Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
Deklarata e Presidentit tė Republikės, Bujar Nishani pėr vendimin pėr tė mos marrė pjesė nė samitin e SEECP, tė Ohrit

28 maj 2013

Duke e konsideruar bashkėpunimin rajonal dhe marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė, si shtylla qė garantojnė paqen, sigurinė e stabilitetin nė rajon dhe parakushte pėr integrimin e tij nė Bashkimin Evropian dhe NATO, Procesi i Bashkėpunimit tė Evropės Juglindore (SEECP), mbetet forumi qendror dhe njė nismė unike, bazuar nė vullnetin e vetė vendeve tė rajonit. Ai duhet tė jetė institucioni gjithėpėrfshirės, ku tė gjithė vendet e rajonit tė jenė tė pranishme dhe tė unifikojnė qėndrimet e tyre pėr problemet e pėrbashkėta nė procesin e zhvillimit dhe integrimit nė familjen evropiane. Jo izolimi dhe pėrjashtimi, por bashkėpunimi dhe integrimi janė kushtet pėr suksesin e plotė tė misionit tė tij.

Duke patur parasysh:

Marrėveshjen e 23 Shkurtit 2012 pėr Pėrfaqėsimin dhe Bashkėpunimin Rajonal, si edhe Marrėveshjen pėr Normalizimin e Marrėdhėnieve mes Kosovės dhe Serbisė, datė 19 prill 2013, garantuar mė Marrėveshjen e Parimeve tė Pėrgjithshme pėr Zbatimin e Planit tė dakordėsuar mes Kosovės dhe Serbisė, datė 22 maj 2013, tė nėnshkruara mes Kryeministrave Thaēi dhe Daēic nė Bruksel, me ndėrmjetėsimin e Bashkimit Europian, sipas tė cilave, asnjėra palė nuk do tė pengojė dhe nuk do tė inkurajojė njė palė tė tretė tė bllokojė pėrparimin nė rrugėn e integrimit evropian.

Parimet e Kartės sė Procesit tė Bashkėpunimit tė Europės Jug-Lindore;

Angazhimin e plotė tė Republikės sė Shqipėrisė pėr tė marrė pjesė aktive, dhe konstruktive nė tė gjitha nismat dhe organizatat rajonale;

Duke respektuar frymėn e marrėdhėnieve tė fqinjėsisė sė mirė dhe respektit reciprok;

Duke ēmuar rėndėsinė e zbatimit tė angazhimeve tė marra nga tė gjitha vendet e rajonit pėr thellimin e zgjerimin e bashkėpunimit rajonal dhe tė fqinjėsisė sė mirė;

Shpreh zhgėnjimin lidhur me kushtėzimin destruktiv qė i bėhet pjesėmarrjes dhe pėrfaqėsimit tė vendeve tė rajonit nė Samitin e Ohrit, njė veprim i paprecedentė dhe nė kundėrshtim tė plotė me tė gjitha marrėveshjet dhe parimet e lartpėrmendura; si edhe frymėn e dialogut e bashkėpunimit nė rajon.

Nė kushtet e thyerjes sė atmosferės sė mirėbesimit dhe tė respektit reciprok, me keqardhje njoftoj vendimin pėr tė mos marrė pjesė nė Samitet e Ohrit tė datave 1 dhe 2 qershor.

Presidenca
Ndersa une jam i zhgenjyer me menyren e ndertimit te kesaj deklarate dhe me gabimet e shumta gjuhesore. Qe nga menyra e ndertimit te fjalive, perdorimi pa vend i presjve dhe pikepresjeve, shtimi pa vend i ė-se, perdorimi i fjaleve te huaja etj. Institucioni i Presidences duhet te jete ne pararoje te perdorimit rigoroz te gjuhes shqipe.