Paraburgoset ‘Grupi i Drenicës’
Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë arrestuar shtatë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dyshuar për krime lufte.
Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi dhe Avni Zabeli ndodheshin në arrest shtëpiak qysh më 25 maj, me vendim të Gjykatës së Apelit.
Arrestimet janë bërë në shtëpitë e të dyshuarve të premten vonë. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Tomë Gashi, avokat i Sylejman Selimit, i cili mban edhe postin e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri.
“Gjykata e Apelit ka nxjerrë aktvendim mbi ankesën e prokurorit, me të cilin ka ndryshuar masën e arrestit shtëpiak me masë të paraburgimit. Paraburgimi do të zgjasë deri më 24 qershor të këtij viti”, ka bërë të ditur Gashi.
Ai po ashtu ka thënë se do të apelojë këtë vendim të hënën në Gjykatën Supreme. /rel/
http://www.zeri.info/artikulli/6892/...upi-i-drenices
Paraburgimi, pas deklaratave të liderëve politikë
Prishtinë, 31 maj - E plotësuar Arsyeja kryesore që Gjykata ka vendosur t’i dërgojë në paraburgim shtatë të dyshuarit, janë deklaratat publike të politikanëve në mbrojtje të tyre. Vendimin e ka shpjeguar për Interaktiv, avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi. Kanë përfunduar në burg pa asnjë paralajmërim shtatë të dyshuarit e “Grupit të Drenicës”, duke përfshirë edhe ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, dhe kryetarin aktual të Skënderajt, Sami Lushtaku.
Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në, familja Demaku, dy anëtarë të së cilës janë në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për krime lufte, Jahir dhe Zeqir Demaku.
Ata dy janë arrestuar në shtëpitë e tyre në Drenas sonte në orën 21 e 30 minuta. Fatin e njëjtë e kanë pasur edhe të tjerët.
Vendimin e ka marrë Gjykata e Apelit, por për këtë nuk janë njoftuar avokatët. Avokati i Selimit, Tomë Gashi ka thënë se nuk ka asnjë shkresë zyrtare që tregon se është miratuar kërkesa e prokurorit për paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
http://www.koha.net/?page=1,13,147606
EULEX: Arrestimi ndodhi për shkak se rrezikoheshin dëshmitarët
Prishtinë, 2 qershor - Derisa ka kaluar dita e dytë prej që paneli gjyqtarëve të EULEX-it dhe atyre vendorë të vendosin që shtatë të arrestuarit e ish UÇK-së të njohur si “Grupi i Drenicës”, t’u ndryshohet masa e arrestit, nga ai shtëpiak në paraburgim për 30 ditë, misioni BE-së në Kosovë për sundim të ligjit, sqaron arsyet përse u ndryshua kjo masë.
Në një përgjigje zyrtare për “Zhurnal”, EULEX-i konfirmon se; “arsyeja kryesore e ndryshimit të kësaj mase ka qenë rreziku i ndikimit të tyre (të të arrestuarve) mbi dëshmitarët”.
EULEX-i sqaron se një panel gjyqtarësh i përbërë nga vendorë e ndërkombëtarë të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë ndaj shtatë të arrestuarve, të dyshuar për krime të luftës kundër popullatës civile.
“Paneli ka pranuar ankesën e prokurorit special dhe ka refuzuar ankesën e mbrojtjes, duke vendosur masën e paraburgimit për shtatë të arrestuarit”, sqaron EULEX-i në përgjigjen zyrtare për agjencinë “Zhurnal”.
“Arsyeja kryesore e ndryshimit të kësaj mase ka qenë rreziku i ndikimit të tyre mbi dëshmitarët. Gjykata e Apelit konkludoi se duke marrë parasysh rrethanat specifike, vetëm paraburgimi mund të mjaftojë si mbrojtje kundër rreziqeve të manipulimit me prova”.
Rasti është duke u hetuar nga prokurori special i EULEX-it nga zyra e Prokurorit Special të Kosovës.
Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë arrestuar të premten në mbrëmje shtatë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dyshuar për krime lufte.
Që nga 25 maji ata ndodheshin në arrest shtëpiak, ndërsa pas ankesës së prokurorit special të EULEX-it, Mauricio Salustro Gjykata e Apelit vendosi ta ndryshoi masën e arrestit shtëpiak me paraburgim.
Të arrestuarit janë ish komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, aktualisht ambasador i Kosovës në Tiranë, ish komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, kryetar i Skenderajt dhe pesë ish pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, Sahit Jashari, Jahir e Zeqir Demaku, Hysni Thaçi dhe Avni Zabeli.
http://www.koha.net/?page=1,13,147707
Blomeyer: Faji është individual, akuzat nuk e dëmtojnë UÇK-në
Prishtinë, 2 qershor - “Unë mendoj se opinioni kosovar duhet ta kuptojë se faji është individual. Nuk ka faj kolektiv. Faji mund të jetë i individëve që kanë bërë krime por jo i gjithë grupit. Nganjëherë në gazetat kosovare vërej se ka mungesë kuptimi për këtë. Çdokush duhet ta dijë se nëse ka të dhëna për një krim, qoftë krim lufte apo çfarëdo krimi, ai duhet të hetohet. Nuk duhet lënë pa u hetuar krimi edhe nëse personi që hetohet ka qenë pjesë e UÇK-së. Akuzat për fajet e individëve nuk e dëmtojnë imazhin e UÇK-së”, ka thënë Peter Blomeyer, ambasador i Gjermanisë në Kosovë.
Nëse janë të pafajshëm, pjesëtarët e UÇK-së që aktualisht po akuzohen për krime lufte, sipas ambasadorit gjerman në Kosovës Peter Blomeyer, nuk kanë se përse të brengosen.
“Nëse janë të pafajshëm këto hetime do të pastrojnë reputacionin e tyre”, ka thënë Blomeyer.
Në një intervistë për gazetën “Tribuna”, ambasadori i shteti më të zhvilluar ekonomikisht në BE, ka folur gjerë e gjatë për marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe për kushtet që Gjermania ia ka vënë Serbisë nëse do që ta marrë datën e negociatave të anëtarësimit.
Sipas Bloemeyer, deri më 15 qershor, Prishtina dhe Beogradi duhet të bëjnë hapa të dukshëm në zbatimin e marrëveshjes së prillit nëse duan vendime pozitive nga BE-ja. “Ka mbetur shumë, shumë pak kohë”, ka paralajmëruar Blomeyer.
http://www.koha.net/?page=1,13,147720
Antishqiptaret jane ne sulm, po mundohen te baltosin luften e shqiptareve per liri. EULEX-i realisht ka pushtuar nje pjese te territorit e Shqipnise Etnike dhe me nje prokuror italian qe i urren shqiptaret po arrestojne djemte tane.
Jashte EULEX-i nga trojet shqiptare !
moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise
Sipas kesaj qe thua ti, edhe pushteti aktual i Kosoves do te ishte gjithashtu antishqiptar, sepse e ka ftuar dhe vazhdimisht e perkrahe EULEX-in dhe pranine e tij ne Kosove. Madje edhe ne Kushtetute e ka sanksionuar (indirekt) pranine e ketij misioni?!
Nese EULEX-i eshte pushtues, atehere pushteti i Kosoves eshte dore e zgjatur e pushtuesit.
Bile edhe Shqiperia ne krye me Sali Berishen vazhdimisht shprehin perkrahjen per misionin e EULEX-it. Se paku sa here ju kerkohet.
Arrestimi i heronjve dhe fushata e Tiranës!
Flash, Opinione Dielë, 2 Qershor, 2013 | 12:27 pm
ILIR KULLA
Tirana politike është dalldisur keq pas zgjedhjeve të 23 qershorit, aq keq, sa ajo shprehja popullore “Fshati digjet dhe kurva krihet” është shprehja që i shkon më për shtat situatës që vërtet po ndizet javën e fundit në rajon, sidomos në Kosovë dhe Maqedoni. Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur këtë javë, të cilat kaluan totalisht në heshtje nga politika e ditës në Tiranë, qoftë nga opozita, qoftë nga qeveria. E para, arrestimi i komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sulejman Selimi, i cili, veç të tjerave, është edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, si dhe i pesë komandantëve të tjerë të rëndësishëm, të gjithë bashkëpunëtorë dhe miq të ngushtë të Kryeministrit Hashim Thaçi. Arrestimi i tyre nën emërtimin “Grupi i Drenicës”, në fakt është arrestim për luftën e lirisë më 1998-1999. Çështja e dytë ishte prishja e Samitit të Ohrit, ku si pasojë e presioneve që bën Serbia politike, nuk u ftua në këtë Samit Presidentja Jahjaga si përfaqësuese e Kosovës dhe Samiti u prish pas bojkotit të Presidentit Nishani, Presidentit të Kroacisë, Bullgarisë dhe Greqisë. Kishte që në kohën e Millosheviçit që nuk ndodhte një ngjarje e tillë.
* * *
Nëse do të kishte qenë gjallë Adem Jashari, do të kishte qenë një ndër të arrestuarit e Grupit të Drenicës, se në fakt në ka pasur ndonjëherë Grup Drenice, grupi i parë ka qenë ai i Adem Jasharit dhe akuzat e para kundër këtij grupi i ngriti Prokuroria e Serbisë, duke e akuzuar për krime. Nën këtë pretekst u dërguan trupat për të arrestuar Adem Jasharin në Prekaz, kur u bë masakra e famshme, që është edhe fillimi i epopesë kombëtare të UÇK-së. Nëse është kështu, që prokurorët e Misionit Europian të Ligjit në Kosovë do të arrestojnë këdo që ka mbajtur uniformën e UÇK-së gjatë luftës dhe duan të “arrestojnë” luftën më fisnike të kombit shqiptar, le ta bëjnë, por nuk mundet që nën petkat e një integrimi fiktiv dhe jo realist shqiptar politika shqiptare të heqë të mbathurat dhe të lejojë të përdhunohet frikshëm historia jonë e përbashkët e të lejojë të përdhunohet egërsisht historia jonë e largët dhe e afërt, historia e Adem Jasharit, e Fehmi Lladrovcit dhe Shkëlzen Haradinajt e mijëra dëshmorëve dhe heronjve të tjerë, shokë e bashkëpunëtorë të komandantit të UÇKsë, Sulejman Selimit, si dhe historia e të gjithë të arrestuarve ndër vite, nga Rramushi te Fatmir Limaj e deri tek ushtarët e thjeshtë tashmë të vdekur. Nëse duan të arrestojnë historinë, le ta arrestojnë e ta përdhunojnë atëherë…
* * *
Kemi parë pafundësisht skena patetike ku politika e Tiranës, e majtë dhe e djathtë, me lotë krokodili vrapon të marrë pikë e të përfitojë kredite politike duke përdorur historinë e lavdishme të UÇK-së. Kemi parë Majkon që dhe pak do duket sikur e ka çliruar ai Kosovën, i cili s’ka thënë asnjë presje për këto arrestime. Kemi parë Berishën, Kryeministrin e vendit, gjithashtu i përhumbur në fushatë, fshat më fshat, si kryetar komune. Kemi parë Ramën, i cili me Rilindjen e me ngjyrat e ndryshuara të partisë së vet nuk e kupton që për t’u sjellë si kryeministër duhet të merresh me çështjen kombëtare si një Kryeministër, se Kosova është më e rëndësishme se muzika e çingijeve të Tiranës. Kemi parë Metën që ka qenë aktor politik kryesor në ato vite kur bëhej lufta e Kosovës, i cili hesht, madje na janë zhdukur nga qarkullimi Kreshnik Spahiu, Shpëtim Idrizi e Fatmir Mediu, që në programet e tyre trumbetojnë me të madhe “kauzën kombëtare”. Së bashku me Presidentin Nishani, të gjithë këta janë zhdukur dhe strukur pas fushatës elektorale. Vetëm po të vijë EULEX-i t’i arrestojë në Tiranë, rrezik lëvizin nga vendi politikanët tanë.
* * *
Që klasa politike në Serbi është më koheze dhe e qëndrueshme se klasa jonë politike, kjo dihet. Që serbët i mbronin ata që me të vërtetë ishin kriminelë lufte në Bosnjë, të cilët edhe pas 15-20 vitesh me zor i dorëzoi, edhe kjo dihet. Që kroatët e kanë zot mbi tokë gjeneral Ante Gotovinën, edhe kjo dihet. Që boshnjakët e kanë gdhendur në histori emrin e Alia Izetbejgoviçit, themeluesit të shtetit të tyre, edhe kjo dihet, por që klasa jonë politike nuk guxon të përmendë emrin e UÇK-së dhe të komandantëve vërtet legjendarë të saj se ka frikë nga burokratët e EULEX-it, kjo vërtetë nuk dihej. Por kjo vërtet tregon se luftërat i bëjnë heronjtë, të cilët i adhuron populli, i administrojnë dallaveraxhinjtë dhe frytet e tyre i gëzojnë vetëm maskarenjtë dhe tradhtarët
moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise
Ushtarët e UÇK-së, akuza ndaj Lulzim Bashës dhe Argita Berishës
3 Qershor, 2013 | Postuar në: Rajoni | Shkruar nga: TemA
Select Language▼
Argita-Berisha-LSA21Pas arrestimit të 5 luftëtarëve të UÇK-së në Kosovë katër ditë më parë, disa ish-drejtues dhe luftëtarë të UÇK-së kanë nisur një grevë urie, për të kundërshtuar keto arrestime që sipas tyre janë flagrante. Por ajo ç’ka bie në sy është fakti se grevistët kanë drejtuar një kërkesë ndaj EULEX-it , ku dosjet e hartuara për shokët e tyre i quajnë shpifje dhe sajesa, ndërsa si autorë të këtyre dosjeve kanë përmendur ndër të tjerë dhe emrat e Lulzim Bashës dhe Argita Berishës. I kanë përmendur duke I quajtur kioslingë madje. Arrestimet në Kosovë të ish luftëtarëve të UÇK-së, kanë shkaktuar shumë polemika dhe reagime. Të arrestuar janë shtetasit Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi. Mediet kosovare bëjnë me dije se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë dhe ndaj Sylejman Selimit, ambasador i Kosovës në Shqipëri, Fadil Demakut, deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt, Shtilli -truproja i kryeministrit Hashim Thaçi, Sabit Gecit, Sahit Jasharit, Ismet Haxhës e disa të tjerëve. Arrestimet dhe akuzat e ngritura ndaj disa prej luftëtarëve më të spikatur të UÇK-së, kanë bërë që të nisë dhe greva e urisë e kolegëve të tyre, kjo grevë udhëhiqet nga Ibrahim kelmendi, i cili ka qenë dhe një ndër themeluesit e LPK-së, e cila është Lëvizja që më pas themeloi UÇK-në.
Deklarata
“Për shkak të burgosjes së mbrëmshme të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Sylejman Selimi, kryetarit të komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku dhe të tjerëve vendosëm të hymë në grevë të urisë për të shpreh protestën tonë kundër kësaj padrejtësie flagrante.
Burgosja e ish-komandantëve është edhe një tentim për të kompromentuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e saj çlirimtare. Kot përpiqen demagogët për të mashtruar qytetarët me shpjegime se këto raste janë individuale…”, kanë deklaruar grevistët. Më pas, ata janë shprehur se akuzat janë jo vetëm të montuara por kanë ofruar dhe emrat e hartuesve të tyre, mes të cilëve spikat emri i Lulzim Bashës dhe i Argita Berishës.
“Duke mos u zgjatur me arsyetime të përcaktimeve shoviniste e hakmarrëse të prokurorit Salustro, kërkojmë që EULEX-i të ta largoi atë nga EULEX, sepse ai tashmë e ka komprometuar rëndë misionin e EULEX-it. Ka kohë që përflitet se serbofili Salustro sikur përzgjedh vetëm lëndët kundër ish-komandantëve të UÇK-së, që i kanë përgatitur organet neofashiste të Serbisë, me sajesa edhe të kuislingëve të tyre shqiptarë, gjoja si ekspertë, siç ishin Fadil Syleviqi, Lulzim Basha, Argita Berisha- Malltezi etj. Por kjo nuk arsyeton që vetëm atyre lëndëve t’u jepet prioritet”, shkruhet në deklaratën e grevistëve.
Deklarata e plotë e grevistëve
(Prishtinë, 01.06.2013) Për shkak të burgosjes së mbrëmshme të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Sylejman Selimi, Kryetarit të Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku dhe të tjerëve, vendosëm të hymë në grevë të urisë për të shpreh protestën tonë kundër kësaj padrejtësie flagrante. Burgosja e ish-komandantëve është edhe një tentim për të kompromentuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe Luftën e saj çlirimtare.
Kot përpiqen demagogët për të mashtruar qytetarët me shpjegime se këto raste janë individuale… Për këdo që kupton funksionimin e sistemit të drejtësisë, e dinë se rastet që hetohen e shqyrtohen kanë një si prioritet. Prokurori i EULEX-it, Z. Salustro, po dëshmohet se po sundohet nga paragjykimet shoviniste ndaj shqiptarëve, respektivisht ai është i përcaktuar për hakmarrje kundër Luftës sonë çlirimtare; deri tani nuk kemi dëgjuar që ai të ketë bërë qoftë edhe një padi kundër kriminelëve serbë, që kanë vrarë mbi 10 mijë shqiptarë, që kanë përdhunuar mbi 20 mijë femra shqiptare, që kanë djegur mbi 100 mijë shtëpi në Kosovë… Duke mos u zgjatur me arsyetime të përcaktimeve shoviniste e hakmarrëse të prokurorit Salustro, kërkojmë që EULEX të ta largoi ate nga EULEX, sepse ai tashmë e ka komprometuar rëndë misionin e EULEX-it.
Ka kohë që përflitet se serbofili Salustro sikur përzgjedh vetëm lëndët kundër ish-komandantëve të UÇK-së, që i kanë përgatitur organet neofashiste të Serbisë, mesajesa edhe të kuislingëve të tyre shqiptarë, gjoja si ekspertë, siç ishin Fadil Syleviqi, Lulzim Basha, Argita Berisha- Malltezi etj. Por kjo nuk arsyeton që vetëm atyre lëndëve t’u jepet prioritet.
Nga Qeveria e Kosovës kërkojmë që urgjentisht të kërkojë nga Brukseli që të shqyrtojë profesionalizmin e prokurorit Salustro dhe ta suspendoi nga EULEX-i. Tashmë janë bërë bajat prononcimet se gjyqësia është e pavarur dhe politika nuk duhet të përzihet. Fatkeqësisht ka shumë raste, jo vetëm në Kosovë, kur në institucionet e drejtësisë depërtojnë edhe hetues, prokurorë e gjyqtarë jo profesionalist, shovinistë, racistë, të korruptuar, prandaj ndaj të tilla rasteve kudo reagohet. Urojmë që EULEX të angazhohet menjëherë për rikthim të reputacionit, që të mos i zhgënjejë dhe të mos i provokoj edhe më shumë qytetarët e Kosovës. Nga EULEX-i mirëpresim që të angazhohet drejtësisht, ndershmërisht dhe energjikisht, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në Kosovë, gjithsesi edhe krimet e Luftës, por jo vetëm krimet e dyshuara e të montuara (edhe me dëshmitarë të përgatitur) të shqiptarëve. Si ish-pjesëtarë të UÇK-së, shpresojmë të mirëkuptohemi për formën që kemi zgjedh për të demonstruar hidhërimin tonë kundër angazhimeve tendencioze e hakmarrëse të prokurorit Salustro për të kompromentuar Luftën tonë të drejtë çlirimtare. Urojmë që edhe ish kuislingët shqipfolës të neofashizmit serbomadh të mos bëhen tifozë të kësaj gjuetie të orkestruar kundër ish-UÇK-së…
*DITA
Krijoni Kontakt