Nėse nuk do kishte dėgjuar ca thashetheme lart e poshtė shkallėve tė punės dhe ca ēuēurima nėn zė nė mensė gjatė pushimit tė drekės dy ditė mė parė, D. H., do tė kishte qeshur me vete e pastaj do t’i ishte pėrgjigjur ndryshe mesazhit qė i erdhi nė celular atė pasdite, kur sapo qe kthyer nga puna dhe po orvatej tė pushonte disi. “...Siē edhe mund tė jeni vėnė nė dijeni nga eprorėt, nė funksion tė fushatės elektorale dhe kėrkesave qė ajo paraqet, ju lajmėrojmė se sot pasdite, ora 18:00, duhet tė paraqiteni pranė zyrave tė Shtabit elektoral tė njėsisė tuaj zgjedhore Nr. ... pėr tė marrė pjesė nė takimin qė do tė zhvillohet me z.... Nė rast mospjesėmarrjeje do tė mbahen shėnimet e nevojshme...”.
- Shėnimet e nevojshme?! E ē’domethėnė kjo?! Epo pikė e zezė, nuk mjaftuan mitingjet, po edhe mbledhjet e shtabeve duheshin tani. Jo po zbor mė mirė.
Nė tė tilla raste, robit s’i mbetet veē tė shfryjė me vete. Kishte edhe njė orė kohė pėr ta menduar. Prandaj kishte ardhur nė fillim tė muajit ajo e reja e sekretarisė dhe kishte mbajtur shėnim tė dhėnat pėr secilin. Emėr, mbiemėr, nr. telefoni, adresė, njėsia ku votoje...nėnė e babė. “Po numrin kėmbės e sa dhėmbė kam nė gojė e do?” – i kishte thėnė jo fare pa tė keq, po pastaj e kishte mbledhur. Vajza kishte buzėqeshur duke i thėnė qė kėtė detyrė i kishin caktuar dhe ishte larguar pėr tek tjetri.
Prej mė shumė se dy javėsh, nė ēdo ministri e drejtori tė saj, nė ēdo institucion e dikaster shtetėror, nė ēdo shkollė e ndėrmarrje, nė ēdo organizėm e organizatė qė varet nga qeveria ėshtė caktuar nga njė koordinator, i cili ka pėr detyrė tė pėrpilojė listėn me emrat dhe tė dhėnat personale pėr ēdo punonjės. Emėr, mbiemėr, numėr telefoni, adresė banimi, njėsia ku voton, etj. I gjithė informacioni grumbullohet mė pas nė njė bazė tė pėrbashkėt tė dhėnash e cila bėn edhe sistemimin dhe ndarjen sipas zonave dhe njėsive zgjedhore. Kėshtu, secilės qendėr elektorale i dėrgohet lista pėrkatėse me emrat e punonjėsve tė administratės qė rezultojnė tė jenė votues nė atė zonė, si dhe tė dhėnat personale tė secilit. Ēdo gjė ėshtė e parakalkuluar. Pėrveē tė dhėnave dhe kontakteve pėr gjithsecilin. Lista paraqitet me ngjyra tė ndryshme, pėr tė evidentuar ata qė janė pro apo kundėr sistemit. Ngjyrė mė vete kanė edhe tė dyshimtėt, pra ata qė su ka dalė asnjė llaf nė anojnė majtas apo djathtas. Pavarėsisht ngjyrimeve, qė iu kanė ardhur nga tė dhėnat e dėrguara nga lart, pėrmes listave emėrore tė punonjėsve tė administratės, ēdo qendėr elektorale, nė shtabin e krijuar, ka ngritur edhe njė grup tė posaēėm qė merret veēanėrisht me kontaktimin dhe thirrjen e secilit prej tyre. mesazhi ishte i qartė, po ashtu edhe pasoja e injorimit tė tij. Pushim nga puna. Nėnkuptuar thatė, bukur, fėlliqur. Se mos linte vend pėr dyshime kjo punė, fundja s’qe hera e parė. E gjithė administrata u mbyt nė paralajmėrime, vėrejtje me shkrim e gojė, pezullime e shkarkime nga puna, jo mė larg se nė fushatėn e zgjedhjeve lokale, atėherė kur kolegia e saj nė ministri mori vėrejtje nga lart dhe nė listėn e posaēme emrit tė saj iu vu kryq, sepse nė njė miting tė mbyllur nuk ishte ēuar nga vendi tė duartrokiste.
I tillė ishte edhe mesazhi qė i erdhi Dh.H. pasditen e para pak ditėve. Pasi kishte mbaruar punėn nė zyrat e shtetit, njė tjetėr zyrė e pushtetit e thėrriste pėr tė bėrė “detyrėn mbi detyrat”. Pėrpara se nė zyrat e punės sė saj tė ishte caktuar njė koordinatore pėr kėto punėt e partisė, vetė drejtori merrej me to. Po, po. Pa delegime tė veēanta, ai vetė iu ēonte sms punonjėsve duke iu urdhėruar pjesėmarrjen nė mitingjet e radhės, i fundit, jo mė larg se dy javė mė parė. Me kaq gjė, ajo dhe gjithė koleget e saj ishin mėsuar tashmė. Fundja, kur vinin autobusėt me nėpunės nga rrethet, pėr to nuk bėhej fjalė fare. Po kjo puna e mbledhjeve tė Shtabit...
D.H. kishte gjashtė vjet qė punonte nė Degėn qendrore tė Tatim Taksave si specialiste dhe kishte filluar aty jo nga ndonjė militantizėm i thellė i saji apo i ndonjė tė njohuri, por thjesht se dikush pati mirėsinė t’i shtonte “njė llaf tė mirė” kurrikulumit tė saj tė kopsitur me gjithēka qė kėrkonte vendi i sapoēliruar i punės. Atė ditė e kishte konsideruar veten me fat dhe ēdo ditė mė pas, teksa shihte komshinjtė e derės pėrballė qė teksa hanin bukėn hanin dorėn prej fukarallėkut, luste vetėm tė kishte punėn dhe kaq. Ishte bėrė kaq keq pėr punė...
Me pak fjalė, kushdo qė sot paguhet nga shteti ka pėr detyrė t’iu pėrgjigjet thirrjeve jo vetėm pėr mbushjen e sallave e shesheve tė mitingjeve, por edhe angazhimet nė zyrat elektorale tė njėsive ku votojnė. Ēfarė angazhimesh? Nga mė tė ndryshmit. Le ta nisim me “listėn 10-tėshe”. Kjo ėshtė njė detyrė shtėpie pėr tė gjithė. Cilido punonjės administrate qė i dhimbset vendi i punės dhe buka e kalamajve duhet tė sjellė njė listė me dhjetė emra qė janė gati tė bėjnė be e rrufe se do tė votojnė pėr partinė nė pushtet. Ku t’i gjejnė? Ku tė duan!
Po atė pasdite, I. Gj., njė inxhinier i ri qė s’kishte bėrė as vitin qė punonte si specialist IT nė njė prej ministrive, kishte marrė leje pėr tu larguar pak mė parė nga puna dhe e kishte mbajtur frymėn pėr nė spital. Njė prej tė afėrmeve tė familjes sapo kishte hyrė nė sallėn e operacionit. Rrugės na i kishte dalė pėrpara njė drejtor drejtorie qė e kishte zyrėn nė tė njėjtin kat me tė. Njė aktivist i flaktė qė qėkur kishte nisur fushata sikur kishte rėnė nė peshė nga frenetizmi qė i sillej rrotull. “Ku po shkon kėshtu, - e kishte pyetur. Nė spital, kam njė njeri timin qė mė operohet. Ehe, tė shkuara...veē doja tė tė kujtoja se sot nga ora gjashtė duhet me qenė nė Shtab, se kemi njė si punė mbledhje tė shkurtėr, sa pėr prezantim...se vjen... Tė erdhi mesazhi nga ata tė zyrės besoj. Mos e neglizho po deshe. Hajd shnet. - Pffff... Ai s’i kishte nxjerr ende me rroga paratė qė kishte paguar si ryshfet pėr tė fituar atė vend pune qė tani po i dilte nga hundėt. Me siguri nuk do ta kishte mė pas zgjedhjeve kur tė bėheshin ndryshimet e radhės. Tė shkonte apo tė mos shkonte, kjo qe ēėshtja. Mė mirė po bėj sikur s’e mora mesazhin... Po nga mė doli dhe ky m... nė rrugė. Tani nuk bėj dot sikur s’e dija. Ec e merri vesh se ē’ngatėrrojnė. Po hidhem njė vrap nga spitali e pastaj po kaloj.
Nė kėto punė, ka gjithmonė vėrdallė ligavecė jargaviten, servilosen e ndahen mė dysh, sidomos kur afrojnė ditėt. Tė gjorėt ata, pale sa e kanė listėn qė duhet tė plotėsojnė. Sa mė pranė Shtabit, aq mė shumė dele duhet tė vėsh pėrpara. Ndryshe tė pret “gėrshėra”. Me miklime apo me kėrcėnime, ē’rėndėsi kishte.
U ēmende gjė, - i kishte thėnė e motra Aurelės, kur kjo i ishte pėrgjigjur se as qė kish ndėrmend tė shkonte pėr tė mbushur sallat e mbledhjeve tė tyre nė lagje e tė rrinte si hu aty pėr tu bėrė gaz i botės. Ato tė dyja ishin mėsuese, njėra nė gjimnaz e tjetra nė universitet shtetėror. Edhe tė dy prindėrit kishin qenė mėsues. Tė urtė e paqėsor, e vetmja pasuri qė iu kishin lėnė ishte njė bibliotekė gjigande. Thirrjes pėr nė Shtab ajo i ishte pėrgjigjur me njė tė mbyllur tė telefonit. – Ti bėj ē’tė duash, po un them tė vemi. Aman, gjysmė ore gjė ėshtė, sikur ēdo bėjmė. Mezi i kemi punėt. Harrove ē’hoqėm pėr tė tė rregulluar? Edhe pėr mua nuk ėshtė mirė, kam doktoraturėn pėr tė mbrojtur dhe kryetarin e degės aty e kam nė komision. Tė lutem, bėje pėr mua. – Jo, iu pėrgjigj shkurt mė e vogla, kam programe mė interesante pėr pasditen, do dal pėr qejf, e kam lėnė me shoqet. Gjithmonė kishte qenė kokėfortė.
- Edhe njė gjė, se mos harroj, se mos i thua tėt shoqi tė mė shtoj te lista partisė, se edhe po mė morėn nė telefon pėr tė mė pyetur a do votoj pėr pushtetin, do e mohoj. Sivjet as qė kam ndėrmend t’i ndyj kėmbėt, e bėni mirė tė mos shkoni as ju. I kishte hipur kalit sė prapthi.
Kėta janė vetėm tre shembuj nė pak metėr katrorė tė njė lagjeje qendrore tė Tiranės. Nė njėsinė e saj elektorale, qė pasditen e para pak ditėve priste nė takim njė eksponent tė rėndėsishėm tė partisė nė pushtet, femėr, nga ato me gojė tė bukur e gjuhė tė mprehtė. Personazhet tanė kishin marrė tė tre thirrjen pėr paraqitje dhe zgjodhėn tė reagonin sipas mėnyrave tė tyre.
Armata e tė punėsuarve, kėto kohė, duket se nuk i ka punėt dhe aq fjollė dhe qetėsia ka kohė qė iu ėshtė shprishur. Nga ana tjetėr, tė papunėt mbeten ende duke shpresuar, e mbase gjejnė ndonjė motiv mė shumė pėr t’u gėnjyer ende me premtime elektorale, andej-kėtej, sipas preferencave. Deri atėherė, punonjėsit e administratės kanė kohė “tė sillen mirė”, dhe tė paraqiten pasditeve nė mbledhjet e Shtabeve tė lagjeve ku jetojnė e votojnė.
Megjithėse, thėnė midis nesh, drejtuesit e Shtabeve, nuk duken dhe aq optimistė pėr kėtė punė. Pa dashur tė dekonspirojmė askėnd, - jo pėr gjė, po e marrim nė qafė kot, - mėsuam se, nė pėrgjithėsi, administrata shtetėrore, nuk i ėshtė pėrgjigjur “thirrjes” ashtu siē pritej. Edhe pse nuk mungojnė ata qė zgjedhin tė paraqiten, shumica as qė denjojnė tė pėrgjigjen e jo mė tė paraqiten nė mbledhje e takime. Pavarėsisht kėrcėnimeve tė qarta pėr pushim nga puna, duket se kupa nuk mban mė tė tilla. Ka nga ata qė kanė muaj pa marrė rrogat... Mė keq se kaq ku do shkojė, zėre se tė papunė janė.
REVISTA JAVA
![]()
Krijoni Kontakt