-
ArkeFly nis fluturimet direkte ndërmjet Tiranës dhe Amsterdamit për sezonin e verës
ArkeFly nis fluturimet direkte ndërmjet Tiranës dhe Amsterdamit për sezonin e verës
· Linja ajore hollandeze TUI Group prezanton shërbimin e saj javor
· Më shumë turistë priten të vijnë në Shqipëri gjatë sezonit te verës
ArkeFly, linja ajrore hollandeze e TUI Group, ka prezantuar shërbimin e saj më të ri në Shqipëri me fluturimin direkt Amsterdam – Tiranë. Kompania ajrore hollandeze do të operojë këtë fluturim gjatë verës, një herë në javë. ArkeFly do të përdorë avionin Boeing 737 për këtë fluturim, dhe pritet të ofrojë kontribut të konsiderueshëm për turizmin në Shqipëri duke sjellë me shumë vizitorë, veçanërisht nga Hollanda.
Ditën e hënë, më 20 maj 2013, në orën 9.00, u zhvillua një ceremoni e shkurtër për të shënuar përurimin e kësaj linje te rëndësishme, e cila do të lehtësojë udhëtimin ndërmjet Shqipërisë dhe Hollandës. Udhëtimi i pasagjerëve pritet të zgjasë 2 orë e 40 minuta.
“Ne jemi shumë të lumtur për fillimin e kësaj linje të re direkte midis Tiranës dhe Amsterdamit. Me shërbimin e ri, besoj se po ofrohet një linjë e favorshme dhe e rehatshme për klientët tanë. Mirëpresim kompaninë më të re në aeroport, duke qenë dhe krenarë për shërbimet tona cilësore që ofrojmë këtu. I urojmë mirëseardhjen turistëve që vijnë nga Hollanda dhe atyre që fluturojnë drejt Hollandës” tha Z Rolf Castro-Vasquez, Drejtori i Përgjithshëm i Operimeve të TIA-s.
Në prerjen e shiritit ceremonial mori pjesë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Z. Visar Zhiti dhe kapiteni i fluturimit Z. Peter Schoofs.
“E konsideroj këtë linjë, një hap të rëndësishëm drejt zbulimit të Shqipërisë si një destinacion të veçantë, që do mund të kontribuojë për zhvillimin e turizmit gjatë kësaj vere. I uroj sukses të gjithë partnerëve të përfshirë dhe shpresoj të hapen akoma më shumë rrugë për fluturime të tjera” tha Z. Zhiti pas ceremonisë.
ArkeFly është një linjë ajrore hollandeze me bazë në Amsterdam dhe fluturon në më shumë se 70 destinacione te botës, duke përfshirë vendet e preferuara për pushime: Mesdheun, Karaibet, Afrikën, Azinë, Amerikën e Veriut dhe të Jugut.
TIA është bërë gjithmonë e më tepër tërheqëse për linjat e reja ajrore si rezultat i standardeve të larta të cilësisë dhe efikasitetit të operimeve të saj.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Dicitura 6693
Ditën e hënë, më 20 maj 2013, në orën 9.00, u zhvillua një ceremoni e shkurtër për të shënuar përurimin e kësaj linje te rëndësishme, e cila do të lehtësojë udhëtimin ndërmjet Shqipërisë dhe Hollandës. (Nga e majta në të djathtë) Z. Rolf Castro-Vasquez, Drejtori i Përgjithshëm i Operimeve të TIA-s, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Z. Visar Zhiti dhe kapiteni i fluturimit Z. Peter Schoofs duke prerë shiritin ceremonial të fluturimit. Foto/TIA: Armand Habazaj
Tirana International Airport SHPK
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt