Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Dr. Flori : Ja pse bëra këngë kunder Ramës

    Dr.Flori rrëfen në këtë intervistë për “Gazeta Shqiptare” arsyet që e shtynë të krijojë një këngë kundër Ramës, liderit për të cilin dikur lobonte. Si lindi “Zemërthyer”, me muzikë të Ermal Mamaqit dhe tekst të Dr.Florit? A ishte ai pjesëmarrës në mitingun e 21 janarit? Pse pikërisht tani kjo këngë? Sa e ka paguar Rama dhe pse u bë me Berishën? Përgjigjet për këto dhe të tjera pikëpyetje i gjeni në këtë rrëfim të gjatë të kantautorit, që duket se është shumë i zhgënjyer.

    Sapo ke prezantuar këngën tënde më të re, që vjen si një revoltë personale ndaj liderit tek i cili besoje, Edi Rama… Si lindi “Zemërthyer”? Pse kjo kthesë në bindjet e tua?

    Në momentin që ideali për të cilin kam kontribuar dhe sakrifikuar këto vite shkelet dhe përbuzet, unë nuk ndjej më pengesa për të ndjekur i lirë si çdo artist tjetër karrierën dhe qëllimet e mia, gjë që në ndryshim nga shumë kolegë të tjerë, kam refuzuar ta bëj për shumë vjet. Kënga është krijuar nga çdo gjë që ka ndodhur këto vite.

    Pse erdhi pikërisht në kohë fushate dhe jo më herët kjo këngë?
    Sepse ky ishte momenti i duhur për të dhënë këtë mesazh. Për të goditur duhet të gjesh kohën, kjo mendoj se ishte koha e përshtatshme për ta bërë këtë.

    A ka dorë PD-ja në këtë këngë, sepse kështu po flitet?
    Atyre që nuk kanë marrë pjesë në protestë dhe e mendojnë këtë u them se unë thashë vetëm të vërtetën. Nuk e bëra për të mirën e dikujt këtë. Ndërsa për pjesëmarrësit në mitingun e 21 janarit që mendojnë kështu, u them se ndryshe nga unë e shumë të tjerë nuk kanë dalë në protestë për idealin, por për pushtet, pasi nuk ka si të mos e shohin atë që po ndodh.

    Përse t’u thye zemra, për çfarë arsyeje?
    Pazari që u bë ishte zhgënjyes për të gjithë ne idealistët që dolëm më 21 janar… Ai na tradhtoi.

    Çfarë e bën tradhtar Edi Ramën sipas teje? Kë tradhtoi ai?
    Njerëzit që dolën në demonstratë e dinë shumë mirë se kundër kujt dolën dhe ajo që morën ishte një bashkim me ata, të cilët ne dolëm të kundërshtonim.

    Si u ndjeve kur e dëgjove “Ku ka si Tirona” në hapjen e fushatës së Ramës në Tiranë?
    Më erdhi për të qeshur, sepse për vetë drejtuesit e Partisë Socialiste ishte e papritur dhe pashë që iu doli pak situata jashtë kontrollit.

    Kur ka qenë hera e fundit kur ke kontaktuar me Ramën?
    Nuk e mbaj mend.

    A je ndjerë ti i përdorur prej tij?
    Më shumë se çdo gjë tjetër jam ndjerë i zhgënjyer nga Rama.

    Ke pasur reagime nga PS, ose nga vetë lideri i opozitës pas publikimit të këngës?
    Këtu nuk ka vend për reagime. Unë nuk shpifa gjë, nuk bëra asnjë montazh dhe nuk thashë asnjë gënjeshtër. Çdo fjalë e thënë në atë këngë është e vërteta.

    Po çunat e “West Side Family” çfarë të kanë thënë?
    Nuk kam folur ende me çunat, por ata janë miqtë e mi dhe jam i bindur që e kuptojnë më mirë se çdokush tjetër dhe që më mbështesin në këtë veprim…

    Në një nga vargjet e këngës të shkruar prej teje ti thua “Dikush më tha rri urtë, thashë me mirë mos flas…”. Ç’keni dashur të thoni me këtë? Keni pasur kërcënime për të mos dalë kundra Ramës?
    Në Shqipëri është e zakonshme që të të thonë “rri urtë, ç’të duhet ty”. Por ja që duhet ndonjëherë të tregosh guximin që disa njerëz nuk e kanë.

    A ke qenë ti pjesëmarrës në protestën e 21 janarit? Pse dole në atë protestë? Kundër kujt po protestoje?
    Sigurisht. Dola për të protestuar kundër padrejtësive, madje prezenca ime është e dokumentuar, më kanë kapur kamerat.

    Ju jeni i zhgënjyer nga marrëveshja Rama-Meta… Dmth. jeni edhe kundër Metës, sepse në mos gaboj, keni kënduar në gëzimet e tij familjare?
    Nuk kam asgjë me Ilir Metën, madje përkundrazi e vlerësoj si politikan. Sidoqoftë, unë nuk marr përsipër të komentoj ose të vlerësoj paktet që bëhen, por jam i lirë të them atë që ndjej kur ideali im përdhoset.

    Si ka mundësi që nga kundërshtar i Sali Berishës, sot këndoni në fushatën e tij?
    Nuk kam qenë dhe nuk jam kundërshtar i askujt. Angazhimi aktual vjen si pasojë e një marrëveshjeje financiare, asgjë më shumë.

    Sa ju ka paguar Berisha?
    Vota dhe rroga nuk tregohen…

    Po Rama sa ju ka paguar për këngët e fushatës?
    Për këngën “Tirona” nuk jam paguar asnjë lek, madje as lekët e realizimit të këngës nuk i pagoi Rama. Ndërsa për këngën e dytë “Çohu” kam pasur oferta tri herë më të mira, por përsëri ndoqa idealin tim.

    Teksti i këngës “Zemërthyer”
    Strofa 1
    E nisa rrugën pastër
    Me ideale të zjarrta
    Duke ecur ëndrrat ishin
    Ambiciet janë të qarta
    Lëpijnë aty ku folën
    Shkelën mbi parime
    Këtu ka veç pazare, nuk ka më qëllime
    Tradhtar në sy të njerëzve
    Tradhtar përpara Zotit
    Do korrni çfarë do mbillni
    O tradhtar të lotit
    Dikush më tha rri urtë
    Thashë më mirë mos flas
    Po pse dreqin të duroj
    Kur shpirti po më plas
    Refreni:
    Zemërthyer kaloj
    Dhe dhimbjen kam me vete
    Ai që veten tradhtoi
    Nuk ka më shpresë për nesër
    Me fjalët e Zotit udh’toj
    Ti mos e mbill të keqen
    Ai që dje tradhtoi
    Nesër do mbjelli gënjeshtrën
    Strofa 2
    Jam i papërfaqësuar
    I parealizuar
    Unë jam i tradhtuar
    Jam i nënvlerësuar
    Unë nuk jam pazar
    E as matematikë
    O politikë e ndyrë
    Jam me gjak e jam me shpirt
    E kur filloi për keq
    Të shkoi deri në fund
    Më mirë një fund me dhimbje
    Sesa dhimbje pa fund
    E shoh një dritë të vogël
    Se më keq s’ka ku të shkojë
    Vetëm me besim tek Zoti
    Ky vend mund të shpëtojë
    Refreni:
    Zemërthyer kaloj
    Dhe dhimbjen kam me vete
    Ai që veten tradhtoi
    Nuk ka më shpresë për nesër
    Me fjalët e Zotit udhëtoj
    Ti mos e mbill të keqen
    Ai që dje tradhtoi
    Nesër do mbjelli gënjeshtrën


    /balkanweb

  2. #2

    Për: Dr. Flori : Ja pse bëra këngë kunder Ramës

    Bravo njeri me ideale, qe nuk shet veten per lek

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dr. Flori : Ja pse bëra këngë kunder Ramës

    Si mund te fitoje Edi Rama ne zgjedhje, kur socialist pas socialisti, kthehet opozitar i Edi Rames dhe i bashkohet kampit te Berishes pasi kaq i madh eshte indinjata dhe zemerimi i tyre me Ramen dhe lidershipin e tij ne PS?

    Ajo qe eshte interesante per mua eshte fakti se sa shume eshte emancipuar elektorati shqiptar ne keto vite. Artisti me lart, qe eshte nje "socialist me ideale" shprehet ne nje moment: "Na thone rrini urte por duhet te vrasim friken". Dhe ajo qe eshte me e bukura eshte se ai zgjedh qe te levroje lirine e tij te fjales hapur dhe publikisht. Per nje vend demokratik ne bote kjo nuk do te perbente ndonje habi te madhe. Per nje vend si Shqiperia, kjo eshte nje arritje e madhe pasi ai shqiptari socialist sot ka vrare friken dhe eshte me te vertete nje njeri i lire. Njeri te lire nuk te ben vetem shprehja e fjales e mendimit hapur e pa frike, por edhe perkushtimi per te mbrojtur qendrimet e tua me voten e lire.

    Dallimi i madh ne politiken shqiptare sot nuk eshte PD dhe PS apo Berisha e Rama. Dallimi i madh eshte se elektorati shqiptar ka arritur ate shkalle emancipimi, sa nuk ta jep me njeri voten ashtu kot, vetem duke valevitur flamujt e PD apo duke ndjekur njerin apo tjetrin politikan. Ajo qe ka ndryshuar ne politiken shqiptare eshte qe shqiptaret ndeshkojne me vote ata politikane qe shesin fjale e premtime boshe, e mbeshtesin me vote te gjithe ata politikane qe mbajne premtimet e zgjidhin problemet e tyre te jetes. Kampi i Berishes e ka kuptuar kete gje dhe e ve theksin tek "puna e mireqenia" e shqiptareve. Kampi socialist nuk e ka kuptuar akoma dhe kujton se elektorati socialist do t'i votoje ata ashtu qorrazi, vetem se kane flamurin e PS ne dore dhe vetem se i thone vetes socialiste. Vete "Rilindja" e Rames nuk eshte gje tjeter vecse menyra e tij per te thene: "Asgje nuk ka ndryshuar ne Shqiperi ne keto 20 vjet por me zgjidhni mua qe te rilindni". Dhe me kete mendje, ai do te ndeshkohet keq kur votat te numerohen.

    Albo

  4. #4

    Për: Dr. Flori : Ja pse bëra këngë kunder Ramës

    Deri tani me rezultojne 9172 te kthyer nga PD ne PS dhe 6128 nga PS ne PD.

  5. #5
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Dr. Flori : Ja pse bëra këngë kunder Ramës

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Bravo njeri me ideale, qe nuk shet veten per lek
    Ai me ideale? lol. Cohu
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  6. #6

    Për: Dr. Flori : Ja pse bëra këngë kunder Ramës

    Prap sic thote edhe vete nuk ka marre asnje lek as atere as tani. Ben ate qe i thote zemra dhe mendja gjithmone, nuk shkon pas lekut.

  7. #7
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Dr. Flori : Ja pse bëra këngë kunder Ramës

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Prap sic thote edhe vete nuk ka marre asnje lek as atere as tani. Ben ate qe i thote zemra dhe mendja gjithmone, nuk shkon pas lekut.
    Vota dhe paret nuk tregohen
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #8
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Për: Dr. Flori : Ja pse bëra këngë kunder Ramës

    Vota dhe paret nuk tregohen
    Nuk tregohen paret dhe rroga,ama tregohen pislliqet qe beri Edvini dhe ia perdhosi idealet Dr.Florit

    Per kengen qe ke hedhur ketu e ka sqaruar perse dhe per ke e beri !
    Për këngën “Tirona” nuk jam paguar asnjë lek, madje as lekët e realizimit të këngës nuk i pagoi Rama. Ndërsa për këngën e dytë “Çohu” kam pasur oferta tri herë më të mira, por përsëri ndoqa idealin tim.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •