Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 100
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga anita340 Lexo Postimin
    Te quajta cope idioti une po dhe kaq idiot sje ti jo. I iken llafit dege me dege dhe del aty ku do ti. E mendon se te tjeret hane bar.
    Nejse.....Doja te dija ne cfjali u ndjeve i kercenuar ti nga une? Mos te duket vetja kaq i rendesishem. Jo mor jo, vetme shpreha mendimin tim. Disa idiot e kane sherrin e madh dhe druri u ben mire. Kete po mnendoja une. Dhe nje nder ta je ti. Po mos mendo qe do te te japi kush dru ty.

    E lane drune keta dhe vrapun pas lekut ndaj erdhen ku erdhen. Po te vazhdonin punen fisnike me dajak ne dore edhe Kosova do te ishte me mire, se idiotet e spiunet sdo te kishin hapesire veprimi po edhe vet do te ruanin me mire ate qe e ndertun me gjak e me djerse.

    Ti cope idioti ne 50000 - 60000 ushtare te uck-s vetem dica mija ishin ushtare te mirefillite qe sipas llogarise tende i bie te kene vrare rreth 1000 a 2000 serb.I vrau NATO nga qindra metra lartesi paramilitaret ne Abri Likoc e Rezalle thua ti?
    Po cilin nga te arrestuarit nuk ka qene ushtare prej verteti ne UCk ishe pyetja. Madje isht akoma me e qarte, per cilin nga keta garanton ti qe nuk ka vrare serb. Se ne postimin qe kam citu une ti ke thene shumica prej tyre. Ata jane shtate e shumica i bie te jene te pakten 4. Cili pra nuk ka pare ushtare me sy. E njeh ti Sahit Jasharin? Po Avni Zabelin? Pyet ne Skenderaj dhe gjej dikend qe te te flase keq per Avni Zabelin. Eshte nder njerzit me te virtytshem qe ka Kosova. E une te garantoje qe jo vetem i ka pare po ka luftu ne 7 e 8 metra afersi me paramilitare.

    U ndjeve i ofenduar zotria jote. Po ti qe ofendon te tjeret duke i prekur ne piken me te ndjeshme te sedres? A llogarite ti qe ne forum k ushtare te UCK, nga ata qe e kane vene jeten ne rrezik per te mbrojtur ate qe mund te mbrohej, ne kohen qe ti e soji e sorollopi keni ikur nga syte kembet?Po ska gje se nuk ndjehen te ofenduar nga gjithkush ata. Tekefundit kush dreqin je ti qe te arrish te ofendosh ushtarin me te thjeshte te UCK-se qofte ata qe skane pare ushtare me sy. Jo per ty po per ata qe te lexojne ty e mbase i lexojne edhe keto qe po te them une do te te sqaroje nje gje te cilen ti e di, po si dhelper e poshter qe je behesh qe se di. Ne luften e Llapushnikut ne korrik te 98 tes, UCK i ka zbrapsur serbet mplot dy dite e dy net. Nje numer i vogel ushtaresh me arme primitive, secili prej tyre kishte dy tanke serbe perballe. E kam pare vet me syt e mi ( nga larg se mos po e keqinterpreton ti sic e ke zakon) tankun kur ka mbetur i djegur ne fushat me grure........ Qe te mos thuash se po flas e bazuar ne propagande gazetash. Ne mesin e ushtareve ka qene edhe vellau im 18 vjec aso kohe dhe kusheriri im. Dy muaj me vone kusheriri im eshte vrare me plumb ne fytyre dhe nga afersia , ne kohen kur bashke me shoket e tij ishin vene ne mbrojtje te popullates. Dy ore me heret iu ka premtuar njerzve aty ku ka qene se per se gjalli si tlejonin tu afroheshin serbet. Dhe su afruan ata sa ishe gjalle ai. Cdo te bente tjeter ai pos kesaj? E nuk ka qene i vetem ai.
    Apo as kete se beson ti?

    Sta ze per te madhe. Nje tip si ti nuk ze bese vepra kaq te medha.

    COPE IDIOTI!
    Keto perralla s'kane asnje rendesi per mua...
    Ka mijera "perralla" te tille nga lufta e Kosoves.
    Nuk jam aspak i interesuar te lexoi peralla te tilla. Kujt ti interesojne, le ti lexoje, s'kam asgje kunder.

    Faktet relevante per diskusionin jane ato qe permenda une.

    Sipas statsitikave te besueshme kishte reth 600 ushtare dhe 400 police te vrare serb.
    Nje pjese e konsiderueshme ishin te vrare nga NATO.
    Numri i luftetareve te UCK-se, te cilet jane regjistruar si te tille eshte afer 60.000.
    Edhe nese do te ishin vetem 20.000 apo 30.000 nuk ka rendesi te madhe. Perseri do te ishin me se shumti reth 300-500 serbe te vrare nga UCK, ne rrethana te ndryshme dhe kryeshisht police dhe paramilitare (Afer 100 jane vra vetem ne Betejen e Koshares !).
    Perndryshe, vllezer, daje, shoke, miqe etj. qe jane vrare, qe jane plagosu, qe na tregojne te verteta, gjysme te verteta, thashethena dhe perralla te luftes ne Kosove kemi te gjithe.

    Po te kishim bere lufte si duhet, pavaresisht se vepra e secilit qe ka kontribuar per aq sa kishte mundesi ne ate kohe eshte absolutisht per cdo lavdate dhe e pamohueshme, do ti kishim punet me ndryshe.
    Jo si tani, ku nje pjese e mire dhe e rendesishme e territorit praktikisht eshte e humbur, nje pjese tejter kontrollohet dhe shfrytezohet de facto nga Serbia, ndersa pjesa tjeter qeveriset dhe kontrollohet nga bandat e ndryshme, mafia, krimi i organizuar, sherbimet e huaj sekrete, perfshi edhe ate te Serbise dhe nga NATO. Pasojat i njeh secili shqiptar dhe vezhgues i interesuar. Shume te rinje dhe te reja kosovare, ato qe kane mundesi, largohen per cdo dite nga Kosova, per shkak se nuk shohin asnje perspektive ne nje konstrukt artificial strategjik ne dore te mafias dhe krimit te organizuar qe legjitimojne kapjen e shtetit dhe institucioneve te shoqerise si dhe vjedhjen masive te shtetit dhe cdo qytetari me luften e tyre kinse "madheshtore".

    Me ato perrallat dhe romantizmat e luftes ndoshta mund ta impresionosh dike qe nuk e njeh Kosoven, nuk dine cka eshte Kosova, nuk e done Kosoven, nuk i njeh njerezt e kosoves, nuk i njeh rrethat e luftes dhe paqes ne Kosove ...apo edhe ndonje femije dhe nxenes te klaseve te para ne fshatra malore te Kosoves.

    Ofendimet dhe fyerjet personale, pavaresisht se de facto nuk me bejne pershtypje, megjithate, jane te ndaluara, te denueshme dhe shprehje e kultures se ulet te sjelljes dhe diskutimit.
    Eshte e njejta fryme, e njejta sjellje dhe i njejti mentalitet si ato te disa hoxheve dhe e disa islamikeve fundamentaliste, te cilet deshirojne ta ulin diskursin (privatisht dhe publikisht) ne nivelin me te ulet te mundshem, ku nuk kane me rendesi faktet, argumentet dhe shkembimi i mendimeve dhe kritikave te ndryshme, por ne radhe te pare efekti zakonisht i pritshem i zemrimit personal ose publik ndaj fjalorit ofendues, denigrues dhe diskriminues kunder individeve apo grupeve te caktuara.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 08-06-2013 më 03:11

  2. #62
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Po te kishim bere lufte si duhet..
    A po na jep nje ide se -si duhet- bere lufta?

    Qe une po e jepi menimin tem.
    Ne kushtet ne te cilat ka vepru Uçk-ja, bojkot i brendshem e jashtem, pa mbeshtetjen e asnje institucioni egzistues.. te jashtem jo se jo por as i atij te brendeshem dhe as atij te shtetit Shqiptar.. eshte e paimagjinueshme te behet me mire. Eshte vare krejtesisht prej vullnetiti te lire dhe te mire individual te qytetareve.. dhe jo çfaredo qytetari.. po te atij qe per 10 vjet rresht ka qene pre e propagades pacifiste e nenshtruese te politikes vendore dhe asaj nderkombetare(idem me te sodit). Uçk-ja s'ka patur asnje aleat.. si kombi shqiptar qe s'ka.
    Nese ja shtojme krejt ketij hendikepi startues edhe infiltrimin e oportunisteve dhe agjenteve brenda vet Uçk-se, veqanerisht ne udheheqjen politike..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776

    Ato qe ti i quan "perralla", ti & co do te donit ti shlyenit pergjithmone nga kujtesa e popullit. Sdo te donit te flitej kurre per to.Te kuptoj plotesisht.

    Sipas statistikave tua pra del qe te pakten dikush nga UCK ka pare ushtare serb me ty. Dhe pyetja qe shtrova une ishte shume faktike, e bazuar ne faktin qe solle ti. Nga 7 te akuzuarit e grupit te Drenices shumica prej tyre nuk ka pare ushtare serb me sy sipas teje. Cilet jane shumica?

    Mbase yt vella te tregon genjeshtra, ti e njeh me mire vellane tend. I imi jo. Njoh edhe une te tille qe tregojne gjysme te verteta, njoh edhe te tille qe jane bere pjestare te UCK-se pas luftes por nuk bazohem asnjehere ne te thenat e tyre. Por per dallim prej teje une besoj ne njeriun tim. Keq qe ti su beson tuve.

    "Po te kishim bere lufte si duhet"- thua ti.Ketu me ke. Une nuk kam bere lufte ndaj po flas per ata qe e bene.
    Ata qe e bene luften deshen te bejne lufte dhe e bene ashtu si diten e munden. Vune jeten , punen e pasurine e tyre ne sherbim te saj. Ku ishe ti ne ate kohe?

    Se keshtu per te mesuar tani 15 vite me vone di edhe une. Kam lexuar romane e pare filma dhe kam kogja fantazi te zhvilluar.

    Ne nuk po flisnim per situaten ne Kosove sot as cfare kane bere individet ne fjale pas luftes . Grupi eshte arrestuar per krime lufte. Vet hiqesh si budalla e me pas e quan perpjekje per te te ofenduar kur te quajne idiot.

    E pse une mund te impresionoje femijet e shkollave ne zona malore me romantizmin tim e jo te qyteteve. Te thote niveli yt akademik qe femijet e zonave malore jane me pak te mencur se te qyteteve? Ky po qe eshte nivel i larte debati.

    Po kjo lidhja qe i ben frymes se debatit tone me frymen ,sjelljen e mentalitetin e hoxheve dhe islamikeve fundamentaliste cfare niveli te kultures tregon?Je dhe qesharak pervec te tjerash.
    Kur ti provokon me shprehje te tilla " shumica nuk kane pare ushtare serb me sy" pret qe te tjeret te thone ne menyre te kulturuar se e ke gabim? Ti nuk je i informuar gabim derisa e thua me kaq siguri kete gje ,e thua me qellim per te provokuar prandaj nuk meriton tjeter menyre te te drejtuarit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga anita340 : 08-06-2013 më 07:55
    AUTOCHTHONOUS

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    A po na jep nje ide se -si duhet- bere lufta?

    Qe une po e jepi menimin tem.
    Ne kushtet ne te cilat ka vepru Uçk-ja, bojkot i brendshem e jashtem, pa mbeshtetjen e asnje institucioni egzistues.. te jashtem jo se jo por as i atij te brendeshem dhe as atij te shtetit Shqiptar.. eshte e paimagjinueshme te behet me mire. Eshte vare krejtesisht prej vullnetiti te lire dhe te mire individual te qytetareve.. dhe jo çfaredo qytetari.. po te atij qe per 10 vjet rresht ka qene pre e propagades pacifiste e nenshtruese te politikes vendore dhe asaj nderkombetare(idem me te sodit). Uçk-ja s'ka patur asnje aleat.. si kombi shqiptar qe s'ka.
    Nese ja shtojme krejt ketij hendikepi startues edhe infiltrimin e oportunisteve dhe agjenteve brenda vet Uçk-se, veqanerisht ne udheheqjen politike..
    "si duhet" eshte shprehje e keqkutueshme dhe ndoshta e perdorur gabimisht nga une...
    Me "si duhet" e kam pasur mendjen te nje lufte me mire te oragnizuar, ndoshta me te ashper (me te pakompromise) dhe ndoshta edhe me te gjere.
    Ne retrospektive te krijohet bindja se edhe lufta ne pergjithesi eshte zhvilluar me nje strategji dhe stil te ngjashem si politika e atyre qe kane qene ne pushtet nga shpallja e "paveresise" e deri sot, e te cilet ne thelb ishin dhe jane te njejtet.

    Natyrisht se nuk kam as une iluzione se ne kushtet dhe rrethanat e Kosoves, duke pase parasyesh edhe nderhyrjen direkte te superfuqive (ndoshta edhe direkt ne organizimin e luftes), do te mund te behej nje lufte optimal. Por, me 300-500 kryesisht police dhe paramilitare te vrare te armikut, pavaresisht disproporcionit te forcave dhe rrethanave veshtiresuese kur lufton ne pragun e shtepise tende kunder nje armiku qe nuk ju permbahet shumices se rregullave minimale te luftes, nuk duhet te bejme sikur te kishim pushtuar Stambollin, siq e kemi zakon ose siq e kane zakon disa udheheqes te vertete dhe te veteshpallur te luftes, rethi e "simpatizantet" e tyre.

    Megjithate, thelbi i gjithe diskutimit tim nuk jane numrat dhe statistikat ne vete, pavaresisht qe i kam permendur disa here vetem me qellimin primar qe ti kemi parasyesh relacionet, para se ti shpallim te shenjte dhe te paprekshem te gjithe ish-luftetaret e UCK-se, ne vecanti ish udheheqesit qe njekohesisht jane bere gati pashallare dhe nder njerezit me te pasur te vendit, dhe tradhetar (apo idiote etj.) te gjithe qe nuk e ndajne entuziazmin e njejte.
    Nese UCK dhe lufta e UCK-se shpallen te shenjta dhe te padiskutueshme, atehere ata qe dje kane qene udheheqes te vertet apo te veteshpallur te luftes praktikisht i kemi shpallur gjithashtu te shenjte dhe de facto te paprekshem. Dhe ata patjeter do te dine ta shfrytezojne kete privilegj, sa here qe ju nevojitet per te justifikuar edhe krimet, korrupsionin dhe hajnite me te medha te pasluftes dhe per ti ikur pergjegjesise juridike. Se paku kundershtaret e tyre do ta kene veshtire te perballen me njerez me privilegje te tilla, pa rrezikuar te shpallen si tradhetar, antishqipetar etj.
    Ky peraferisht eshte shqetesimi, jo sa jane vrare dhe kush sa armiq i ka vra...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 08-06-2013 më 08:11

  5. #65
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Nese UCK dhe lufta e UCK-se shpallen te shenjta dhe te padiskutueshme, atehere ata qe dje kane qene udheheqes te vertet apo te veteshpallur te luftes praktikisht i kemi shpallur gjithashtu te shenjte dhe de facto te paprekshem. Dhe ata patjeter do te dine ta shfrytezojne kete privilegj, sa here qe ju nevojitet per te justifikuar edhe krimet, korrupsionin dhe hajnite me te medha te pasluftes dhe per ti ikur pergjegjesise juridike. Se paku kundershtaret e tyre do ta kene veshtire te perballen me njerez me privilegje te tilla, pa rrezikuar te shpallen si tradhetar, antishqipetar etj.
    Ky peraferisht eshte shqetesimi, jo sa jane vrare dhe kush sa armiq i ka vra...

    E sakte qe me sakte s'ka si te thuhet. Megjithate kjo nuk qendron teresisht. Ky privilegj ka egzistu ne opinioni qytetar vetem diten e pare pas lufte, diten e dyte jo me.. sepse e kane perbalte vet me veprat e tyre(mjafton ti permendim uzurpimet, krejt ne emer te Uçk-se dhe te luftes). Sigurisht jo te gjithe pjesemarresit e luftes kane qene dakord me keto veprime.. ose vetem nje numer i vogel ka patur kete sjellje, mirepo meqenese trashegimtaret politik te Uçk-se, ata qe jane thirrur dhe kane folur se ne jemi Uçk, jo qe s'kane bere perpjekje per ti ndalu por as qe jane distancu ndonjehere(sepse kane qene direkt te inkuadrum), atehere krejt privilegji eshte ra per tok dhe asnjehere s'do te arrinin pushtetin me voten e lire te qytetareve fale tij. Edhe perpjekjet per tu justifiku nuk shiten te pjesa e madhe e njerezve ne Kosove dhe as tentativa mi shpalle tradhetar kundershtaret(psh rugoven).
    Veshtiresia e vertet e kundershtareve(nje i vetem deri tani VV-ja) gjate perballimit qendrojne tjeter kund, per mendimin tim. Pushteti nentokesor i krijuar me force(mafija) tani i asistuar edhe me burime te medha financiare dhe kryesorja.. perkrahja e lobimi i parezerve nderkombetar proserb. Me thane shkurt, Uçk-ja polli nje organizate kriminale antishqiptare(ne te dy krahet e dale nga lufta pdk-aak), krejt ne kundershtim me vlerat dhe idealet per te cilat eshte kriju.. dhe si e tille natyrisht se ka mbeshtetjen e evropes dhe botes mbare. Veshtiresi e veqante per kundershtaret eshte krahinarizmi.
    Jakupi nese krijon nje krah te ri kundershtar te politikave te deritanishme ka shume rendesi, sepse ju eliminon mundesine e justifikimit te metutjeshem ne emer te luftes, then krahinarizmin.. dhe perfundimisht zbulon ftyren e tyre te vertet edhe per me skeptiket.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Keni durimin ,koha do deshmoi te verteten,do jete shume e dhimbeshme por e vertet,eulexi qe i prin nje gjerman ,e qe gjermonia ka ber shume per kosoven do ti shkoi deri ne fund kesaj pune,atyre hiq nuk jau nin a je kan komandant a po jo,atyre ju intereson e verteta dhe e verteta do te dal ne shesh.
    Une jam per drejtesi ,ne qoftse edhe prindi im ka ber krime duhet te denohet,vetem keshtu e kethejm besimin tek shteti i se drejtes,perndryshe secili kriminel qe te qohet i pari dhe kokorizet se une jam kan filani dhe nuk ka qka me me ber ligji do te na qoj ne kaos.
    Lufta e drejt e popullit nuk mund askush ta njellos,por individet qe kan keqperdor emrin e uqk ata duhet te denohen kjo eshte ne te mir te kosoves,dihet se me qindra shqipetar jan vrar gjat dhe pas luftes vetem se kan mendu ndryshe nga komandantet e vetquajtur,dhe per keto vrasje dikush duhet te pergjigjet,besoi fort ne eulexin qe gjerat do ti qoi deri ne fund,por une mendoi qe eulexit urgjentisht duhet ti bashkangjitet edhe ndonje prokuror amerikan dhe keshtu duke i pasur miq amerikanet do ta zgjidhnim edhe ket problem me me pak dhimt,perndryshe egziston rreziku qe njerzit do ta marrin drejtesin ne duar te veta nese eulexi nuk kryen pune.
    Disa qura e qurana ketu ne forum behen avokat i djallit sikur populli han bar dhe nuk ka qen ne keto ngjarje,dhe e drejta eshte vetem sipas formatit te tyre.por me keta nuk duhet te merremi,ne duhet ta inkurajojm euleksin dhe qeverin e cila heshtazi eshte duke e perkrah eulexin por do te deshiroja qe ajo vet te dal me komunikat dhe te kerkoi vetem nje gje drejtesi.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Remi: Mbështes plotësisht sundimin e rendit dhe ligjit

    Ish komandanti i Zonës Operative të Llapit dhe zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës në pushtet, Rrustem Mustafa – Remi, deklaroi për Korieri.Info, një ditë pas shpalljes së vendimit për Grupin e Llapit, se sundimi i rendit dhe ligjit në Kosovë duhet të zbatohen plotësisht.

    Ai tha se megjithëse mund të ketë gabime – si në rastin e vendimit të djeshëm, megjithatë, sipas tij, rendi dhe ligji duhet të vendoset në Prishtinë dhe në tërë territorin e Kosovës.

    Më vjen mirë që EULEX-i dhe shtetet perëndimore po ushtrojnë rend dhe ligj duke ndihmuar vendin tonë në ndërtimin e sistemeve perëndimore. Në jemi në fillim të ndërtimit të këtij sistemi, dhe gabime ndodhin, ashtu siç gaboi Gjykata në rastin tonë (Grupi i Llapit). Sidoqoftë, ky gabim do të përmirësohet në betejën e ardhshme në Gjykatën e Apelit”, u shpreh ish-Komandanti i UÇK-së për rajonin e Prishtinës.

    Mustafa thotë se të gjithë duhet të jemi të ndjeshëm ndaj sundimit të rendit dhe ligjit, që janë parakusht për ndërtimin e një shteti funksional dhe demokratik, që është synim edhe i popullit të Kosovës .

    Uroj të gjithë të jemi të ndjeshëm ndaj Rendit dhe Ligjit… Ne nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të ecim përpara”, tha Remi.

    Ndryshe, një ditë më herët, një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it dhe të Kosovës ka shpallur fajtorë të tre të pandehurit e ‘Grupit të Llapit’, siç thuhet në vendim, për krime të luftës kundër popullatës civile.

    Trupi gjykues, duke e marrë parasysh një dënim tjetër që ju ishte shqiptuar të pandehurve në tetor të vitit 2009 nga ana e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë dhe që ishte konfirmuar nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës në janar të vitit 2011, vendosi për dënimet e përgjithshme si në vijim: Latif Gashi, 6 vjet burgim, Nazif Mehmeti, 3 vjet burgim dhe Rrustem Mustafa, 4 vjet burgim. /korieri.info/
    http://www.zeri.info/artikulli/7447/...dit-dhe-ligjit

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Basha: Ka pasur krime lufte

    Kryebashkiaku i Tiranës, Lulëzim Basha, ka deklaruar në Prishtinë se askush dhe asgjë nuk mund ta njollos luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se çdo përpjekje për njollosjen e saj, ka në thelb paragjykimet ndaj shqiptarëve.

    Basha, këto komente i ka bërë me rastin e ndarjes së çmimit “Qytetar nderi i Komunës së Prishtinës”, nga kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa.

    Në fund të kësaj ceremonie ai është lutur nga gazetarët të komentonte, përmendjen e emrit të tij, në mesin e atyre që kanë kontribuuar në mbledhjen e dëshmive kundër pjesëtarëve të UÇK-së, në kohen sa ai punonte si përkthyes i misionit të UNMIK-ut në Kosovës.

    Basha ka thënë se ka pasur krime lufte dhe se ndjehet krenar që ka qenë pjesë e kësaj përpjekje për t’i evidentuar ato por nuk ka saktësuar se kush në fakt ka bërë krime.

    Askush dhe asgjë nuk mund të njollos luftën e drejt të UÇK-së për çlirimin e Kosovës. Dhe askush dhe asgjë nuk mund të ndërhyjë dhe të përçajë atë që ne kemi së toku që është qëndrimi i njëjtë dhe pa asnjë dallim ndaj heronjve tanë, ndaj punës së tyre dhe ndaj drejtësisë së kësaj lufte. Nga ana tjetër ka pasur krime lufte, ka pasur një punë për t’i evidentuar ato dhe unë ndjehem krenar që kam qenë pjesë e kësaj përpjekje. Çdo përpjekje për të demonizuar këtë luftë është primitive dhe ka në thelb paragjykime ndaj shqiptarëve”, ka thënë ai. /RTK/

    http://www.zeri.info/artikulli/7613/...ur-krime-lufte

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Edhe shtatë ish-ushtarë të UÇK-së të dyshuar për krime lufte

    Shtatë ish-ushtarë të UÇK-së nga ish- Zona Operative e Drenicës ishin ftuar sot nga gjykatësi i procedurës paraprake të EULEX-it, me dyshime për krime lufte. Ndër ta kanë qenë edhe kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, si dhe vëllai i tij - deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Demaku.

    Këtë ia ka konfirmuar portalit Koha. net vetë Fadil Demaku, i cili po ashtu ka treguar se ndaj tyre nuk është caktuar asnjë masë.

    Më herët EULEX- i përmes një komunikate bënte të ditur se shtatë ish-ushtarëve të UÇK-së që dyshohet se kanë kryer krime lufte, u është dorëzuar ftesa për t’u paraqitur në një seancë dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Me kërkesë të prokurorit, një gjyqtar i EULEX-it, ka ftuar shtatë persona të dyshuar për krime lufte të paraqiten sot për një seancë dëgjimore në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Prokurori ka kërkuar një urdhër që ndalon të dyshuarit të kontaktojnë apo t’ju afrohen dëshmitarëve të rastit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së EULEX-it. /koha/
    http://www.zeri.info/artikulli/7758/...er-krime-lufte

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Shala: EULEX-i po i qet nga loja “peshqit e mëdhenj”

    Thirrjet për largimin e EULEX-it janë thjesht kozmetike, sepse misioni evropian është shumë i vendosur që të qëndrojë dhe të çojë deri në fund qëllimin për të nxjerrë nga loja “peshqit e mëdhenj” të politikës, ka vlerësuar drejtori Ekzekutiv i KMDLNJ-së, Behxhet Shala. Ai ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës nuk guxon t’ia marrë mandatin misionit evropian.

    EULEX-i ka ardhur pa e pyetur askënd, e ka shkruar një letër në emër të ish-presidentit Fatmir Sejdiu. Bashkimi Evropian dhe amerikanët kanë investuar shumë, e kjo shihet kur mas komunikatave të EULEX-it pasojnë deklarata nga Brukseli dhe Washingtoni, në përkrahje të këtij misioni”, ka thënë Shala, për Telegrafin.

    Shala ka thënë se gjykatësit ndërkombëtarë e dinë mirë kush ka bërë miliona, kush po vjedh e kush ka bërë vrasje politike.

    Luftimi serioz i krimit dhe korrupsionit në nivele të larta nuk luftohet për shkak se ata drejtësinë e kanë sakrifikuar për arritjen e një qëllimi politik, të cilin duan ta çojnë deri në fund. Ata do t’i heqin një nga një krerët e korruptuar të politikës. Veçse po shihet që po e qesin dikë prej lojës, por nuk po e dënojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ata do t’i ‘herrin’ të gjithë një nga një të gjithë ata që janë të ngarkuar me çfarëdo krimi, qoftë etnik, ekonomik, apo krime lufte”, ka vlerësuar Shala.

    Sipas tij, ky skenar i dënimeve ka ndodhur në Slloveni, në Kroaci, po ndodh edhe në Serbi e Maqedoni.

    Shala ka theksuar se në rast të ndonjë largimi hipotetik të EULEX-it, sistemi gjyqësor i Kosovës nuk ka shanse që të gjykojë rastet e krimeve të organizuara. Sipas tij, kjo ndodhë sepse një pjesë e gjykatësve janë vet pjesë e krimit.

    Shala ka thënë se sistemi gjyqësor i Kosovës i ndërtuar pas luftës është dashur të filtrohet, sepse një gjykatës i cili përpara luftës ka dënuar njerëzit për aktivitet politik, i njëjti nuk mund të jetë objektiv gjatë proceseve të pasluftës.

    Ata janë njerëz të varur, që janë aty për një mision të caktuar”, ka theksuar Shala.

    Në anën tjetër, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë ka vlerësuar se thirrjet publike kundër punës së EULEX-it, e në veçanti kundër procedimit të disa lëndëve për krime lufte, janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në çështjet e drejtësisë dhe është presion publik ndaj këtij misioni, duke penguar në mënyrë indirekte sundimin e ligjit.

    Duke pasur parasysh që prokurorët dhe gjykatësit vendorë ende nuk janë të gatshëm që të procedojnë me rastet e tilla, FDH Kosovë kërkon që të ndalet presioni ndaj EULEX-it. Drejtësia nuk mund të kushtëzohet dhe as të jetë përzgjedhëse”, thekson FDH-ja e Kosovës.

    Ndërkaq, kritika ndaj EULEX-it kanë shprehur dy deputetë të Kuvendit të Kosovës, Berat Buzhala dhe Lutfi Haziri, ndërsa përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta u kanë kërkuar institucioneve të Kosovës që të rishqyrtojnë misionin e EULEX-it. /Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/shala...a-2-33087.html

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •