Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 100
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    pajtohem me mendimet e antiproantit..

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Antiporanti.....ti po kerkon shume te dhena mos je i punesuar te prokurori salustro?
    ne baze te komenteve qe i ben ti je nje nga ata "civilet" qe e meriton "keqtrajtimin" ne nje nga "komandaturat"zyrtare e jo zyrtare !

    EULESHI ben propagand permes mediave te "pavarura" se jan torturu e vra civil nuk e thot shkie a shqiptar e kur te zyrtarizohet akuza del se jan vra dy tre milic e do shpiuna.

  3. #23

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Lufta e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, Lufta e Ushtareve te Lirise, Lufta e Popullit (Shqiptareve) te Kosoves per te mbrojtur familjet e tyre, per te mbrojtur pragun e shtepise se tyre ishte lufte e drejte dhe e paster. Dhe, kete gje qe te gjithe si vendoret, si nderkombetaret, po ashtu edhe vet Serbia kete gje e dine.

    Mirepo personalisht mendoj se keto arrestime te fundit te bera nga ana e EULEXI-it (UNMIK/EULEX MADE IN SERBIA) ndaj Ish Ushtareve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, eshte vetem nje loje (lajke) e rradhes nga ana e Qeverise respektivisht Kryeministrit te Kosoves ne bashkepunim te plote me EULEX-in per te vetmin qellim. E qellimi i gjithe kesaj loje teatrale do thoja eshte zhvendosja e vemendjes se opinionit publik (Popullit) nga marreveshja Thaci - Dacic per Veriun e Kosoves, e cila marreveshje eshte ne kundershtim te plote me Interesat shteterore e Kombetare te Kosoves dhe Shqiptareve, e ku fillet e para te kesaj marrevesheje eshte kontrata per Trepcen dhe resorset e saja ndermjet kompanise Amerikane dhe Qeverise Serbe (Beogradit).

    Natyrisht se te gjithe NE Shqiptaret kudo qe jemi me cdo kusht duhet mbrojtur vlerat e Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Natyrisht se NE Shqiptaret kudo qe jemi me cdo kusht duhet mbrojtur vlerat e Ushtareve te UCK-se, duhet mbrojtur gjakun e deshmoreve, duhet mbrojtur te gjithe ata te cilet kane kontribuar per ditet qe NE sot i gezojme. E kjo mbrojtje te vlerave te UCK-se, te vlerave te Ushtareve te UCK-se, te vlerave te gjakut te deshmoreve behet vetem atehere kur NE te gjithe se bashku me cdo kusht kundershtojme marreveshjen Thaci - Dacic, e cila marreveshje perseri (ne menyre indirekte) po ja mundeson Beogradit te kete ndikim e saj per cdo ceshtje e rregullim te brendshem te Kosoves.

    Pyetja shtrohet?

    Pse tani keto arrestime behen pikerisht kur marrevshja Thaci - Dacic duhet gjetur zbatimin?

    Pse tani keto arrestime behen pikerisht kur behen pazarlegje per Trepcen?

    Natyrisht se e gjitha kjo eshte nje loje teatrale e cila behet per te bere me shume mjegull para syve te popullit (Shqiptareve) te Kosoves dhe asgje tjeter!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #24
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Shteti i Kosoves me ngjan me lojen e femijeve " hajde lujna teze" , qe nga presidentja e zarfit "ingjja" e deri tek politikanet mafioz milioner dhe te shiturit, tek ne behen edhe te paberat, nga vet ne dhe nga te huajt.

  5. #25
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Eurpoa kerkon te veje drejtsin ne vend ne serbi dhe kosove, nje ftes i dergohet per tu marre ne pyetje nje krimineli serb dhe si kompenzim burgosin 5 luftetar te liris te cilet mbrojten popullin dhe votrat e tyre nge keta kriminel, a eshte kjo drejtesi? Siq duket me keta politiguca qe na perfaqsojn dhe me drejtesin e Europes, edhe Adem Jasharin do ta vinit para deejtesise po te ishte gjalle, kjo eshte e tmerrshme.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Antiporanti.....ti po kerkon shume te dhena mos je i punesuar te prokurori salustro?
    ne baze te komenteve qe i ben ti je nje nga ata "civilet" qe e meriton "keqtrajtimin" ne nje nga "komandaturat"zyrtare e jo zyrtare !
    Sa i perket dyshimeve te tilla, qe praktikisht nuk jane asgje me shume se menyra me e lire per te justiifikuar mungesen e argumenteve, vetem mund te them se edhe zotit do ti dilja perballe, lere me ty apo idoleve tuaj si H. Thaci...

    EULESHI ben propagand permes mediave te "pavarura" se jan torturu e vra civil nuk e thot shkie a shqiptar e kur te zyrtarizohet akuza del se jan vra dy tre milic e do shpiuna.
    Quaje si te duash, per mua edhe HASHIMLESHI, por secili qe mohon keqtrajtimin dhe ne ndonje rast edhe vrasjen e civilisteve nga individe te UCK-se, nuk e thote te verteten.
    Lufta e UCK-se, sic e permenda edhe me pare, nuk njolloset permes zbardhjes se cfaredo akuzash sadopak te bazuara ndaj individeve te caktuar te saj, por pikerisht permes kundershtimit te hetimeve, mbrojtjes dhe perkrahjes (ndonjehere te orkestruar) mediale te te akuzuarve dhe deklaratave dhe nderhyrjeve politike. Kjo eshte edhe arsya kryesore pse shumica e gazetave te huaja shkrujne per keso rastesh. Kryetitujt e gazetave nuk jane te mbushura me aktakuzat e EULEX-it, por ne 99% te rasteve me reagime nga kryeministri deri tek qobani i fundit ne katundin me te parendesishem te Kosoves.

    Ja nje shembull i njerezve qe e njollosin luften e UCK-se, edhe pse shume prej tyre pa vetedije....

    Të hënën, e gjithë Kosova në këmbë!

    Shoqatat e dala nga lufta të komunave Skënderaj, Mitrovicë, Drenas dhe Klinë, në një takim, në të cilin merrte pjesë edhe Smajl Elezi, nënkryetar i OVL të Kosovës, kanë vendosur të organizojnë protestë gjithëpopullore, në Prishtinë, të hënën, në të cilën u kërkua që të marrin pjesë të paktën ata 57 mijë aplikues. Protesta organizohet në mbrojtje të luftës dhe të figurave që e udhëhoqën atë. ...

    Të gjithë ata që bashkëpunojnë me EULEX-in dhe bashkëpunëtorët e Serbisë duhet të shpallen tradhtarë, e tradhtarët dihet se çfarë i pret”, tha Ngucati.
    http://www.zeri.info/artikulli/6457/...osova-ne-kembe
    Me mire te protestonin kunder faljes se veriut te Kosoves dhe vjedhjes se pasurise publike nga Thaci&Co se sa kunder zbardhjes se te vertetes dhe kunder shtetit ligjor...

    Perndryshe, njerez qe kane menduar si ky Ngucati apo ngjashem kane qene te njejtit qe kane keqtrajtuar, torturuar dhe eventualisht edhe vrare civilistet gjate luftes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 25-05-2013 më 06:27

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Antiproanti@
    cfar argumentesh po kerkon,a je normal ti ore...?ty duhet me ardhe samiu,syla,sahiti me te tregu me emer e mbiemer cilin shka e kan vra!
    une nuk e kam idol thacin e as mustafen e as albinin..........e ramushin.

    Po e quaj EULESH sepse lesh eshte per 12.000 mije shqiptar te vrar,debimin e shqiptareve,djegjen e vendbanimeve nuk e ka denu asnje shka e per dy tre shkie akuzon tere shtabin e UCK...e ta dhjefsha drejtesin e tille qe eshte gjthcka veq drejtesi JO.

    Pse a nuk kan degju gazetaret ne europ asnjehere reagime te pushtetareve ndaj vendimeve te gjygjesorit? Me duket Berluskoni per dite i quan prokuroret e gjygjtaret komunista.

    Ju edhe euleshi kerkoni qimen ne veprimet e UCK e nuk i shihni buajt ne anen tjeter.

  8. #28
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    VV: EULEX-i sulmon të gjithë përveç kreut të krimit
    - do te thot se Dacici i ka djemt e vet ne Kosove qe i rrit dhe ushqen per ket pun , ja p.sh. si kjo vetfundosja , dhe Ldk-ja qe copa bohen tu vrapu me mbledh akuza te rrejshme ndaj ish ushtarve te UQK-s...dhe kete po e bejn mir.!
    Vv - Palaço+LISBA :D

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Antiproanti@
    cfar argumentesh po kerkon,a je normal ti ore...?ty duhet me ardhe samiu,syla,sahiti me te tregu me emer e mbiemer cilin shka e kan vra!
    une nuk e kam idol thacin e as mustafen e as albinin..........e ramushin.

    Po e quaj EULESH sepse lesh eshte per 12.000 mije shqiptar te vrar,debimin e shqiptareve,djegjen e vendbanimeve nuk e ka denu asnje shka e per dy tre shkie akuzon tere shtabin e UCK...e ta dhjefsha drejtesin e tille qe eshte gjthcka veq drejtesi JO.

    Pse a nuk kan degju gazetaret ne europ asnjehere reagime te pushtetareve ndaj vendimeve te gjygjesorit? Me duket Berluskoni per dite i quan prokuroret e gjygjtaret komunista.

    Ju edhe euleshi kerkoni qimen ne veprimet e UCK e nuk i shihni buajt ne anen tjeter.

    EULEX-i eshte organi me larte i drejtesise dhe ligjit ne Kosove, edhe mbi Gjykaten Kushtetuese dhe mbi Parlamentin...
    Ky organizem nder-kombetar, i cili ne Kosove vepron ne baze te Rez. 1244 te OKB-se dhe eshte vendosur edhe me pajtimin e instuitucioneve te Kosoves (pavaresisht se pajtimi i tille nuk ishte dhe nuk eshte parakusht per vendosjen e EULEX-it) eshte praktikisht sistemi valid i drejtesise se Kosoves per cdo ceshtje te rendesishme, ne radhe te pare per krime te luftes, krim te organizuar dhe korrupsion.
    Bashkesia Nderkombetare, perfshi edhe "miqte" e Kosoves si SHBA dhe BE nuk kane qene dhe nuk jane te bindur se Kosova ka mundesi te merret me ceshtje me te renda te drejtesise, shtetit ligjor dhe te krimit ne pergjithesi, prandaj edhe e kane sjellur dhe vendosur EULEX-in. Ky organizem eshte absolutisht ne doren e "miqve" tone amerikan dhe europian, te njejteve qe ju referohen Thaci&Co sa here qe nenshkrujne apo vendosin dicka qe praktikisht nuk perkrahet nga shumica e popullit. Pra, EULEX-i eshte SHBA&BE.
    Nese te njejtin, te cilet dite e nate i quajme "miqe" dhe ne emer te te cileve arsyetojme edhe veprime dhe vendime me rendesi kombetare, njekohesisht jane "armiqe", "dore ezgjatur e Serbise" etj. sapo t'veprojne kunder ndonje interesi "tone" resp. te grupeve te fuqishme qe aktualisht kane pushtetin, qe kane luftuar ose jo, qe jane familjar te atyre qe kane pushtetin apo kane luftuar..., atehere ose ata qe i quajme "miqe" ne realitet nuk jane te tille, ose ne vete nuk jemi te sinqerte me veten tone dhe me te tjeret, ose jane miqe te pushtetit, sepse ju duhet per interesa politike, por jo miqe te popullit dhe te kombit.
    Perderisa te gjitha institucionet e Kosoves, ne radhe te pare Parlamenti dhe Qeveria, e pranojne EULEX-in me ato kompetenca qe ka, dhe perderisa edhe populli direkt ose indirekt pajtohet me kete gje, atehere eshte absolutisht e pamundshme qe te kete shtet ligjor dhe te drejte nese njekohesisht kundershtohet dhe sabotohet pothujse cdo veprim dhe vendim i EULEX-it, duke filluar nga vete qeveria e deri tek qytetari me i thjeshte. Ne asnje shtet, ku politikanet, grupet e ndryshme te fuqishme te interesit dhe qytetaret e organizuar ose te manipuluar nderhyne ne kompetencat dhe veprimet e drejtesise, nuk mund te kete shtet ligjor dhe drejtesi. Pavaresia e drejtesise, e atij sistemi drejtesie qe eshte pranuar nga institucionet relevante te shtetit dhe shoqerise, eshte absolutisht e domosdoshme ne menyre qe shteti ligjor te mund te funksionoje ne mase te duhur apo sipas standardeve minimale te shoqerive moderne.
    Nese shumica jane kunder sistemit, sepse e konsiderojne si te padrejte, antishqipetar etj., atehere ky sistem duhet te luftohet dhe te zhbehet, se bashku me ata qe e mbrojne dhe e perkrahin resp. pushtetin e Kosoves. Pra, ata qe jane kunder EULEX-it duhet te jene edhe kunder qeverise se Kosoves dhe kunder partive politike qe mbeshtesin vazhdimsht kete institucion. Kjo eshte rruga e vetme per te ndryshuar dicka per te mire, nese konsiderohet se EULEX-i eshte i keq, dhe kurrsesi nderhyrja e vazhdueshme politike dhe e "dhunshme" (permes protestave etj.) ne punen e ketij organi me te larte te drejtesise ne Kosove. Kjo menyra e dyte eshte edhe ne aspektin propagandistik shume e demshme per Kosoven, dhe ne rastin konkret edhe per luften clirmitare te shqipetareve dhe te UCK-se, pasi qe media nderkombetare zakonisht nuk shkruan shume, kur rastet kalojne pa shume zhurme dhe pa nderhyrje politike permes deklaratave etj.

    Krahasimet me Berluskonin dhe Italine jane absurde.
    Italia eshte nje nder vendet me te popullarizuara te botes, dhe jo per shkak te Berluskonit. Perderisa Kosova jo vetem se nga shume kush nuk njihet fare, por nuk ka asnje reputacion pozitiv per asgje te rendesishme. Me fjale tjra: Jo vetem Italia por edhe shume shtete te njejta jane absolutisht ne gjendje te perballojne pa deme te pariparueshme apo afatgjata ndonje politikan te tipit Berlluskoni. Pavaresisht se edhe shtetet me te forta si Italia mund te demtohen nga tipa te tille.
    Reputacioni (afatgjate) i Italise dhe vende te ngjashme gjithesesi nuk varet shume nga personalitete si Berluskoni. Sepse kane edhe shume vlera tjera, te cilat per shumicen e njerezve jane me te qesndrueshme dhe me te rendesishme. Kosova ne krahasim me keso vendesh s'ka pothuajse asgje. Kosoves nuk i falen as gabimet me te vogla.

    Pavaresisht kesaj, Berluskoni megjithate shprehet ne rolin e te akuzuarit, jo ne ate te politikanit apo te kryeministrit te shtetit.
    Cdo i akuzuar ka te drejte ta shprehe mendimin e tij, edhe ti quan gjykatesit komunista.
    Nderhyrja politike eshte kur p.sh. nje kryeminister, ne rolin e kryeministrit, thote se akuzat ndaj dikujt tjeter jane "te pabazuara dhe te padrejta".
    Sidoqofte, nuk kemi nevoje per ekskuse te tilla, sepse jane tema krejtesiht te ndryshme.


    Une nuk kam qene dhe nuk jam perkrahes i EULEX-it, jo pse nuk do te ishte apo nuk eshte i nevojshem nje institucion i ngjashem, por sepse ne nje vend ku nuk ka shtet, sic eshte rasti i Kosoves, misioni i tille eshte shume i rrezikshem dhe mund te ndikoje direkt ne zhvillimet e brendshme politike dhe te demtoje aspiratat kombetare ne pergjithesi. Perndryshe, nuk jam une i vetmi qe eshte i bindur se ne Kosove "kurre" nuk do te mund te funksionoje shteti ligjor dhe drejtesia me standarde minimale te krahasueshme me ato te BE-se. Ne shoqerine kosovare nuk ekzistojne as kushtet themelore per funksionimin e nje sistemit te mirfillte te drejtesise. Arsyet, te cilat nuk kemi nevoje ti diskutojme, jane te shumta dhe te ndryshme. Varesisht nga perspektiva. Prandaj, dicka e ngjashme me EULEX-in parimisht eshte e domosdoshme dhe e vetmja mundesi per te krijuar herdokure nje sistem drejtesie me standarde minimale te shoqerive moderne.
    Une asnjehere nuk kam diskutuar, lere me qe kam perkrahur apo legjitimuar veprimet dhe vendimet e EULEX-it lidhur me krimet e supozuara te ushtareve te UCK-se gjate luftes se Kosoves. Jo pse jam kunder qe te zbardhet cdo rast tragjik dhe i rende i asaj kohe, por kryesisht sepse jam plotesisht i vetedijshem dhe i bindur se ne rrethana te Kosoves dhe te Ballkanit eshte e pothuajse e pamundur te behen hetime te ballancuara dhe te drejta. Nje gje e tille behet edhe me e pamundur, kur ne nje vend gjykojne gjyqtar te huaj dhe "neutral" (me standarde tjera dhe pa pergjegjesi juridike ndaj vendoreve) dhe ne vendin tjeter gjyqtar vendor. Keso rrethanash vetevetiu krijojne dsiballance, pavaresisht se kush ishte krimineli dhe kush viktima gjate luftes.

    Perndryshe, nese ata qe i ke permendur ti apo ti vete i keni emrat, mbiemrat dhe te dhenat tjera konkrete per aksione, ku ne front jane vra armiqe te luftes (ushtar serbe), atehere mund ti publikoni? Ne te kunderten, secili qe kishte apo jo nje pushke ne dore parimisht mund te thote se ka vrare ushtare te armikut gjate luftes.
    Sigurisht se jo secili ka qene ne pozita "te lakmueshme" si keta te lartepermendurit, te cilet vertete kane pase shanse shume me te medha te konfrontoheshin edhe direkt me armikun. Se a e kane bere nje gje te tille, si, ku dhe cili ishte rezultati eshte ceshtje tjeter?!
    Dhe mos te harrojme se shumica absolute e viktimave te luftes se Kosoves megjithate kane qene civiliste te paarmatusur, jo pjesetare te UCK-se.
    Cdo pjesetare i UCK-se statistikisht ka pase shansa shume me te medha te shpetoje se pothuajse cdo civiliste i Kosoves, e vecanerisht i zonave te nxehta te luftes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 25-05-2013 më 21:35

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    MPJ reagon ndaj arrestit shtëpiak të Selimit

    Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media shprehet e brengosur për zhvillimet e fundit lidhur me aktakuzat për krime lufte ndaj ish-komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke përfshirë ambasadorin e Republikës së Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi.

    ...
    http://www.zeri.info/artikulli/6507/...iak-te-selimit
    Ambasadori ne arrest shtepiak...?!?


Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •