Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dëmtohet Muzeu i Alfabetit në Manastir, reagon PDIU

    Dëmtohet Muzeu i Alfabetit në Manastir, reagon PDIU

    0 tweet
    Flash, Lajmi i Fundit e Premte, 24 Maj, 2013 | 18:16 pm

    MANASTIR- Dëmtohet shtëpia e alfabetit në Manastir. Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, persona të panjohur deri më tani kanë dëmtuar muzeun e alfabetit duke thyer dyert, dritaret dhe vitrinat me dokumentacionin e Muzeut.

    Drejtori i Muzeut, Gazmend Hoxhaj thotë se masazhi i këtij dëmtimi ëhstë i madh, pasi sipas tij, kjo vjen më 24 maj, ditën e festës së arsimit sllav.

    Sipas tij, rreth orës 03:30, disa persona ende të paidentifikuar kanë shqyer derën, dhe më pas kanë hyrë brenda muzeut, duke dëmtuar 9 nga 11 vitrinat që ndodhen aty.

    Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni e ka cilësuar aktin si vepër të rëndë pasi ndodh pikërisht në ditën kur shënohet festa e arsimit sllav ndërsa dëmtohen objekte të shenjta të arsimit të një populli me gjuhë tjetër. Ata madje kërkojnë nga Tirana dhe Prishtina zyrtare të vihen në mbrojtje të trashëgimisë kulturore e historike të shqiptarëve kudo që ato ndodhen.

    Qeveria maqedonase po ashtu e dënoi aktin, ndërsa tha se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet reagoi nëpërmjet një deklarate për shtyp, duke shprehur indinjatën e thellë për dëmtimin që i është bërë Muzeut të Alfabetit në qytetin e Manastirit.

    “Ky është një cënim i rëndë që i bëhet trashëgimisë historike dhe shpirtërore shqiptare pasi ngjarja që ky muze shënon, pra Kongresi i Manastirit është një ndër etapat më të lavdishme të historisë së Shqipërisë dhe gëzon vend të veçantë në çdo zemër shqiptari. Duket qartazi që ky akt ka në sfond urrejtjen anti-shqiptare dhe motivohet nga përpjekjet sllave për të fshirë përkatësinë etnike të qyteteti shqiptar të Manastirit. PDIU i bën thirrje qeverisë maqedonase të nxjerrë menjeherë përgjegjësit vandalë para drejtësisë si dhe të marrë sa më shpejt masa për meremetimin e saj dhe rikthimin në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu ne i bëjmë thirrje edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme që të kërkojë sqarime të mëtejshme për ngjarjen e rëndë dhe të bëj presion në mënyrë që trashëgimia kulturore shqiptare të jetë sa më e mbrojtur dhe të tilla raste të parandalohen në të ardhmen.”- thuhet në deklaratën e PDIU-së.

    http://www.panorama.com.al/2013/05/2...r-reagon-pdiu/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Dëmtohet Muzeu i Alfabetit në Manastir, reagon PDIU

    Këtu po lenë pas dore SHKOLLËN E PARË SHQIPE që është në qëndër të KORÇËS, lanë të shëmbeshe ndërtesa e ngritjes së flamurit në Korçë ose ndryshe shtëpia e THEMISTOKLI GËRMENJIT, edhe kjo po ashtu në qëndër të KORÇËS. dhe jo më në Maqedoni që tani ka devijuar nga fryma SHQIPTARE duke ju drejtuar asaj TURKE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •