerkonte ku me iku, ku humba ,ku jam. Tym i duhanit dhe bisedat e bashkvuajteseve te vjeter i vinin si dicka e larget
    Pas pak ndjeu nje dore qe i rreshqiti mbi floke.
    U zgjua duke pare prane vetes nje burre te moshuar. Nen thinjat qe mbuloheshin pjeserish nga nje qeleshe e bardhe dy sy te te ngrohte qe i dhuronin atij shkendijen e pare si shenje jete.
    A je burre , foli plaku me zerin e embel
    "Dreri" beri te ngrihet ai e shtrengoi tek supi duke u mbajtur ne supin e tij u ul .
    Nga je i tha plaku me nje dialekt qe "dreri" e degjonte per here te pare
    Jam nga Dukagjini
    Nga Dukagjini je ti, dhe me ul kryet ketu si grua e keqe?
    "Dreri" u zu si ne faj , u mat te spjegohej por ai e nderpreu
    Cfare ke bere qe te denuan tha plaku , edhe pse u pendua nga kjo pyetje kaq e zakonshme
    Djali u vu ne pozite , ishte hera e pare qe iu dha te mendoje per te gjetur nje pergjigje per kete pyetje qe kush e di sa here do i drejtohej.
    Shume kam bere aq shume,
    Kam shkelur buken
    Nuk te denon kush ne kete "derzhave" kur shkel buken, tha plaku duke hapur syte nga kureshtja.
    Plaku ishte kosovar , te gjithe e respektonin
    Ishte plak i urte i dashur
    Ai do e mbante "drerin" gjithnje me vete
    Nje dite "dreri" i tregoi historine e tij pa menduar se Baca Dani do ua tregonte te gjitheve.
    vijon
    muzg i heshtur

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •