Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Mos pranoni shqiptarë në ushtri

    GREQI - Shqiptarët, maqedonasit dhe turqit nuk duhet të lejohen që të jenë pjesë e ushtrisë greke. Kjo është kërkesa që shtrohet nga disa ish-ushtarakë në pension. Ata bëjnë thirrje për shfuqizimin e ligjit të nxjerrë nga Ministria e Mbrojtjes në vitin 2011, që u lejon shtetasve që kanë nënshtetësi greke të hyjnë në shkollat ushtarake.

    Sipas ish-ushtarakëve në pension, ky ligj shkel nenet 4 dhe 110 të kushtetutës greke. Ata kërkojnë që në rregullin e Ministrisë së Mbrojtjes saktësohet se, shtetasit nga Shqipëria, Maqedonia dhe Turqia, vende të cilat kanë pretendime territoriale ndaj Greqisë, nuk duhet të pranohen në shkollat ushtarake të Greqisë edhe pse mund të kenë nënshtetësi greke.

    Ish-ushtarakët thonë se me këto vende Greqia ka gjendje lufte dhe pretendime territoriale dhe se marrja e nënshtetësisë greke nuk nënkupton fitimin e ndërgjegjes kombëtare greke. Dhe në rast të përfshirjes së Greqisë në një konflikt të armatosur me një vend të huaj, këta oficerë dhe nënoficerë mund të dezertojnë nga ushtria greke dhe të kalojnë në anë e ushtrisë së vendit të origjinës së tyre.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Mos pranoni shqiptarë në ushtri

    mos u mer me pensionista se ata jane karte e djegur
    greqine do drejtojne shqiptaret se greket e kane mendjen tek buzuqet

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Mos pranoni shqiptarë në ushtri

    Pensioniste qe kane rrjedhur nga trute.
    Te qenit qytetar grek(me pashaporte greke)
    u jep te drejten me ligj te gjithe qytetareve
    me prejardhje maqedonase,shqiptare dhe turke
    te ndjekin shkollat ushtarake ne Greqi dhe te punojne
    ne ushtri.Te gjithe ato shqiptare maqedonas
    dhe turq kur te mbarojne shkollat dhe
    diplomohen mund te bejne edhe betim per ti sherbyer Greqise,interesave te
    shtetit dhe popullit grek.Betimi eshte premtim per ti sherbyer kombit grek
    dhe per ti qendruar besnik interesave te Greqise.
    Kush thyen betimin shkon ne gjyq ushtarak,e thjeshte fare.
    Argumentimi I pensionistave se ketyre te huajve duhet tu hiqet e drejta
    per tu futur ne shkolla ushtarake dhe punojne ne ushtri ,
    pasi ne kemi pretendime territoriale me shtete e origjines se tyre
    eshte argument shume I dobet dhe pa vlere.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-01-2013
    Postime
    103

    Për: Mos pranoni shqiptarë në ushtri

    Kudh thyen betimin si dezertor, veshtire se e kap gjyqi ushtarak Ben7. Pleqt greke kane te drejte.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •