Greqi, qeveria mbyll Radio-Televizionin publik, ERT. Pushohen 2850 punonjės
Anila Jole
Qeveria greke vendos mbylljen e Radio-Televizionit publik ERT.
Lajmin e bėri tė ditur gjatė orėve tė pasdites zėdhėnėsi i qeverisė greke, Simo Kedikoglu, sipas tė cilit duke filluar qė sonte radio-televizioni publik grek nuk do tė transmetojė. Shkak janė kostot e mėdha dhe organika e fryrė.
Mbyllja e ERT do tė sjellė pushimin e mbi 2850 punonjėsve.
Zėdhėnėsi i qeverisė deklaroi se mbyllja e ERT synon ristrukturimin e radios dhe televizionit publik. Sipas njoftimit, ERT do tė rifillojė nė pas verės me njė regjim tė ri, qė do tė thotė me mė pak punonjės dhe me shkurtime tė mėtejshme pagash. "Transmetimet e televizionit publik tė mbeten tė hapura", thonė punonjėsit, tė cilėt gjithashtu paralajmėrojnė protesta tė vazhdueshme.
Deri nė rihapjen e tij qytetarėt nuk do paguajnė taksėn pėr ERT, e cila paguhej pėrmes faturės sė energjisė elektrike.
Vendimi pėr mbylljen e ERT ka shkaktuar reagimin e ashpėr tė PASOK dhe DIMAR, tė cilėt kėrcėnojnė me largim nga qeveria.
PASOK ka deklaruar se Nė njė bashkėpunim trepalėsh nuk mund tė operohet me veprime tė njėanshme", ndėrsa E Majta Demokratike deklaron se ėshtė pro racionalizimit, por jo pėr mbylljen e ERT. Nga ana tjetėr SYRIZA shprehet se ERT nuk ėshtė nė pronėsi tė qeverisė.
Vendimi pėr mbylljen e RTV publik merret teksa Trojka ka vėnė nė pozitė tė vėshtirė qeverinė greke, pėr tė plotėsuar njė sėrė kushtesh nė kėmbim tė kėstit tė ndihmės pėr muajin qershor. Qeveria duhet tė pushonte nga puna 2000 nėpunės kėtė muaj dhe 12 500 tė kalojnė nė rezervė deri nė fund te vitit 2014.
Menjėherė pas publikimit tė vendimit, punonjėsit e ERT dolėn nė rrugė pėr tė protestuar.
BallkanWeb
Krijoni Kontakt