Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Skandali i radhës së presidentes Jahjaga?!

    PRISHTINË- Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, në asnjë mënyrë nuk i shpëtonë gabimeve që i shfaqen herë pas here, edhe të natyrës protokollare. Situatat si në këtë video janë tregues të një moskoordinimi të duhur me ekipin e saj, përderisa vetë presidentja bëhet ‘viktimë’ e tyre.

    Pas një takimi që kryeparlamentari, Jakup Krasniqi zhvilloi me delegacionin e Nënkomisionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, radha ishte që presidentja, Jahjaga ta takoj këtë delegacion.

    Anëtarët e delegacionit, ndonëse e pritën për disa minuta presidenten, në momentin që ajo erdhi, kryesuesja e delegacionit Marit Nybakk doli ta përshëndes presidenten Jahjaga, por kjo e fundit duke mos i njohur mysafirët që kishin dalë ta prisnin, ajo i përshëndeti vetëm me kokë duke i lënë me duar të zgjatura.

    Por Jahjaga pasi hyri në sallë dhe pa që aty nuk kishte njeri atëherë e kuptoi se në fakt ata që përshëndeti nga larg ishin anëtarët e delegacionit, më të cilët ajo do të duhej të takohej. /Kosovapress/



  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Skandali i radhës së presidentes Jahjaga?!

    Ashtu jane gjerat kur komedianet-mirren me probleme qe skan diapazon me te gjer te qasjeve,behen qesharak,pra ky eshte realiteti i hidhur qe nuk ka funde,Historianet miren me Teknik,Ingjinjeret e Teknikes me peshkatari dhe Bujqit me industrine e armatimit,,,,etc
    VENI,VIDI,VICI

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •