Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 100
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    A mundet kush te na tregoje apo te na thote ndonje rast , kur EULEX ka kapur , arrestuar , apo akuzuar serbe per krime lufte , genocid apo te tjera ne Kosove ? Po rezulton pak e cuditshme qe gjithe ato krime te kryera ne Kosove , nuk po degjojme asnje serb te kapet dhe pergjigjet ! Atehere qenka tamam mendimi se krimet ne Kosove dhe shpopullimin e saj dhe genocidin , e kreu UCK-ja se vetem ajo paska qene ne Kosove dhe vetem ajo paska bere krime lufte !!!????

    Hajt per hajer na qofte ! Paska qene si ne 1997-ten ketu kur Shteti Jugosllav shqiptar , mobilizonte shqiptaret per te luftu dhe bere krime mbi shqiptare ! Me vra vellau- vellaun ! rac e keqe shume paskena qene ! Iu kemi ra ne qafe edhe kojshinjve si serbeve dhe grekeve ! Rrnofte EULEX-i dhe drejtesia kunder vellavrasesve shqiptare !

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    A mundet kush te na tregoje apo te na thote ndonje rast , kur EULEX ka kapur , arrestuar , apo akuzuar serbe per krime lufte , genocid apo te tjera ne Kosove ? Po rezulton pak e cuditshme qe gjithe ato krime te kryera ne Kosove , nuk po degjojme asnje serb te kapet dhe pergjigjet ! Atehere qenka tamam mendimi se krimet ne Kosove dhe shpopullimin e saj dhe genocidin , e kreu UCK-ja se vetem ajo paska qene ne Kosove dhe vetem ajo paska bere krime lufte !!!????

    Hajt per hajer na qofte ! Paska qene si ne 1997-ten ketu kur Shteti Jugosllav shqiptar , mobilizonte shqiptaret per te luftu dhe bere krime mbi shqiptare ! Me vra vellau- vellaun ! rac e keqe shume paskena qene ! Iu kemi ra ne qafe edhe kojshinjve si serbeve dhe grekeve ! Rrnofte EULEX-i dhe drejtesia kunder vellavrasesve shqiptare !

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte


    UDB-ASHO -SOTOSAURËT DHE KOS-ISTO -SOTOSAURËT E “BOTA SOT” NË NDJEKJE TË VAZHDUESHME TË NJERËZVE TË UÇK-SË



    Publikuar më 25 maj, 2013 në orën 05:45

    Tafil Duraku

    Këto ditë, në gazetën ‘nacionale’ “Bota Sot”, vazhduan, në seri (prej 14-19 maj 2013), shpifjet e sinkronizuara të UDB-asho KOS-istëve LDK-istë e “shqiptaro”-titistë, në kurriz të figurave më emblematike të UÇK-së, me të vetmin qëllim për ta përbaltur atë luftë të shenjtë shqiptare dhe për t’i denigruar luftëtarët e saj. Madje, ato shpifje, me theks të veçantë u drejtuan kundër figurës më emblematike të UÇK-së, ish-Komandantit të UÇK-së, z. Sylejman Selimi, tash ambasador i “Republikës së Kosovës” në Tiranë.

    Gishtbëria dhe shpifjet e vazhdueshme, kuptohet, të sinkronizuara në kuzhinat më antishqiptare, kundër luftës së drejtë të UÇK-së dhe luftëtarëve të saj, nuk janë të paqëllimshme politikisht dhe antishqiptarisht. Flamurin lart të kësaj gishbërieje antishqiptare, “patriotike” dhe “kombëtare”, e mban gazeta ‘nacionale’ “Bota sot”, me stafin e saj të rafinuar “patriotik” e “shqiptar”.

    Madje, gazeta “kombëtare” “Bota sot”, për t’i qartësuar edhe më pozicionet dhe qëndrimet e saj “shqiptare”, shkon edhe më thellë ujërave të pista, në të cilat e ka futur LDK-ja e dalë nga Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë (si LKK e shndërruar në LDK). Ajo gabon rëndë kur i quan luftëtarët emblematikë të asaj lufte shqiptare, “Komandantë të vetëshpalluar të UÇK-së”, duke i akuzuan një rresht më poshtë: ‘që “vranin e kthjellnin” natën e ditën në Kosovë!’… Kjo lloj lufte speciale e shtrigave dhe shtriganëve të LDK-së qet në shesh fytyrën e vërtetë antishqiptare të asaj kuzhine më të rafinuar të Beogradit në Kosovën e pushtuar shqiptare.

    Kjo luftë speciale kundër UÇK-së dhe kundër figurave të saj emblematike, të cilën e pat trasuar “Presidenti histo(e)rik”, Dr. Ibrahim Rugova, po i jep frytet e veta “shqiptare” përditë që ka dhënë Zoti(Sic!) ‘Nacionalja’ “Bota sot” dhe simotrat e saj në Prishtinë dhe në Tiranë, kanë intensifikuar luftën e tyre “shqiptare” e speciale anti-UÇK.

    Ajo gazetë “nacionale”, publikisht, para çdo shqiptari, po e tregon “shqiptarësinë” e saj të kulluar jugosllave e “shqiptaro”-titiste. T’i quash, sot, 14 vjetë pas lufte, komandantët e UÇK-së si “komandantë të vetëshpalluar” nuk është asgjë tjetër pos një lufte shtrigash e shtriganësh të kulluar antishqiptarë në kurriz të UÇK-së shqiptare.

    Që këtu, do thënë se institucionet ndërkombëtare në Kosovë, si ai i EULEX-it etj., janë të keqinformuara dhe të keqdrejtuara qëllimshëm nga qarqe e barqe të njohura “shqiptare” e “patriotike”, LDK-iste, në kurriz të UÇK-së dhe të luftëtarëve të saj shqiptarë.

    Parimisht, ato që shkruhen për “Vajzat e dhunuara” dhe për të “torturuarit” nga UÇK-ja, nuk janë asgjë tjetër vetëm shqipfje dhe intriga, sepse, pikërisht, ato “vajza të dhunuara” dhe ata të “torturuar” i ka përgatitur LDK-ja dhe “Bota sot” për t’i futur në gji të UÇK-së dhe të komandantëve të saj, për t’i akuzuar sot me skenarët më të paturpshëm antishqiptarë, të cilët janë përgatitur në kuzhinën më të rafinuar “shqiptare” të Beogradit në Kosovë, në LDK-në e Prishtinës, të cilat gatesa i shpërndan në publikun shqiptar ‘nacionalja’ “Bota sot”.

    Ajo që është për t’u dyshuar me të madhe, është fakti pse EULEX-i dhe institucionet e tjera ndërkombëtare në Kosovë u besojnë fabrikimeve të ‘nacionales’ “Bota sot” dhe atyre të simotrave të saj “shqiptare” në Kosovë dhe në Tiranë.

    Ajo që duhet thënë botërisht, është fakti se UÇK-ja nuk ka bërë krime lufte në Kosovë, dhe as i ka dënuar, përdhunuar e keqtrajtuar shqiptarët dhe popullatën civile, siç akuzohet nga ‘nacionalja’ “Bota sot” dhe simotrat e saj. Është edhe një fakt tjetër se spiunët “shqiptarë” të LDK-së dhe të simotarve të saj, UÇK-ja nuk i ka trajtuar si spiunë, sepse, po t’i trajtonte ashtu, sot, do të ishte një gjendje krejt tjetër në të gjithë hapësirën etnike shqiptare.

    Hapi i ri i Misionit të Sundimit të Ligjit, EULEX, në Kosovë,sot, më 23 maj 2013, për arrestimin e komandantëve të UÇK-së nga Zona Operastive e Drenicës (Nga Zona e Parë e Lirë e Luftës së UÇK-së) është një hap tendencioz, i cytur nga qarqe të Beogradit në Prishtinë, të cilave u (para)prinë ‘nacionalja’ “Bota sot” dhe simotrat e saj, të cilat (tele)dirigjohen nga LDK-ja “shqiptare” e putino-medvedevëve të Prishtinës.

    Hapi i EULEX-it, u mor jo plotë një javë pas akuzave publike të ‘nacionales’ “Bota sot”. Kjo tregon qartë se kjo “nacionale” u ka (para)prirë të gjitha fushatave anti-UÇK dhe antiluftë, madje, pas kompromitimit të të gjitha zonave të luftës së UÇK-së, kur të gjitha u akuzuan dhe u ndoqën për “krime lufte”, nuk është aspak rastësi që Zona Operative e Drenicës u la e fundit për t’u akuzuar për “krime lufte”, sipas skenarit politik e “’patriotik’ shqiptar” të LDK-së dhe të “Presidentit” të saj histo(e)rik, Dr. Ibrahim Rugova.

    Në gjithë këtë fushatë të koordinuar antishqiptare, antiluftë dhe anti-UÇK, Misioni për Sundimin e Ligjit, EULEX, duhet të jetë shumë i kujdesshëm, që të mos bie pre e shantazhit dhe krimit të organizuar LDK-ist e botaosotosaurist, në kurriz të luftës së lavdishme të UÇK-së dhe të njerëzve të saj emlematikë.

    Burojë, më 23 maj 2013
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte


    KU I KA RRËNJËT DISKREDITIMI I LUFTËS SË UÇK-SË?

    Publikuar më 28 maj, 2013 në orën 23:38
    Tafil Duraku

    Parë realisht, diskreditimi i derisotshëm i luftës së lavdishme të UÇK-së dhe i vlerave liritare e bashkimtare të saj, qoftë ai i fillimluftës a i luftës, qoftë ky 14 vjetë pas saj, rrënjët reale i ka te “shqiptaro”-titistët LDK-istë&Co, te UDB-asho - KOS-istët “shqiptarë” të Prishtinës dhe te shokët e tyre në Tiranë e gjetkë. Pra, diskreditimi i luftës së UÇK-së i ka rrënjët e veta te ushtria UDB-asho KOS-iste e shqiptaro-titistëve, të cilat rrënjë antishqiptare i ujisin Beogradi dhe Moska. Nuk duhen shumë analiza dhe mendësi logjike për të ardhur te përfundimet e tilla, të cilat, në vazhdimësi, i kemi trajtuar e thënë në shkrimet tona të mëhershme.

    Çfarë synon ky diskreditim i vazhdueshëm i vlerave të luftës sonë liritare e bashkimtare? Cilat janë rrënjët e tij që e ushqejnë atë vazhdimisht dhe kush i ujitë ato rrënjë antishqiptare? Sharësit dhe shantazhuesit e luftës sonë të drejtë e të shenjtë shqiptare janë LDK-istët, PSHDK-istët, PLK-istët e “shqiptaro”-titistë të tjerë, të kuq, të gjelbër, të zezë e të pistët e të gjitha kohëve antishqiptare të shndërruar në “patriotë” FARK-istë e “UÇK-istë”.

    Kush më shumë e kush më thellë, në vijimësi, ia nguli dhe po ia ngulë thikën në shpinë luftës së lavdishme të UÇK-së dhe luftëtarëve të saj, dje e sot? Pse po e diskreditojnë luftën tonë të shenjtë shqiptare në këto përmasa? Kush po e stimulon gjithë këtë diskreditim, pos Beogradit dhe Prishtinës shqiptaro-titiste e Tiranës prishtinisto-ibrahimrugoviste? A po diskreditohet kështu e këtu, tërthorazi, edhe aleanca më e fortë botërore, NATO, e cila qe aleatja qiellore e luftës sonë lavdiplotë të UÇK-së?

    Pas shumë shekujsh robërie e fashizmi që përjetuam ne shqiptarët e kësaj pjese të Shqipërisë Etnike nga pushtuesit serbo-jugosllavë, fatkeqësisht, tash, po vazhdon edhe një terror tjetër i përmasave fashiste “shqiptaro”-serbo-ndërkombëtare, në krye me EULEX-in e serbomadhit Salustro, në kurriz të luftës së lavdishme të UÇK-së dhe të prijësve e luftëtarëve të saj, edhe 14 vjetë pas asaj lufte fashiste qe e organizoi Serbia për shfarosjen e shqiptarëve nga trojet e veta autoktone dhe etnike, për spastrimin etnik dhe ripushtimin e trojeve shqiptare. A është kjo një rastësi? JO. Por, pse po e mbështet EULEX-i Serbinë pushtuese e fashiste?... Për ta barazuar luftën tonë të drejtë, mbrojtëse e lirimtare, me fshizmin e saj?...

    Fatkeqësia tjetër është se “prijësit” politikë dhe “komandantët” e UÇK-së as tash nuk po e shohin pse i favorizuan dhe pse u dhanë pasuri, favore e kompetenca të pakufijshme vetëm atyre “burrave” e “luftëtarëve” dhe disa “të burgosurve politikë shqiptarë”, të cilëve u përket edhe faji themelor (kryesor) i lejimit të diskreditimit të luftës sonë të lavdishme, me detyrimin e tradhtisë së betimit të luftës së UÇK-së. Dikush duhet të japë llogari për shkarjen e luftës së UÇK-së në këtë gjendje diskreditimi e poshtërimi që po i bëhet botërisht, madje, edhe nga EULEX-i i “paanshëm” serbomadh.

    Parë realisht, rrënjët e diskreditimit të luftës së lavdishme të UÇK-së, janë në Prishtinë e Tiranë, në Podgoricë e Shkup, në Preshevë e gjetkë dhe ato rrënjë i ujitë vazhdimisht Beogradi antishqiptar, i cili ka krijuar e thurur aleanca të njohura e të panjohura mes Prishtinës shqiptaro-titiste, antishqiptare e kosovariste, Tiranës saliberishiste, me shumë shtete mike rajonale e ndërkombëtare të Serbisë, që nga Rusia, Italia, Franca, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, etj.

    Mos, vallë, i gjithë ky presion politik e antishqiptar, serbo-“shqiptaro”-ndërkombëtar, synon nxitjen e një lufte të re, Luftës së Tretë Botërore, për ta mbajtur të copëtuar e të pushtuar Shqipërinë, serbo-kosovaro-ndërkombëtarisht?(Sic!) Në këtë pikë, OKB dhe organizatat e saj përfaqësuese, ndërkombëtare, në Kosovë, si KFOR-i dhe EULEX-i, duhet të jenë shumë të kujdesshme, sepse, kështu siç po sillen e siç po veprojnë në Kosovë dhe në kurriz të shqiptarëve autoktonë, duke i barazuar shqiptarët liridashës me kriminelo-fashitët serbë, edhe durimit shqiptar në trojet e veta etnike mund t’i vie fundi, dhe, pastaj, shkaktare të çdo konflikti të mundshëm shqiptaro-serbo-ndërkombëtar, në Kosovë, janë KFOR-i dhe EULEX-i, të dërguarit ordinerë të OKB në Kosovë.

    Por, i kujtdo që të jetë faji, sërish duhet të kthehemi tek rrënjët e diskriminimit të luftës së UÇK-së, në Kosovë, të cilat rrënjë janë: shqiptaro-titistët ibrahimrugovistë e LDK-istë dhe ato rrënjë “patriotike” e “shqiptare” po i ujitë Beogradi në Prishtinë, si dhe Burri i Shkinës nga Tirana.
    Ajo që duhet ta themi këtu me plot gojë, është fakti: Pse EULEX-i ka rënë pre e atyre rrënjëve antishqiptare, e atyre elementeve recidiviste pushtuese të fqinjëve tanë, siç është Serbia me aleatët e saj të maskuar malazezo-maqedon e “shqiptaro”-titistë, valle të cilës i passhkon në çdo hap Rusia putiniste dhe mbështetëse, tashmë, e njohur, e Serbisë.

    Por, ajo që duhet të thuhet këtu, po ashtu, është fakti shumë i dallueshëm, se, EULEX-i, me këtë politikë antishqiptare dhe antiUÇK (të cytur nga brenda), me këto veprime të papërgjegjshme dhe të “paanshme” serbomëdha, po provokon dhe po nxitë konflikt dhe luftë të hapur në Kosovën e pushtuar shqiptare nga “kosovarët” shqiptaro-titistë.
    Apo, nuk i paska rrënjët te shqiptaro-titistët LDK-istë&Co dhe te mjetet e tyre të “informimit” publik i gjithë diskreditimi që po u bëhet vlerave të luftës së UÇK-së, të cilin diskreditim, pa as më të voglin dyshim, po e mbështet, pas KFOR-it, EULEX-i serbomadhit Salustro.

    Burojë, më 27 maj 2013
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Dëshmitari ‘D’: E vrau Sami Lushtaku!



    Sami Lushtaku akuzohet për vrasje. Kryetari i rizgjedhur i Skenderajt ngarkohet nga prokuroria e EULEX-it edhe për veprën penale të cenimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve. Lushtaku është njëri nga pesëmbëdhjetë pjesëtarët e ish-UÇK-së, të akuzuar për krime të luftës. Ky rast njihet si “Grupi i Drenicës”.

    Për kohën për të cilën akuzohet, Sami Lushtaku ishte komandanti i Zonës Operative të Drenicës. Prokurori i rastit, Mauricio Salustro, pretendon se i akuzuari Lushtaku, veprën penale e ka kryer në shtator të vitit 1998. Në aktakuzën e plotë të siguruar nga Tribuna, prokurori pretendon se ndaj Sami Lushtakut ka dëshmuar personi që konsiderohet bashkëluftëtar i ngushtë i tij.

    Madje Lushtaku e dëshmitari i koduar me shkronjën ‘D’, janë shumë të njohur mes vete, edhe përtej shoqërisë së luftës. Në aktakuzë përshkruhet edhe lidhja familjare ndërmjet tyre. /tribuna/
    http://www.zeri.info/artikulli/20628...-sami-lushtaku

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte



    Koci : Sami Lushtaku nuk e ka vrarë askënd

    Bota Sot | 15.11.2013 12:51


    Avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci, mohon akuzat e dëshmitarit “D”, i cili e akuzon klientin e tij se në shtator të vitit 1998, ka kryer një vrasje.

    Koci, për “Bota sot”, thekson se Lushtaku nuk e ka vrarë askënd sepse në shtator të vitit 1998, Lushtaku nuk ka qenë komandant i zonës së Drenicës.

    “Dëshmitari “D”, e akuzon z. Lushtakun kinse për vrasje. Kjo deklaratë është tërësisht e pavërtetë . Z Lushtaku nuk e ka vrarë askënd dhe nuk ka qenë komandant i zonës së Drenicës, në shtator të vitit 1998 ashtu siç pretendon dëshmitari D. Z. Lushatku është emëruar komandant i zonës së Drenicës në shkurt apo mars të vitit 1999”, thekson Koci.

    Sipas tij, dëshmitari “D”, nuk mund të ketë qenë bashkëluftëtar i Lushtakut, përderisa nuk e din kohën se kur ai është emëruar komandant zone.

    “Çfarë bashkëluftëtari i ngushtë i z. Lushtaku ka qenë dëshmitari “D”, kur nuk e din se kur është emëruar komandant zone,z. Lushtaku. Ajo pikë e aktakuzës është ngritur në bazë të dëshmisë jokredibile të dëshmitarit të mbrojtur D”, thotë ai.

    Kryetari i rizgjedhur i Skenderajt ngarkohet nga prokuroria e EULEX-it edhe për veprën penale të cenimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve. Lushtaku është njëri nga pesëmbëdhjetë pjesëtarët e ish-UÇK-së, të akuzuar për krime të luftës. Ky rast njihet si “Grupi i Drenicës”.

    Për kohën për të cilën akuzohet, Sami Lushtaku ishte komandanti i Zonës Operative të Drenicës. Prokurori i rastit, Mauricio Salustro, pretendon se i akuzuari Lushtaku, veprën penale e ka kryer në shtator të vitit 1998.

    Madje Lushtaku e dëshmitari i koduar me shkronjën ‘D’, janë shumë të njohur mes vete, edhe përtej shoqërisë së luftës. Në aktakuzë përshkruhet edhe lidhja familjare ndërmjet tyre./BS
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #77
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Talking Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    edhe ky Juleksi pis po del, i mban njerezit me muaj, ne vend se ti dorezonte UKB-jes dhe ti dergonte ne ndonje mision nderkombetare, sa rrine aty kot edhe ja sosin buxhetin taksapaguesve, po çoj ne Siri, deri tani ti kishin demontuar gjysmen e atyre sandukave qe po shkaktojne skandal nderkombetare... Lirisht edhe ate me uniforma te kumandantave te shkonin ne operacionet luftarako-paqesore... Njesiti kriminelo-ekologjik njerezore, perfundimisht ne mision te paqes!
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Me ty komandant e për ty komandant



    Qytetarë të shumtë iu kanë bashkuar thirrjes së organizatave studentore për të marrë pjesë në marshin protestues kundër arrestimin e Grupit të Drenicë “Grupit të Drenicës” dhe të gjithë ish luftëtarëve të UÇK-së.

    Protestuesit janë duke u mbledhur tek Qendra Studentore e Prishtinës dhe tani për tani ende nuk ka filluar marshimi, pasi që siç paralajmërojnë organizatorët janë duke pritur edhe qytetarë nga komuna tjera për të iu bashkangjitur kësaj proteste.

    Qytetarët janë duke mbajtur në dorë fotografi të Sami Lushtakut, Sylejman Selimit, dhe të arrestuarve të tjerë të këtij grupi, me mbishkrimet “Me ty komandant e për ty komandant” dhe duke brohoritur “UÇK”, raporton KosovaPress. /Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/me-ty...t-2-38160.html


    Jane bere si radikalet serb...
    Edhe ata dilnin dhe dalin keshtu per te protestuar kunder arrestimeve dhe gjykimeve te "ish-komandateve" te tyre ne Kosove, Bosnje dhe Kroaci.
    Vete "e kane ftuar" EULEX-in ne "shtetin" e tyre dhe tani jane kunder qe ky te merret me njerezit ("komandantet") e tyre dhe krimet eventuale kunder shqipetareve.

    Keta nuk duan drejtesi, por vetem institucione dhe organe formale, sa per sy e faqe dhe per te justifikuar pushtetin e hajduteve dhe per te legjitimuar vjedhjen masive te popullit dhe pasurimin ne kurriz te tij. Debila qe se meritojne as te quhen shqipetar.

    "Druze komandante, mi ti se kunemo da se tvoga puta ne skrenemo!"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 18-11-2013 më 10:40

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Poshtë EULEX-i, “Arrestoni kriminelët në veri



    Nis protesta në mbrojtje të “Grupit të Drenicës”

    (E plotësuar) - Kryetari i Organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muharrem Xhemajli gjatë protestës në Prishtinë, ka thënë se ata janë mbledhur në mbrojtje të vlerave të luftës edhe pse vetë nuk ishin organizator të kësaj proteste.
    Realisht ne sot si organizata të dala nga lufta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jemi mbledhur këtu për me qenë në mbrojtje të vlerave të luftës. Ne edhe pse nuk jemi organizator të kësaj proteste, por vetëm bashkëpjesëmarrës dhe kemi qenë në mbështetje të kësaj proteste dhe do të jemi në mbështetje të gjitha protestave dhe gjitha aktiviteteve të cilat do të organizohen pavarësisht se nga kush do të organizohen ato në mbrojtje të vlerave të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thotë Xhemajli.

    Ai ka thënë se organizimi i protestës nga rinia studentore tregon kulturë dhe një vetëdijesim qytetarë në mbrojtje të këtyre vlerave.

    Vetë fakti i organizimit nga rinia studentore të kësaj proteste tregon një kulturë dhe një vetëdijesim të qytetarëve të Republikës së Kosovës për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së dhe në i bëjmë thirrje se edhe në protestat në vazhdim të cilat do të organizohen nga organizatave e Veteranëve dhe nga të tjerët që gjithë qytetarët të angazhohen në mënyrë sa më masive në mbrojtje të vlerave të UÇK-së dhe bartësve të saj”, tha ai.

    Xhemajli shtoi se prej përfundimit të luftës e deri më sot, jemi dëshmitarë të arrestimeve dhe padrejtësive të mëdha, kurse EULEX-i dhe drejtësia në Kosovë nuk kanë bërë asgjë për ti ndjekur kriminelet e vërtet serb.

    Ne jemi dëshmitar të ballafaqimit të mdhaja të arrestimeve dhe padrejtësive të cilat janë bërë në vazhdimësi prej përfundimit të luftës e deri më tani, ndërsa jemi dëshmitar të asaj që EULEX-i dhe drejtësia në përgjithësi në Kosovë nuk ka bërë asgjë për t’i ndjekur kriminelet e vërtetë, që do të thotë kriminelet serb që kanë bërë me mijëra masakra dhe krime kundër popullatës civile shqiptare”, ka thënë Xhemajli.

    Njëri nga organizatorët ka thënë se në rast se EULEX-i nuk merr masa për lirimin e komandatëve, atëherë protestat do të jenë masive.

    Ne sot nuk kemi ardhur të majmë fjalime. Kemi ardhur për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve. I themi EULEX-it që kriminelet i kanë në veri e në Beograd”, ka thënë njëri nga organizatorët e protestës.

    Fatmir Spahiu, nga këshilli organizativ tha se ish- pjesëtarëve të UÇK-së po u bëhet padrejtësi.

    Si student jemi mbledhur këtu për padrejtësitë që po u bëhen ish pjesëtarëve të UÇK-së. Kërkojmë nga EULEX-i t’i ndalojë njehërë e përgjithmonë ndjekjet e pjesëtarëve të UÇK-së. I bëjmë ftesë që menjëherë t’i lirojë çlirimtarët”, ka thënë Spahiu.


    Protesta ka përfunduar, ndërkohë që të gjtihë pjesëmarrësit janë larguar të qetë.

    Protestuesit kanë arritur përballë zyreve të EULEX-it. Me fotografi të luftëtarëve në duar, ato po bëjnë thirrje për lirimin e tyre.

    Poshtë EULEX-i”, “Arrestoni kriminelët në veri”, janë disa nga thirrjet që protestuesit po bëjnë përballë ndërtesës së EULEX-it.

    Një numër i konsiderueshëm i studentëve, veteranëve të UÇK-së, organizata të ndryshme jo qeveritare si dhe një numër i madh i qytetarëve, kanë nis protestën në shenjë kundërtishtimi të arrestimit dhe ngritjes së aktakuzës ndaj “Grupit të Drenicës”.

    Protesta ka nisur nga qendra e studentëve dhe po vazhdon në drejtim të EULEX-it.

    Protestë në mbrojtje të “Grupit të Drenicës”
    Këshilli Organizativ i Studentëve i përkrahur nga më shumë se 16 organizata joqeveritare në shenjë kundërshtimi dhe pakënaqësie me arrestimet e fundit të ish ushtarëve të UÇK-së të njohur si “Grupi i Drenicës”, kanë paralajmëruar protestë për të kërkuar nga EULEX-i lirimin e menjëhershëm nga të gjitha aktakuzat pjesëtarët e “Grupit të Drenicës” dhe çdo pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Marshi i cili do të mbahet sot do të jetë paqësor dhe nis në orën 12:00, nga Objekti i Qendrës Studentore në drejtim të objektit të EULEX-it.

    Të rinjtë e Skenderajt, organizatat joqeveritare, klubet sportive, organizatat e artistëve dhe organizatat rinore, do të mbështesin protestën në mbrojtje të “Grupit të Drenicës”.

    Me anë të një komunikate të përbashkët, përfaqësuesit e rreth 16 organizatave joqeveritare, kanë njoftuar se janë kundër ngritjes së aktakuzave ndaj ish udhëheqësve më të lartë të UÇK-së, duke i quajtur akuzat, tendenca për të diskredituar figurat e UÇK-së.

    Vlerësojmë se këto aktakuza janë tendenca për të diskredituar figurat më të rëndësishme të luftës sonë çlirimtare, me akuza për vepra të paqena. Proceset politike që po kurdisen janë sulme të drejtpërdrejta ndaj vlerave më të çmuara mbi të cilat është ndërtuar liria dhe pavarësia e vendit tonë. Organizatat tona vlerësojnë se arrestimet dhe ngritja e aktakuzave për krime lufte ndaj ish pjesëtarëve të UÇK-së janë pengesë për zhvillimin dhe perspektiven tonë të përbashkët. Duke shprehur indinjatën tonë për mosndëshkimin e kriminelëve të vërtetë që gjatë periudhës së luftës në Kosovë vranë, masakruan dhe përdhunuan mijëra qytetarë Shqiptarë të Kosovës, ne besojmë në pastërtinë e luftës sonë për liri dhe në pafajësinë e ish pjesëtarëve të UÇK-së”, thuhet në komunikatën për media.

    http://www.botasot.info/kosova/25216...nelet-ne-veri/

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin


    Jane bere si radikalet serb...
    Edhe ata dilnin dhe dalin keshtu per te protestuar kunder arrestimeve dhe gjykimeve te "ish-komandateve" te tyre ne Kosove, Bosnje dhe Kroaci.
    Vete "e kane ftuar" EULEX-in ne "shtetin" e tyre dhe tani jane kunder qe ky te merret me njerezit ("komandantet") e tyre dhe krimet eventuale kunder shqipetareve.

    Keta nuk duan drejtesi, por vetem institucione dhe organe formale, sa per sy e faqe dhe per te justifikuar pushtetin e hajduteve dhe per te legjitimuar vjedhjen masive te popullit dhe pasurimin ne kurriz te tij. Debila qe se meritojne as te quhen shqipetar.

    "Druze komandante, mi ti se kunemo da se tvoga puta ne skrenemo!"


    Rrena me e madhe eshte te thuhet se vet e kan thirr euleshin....euleshin nuk e ka thirr askush....para euleshit ishin ata banditet qe quheshin unmik,per tu "largu" unmiku duhej te vinte euleshi.....e per keto shkuarje te unmikut e ardhje te euleshit neve (pdk,lkj,aak,akr,vv)sna pyet askush.

    EULESHI eshte bande kriminale me imunitet diplomatik..................

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •