Fjalėn e fundit pėr mekanizmin mbrojtės e ka Kėshilli i BE-sė e jo Parlamenti Europian. Pezullimi i regjimit pa viza, qė ėshtė nė procedurė, do tė miratohet shumė shpejt, thotė pėr Deutsche Welle eurodeputetja Tanja Fajon.
DW: Zonja Fajon, ju jeni raportuese pėr ēėshtjen e vizave nė Komitetin pėr Drejtėsi dhe Ēėshtje civile nė Parlamentin Europian. Sa ėshtė real kėrcėnimi pėr heqjen e regjimit tė vizave pėr qytetarėt e Maqedonisė?
Kėrcėnimi pėr Pezullimin e regjimit tė lėvizjes pa viza sot, nesėr ose pasnesėr, nuk ėshtė realisht i vėrtetė, sepse nė Bashkimin Europian, akoma nuk ekziston njė mekanizėm i duhur pėr kėtė ēėshtje. D.m.th., nėse ndonjė vend anėtar kėrkon rikthimin e sistemit tė vizave pėr qytetarėt e Maqedonisė, do tė duhej tė ndryshojė tėrė legjislacioni, e ky ėshtė njė proces i gjatė. Por, nė Parlament, njėkohėsisht nė Kėshill dhe Komision jemi duke biseduar pėr propozimin e mekanizmit tė Pezullimit tė regjimit tė lėvizjes pa viza. Kur tė miratohet ky mekanizėm atėherė kėrcėnimi pėr Pezullimin e regjimit tė lėvizjes pa viza do tė jetė vėrtetė real. Prandaj, e theksoj se pushteti dhe qytetarėt duhet tė bejnė ēmos qė tė respektohen rregullat, tė shmangen abuzimet dhe tė zvogėlohet numuri i azilėrkuesve tė rremė, tė cilėt vijnė nė Gjermani, Zvicėr, Belgjikė, Holandė dhe Suedi.
Ju thatė se po bisedohet, deri ku ka arritur procedura pėr klauzolėn mbrojtėse dhe ēfarė ėshtė kontestuese pėr vendet anėtare tė Bashkimit evropian?
Kaluan dy vjet qė kur propozimi i Komisionit ėshtė nė tryezė. Ky mekanizėm nuk ėshtė vetėm pėr Ballkanin Perėndimor, por edhe pėr tė gjitha shtetet e tjera, pėr tė cilat vlen regjimi pa viza. Problemi qėndron nė faktin se kemi disa ēėshtje tė hapura dhe Parlamenti kėrkon tė ketė rol mė tė madh nė vendimmarrje. Ideja ėshtė se kur njė vend anėtar i unionit, kėrkon Pezullimin e regjimit pa viza, e tėrė procedura duhet tė shkojė pėrmes Parlamentit Europian qė tė mos ndodhė qė kjo tė shfrytėzohet si motiv politik, qoftė nė fushatė parazgjedhore, qoftė nė situata tė pazakonshme me emigrantėt, e qoftė nė ekonomi. Duhet tė kemi mekanizma tė forta mbrojtėse, me tė cilat Parlamenti Europian do tė ketė forcė pėr t'i penguar kėrkesat pėr suspendim.
Kur prisni qė tė miratohet ky mekanizėm mbrojtės?
Trysnia e vendeve tė Unionit ėshtė shumė e madhe pėr arsye tė gjendjes sė pėrgjithshme nė Europė: asaj financiare, ekonomike, sociale, morale. Njerėzit nuk kanė punė dhe qeveritė druhen nga trysnia qė vjen nga jashtė. Mendoj se ky mekanizėm do tė miratohet sė shpejti edhe pėr shkaqe tė tjera. Ka shumė shtete qė kėrkojnė regjimin pa viza dhe qeveritė nė Bashkimin Europian nuk dėshirojnė ta hapin pėrsėri derėn pa e pasur mekanizmin mbrojtės. Prandaj miratimin e mekanizmit mbrojtės e pres ndoshta jo para pushimeve verore, por shumė shpejt. Dhe atėherė kėrcėnimi bėhet real pėr tė gjitha vendet e Ballkanit Perėndimor dhe nė veēanti pėr Serbinė dhe Maqedoninė, tė cilat kanė numrin mė tė madh tė azilkėrkueseve gjatė periudhės sė kaluar.
A do tė thotė kjo se kur tė miratohet ky mekanizėm njė shtet i BE-sė, p.sh. Gjermania, tė vendosė e vetme pėr ndėrprerjen e regjimit pa viza?
Procedura ėshtė si mė poshtė p.sh. nėse nė Gjermani ka situatė alarmante, sepse papritur rritet numuri i azilkėrkueseve nga njė shtet, atėherė Gjermania do tė kėrkojė nga Komisioni Evropian tė shqyrtohet situiata. Mė pas vendimi varet nga shumica nė Kėshillin e Evropės. Shumica e thjeshtė do tė japė miratimin e vendimit pėr Pezullimin e pėrkohshėm tė regjimit pa viza, pėr njė ose mė shumė shtete tė Ballkanit Perėndimor. Do tė ndodhė kėshtu vetėm nėse miratohet mekanizmi, i cili jep tė drejtėn pėr tė vendosur nė lidhje me kėtė. Nė kėtė rast vendimi i Kėshillit tė Europės do tė mund tė ishte shumė i shpejtė. Pezullimi do tė ishte vetėm pėr disa javė. Prandaj vlerėsoj se ėshtė shumė me rėndėsi qė pėr kėtė ēėshtje, Parlamenti Europian tė ketė mė shumė ndikim. Por, sinqerisht kam frikė se edhe sot ekziston kjo shumicė nė vendet e BE-sė, tė cilat menjėherė do tė kėrkonin Pezullimin e regjimit tė vizave, pėr njė apo mė shumė vende tė tjera. Me siguri qė ju kujtohet se nė tė kaluarėn ka pasur shumė letra nga Franca, Holanda, Gjermania, Luksenburgu dhe tani para njė jave pėrsėri nga Gjemania, Holanda, Austria. Kėshtu qė kam frikė se shumica e duhur ekziston edhe tani!
Sa kohė do tė zgjasė Pezullimi? A ka ndonjė afat dhe si do tė jetė procedura pėr rikthimin e liberazimit tė vizave?
Pezullimi fillimisht vlen pėr gjashtė muaj, me mundėsinė pėr zgjatjen edhe pėr nėntė muaj tė tjerė. Po mė pas ēfarė - pyetje e drejtė kjo. Si do tė rikthehet vendi pėrsėri nė regjimin pa viza? Kush do ta bėjė atė? Frikėsohem se nga kėto raste ekziston rrezik i madh, qė BE-ja tė mos kėrkojė vetėm suspendim tė pėrkohshėm tė regjimit pa viza, por edhe vendosjen e vendit nė tė ashtuquajturėn lista e zezė e Shengenit. Ky ėshtė skenari mė i keq. Shpresoj se realiteti do tė jetė i tillė siē do tė thotė Komosioni Europian - se asnjėherė nuk do ta shfrytėzojmė kėtė mekanizėm, por situata objektive nė Europė sot ėshtė kjo qė ėshtė. Pėr fat tė keq! Prandaj njerėzit duhet ta dinė se ėshtė e rrezikshme. Se duhet tė respektohen rregullat pėr lėvizjen e lirė, sepse ky ėshtė argument i vetėm, tė cilin duhet ta kemi parasysh.
Azilkėrkuesit nga Maqedonia vazhdimisht futen nė tė njėjtin kallėp me ata tė Serbisė edhe pse Maqedonia ka ndėrmarrė masa serioze dhe numri i azilkėrkuesve ėshtė zvogėluar. Pse ndodh kjo?
Nuk bėhet fjalė pėr kallėp, por na raporton rregullisht FRONTEX me shifra tė sakta dhe kėtu Serbia dhe Maqedonia ishin nė krye tė listave sa i pėrket numrit tė azilantėve tė rremė. Gjatė dimrit njerėzit kėrkonin ndonjė strehim dhe mė shpesh nė Gjermani e nė shtetet ku sistemi pėr azil ėshtė mė i butė, ku mund tė rrinė edhe gjysmė viti, ku marrin tė holla dhe mė pas kthehen nė shtėpitė e tyre mė tė pasur se kur kanė ardhur. Ėshtė e rėndė t'i penalizosh njerėzit, por ata duhet ta dinė se regjimi pa viza, nuk do tė thotė e drejtė pėr punė dhe qėndrim. Nga ana tjetėr Bashkimi Europian duhet tė bėjė mė shumė. Nuk ka sistem tė pėrbashkėt pėr azilim. Ka vende, tė cilat kanė procedura tė gjata, nė veēanti pėr Ballkanin Perėndimor. Duhet qė kėto procedura tė shkurtohen. Kėshtu vepruan Austria, Belgjika dhe Luksenburgu, tė cilat shkurtuan proceduarat pėr azil nga Ballkani Perėndimor. Disa i vendosėn shtetet nė listat e vendeve tė sigurta, sepse janė nė procesin e afrimit nė Bashkimin Europian dhe prandaj procedurat janė shkurtuar por njerėzit, thjesht nuk shkojnė atje! Kjo ėshtė njė nga zgjidhjet dhe rekomandimet qė japim.
Cili nga shtetet Evropiane e nxit mė sė tepėrmi kėtė ēėshtje tė ndjeshme dhe insiston pėr mekanizmin mbrojtės pėr pezullimin e regjimit pa viza?
Nuk do tė dėshiroja ta drejtoja gishtin nė kėtė apo atė shtet E dimė se ku ėshtė gjendja mė alarmante dhe se ku janė problemet. Ėshtė fakt se shtetet janė tė shqetėsuar dhe se tė gjithė duhet tė bėjnė mė tepėr.
Sa mund tė ndihmojė Bashkimi Europian me projektet e tij pėr vendet e Ballkanit Perėndimor, konkretisht nė Maqedoni, nė mėnyrė qė azilkėrkuesit, tė rrinė atje ku janė?
Me tė vėrtetė ėshtė ēėshtje e rėndėsishme, se pėrse njerėzit largohen! Me siguri largohen, sepse nė tė shumtėn e rasteve janė tė detyruar, kėrkojnė ndonjė punė dhe jetesė mė tė mirė. Kur flasim pėr azilkėrkuesit, kemi tė bėjmė mė shpesh me pėrfaqėsues tė minoriteteve dhe mė shpesh janė romė. Pushtetet nė rajon duhet tė krijojnė kushte pėr jetesė normale, pėr ēdo individ. Kėtė proces as Bashkimi Europian nuk mund ta zgjidhė brenda natės. Duhen projekte afatgjatė, ku do tė investoheshin para, ku do tė krijoheshin kushte me tė cilat qytetarėt do tė kishin jetė normale dhe me dinjitet. Kjo vlen edhe pėr Maqedoninė./Shekulli Online
Krijoni Kontakt