Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Nuk kam kohë të merrem me ty!....

    Nuk kam kohë të merrem me ty!...

    Mjaft më bezdise me xhelozinë tënde!
    Gjeta pak kohë të ta them ndër sy:
    Bota ime është më e madhe se çdo dhëmbje
    Lermë të lutem, nuk merrem dot me ty!

    Unë vij të përkëdhel e ti kurr nuk ngopesh
    Ankohesh, psherëtin e pastaj thua: - më ke xhan?
    Vërtitesh brenda vehtes e prej saj friksohesh
    Nuk kam kohë të merrem me ty taman!

    E di se do trishtohesh dhe do kërkosh pardon
    Por unë e ndjej nga larg, do mbetesh po ajo!
    Sa më shumë të të dua, ti përsëri dyshon
    Më ndjek nga pas si hije, pastaj pyet: - a më do!?

    Tani fli dhe pafsh endrrat më të bukura
    Unë do vij fshehurazi e të të puth në sy
    Se lulet mezi presin, mbi to, të ndalet flutura…
    Ika…sepse nuk kam kohë të merrem me ty!

  2. #2
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anëtarësuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    hem kjo poezia tende Agim,,,si thike me ra kur e lexova
    LuM i RrEmByEr

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    nuk identifikohen gjithe femrat me vargjet me lart?

    nje tjeter tendja e bukur Agim, pergezime!

  4. #4
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Shume e bukur Gimi. Me ke knaq !
    Kjo eshte poezi. E lexon vetem nje here dhe e mban mend. Jo si ca te tjera qe lexojme andej kendej 17 here ti lexosh edhe perseri duhet perkthyes.
    S'po e zgjas më, se e kam te qarte qe nuk ke kohe te merresh as me mua...
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #5
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    o gim'
    sa do te dja nje here nje sekond e nje varg te behej prej nje dhimbje te dikujt keshtu
    o nuk kam faj une kur ankohem se s'ka kush te me dashuroje jo.
    ti edhe nuk ke kohe te merresh me te, edhe po e le perfundimisht i bindur se nuk ka per tu bere ndryshe ajo
    po ama edhe ne e mbas braktisjejs ke nje puthje .... per gjumin e saj, nje flutur per enderrat e saj. Ti edhe kur te le, te do prap.
    sa bukur sikur te dashurojne burrat keshtu.
    sa mrekulli sikur te ndryshonin femrat ne ate qe duhet te ndryshojne po duke mbetur prap po ato.
    u kernaqaaaaaaa, u mbusha , u perkedhela.
    Hej gim e ndjek gjithe perkushtimin tend me dashuri , po nuk di si te te pergjigjem . Vecse zgjerohem zgjerohem zgjerohem , ne dashuri per dashurine. (pa mu rritur mendja me beso)
    te perqaf...fort.
    po mos me llasto shume , se jam plakur pa u rritur e ku i dihet po marr ne thu....lol
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    Z. Agim Doçi
    urime poezia eshte nje mrekulli e vertete. jo tera femrat jane njesoj. sa mire do qe sikur dikush te dashuronte kaq fort te pershendes jashte mase shume. me respekt tironcja
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e As^Dibrane
    Anëtarësuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    e humbur diku
    Postime
    206
    Ndoshta vetem ka frike se mos humb nje te dashur qe e do shume dhe si thon xhelozia eshte motra e dashuris
    Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte

  8. #8
    Fragile Maska e Alesia
    Anëtarësuar
    17-07-2002
    Vendndodhja
    Nder njerez
    Postime
    79
    Bota ime eshte me e madhe se dhimbja......
    E drejte...ik ateher dhe kurre mos e kthe koken mbrapa.
    Ik dhe kurre mos dysho per fjalen tende.......
    Ik dhe gjej VETEN.........

    I dashur , jetofsh jeten ashtu sic e mendon...pa pendesa dhe kokecarje.......

    EH SIKUR TE GJITHE TE BENIN SIC BEN TI, GIMI...
    Te puth Alesia
    Te mesosh dicka eshte gje e mrekullueshme, sepse sa here qe meson dicka,SHNDERROHESH NE DICKA TE RE.
    Leo BUSCAGLIA

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    ALESIA!

    Kur më vdisnin njerzit e dashur
    të trishtuar merrnim pjesë në ceremonial!
    Puthja yte m'u duk shumë e mardhur...
    Po ty, a t'u duk, sikur puthe një të vdekur të pa kallur në varr?...

    Mos u tremb e dashur, unë dhe kur të vdes
    Buzët e arkivolit nuk do jenë të puthisura mirë.
    E kam lënë të shkruar me testament!...
    sepse do të pres Ty që të më vish ti të djelave tok me tët birë!...

    Të puth dy herë më fort sesa pandeh!
    Gimi yt.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kur Poeti fle,
    Rri i qete aty buze atij Gajzeri,
    E shiko me mire yjet lart
    Se ujin qe fllucka avulli nxjerr.
    Kur poeti zgjohet e penden kap,
    Kujdes !
    Nga casti ne cast fontana te zjarrta
    Shperthejn e Qiellin mund te arrijne,
    E shpirti poetit , avull e uje pervelues
    E llave mund te nxjerre si Vullkan.




    Agimit, qe na dhuron cdo dite Poezi te mrrekullueshme..


    Ju pershendes dhe ju lexuesve te poetit tone.

Tema të Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Ma thoni një fjalë..
    Nga riza2008 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 438
    Postimi i Fundit: 28-08-2014, 16:54
  3. Fatos Klosi nën akuzën e drejtësisë
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 23-09-2007, 15:34
  4. Pirro Dhima: Ju rrëfej gjithë historinë time shqiptaro-greke.
    Nga kolombi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 12:14
  5. Bektashinjte. Cilet jane ata?
    Nga angeldust në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-03-2003, 09:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •