Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 100
  1. #31

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Arrestimi “Grupit të Drenicës”, Geci: Thaçi ja hodhi më së miri!

    Ish anëtari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë Gani Geci mendon se Kryeminsitri Thaçi ka qenë në dijeni për hetimet që bëheshin për të “Grupin e Drenicës”. Ai e ka përgëzuar Kryeministrin në mënyrë ironike ose të sinqertë për menaxhimin e kësaj situatë që të mos dalë nga kontrolli. Sipas tij, asnjëri subjekt politik nuk do të dinte ta bëntë këtë. Kështu ka shkruar në rrjetin social Facebook.
    Postimi i plotë i Gecit:
    Kohëve të fundit mundë të them se neve Shqipëtarve të Kosovës po na përcjell fati. Shyqyr zotit që në këtë kohë kemi Kryeministër Hashim Thaqin ngase me pas kan dikush tjetër sot kryministër qeveria ish kall, ndërtesat e ministrive dhe kuvendi ishin perfshi nga flaka. Po shyqyr zotit që kemi kryministrin që bisedon me Serbi ban marrveshje c`far do qofshin dhe i amniston bandat kriminale serbe te veriut dhe pin ujë ajo punë. Arrestohen komandantët dhe protesta kalon pa ma të voglin eksces. Paramendojeni sikur të ish ndokush tjetër Kryministër cka do ndodhte keto ditë po falë zotit që kemi kryeminister një njeri si Hashimi dhe më të gjitha keto që ndodhin, Kosovës nuk i ndodh asgjë. A nuk është kjo meritë a ?

    Jo vetëm meritë por kjo është aftesi ngase këtë mundë ta menaxhoj vetem Kryministri aktual i nderuari Hashim Thaqi, për cka mua më duhet ta përgezoj sepse është lider i PDK-së dhe vetem ai mundët ti frenoj anetarsin e vet.
    Cka thoni o popull sikur të ishte në Qeveri LDK-ja ose AAK apo edhe Vetvendosje të gjithë gjamat e qeveris dhe kuvendit do thyheshin e hotelit të Behxhet Pacollit do ti dilte flaka, drunjët dekorativ të sheshit Nënë Tereza do të nxirreshin me rrenjë, e kafiteria RINGS do bëhej gërmallë.

    Nga Kuvendi e deri tek stacioni i autobusve , sot do mbante erën shkrum, por Hashim Thaqi fal gjeturisë së tijë gjithëcka e kaloi qetë dhe pa me të voglin incident.
    Kryministri ka qen mirë i informuar dhe e ka ditur që do të ndodhë kjo dhe e larojë Gjeneralin nga Kosova dhe e bëri ambasador në Shqipëri, dhe kjo i`a ka mundësuar qetësisht ta pergatit terenin për të menaxhuar me protestën e sotme, amnistin e serbëve si dhe arrestimet e Gjeneralit dhe Komandantëve të tjerë.
    Ky është Kryeministër i merituar !
    http://www.botasot.info/lajme/225165...hi-me-se-miri/

  3. #33

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    ➢ Lufta e Ushtrise Clirimtare se Kosoves – UCK-se, ne krye me Komandantin Legjendar ADEM JASHARI, familjen e Jasharajve dhe e deshmoreve te KOMBIT, ishte lufte e drejte dhe e paster. Ishte lufte e drejte dhe e paster sepse u mbrojt pragu i shtepise, u mbrojt familja, u mbrojt populli nga nje agresor siq ishte pushteti barbar i kasapit te Ballkanit Millosheviq. Dhe, kete gje qe te gjithe e dine si Shqiptaret, e si Nderkombetaret. E qe besa edhe armiku yne shekollor (Serbia) kete gje e dine, sepse pikerisht UCK-ja ishte ajo qe se bashku me faktorin (miqte tane) nderkombetar e larguan nga Kosova. Natyrisht se te gjithe NE duhet qe me cdo kusht te mbrojme luften e drejte te UCK-se (Popullit), sepse pa kete lufte nuk do e gezonim ditet qe tani i gezojme, edhe pse IDEALI Kryesor per te cilen eshte bere ajo lufte – Bashkimi Kombetar Shqiptar, ende nuk eshte realizuar.

    Por tani eshte nje paradoks goxha i madh . Kerkesa kryesore e Organizatoreve (OVL-se dhe organizatava tjera te dala nga Lufta) se protestes mbarr popullore (27 Maj 2013), per mbrojtjen e vlerave te UCK-se, ishe “Rishikimi i Mandatit dhe Largimi i EULEX-it nga Kosova”. Mirepo nje gje shume shpejt eshte lene ne harese.

    Kur Levizja VeteVendosje me Aktivistet e Liderin e tyre Albin Kurtin:

    Me (8-9) Qershor te 2006, protestoi kunder rezolutes 1244 te OKB-se, kundershtoi dhe kerkoi largimin e UNMIK-ut nga Kosova me thirrje “UNMIK MADE IN SERBIA”

    Me 10 Shkurt 2007, Protestuan dhe kundershtuan Pakon e Ahtisarit, kundershtuan Decentralizimin e Kosoves ne baza (vija) etnike, duke thene se me Pakon e Ahtisarit do kete Autonomi per Serbet ne Kosoves, si dhe do kete Autonomi te Kosoves. E ku ne ate proteste mizorisht nga Policia Rumune e UNMIK-ut u vrane Arben Xheladini e Mon Balaj dhe shume te tjere morren plage te lehta e te renda.

    Ne Gusht te 2009 Aktivistet e Levizjes VeteVendosje rrokullisen makinat e EULEX-it, duke kerkuar largimin e saj nga Kosova. Duke thene se EULEX-I eshte shtylla e pare e UNMIK-ut. Pra EULEX-I eshte vet UNMIK-u vetem se i kane ndruar uniformat e tyre.

    Gjithashtu protesta e kundershtime nga ana e Levizjes se VeteVendosje, Aktivisteve dhe Liderin te tyre, kishte edhe kunder bisedimeve (negociatave) te Brukselit ndermjet Qeverise se Kosoves dhe Shtetit Serb – PA Kushte per Serbine. Duke thene se vetem Serbia (Beogradi) do te perfitoj nga keto bisedime. Beogradi do te perfitoj sepse udhetimi drejt BE-se do I lehtesohet ne mase te madhe, si dhe perseri do ti ipet mundesia te kete ndikimin e saj per ceshtje e rregullim te brendshem ne Kosove.


    Pra Levizja VeteVendosje , Aktivistet dhe Lideri i tyre, qe nga 2006 e gjer me tani me fakte na argumentonin protestat e kundershtimet qe i benin karshi UNMIK-ut, e EULEX-it, karshi Pakos se Ahtisarit, karshi Decentralizimit te Kosoves ne vija etnike, karshi bisedimeve te pabarabarta, te padrejta e PA Kushte per Serbine etj etj, Gjithahstu LVV na argumentonin edhe protestat e kundershtimet qe i benin edhe kunder privatizimit (shtitjeve/faljeve) te aseteve publiko – shoqerore : KEK-ut, PTK-se, TREPCES, etj etj.

    Por per te gjitha keto protesta, te gjitha keto kundershtime, te gjitha keto veprime te LVV, Aktivisteve dhe Liderit, u bene propaganda te shumta duke i etiketuar si: Ekstremist, si Anti-Amerikan e Anti-Evropian etj etj. Po ashtu propaganda ishte se me keto veprime, me keto kundershtime e protesta LVV do ta Izoloje Kosoven nga Bota Demokratike. Bile bile sa me kujteohet, organizatoret e kesaj proteste per mbrojtjen e Vlerave te UCK-se (OVL-ja dhe te tjeret) kur LVV kerkoi Largimin e EULEX-it nga Kosova, keta shkuan aq larg duke etiketuar se kinse LVV dhe Lideri Albin Kurti ka elemente PRO-Sllave. Kurse tani eshte vet OVL-ja qe kerkon Rishikimin e Mandantit dhe Largimin e EULEX (UNMIK MADE IN SERBIA) nga Kosova?!?!?

    E mira e protestes se 27 Majit 2013 per mbrojtjen e Vlerave te Ushtrise Clrimtare te Kosoves dhe luftes se drejte e te paster qe ishte, eshte se ne kete proteste nuk kishte asnje Flamur te AHTISARIT, dhe kjo gje personalisht me beri te ndihem krenar. Mirepo, mendoj nese me te vertet duam te mbrojme keto VLERA te Ushtrise Clrimtare te Kosoves. Nese me te vertete duam ti mbrojme Luften e Drejte e te Paster qe UCK-ja ne krye me Komandantit Legjendar ADEM JASHARI, Familjen Legjendare Jasharajve dhe Deshmoreve te Kombit, atehrash me cdo kusht te gjithe (LVV, LB, OVL etj etj) duhet kundershtuar Marreveshjen Kosove (Qeveri e Kosoves) me Shtetin Serb. Asesi nuk duhet lejuar qe kjo marreveshje te ratifikohet ne Kuvend te Kosoves. Vetem duke kundershtuar Padrejtesite qe na servohen si nga jashta, po ashtu nga brenda, vetem atehere NE e mbrojme kete VLERE te UCK-se. Prendryshe me fjale e me Protesta te kota nuk mbrohen keto Vlera te UCK-se!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #34

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Komandantët e U Ç K -së nuk u arrestuan parmbrëmë!
    (Gëzim Mekuli) 28 Maj 2013 09:18
    Kosova u trondit përsëri! Edhe njëherë u poshtëruam si komb e si njerëz. U burgos U Ç K-ja; u sulmua e u godit identiteti i shqiptarëve. Ka shumë fjalë, fjalë, e vetëm fjalë të nxehta. Ka edhe retorikë…

    Veçoria e parë e retorikës së këtyre ngjarjeve është ndërtimi i “armikut të përbashkët”, apo i të ashtuquajturit “dreq i huaj”. Edhe Hitleri, për të manipuluar me opinionin gjerman, gjeti një “armik të përbashkët” dhe “dreqin e huaj”. Dhe, këta ishin hebrejt. Edhe këto dit, në përpjekje për të mbrojtur komandantët e U Ç K -së, nuk është edhe aq vështirë të “gjendet” armiku i përbashkët: tani e me shumë vonesë, kritika po shigjetohet drejt EULEX-it. Por a është e drejtë dhe diplomatike kjo kritikë, bile sot?

    Retorika agresive – e përkrahur nga partiakët dhe disa deputet të PDK-së po ndihmon në sajimin e urrejtjes dhe në perceptimin se çdo gjë që vie nga “të huajt” është e keqe për Kosovën. E kjo është e rrezikshme.

    Kur para sa e sa vitesh EULEX-i, e më parë edhe UNMIK u, kritikua - me fakte e me dëshmi- për rolin e tyre keqndikues në politikën, ekonominë dhe soc-kulturën tonë, këta “patriot partiak”, nuk e hapën gojën e as nuk e mbështeten këtë kritikë, përkundrazi këta u bënë “qen roje” me mediat e tyre, që mbrojtën dhe propaganduan punën e dyshimt e të keqe të këtyre organizmave.

    Po. Komandantët e U Ç K -së u arrestuan në ditën kur u pranua plani famëkeq i Ahtisarit.

    Komandantët e U Ç K -së, kam frikë, se edhe shqiptarët bashke me institucionin U Ç K, u “arrestuan” në mbrëmjen kur djemt dhe cunat patriotë u burgosën e u rrahën nga Milicia e PDK-së, gjatë mbrojtjes së flamurit kombëtar mu në mes të Prishtinës. A ju kujtohet? Po ua sjell ndër mend e po ua freskoj trurin edhe me një fakt tjetër: Në orët e para të mëngjesit, 10 qershor 2012 arrestohen 12 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, të cilët po e stolisnin qytetin me flamurin kombëtar për nder të 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

    A ju kujtohet rrahja e patrioteve nga milica vetëm e vetëm se për 28 Nëntorin, të vitit 2009, 2010 ditën e flamurit kombëtar, këta larguan flamurin e Ahtisarit duke e zëvëndësuar me flamurin kombëtar. A nuk u pushkatuan 2 shqiptarë në mes të rrugës nga policia ndërkombëtare rumune në rrugët e Prishtinës?

    Po. Komandantët e U Ç K -së u arrestuan në ditën kur patriotët mbrojtën nderin e flamurit kombëtar, e u rrahën nga milicia për ta mbrojtur flamurin e Ahtisarit.

    Tash lexoj se si “shërbëtorët” të Ahtisarit e EULEX-it po lansojnë fjalë të ashpra e që gjsojnë edhe retorikës së luftës. Këta duan të ndërtojnë nje fotografi që u përshtatet partisë së tyre.

    Kjo fotografi përforcohet përmes fotografive përdalluese nga ”NE”, PDK, që jemi paqedashës dhe civilizues. Këto sajojnë përmbajtjen dhe shprehjen në fotografinë retorike të armikut, e, që kjo mund të qon masat edhe në akte agresive.

    A e meriton një retorikë të tillë të luftës ky popull, që Thaçi & Co po tenton ta sajoj në opinionin tonë publik? Kam frikën se Thaçi dhe disa deputet të PDK-së po sajojnë “fotografinë e armikut” Ata janë fajtorët, Ne jemi viktima, thonë këta partiak. Por a mos është vonë për këtë qëndrim e për këtë thënie?

    Po. Komandantët e U Ç K -së u arrestuan në ditën kur PDK filloj rrugën e gjatë e agresive për pushtet, duke harruar se kishte për të ndërtuar shtet.

    Ç ka jeni "nxe në krye? ",

    A ju kujtohet kur intelektual e patriot dualën hapur në media e protestuan kundër ndërrimit të ikonës dhe amblemës së TMK-së, sot FKS-së? Përsëri, shtrohet pytja se ku ishin ",shërbëtorët", e EULEX-it, që sot janë duke luajtur me fjalën dhe ndjenjat e popullit..

    Po, atherë dhe në castin kur filloj ndërrimi i ikonave, sumboleve dhe flamurit kombëtar, u arrestuan komandantët e U Ç K -së, e jo dje e pardje.

    Ç ka po turreni?

    A ju kujtohen takimet sekrete të kryeminstrit Thaçi me kryetarin e Serbisë, Boris Tadiq? E keni harruar apo jo? Unë jo.

    Duke u bazuar në burimet e WikiLeaks, Lëvizja "Vetëvendosje", bëri të njohur për opinionin publik takimet sekrete të kryeminstrit Thaçi me kryetarin e Serbisë, Boris Tadiq. Ishte "Vetëvendosje", ajo që kërkoi përgjigje nga kryeminstri Thaçi rreth këtij takimi të mbajtur fshehtazi prej opinionit publik. Përgjigje nuk pati, por ndodhi tjetra: PDK, ju kundërvë Lëvizjes "Vetëvendosje". Klima politike u acarua.

    Po. Komandantët e UCK-së u arrestuan në ditën kur ky njeri nënshkroj kapitulimin me marrëveshjen e pakusht me Serbinë e Ivo Andriqit, Drazha Mihajloviqit dhe Nikolla Pashiqit.

    Pse heshtet?

    Fatmir Limaj nuk është komandant i U Ç K-së? Pse nuk u tubuan kaq shumë njerëz për mbështetje këtij burri? Bile bile kur dihet se akuza ndaj tij për “rastin e Kleqkës” është e falsifikuar, në mos e tëra bile gjysma e saj. Heshtje mortore për kët komandant!?

    Po. Komandantët e U Ç K-së u arrestuan në ditën kur heshti shteti ndaj burgosjes së Komandant “Celiku”, e jo dje e pardje.

    Pse po ladroni more?

    Krimi dhe korrupcioni ka mbytur majat e politikës dhe qeverisë, e tërë pasuria e Kosovës u fal në emër të privatizimit. Ska lëvizje e ska protesta?! Shkoi Trepca. “Ska” patriot qeveria e Thaçit? Ishin pak, shum pak ata që reaguan. Edhe këta që reaguan u quajtën antiameriakan e Vetfundosje?!

    Shkurt e shqip, Komandantët e Kosova nuk u burgosën mbrëmë. Ne si komb e si popull u “arrestuam” që me ardhjen në pushtet të njerëzve të sojit të Hashim Thaçit, i cili ka kohë që nuk ka shkelur në kishën dhe xhaminë e shqiptarËve: NË KALANË E KRENARISË SONË, FORTESËN E JASHARAJVE.

    EULEX-i “nuk na ka faj.”

    http://kosovapress.com/?cid=1,75,165907

    Emri:  gezim-mekuli_83532.jpg

Shikime: 265

Madhësia:  3.7 KB
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #35
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Arrestohen komandantët dhe protesta kalon pa ma të voglin eksces. Paramendojeni sikur të ish ndokush tjetër Kryministër cka do ndodhte keto ditë po falë zotit që kemi kryeminister një njeri si Hashimi dhe më të gjitha keto që ndodhin, Kosovës nuk i ndodh asgjë. A nuk është kjo meritë a ?

    Jo vetëm meritë por kjo është aftesi ngase këtë mundë ta menaxhoj vetem Kryministri aktual i nderuari Hashim Thaqi, për cka mua më duhet ta përgezoj sepse është lider i PDK-së dhe vetem ai mundët ti frenoj anetarsin e vet.
    Cka thoni o popull sikur të ishte në Qeveri LDK-ja ose AAK apo edhe Vetvendosje të gjithë gjamat e qeveris dhe kuvendit do thyheshin e hotelit të Behxhet Pacollit do ti dilte flaka, drunjët dekorativ të sheshit Nënë Tereza do të nxirreshin me rrenjë, e kafiteria RINGS do bëhej gërmallë.
    - hahahahahahhahahahahhahahahahaha , qe qka jeni ju
    - RRahje e UDB-ashve ne mes veti

    Vv - Palaço+LISBA :D

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Askush deri me sot nuk na ka informu per detajet e aktakuzave,prandaj ne vetem mund te spekuloim,sigurisht jam qe qdo gje qe dyshohet te verifikohet ne kete rast askush nuk duhet te jet mbi ligjin.
    Nese akuzohen per vrasje te shkieve ateher duhet e ter kosova e veqanarisht qeveria te protestoi dhe urgjentisht te kerkoi nga eulexi spjegime te pakten kete nuk e ka ber qeveria.
    ne aktakuz thuhet se kan ber krime ndaj civilve dhe ketu ka shume spekulime,per kete shkak eshte ne te mir edhe te vet ketyre te dyshuarve te sqarohen gjerat.
    Ne zvicerr e zun nje komandant te lart te policis duke ngar veturen me shpejtesi te madhe dhe ja murren lejen po vet policet jo vetem kaq por ai ka per te dal ne gjygj dhe sigurisht do denohet,edhe kosova duhet te mesohet ta respektoi ligjin.
    Ne qoftse ju kemi besu nderkombtarve me na ndihmu per tu qliru,perse nuk duhet po ketyre nderkombtarve te ju besohet rreth luftes se krimit,qoft ekonomik apo edhe politik,eshte fat qe ne krye te qeveris gjendet hashim thaqi,sepse po te ishte nje parti tjeter ne qeveri dje do ishte kall prishtina,
    Eulexin e ka pru vete qeveria dhe nuk ka edhe po ma kana edhe po me dhem njeren duhet zgjedh

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    ➢ Lufta e Ushtrise Clirimtare se Kosoves – UCK-se, ne krye me Komandantin Legjendar ADEM JASHARI, familjen e Jasharajve dhe e deshmoreve te KOMBIT, ishte lufte e drejte dhe e paster. Ishte lufte e drejte dhe e paster sepse u mbrojt pragu i shtepise, u mbrojt familja, u mbrojt populli nga nje agresor siq ishte pushteti barbar i kasapit te Ballkanit Millosheviq. Dhe, kete gje qe te gjithe e dine si Shqiptaret, e si Nderkombetaret. E qe besa edhe armiku yne shekollor (Serbia) kete gje e dine, sepse pikerisht UCK-ja ishte ajo qe se bashku me faktorin (miqte tane) nderkombetar e larguan nga Kosova. Natyrisht se te gjithe NE duhet qe me cdo kusht te mbrojme luften e drejte te UCK-se (Popullit), sepse pa kete lufte nuk do e gezonim ditet qe tani i gezojme, edhe pse IDEALI Kryesor per te cilen eshte bere ajo lufte – Bashkimi Kombetar Shqiptar, ende nuk eshte realizuar.

    Por tani eshte nje paradoks goxha i madh . Kerkesa kryesore e Organizatoreve (OVL-se dhe organizatava tjera te dala nga Lufta) se protestes mbarr popullore (27 Maj 2013), per mbrojtjen e vlerave te UCK-se, ishe “Rishikimi i Mandatit dhe Largimi i EULEX-it nga Kosova”. Mirepo nje gje shume shpejt eshte lene ne harese.

    Kur Levizja VeteVendosje me Aktivistet e Liderin e tyre Albin Kurtin:

    Me (8-9) Qershor te 2006, protestoi kunder rezolutes 1244 te OKB-se, kundershtoi dhe kerkoi largimin e UNMIK-ut nga Kosova me thirrje “UNMIK MADE IN SERBIA”

    Me 10 Shkurt 2007, Protestuan dhe kundershtuan Pakon e Ahtisarit, kundershtuan Decentralizimin e Kosoves ne baza (vija) etnike, duke thene se me Pakon e Ahtisarit do kete Autonomi per Serbet ne Kosoves, si dhe do kete Autonomi te Kosoves. E ku ne ate proteste mizorisht nga Policia Rumune e UNMIK-ut u vrane Arben Xheladini e Mon Balaj dhe shume te tjere morren plage te lehta e te renda.

    Ne Gusht te 2009 Aktivistet e Levizjes VeteVendosje rrokullisen makinat e EULEX-it, duke kerkuar largimin e saj nga Kosova. Duke thene se EULEX-I eshte shtylla e pare e UNMIK-ut. Pra EULEX-I eshte vet UNMIK-u vetem se i kane ndruar uniformat e tyre.

    Gjithashtu protesta e kundershtime nga ana e Levizjes se VeteVendosje, Aktivisteve dhe Liderin te tyre, kishte edhe kunder bisedimeve (negociatave) te Brukselit ndermjet Qeverise se Kosoves dhe Shtetit Serb – PA Kushte per Serbine. Duke thene se vetem Serbia (Beogradi) do te perfitoj nga keto bisedime. Beogradi do te perfitoj sepse udhetimi drejt BE-se do I lehtesohet ne mase te madhe, si dhe perseri do ti ipet mundesia te kete ndikimin e saj per ceshtje e rregullim te brendshem ne Kosove.


    Pra Levizja VeteVendosje , Aktivistet dhe Lideri i tyre, qe nga 2006 e gjer me tani me fakte na argumentonin protestat e kundershtimet qe i benin karshi UNMIK-ut, e EULEX-it, karshi Pakos se Ahtisarit, karshi Decentralizimit te Kosoves ne vija etnike, karshi bisedimeve te pabarabarta, te padrejta e PA Kushte per Serbine etj etj, Gjithahstu LVV na argumentonin edhe protestat e kundershtimet qe i benin edhe kunder privatizimit (shtitjeve/faljeve) te aseteve publiko – shoqerore : KEK-ut, PTK-se, TREPCES, etj etj.

    Por per te gjitha keto protesta, te gjitha keto kundershtime, te gjitha keto veprime te LVV, Aktivisteve dhe Liderit, u bene propaganda te shumta duke i etiketuar si: Ekstremist, si Anti-Amerikan e Anti-Evropian etj etj. Po ashtu propaganda ishte se me keto veprime, me keto kundershtime e protesta LVV do ta Izoloje Kosoven nga Bota Demokratike. Bile bile sa me kujteohet, organizatoret e kesaj proteste per mbrojtjen e Vlerave te UCK-se (OVL-ja dhe te tjeret) kur LVV kerkoi Largimin e EULEX-it nga Kosova, keta shkuan aq larg duke etiketuar se kinse LVV dhe Lideri Albin Kurti ka elemente PRO-Sllave. Kurse tani eshte vet OVL-ja qe kerkon Rishikimin e Mandantit dhe Largimin e EULEX (UNMIK MADE IN SERBIA) nga Kosova?!?!?

    E mira e protestes se 27 Majit 2013 per mbrojtjen e Vlerave te Ushtrise Clrimtare te Kosoves dhe luftes se drejte e te paster qe ishte, eshte se ne kete proteste nuk kishte asnje Flamur te AHTISARIT, dhe kjo gje personalisht me beri te ndihem krenar. Mirepo, mendoj nese me te vertet duam te mbrojme keto VLERA te Ushtrise Clrimtare te Kosoves. Nese me te vertete duam ti mbrojme Luften e Drejte e te Paster qe UCK-ja ne krye me Komandantit Legjendar ADEM JASHARI, Familjen Legjendare Jasharajve dhe Deshmoreve te Kombit, atehrash me cdo kusht te gjithe (LVV, LB, OVL etj etj) duhet kundershtuar Marreveshjen Kosove (Qeveri e Kosoves) me Shtetin Serb. Asesi nuk duhet lejuar qe kjo marreveshje te ratifikohet ne Kuvend te Kosoves. Vetem duke kundershtuar Padrejtesite qe na servohen si nga jashta, po ashtu nga brenda, vetem atehere NE e mbrojme kete VLERE te UCK-se. Prendryshe me fjale e me Protesta te kota nuk mbrohen keto Vlera te UCK-se!!!
    E gjithe protesta eshte farse dhe inskenim i pushtetit kuislingo-banditesk dhe jo dicka serioze per tu shqetesuar...
    Shumica absolute e protestuesve sipas te gjitha gjasave i urrejne "me mish e me shpirt" shume nga ata qe jane arrestuar nga EULEX-i. Gjithashtu shumica nuk do te shkonin fare ne proteste, nese nuk do te ishin detyruar dhe organizuar nga vete pushteti banditesk dhe aktivistet dhe militanet klanor e partiak. Ngjashem sic i organizonin serbet protestat antishqipetare ne Biligrad.
    Pjesa tjeter kane qene kryesisht kurreshtar, njerez te papune, njerez qe kane shkuar per hater te shokut, dajes, nipit, mikut, gazetare, kalimtar te rastit dhe banore te zakonshem te lagjeve ku eshte mbajtur tubimi.
    Njeriu ndonjehere "detyrohet" te shkoje edhe ne t'pame te dikujt qe e ka urryer apo nuk e ka simpatizuar.

    Ky aksion s'kishte lidhje me mbrojtjen e vlerave te UCK-se.
    Dhe jo vetem ky, por cdo aksion i tille nuk do ti mbroje vlerat e UCK-se, edhe nese do te ishte organizim i sinqerte dhe spontan.
    Ne boten moderne dhe perendimore, pavaresisht se si e trajtojme te gjithe problematiken, reagime te tilla konsiderohen ne radhe te pare si prradikale dhe primitive.

    I gjithe aksioni, dhe cdo aksion i tille ne te ardhem eshte ne sherbim te propagandes pushtetore. Prandaj, me mire te merrimi me ceshtje me te rendesishme se t'ju ofrojme platforme te gjere temave te pushtetit te banditeve dhe njerezve te tyre, te cilet fshehen prapa vlerave te UCK-se per te ruajtur pushtetin dhe pasurite e vjedhura nga popullin dhe per ti shitur edhe me tutje interesat e qytetareve, shtetit dhe kombit.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    habitem se si kerkohet drejtesia nga ju, ne formen e Inkuizicionit. me gjyqe ne opinionin publik apo ne protesta.

    a kerkoni shtet???? duhet ta dini qe shteti ka gjykata dhe prokurori. te cilat jane vendet e duhura per te ballafaquar faktet.
    lerini njerezit e drejtesise te bejne procesin e tyre. te ballafaqojne faktet, dhe nese jane te pafajshem, kjo do dali nga faktet e jo nga mendimet e juaja ne opinion apo ne protesta.

    mesohuni te kuptoni se si funksionojne gjerat ne nje shtet te mbare, nese doni te krijoni shtet.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    habitem se si kerkohet drejtesia nga ju, ne formen e Inkuizicionit. me gjyqe ne opinionin publik apo ne protesta.

    a kerkoni shtet???? duhet ta dini qe shteti ka gjykata dhe prokurori. te cilat jane vendet e duhura per te ballafaquar faktet.
    lerini njerezit e drejtesise te bejne procesin e tyre. te ballafaqojne faktet, dhe nese jane te pafajshem, kjo do dali nga faktet e jo nga mendimet e juaja ne opinion apo ne protesta.

    mesohuni te kuptoni se si funksionojne gjerat ne nje shtet te mbare, nese doni te krijoni shtet.
    Ky nuk eshte saktesisht problemi kryesor ne rastin konkret, per te cilin po diskutohet...

    Problemi kryesor eshte fakti se shumca absolute e qytetareve te Kosoves EULEX-in nuk e pranojne si institucion apo organ te tyre te drejtesise apo gjyqesise, por, per arsye te ndryshem dhe ne pergjithesi te kuptueshme, si institucion te huaj, i cili nuk merret me ceshtjet me te rendesishme qe e preokupojne shumicen, sic jane krimi i organizuar dhe korrupsioni, por me veprime shpesh te orkestruara dhe te kordinuara me vete te dyshuarit kryesor per korrupsion dhe krim.
    Perndryshe, shumica absolute e qytetareve nuk e kane kundershtuar dhe nuk e kundershtojne Den Haagen apo edhe gjykimet qe jane mbajtur nga UNMIK-u apo mbahen nga EULEX-i lidhur me krimet e mundshme te luftes -pavaresisht se jo cdo here jane pajtuar apo kane qene te kenaqur.
    Jane ne radhe te pare vete akteret kryesor te pushtetit dhe EULEX-i ne bashkepunim te ndersjellte dhe me vende dhe sherbime te ndryshme, te cilet qellimisht i keqperdorin pozitat dhe situatat per te krijuar nje klime te caktuar dhe per ta terhequr vemendjen e publikut ndaj ceshtjeve me te rendesishme dhe me te rrezikshme ne vend. Pra, keta vete bejne propagande te qellimshme, nxisin dhe organizojne grupe te caktuara per arsye taktike politike. Nderkohe qe shumica e akuzave dhe gjykimeve te tilla zakonisht perfundojne pa ndonje sukses. Pavaresisht qe sterzgjaten, perseri per arsye te njejta politike.

    Rasti i Haradinajve eshte shembull i mire:
    Njeri (Daut haradinaj) ka vuajtur burgun, tjerti (Ramush Haradinaj) ka shkuar vullnetarisht ne Den Haag edhe pse ishte ne poziten e Kryeministrit kur u akuzua. E njejta gje vlene edhe per F. Limaj...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 28-05-2013 më 10:19

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Përfaqësuesi i OVL-së së UÇK-së kërkon largimin e EULEX-i nga Kosova

    Prishtinë, 28 maj - Përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta vazhdojnë të kundërshtojnë arrestimet e fundit të bëra nga EULEX-i. Ata madje kërkojnë largimin e menjëhershëm të këtij Misioni. Por me këtë nuk pajtohen disa analistë politik.Debat i ashpër është zhvilluar ne studion e Rubikonit në KTV-së deri sa është diskutuar për arrestimet e fundit të krerëve të UÇK-së, të njohur si “Grupi i Drenicës”

    Përfaqësuesi i OVL-së së UÇK-së, Xhavit Jashari ka kërkuar që EULEX-I të shkoj nga Kosova ngase sipas tij, po e njollos luftën e UÇK-së.

    Më këtë nuk është pajtuar analisti Shkelzen Gashi i cili ka thënë se gjyqtaret vendor nuk do të mund të zbardhnin ata që vranë civilet.

    Sipas tij askush nuk do të mund të gjykonte komandantet e luftës.

    Gashi ka potencuar madje se kjo nuk ka të bëjë me pastërtin e luftës por për krimet individual të individëve, e të cilët sipas tij duhet patjetër të gjykohen.

    Ndërkaq avokati i ambasadorit Sylejman Selimi, Tomë Gashi ka thënë se as ai nuk mohon se ka mundur të këtë vrasje apo incidente gjatë luftë, por që ato asesi nuk mund të quhen krime lufte.

    Deri sa për Xhavit Jashari me arrestimet e fundit janë prekur strukturat e shtetit, për këtë nuk është pajtuar analisti politik, Fadil Lepaj i cili ka thënë se e gjithë rrëmuja është krijuarë për faktin se janë arrestuar njerëzit e afërt më pushtetin.

    Madje sipas tij nëse e duam Evropa duhet larguar nga pushteti njerëzit që kanë qëllime të qëndroj përjetësisht në pushte.
    http://www.koha.net/?page=1,13,147224

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •