Skandaloze: Busti i Adem Jasharit hiqet nga sheshi e hidhet nė plehra
Busti i Adem Jasharit, qė deri nė muajin nėntor 2012 gjendej nė njė shesh tė vogėl nė Rrugėn e Durrėsit, pranė bllokut tė ambasadave nė Tiranė, pas heqjes prej aty ėshtė hedhur nė plehra.
Ėshtė e disata herė qė busti i komandantit legjendar tė UĒK-sė pėrdhoset nė Tiranė, por kėsaj radhe, ai ėshtė hedhur si njė gjė e pavlerė nė mbeturina, fill pas Galerisė Kombėtare tė Arteve. Mundej tė ishte lėnė nė kėmbė si shumė objekte pranė saj nė bronz apo nė materiale tė tjera, por jo. Ai ėshtė i shtrirė nė mes qeseve e kartonėve, pėrkarshi rezidencės sė Familjes Mbretėrore.
A sillemi ne kėshtu me heronjtė? Jeta e njė heroi vijon edhe pas vdekjes, e me tė edhe respekti, shkruan Gazeta Shqiptare.
Busti nė fjalė, qė paraqet vetėm kokėn e heroit, komandantit legjendar tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, qė ka luftuar pėr flamurin kuqezi, nuk duhej kurrsesi tė lihej aty ku ėshtė sot. Edhe pse ėshtė prej 'guri', ai gjithsesi simbolizon njeriun qė bėri njė sakrificė tė madhe pėr atdheun, pėr atė atdhe, pėr atė mėmėdhe, pėr atė flamur qė valėvitet mbi institucione qė e fyejnė. Asnjė muze, galeri apo institucion nė Tiranė e jashtė saj, nuk e pat njė metėr vend pėr tė? A nuk pat njė strehė ku busti tė prehet? /Telegrafi/
http://www.telegrafi.com/lajme/skand...a-2-32062.html
Krijoni Kontakt