Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Si janë shqiptarët?! Po në krahasim me fqinjët?! Ja përgjigja nga 45 albanologë

    Të lëkundur, të padisiplinuar, lakmitarë të parasë, të ndjeshëm, krenarë, inatçorë, por edhe trima, të vetëdijshëm, besnikë, mikpritës dhe me një zgjuarsi të jashtëzakonshme… Këto janë disa cilësi të karakteri të shqiptarit. Baron Franc Nopça ka mbledhur përcaktimet dhe vlerësimet e 45 autorëve të huaj, të cilët kanë shkruar për shqiptarët, duke krijuar kështu një portret të pazakontë të shqiptarit.

    1. BOLLE (1891) Përshkruan mirditasit si trima, të patrembur, gjakësorë (të pamëshirshëm), me prirje për grabitje, të kënaqur me pak, të ftohtë, mikpritës, mendjelehtë, fals, lakues, hakmarrës në mënyrë qesharake të kotë, kokëfortë, kryelartë, me vetëbesim dhe liridashës; janë të lidhur pas truallit të vet, pas familjes, se vetëm atje gjejnë mbrojtje. Mirditasi punon sa është e domosdoshme; vjedhjen dhe grabitjen nuk i ka për turp.

    2. BALDACI (1901): Të gjithë shqiptarët janë mikpritës, i vetmi ligj i kelmendasve është arma e tyre. Hotjanët janë trima, të mirë, të qetë; seljanët më pak të egër se të gjithë malësorët e tjerë, njëkohësisht të gjallë, të shkallët prej natyre; shaljanët janë veçanërisht të egër.

    3. BOUÉ (1840): Shqiptarët janë të gjallë, të qeshur, të shkathët, i kapin shpejt gjërat; krenarë dhe trima; punojnë sa u duket e domosdoshme. Egërsia dhe mungesa e mëshirës janë rezultati i rrethit në të cilin jetojnë. I mungon ndjenja e hakmarrjes dhe shqiptari hakmerret se është për të një detyrë shoqërore. Gegët, meqenëse nuk dinë të mposhtin gabimet e tyre, kanë diçka naive në karakterin e tyre. Veçanërisht krerët e tyre janë politikisht të lëkundshëm dhe marrin “ryshfet”; toskët e kanë këtë edhe më tepër.

    4. BRAILSFORD 1906: Brailsfordi i quan shqiptarët të ndershëm, besnikë, njerëz që mund të mbështetesh te ta, pa frikë, që i dallon mirësjellja dhe ndjenja e pavarësisë. Sipas Brailsfordit janë të shkathët, kanë diçka agresive në krenarinë e tyre, që varion (ndryshon) nga kotësia e thjeshtë në vetëdije morale (sedër). Shqiptari e urren gënjeshtrën, dhe e mban fjalën që ka dhënë, edhe kur mund t’i sjellë ndonjë rrezik.

    5. CALLAN (1899): Callani i quan shqiptarët racë fisnike e vjetër, besnike, e virtytshme dhe mikpritëse. Shqiptarët i kapin gjërat shpejt, si grekët, por janë më të qëndrueshëm dhe si sllavët, kanë kujdesin të thellohen, pa qenë të bezdisshëm si ata. Ata nuk çajnë kryet për ligjet.

    7. COZEM-HARDY (1894) SHKRUAN: Malësori nuk e njeh tradhtinë. Premtimi mbahet, mikpritja vihet në zbatim, por pastaj jeta e njeriut për ta nuk vlen shumë.

    6. CHLUMCKY (1907): Chlumcky shkruan midis të tjerave këtë: Fanatizmi fetar është një tipar i karakterit shqiptar, që e dallon atë veçanërisht. Në veri ka ruajtur një religjiozitet naiv të thellë, që e shoqëron një zell fanatik. Shkeljen më të vogël të nderit, grindjen më të vogël për pronë e lan pushka; hakmarrja çmohet si detyra më e shenjtë. Askush nuk do të guxonte të thyejë të drejtën e shenjtë të mikpritjes. Lirinë pa fre shqiptari e çmon përmbi të gjitha.

    8. COZZI (1912): Malësorët janë krenarë. Hakmarrja është për ta detyrë nderi. Preken shumë lehtë; në marrëdhënie me grua janë të sjellshëm. Në shoqëri tregohen sikur nuk interesohen për tituj, ndërsa në realitet i duan fort. Morali i tyre në lidhje me femrat dhe mikpritja e tyre qëndrojnë shumë lart.

    9. CVIJI (CVIJIQ) (1908): Si të gjithë popujt e ciklit patriarkal të Gadishullit Ballkanik edhe shqiptarët dallohen për kuptimin moral të qartë, të palëkundshëm, për moralitetin e tyre gati të rëndë, për mënyrat e prera, shumë herë të egra, të veprimit. Kanë një ndjenjë të fortë për bashkësinë e fisit dhe të familjes dhe, njëkohësisht, tregojnë një shpirt të sakrificës, që nuk sprapset përpara asnjë pengese.

    10. DEGRAND (1901): Malësorët pranë Shkodrës janë krenarë dhe shumë mikpritës; mirditasit veçanërisht hakmarrës, fetarë fanatikë, por besnikë të fjalës, që kanë dhënë. Vjedhin nga viset përreth, vetëm se trualli i tyre është i varfër dhe se nevojat e mikpritjes dhe të festave janë tepër të mëdha. Janë gjaknxehtë dhe sensibël; morali shoqëror në lidhje me femrat, qëndron shumë lart.

    11. DUMONT (1872): Veprimet e tyre ndikohen vetëm nga instinkti; veprojnë shpejt dhe pa i peshuar konsekuencat; janë të mirë prej natyre dhe pranojnë dhurata pa u detyruar për mirënjohje, por gjithashtu janë dorëhapur dhe nuk pretendojnë mirënjohje. Kjo pikëpamje dhe prirje që të nderojnë shpejt vendin, i jep karakterit të tyre një ngjyrë naive. Shqiptarët janë mikpritës dhe shumë sensibël; fesë i japin pak rëndësi. Urrejtja zë rrënjë të thella në shpirtin e tyre, por zhduket sapo kënaqet. Shqiptari aty qesh aty qan, aty gëzohet aty zemërohet. Pendimi ose dhimbja e vazhdueshme në qetësi, nuk janë për të. Sipas pikëpamjes shqiptar i mirë është trimi dhe i keq frikacaku, zgjuarsia për ta mundur kundërshtarin dhe aftësia e vjedhjes pa e kuptuar, sipas pikëpamjes shqiptare, janë tipare të mira.

    12. DURHAM (1909): Të gjithë shqiptarët në realitet nuk janë as muhamedanë as të krishterë; feja për ta është vetëm formë e jashtme. Shqiptarët e shkolluar janë tregtarë të shkathët (të zotë) dhe të gjithë kanë individualitet të theksuar. Për fiset e ndryshme mund të thuhet: Të Shkrelit janë të dashur, pa të keq; janë të qeshur, mikpritës dhe e ruajnë kodin e nderit. Të Selcës janë punëtorë dhe më të urtë (nuk kanë qejf të grinden) si malësorët e tjerë; në fisin e tyre vjedhjet janë shumë të rralla. Shaljanët kanë virtytet dhe të metat e popujve primitivë. Aty preken, aty duken të pandjeshëm. Nxehen për një vrasje dhe vazhdojnë të vrasin. Shaljanët dallohen si të egër dhe njëkohësisht si naivë, dorëhapur, besnikë. Janë të afrueshëm dhe mikpritës. Të Dushmanit janë pak seriozë, janë të qeshur e, pjesërisht, tepër të qeshur. Vrasjes nuk i japin shumë rëndësi; e çmojnë bile si të pashmangshme. Fjala që jepet, mbahet natyrisht edhe këtu. Se i shtrohen më shumë impulsit të çastit, prandaj nikajsit çmohen si njerëzit më të egër edhe primitivë të të gjithë Malësisë së Veriut. Në naivitetin e tyre gëzohen për gjëra fare pa rëndësi. Besa bashkëshortore në martesë nuk është fort e zhvilluar në Nikaj. Si në Berishë, ashtu edhe atje, janë të dhënë shumë pas besëtytnive, pas vjedhjeve dhe grindjeve midis tyre, por fjalën e mbajnë edhe atje. Feja për ta nuk ka asnjë kuptim, është diçka fare formale. Anekdotat e lehta i kanë shumë në qejf. Për mirditasit, Durhami thotë se kanë prirje për grabitje, por rregull të madh nëpër mbledhje. Ndodh, thotë, që pas një vrasjeje iu vjen keq për plumbin…

    13. EDLINGER 1909: Gegët janë njerëz gjaknxehtë, që nxehen shpejt dhe janë sensibël. Janë mikpritës, por dinë ta çmojnë vleftën e të hollave.

    14. ELIOT (1908): Edhe shqiptarëve me pozitë (ose kulturë?!) të lartë iu mungon shumë herë një mendim-bazë në veprimet e tyre. Influencohen nga motive dhe simpatira personale. Gegët janë prej natyre luftarakë. Të gjithë janë shumë të zgjuar dhe nuk e njohin urrejtjen fetare; urrejnë vjedhjen, por grabitja nuk u duket diçka çnderuese. Është popull tradhtar dhe padrejtësisht e mbajnë për popull besnik; janë të pa bindshëm dhe kanë një neveritje të natyrshme, kur dikush i urdhëron, qoftë klerik apo laik. E braktisin lehtë vendin e tyre. Kodi i nderit zbatohet instinktivisht dhe vetëm sepse për ndryshe jetesa do të ishte e pamundur nga shkaku i grindjeve (armiqësive) të vazhdueshme.

    15. GIBERT (1914): I quan shqiptarët të zgjuar, si fëmijë, kalorës dhe të pabesë, dorëhapur dhe hajdutë, të përshpirtshëm (pietoze) dhe prapë pa ndjenjë fetare. E duan vendin e tyre, por nuk kanë ndjenjë kombëtare. Në pikëpamjen fetare janë tolerantë dhe prapë marrin pjesë në luftëra të përgjakshme fetare. Janë shumë të zgjuar dhe të gjitha anomalitë e karakterit të tyre shpjegohen me vobekësinë, injorancën dhe impulsivitetin e tyre.

    16. GODIN (1913): Shqiptari ka zgjuarsi dhe energji të pashlyeshme, çështje, interesa dhe nderi personal dalin në ballë përpara çështjeve publike. Secili është njeri partie. Shqiptarët, që nuk ndikohen janë trima dhe moralisht të dalluar, të pastër, të pazotë të thyejnë fjalën që japin; janë mikpritës, kanë iniciativë personale të plotë, më tepër praktikë dhe të matur sesa idealistë ose fantastë; përgjithësisht jo fort fetarë dhe shumë herë kanë pikëpamje të çuditshme për të drejtën. Në zbatimin e gjakmarrjes shqiptari është trim dhe i palëkundshëm. Grabitja është e ndershme. Amaneti është i shenjtë. Një karakter kryekëput tjetër tregojnë shqiptarët, që janë takuar me kulturën. Këta në shumicën e tyre janë njerëz që fshihen dhe nuk ecin, të cilët e kanë humbur frymën e kodit të vjetër dhe të rreptë të së drejtës dhe të nderit shqiptar, pa bërë të vetën kuptimin e së drejtës evropiane. Këta i shfrytëzojnë të tjerët pa turp, nuk kanë gjë të shenjtë, shesin nderin e tyre për një arë. Me shqiptarët e tjerë nuk kanë asgjë të përbashkët përveç lakmisë. Nuk kanë nder, mohojnë të mirën, që u kanë bërë një ditë më parë, janë heronj me fjalë por burracë në realitet dhe e mbajnë veten për të vetmit përparimtarë, për të zgjuar, se nuk njohin norma morale dhe ligjin e hakmarrjes; e mbajnë veten si mbartës të kulturës evropiane.

    17. GRAVIER (1913): Sa i përket fesë, shqiptari nuk është aq fanatik sa është sllavi i jugut. Ai është impulsiv dhe nuk e peshon fort, prandaj nuk është konsekuent në veprimet e tij. Shefat e shqiptarëve janë krenarë, në çështje nderi shumë sensibël dhe i ruajnë fort të drejtat e klasës, por njëkohësisht kanë ryshfet dhe e duan luksin.

    18. GRISEBACH (1841): Dukagjinasit janë krenarë, të mbyllur, rrëmbehen lehtë. Kureshtja, lakmia për të holla, pakënaqësia, rajellëku iu mungojnë. Janë mikpritës, dhe kanë një kuptim të theksuar të nderit. Janë të shoqërueshëm.

    19. GUICCIARDINI (1901): Shqiptarët e kanë të zhvilluar shumë ndjenjën e familjes dhe kuptimin e lirisë. Mikpritja është një çështje nderi; përgjithësisht nderi lot një rol të dorës së parë në kodin e tyre.

    20. HAHN-I (1867): Banorët e Delbinishtit janë të përshpirtëm (kaneietet). Nderojnë klerikët, janë mikpritës, por përtacë, kanë prirje për grabitje, vjedhje dhe nuk dinë masë në të kënaqurit e nevojave të tyre. Muhamedanët, sidomos, janë sarafë. Nderi në çështje seksuale qëndron lart. Përgjithësisht shqiptarët janë të rrëmbyeshëm dhe kalojnë lehtë nga njëri afekt te tjetri. Shqiptari është njeri i veprimit, ndërkaq shumë i ndjeshëm dhe inatçi. Të gjithë malësorët janë mikpritës dhe shumë të sjellshëm. Shqiptarit i duhet në çdo çast të jetë gati të kapë armët, se rron vazhdimisht në rrezik, dhe prandaj punon sa për nevojë. Hahni përgjithësisht nuk kishte parë dëfrime, por kishte dëgjuar, që i kishin thënë, se shqiptari i do këngët dhe vallet shumë.

    21. HASSERT (1893): Shqiptarët kanë frikë vetëm nga Zoti, dhe nga ky vetëm pak; nuk e duan luftën e hapur, përkundrazi iu pëlqen të vrasin prapa krahëve, nga një pusi. Janë grabitës dhe barbarë fanatikë, sa i përket fesë. Me të gjithë vrazhdësinë, shqiptarët janë një popull plot forcë, krenar, me sjellje fisnike (kalorës), por në gjyq mund të bëjnë be false, se dëshmia kundër shkakton hakmarrje.

    22. HECQUARD (1859): Të gjithë shqiptarët këndojnë me qejf. Gojëtaria çmohet si mjet për të mbuluar të vërtetën. Durojnë shakara pa qëllim të keq. Katolikët e Shkodrës i kanë humbur lidhjet shoqërore, që i dallojnë aq fort malësorët, ata janë servilë, burracë dhe e kanë humbur ndjenjën e pavarësisë. Kanë smirë njëri-tjetrin. Nga lart dallkaukë, nga poshtë shtypës dhe arrogantë. Nuk janë mirënjohës dhe ndihmën e pranojnë si diçka që iu takon si e drejtë. Për një interes të çastit janë gati për çdo turp, veçanërisht kur mund të shpëtojnë nga një rrezik. Janë dorështrënguar dhe megjithëqë qenien e tyre e kanë nga malësorët, as me ata nuk janë mikpritës. Përgjithësisht ata nuk e njohin mikpritjen. Muhamedanët e Shkodrës janë kryelartë, mirëbërës, mikpritës, dhe në një farë shkalle edhe mirënjohës dhe, megjithëse tregohen indiferentë dhe bujarë, prapë janë ambiciozë dhe koprracë. Malësorët katolikë përkundrazi kanë vullnet më të fortë, janë shumë krenarë, e përbuzin vdekjen, nderojnë njëri-tjetrin, e mbajnë fjalën dhe janë mikpritës.

    23. IPPEN (1908): Përshkruan shaljanët si të egër, pa fre, hakmarrës, krenarë, kapadai. Të dobëtin e përdornin keq, pse nuk merren me grabitje; të Nikajt dhe të Mërturit kanë të njëjtat prirje. Seksualitetin as nuk e njohin.

    24. JARAY (1913) Gjen që shqiptarët janë luftëdashës, të prapambetur, kanë iniciativë, janë të guximshëm dhe kundër çdo lloj autoriteti. I quan partikularistë, të cilët fillojnë të dyshojnë sa herë kërcënohen të drejtat e tyre.

    25. JASTREBOV (1904) Thotë për shqiptarët që mikpritja është njëra nga dogmat e para të teologjisë së tyre. 50% të bareshave e humbasin çupërinë e tyre dhe prandaj nguten të martohen. Morali i grave është i lëkundshëm; këndej vinë 98% të hakmarrjeve, pastaj shton: “Shqiptarët janë shumë dinakë, gënjeshtarë dhe hipokritë, armiq të këshillave të mira, idololatër të një nderi të gabuar. Kanë prirje t’i zmadhojnë gjërat, nuk durojnë cenimin botërisht të gjërave të shenjta, vjedhja për ta nuk është mëkate, bile ka raste, kur është e lavdërueshme, dhe më anë tjetër shkojnë në kishë dhe kanë një besim të verbër fetar”.

    26. KNIGHT (1880): Thotë që muhamedani është krenar dhe i sjellshëm po fort i rreptë në mbajtjen e fesë; katoliku i Shkodrës është i ndritur, hipokrit, si të gjithë njerëzit e shtypur dhe ka frikë të tregohet i pasur. Malësori është i egër, liridashës, krenar, i pabindur.

    27. LIEBERT (1909): Çdo përbuzje e fesë dënohet me fanatizëm. Sjellja e muhamedanëve të Malësisë është më korrekte, më në formë sesa ajo e katolikëve. Në diskutime janë të shkathët.

    28. MARAFIOTI (1600) Tregon për shqiptarët e Kalabrisë, që e kishin ruajtur karakterin e tyre, duke dashur të ishin të pavarur kundrejt administratës italiane, prandaj banonin në malet dhe pyjet dhe, kur i detyronin të paguanin taksa, merrnin laçkë e plaçkë dhe largoheshin.

    29. OESTREICH (1903). Urrejtja fetare është, bashkë me trashëgime të tjera të popullit si gjakmarrja etj., fuqia më e madhe ndër cilësitë popullit shqiptar.

    30. PINON (1908): Shqiptarët janë partikularistë dhe liridashës; asnjeri në Malësi nuk njeh kryetar, asnjeri nuk njeh ligj. Arma është i vetmi ligj. Shqiptarët janë barinj, gjahtarë, cuba.

    31. POTHES-WEGNER (1899): Malësorët e kanë të zhvilluar shumë krenarinë dhe ndjenjën e nderit; ai që ka pozitë më të lartë, nuk i tregohet si i këtillë atij me pozitë më të ulët; gjithmonë është gati të ndihmojë. Kurrë nuk shahen, se përgjigja do të ishte plumbi. Vjedhja jashtë fisit është nder. Mikpritja dhe mbrojtja e mikut janë detyra të shenjta.

    32. SAN GUILIANO (1902): Katolikët e Shkodrës janë të përshpirtëm dhe kanë shumë frikë nga dënimet e botës tjetër dhe të kësaj bote. Janë njerëz të ndrojtur, të dobët. Muhamedanët e Shkodrës janë fanatikë. Malësorët janë egoistë, individualistë dhe anarkist. Kanë adaptuar parimin e parë në librin e Sticnerit: “unë jam i vetmi!”.

    33. SIEBERT (1910) Bashkohet në gjërat kryesore me Hahnin dhe Nopçën, i quan shqiptarët të rrëmbyer, të nxehtë, që dyshojnë, besojnë gjëra të kota, por zemërbardhë, të qeshur, trima, besnikë, hatërlinj, të sjellshëm, gati për të ndihmuar, mikpritës dhe shumë sensibël (preken lehtë). Tipike është, që marrin flakë shpejt dhe që e mbajnë fjalën.

    34. SCHULTZ (1908) Thekson sensibilitetin dhe mungesën e mëshirës në çështje nderi dhe thotë që e mbajnë fjalën.

    35. SZAMATOLSKI (1910): Malësorët katolikë dhe muhamedanët janë mikpritës dhe indiferentë në çështje besimi. Morali seksual, si duket, nuk qëndron në shkallë aq të lartë, sa kujtohet.

    36. STEINMETZ (1904- 1905-1908): Mikpritja është më e madhe se kudo, hakmarrja zbatohet pa mëshirë. Shkelja e kurorës ndodh dendur; por çupat e ruajnë nderin e tyre. Të gjithë shqiptarët janë lidhur ngushtë me vendin e tyre. Janë të gojës, shumë të zgjuar, u adaptohen shpejt kushteve dhe dinë ta përdorin rastin e favorshëm. Mirditasit janë të përmendur si cuba, edhe të Nikajt dhe të Mërturit janë të dëgjuar për grabitje kuajsh dhe bagëtish; prirje më të mëdha për punë të këtij lloji duket se kanë ata të Rëshkasë, por edhe më të mëdha ata të Selitës, por pikërisht Beshkanët janë jashtëzakonisht të dashur dhe mikpritës. Në kundërshtim me Selitasit qëndrojnë banorët paqedashës të Lezhës. Kthellasit janë po aq hajdutë si Beshkasit, por nganjëherë dinakë. Shumë episode, qe përmend Shtajnmec (Steinmez), tregojnë karakterin e lehtë, të gëzuar, pa fre të pultasve.

    37. TOMI (1913): Shqiptarët muhamedanë të Kosovës dhe të Peshterës janë një element anarkistësh dhe asgjë tjetër përveç cuba.

    38. TOZER (1869): Bashkohet me Finlay në përshkrimin e karakterit të shqiptarëve, i cili i quan ata krenarë, jo të qetë, me vetëdije të theksuar, lakmues për fitime, por të ndershëm, të sinqertë. Fantazinë dhe inteligjencën i kanë të zhvilluara mirë.

    39. VANNTELLI (1892): Kujton që shqiptarët janë përgjithësisht të pazbutur dhe krenarë, të pabindur dhe personalisht trima. Veçanërisht të egër quan ai mirditasit, liridashës, krenarë dhe mikpritës dhe që e kanë për turp të vrasin kundërshtarë pa armë; pastaj që vjedhjen në vise të një fisi të huaj, ose vrasjen, nuk i quajnë vepër nderuese.

    40. WASSA (1878): Thotë për çdo shqiptar në një dorëshkrim, që nuk është botuar, se atij nuk i bën përshtypje mediokriteti, ai e përbuz atë.

    41. WIET (1866): Mirditasit besojnë që janë katolikë të zellshëm, janë mikpritës dhe i dënojnë tradhtarët dhe gratë e pabesa me vdekje; përgjithësisht janë barbarë.

    42. WINDISH (1800): Kelmendasi i Sirmit është besnik, nuk ka shumë fjalë, tregon prirje për luftë, është hakmarrës dhe inatçi.

    43. WIRTH (1914): Thotë për shqiptarët se janë partikularistë dhe shumë të zgjuar, dhe kujton se janë dhënë shumë pas lodrave dhe pas sportit. Kanë një ndjenjë tepër të zhvilluar të nderit. Për Ëirthin janë vetëm bogasit të pabesë dhe, si duket, në pikëpamje të moralit seksual ndodhen në shkallë të ulët.

    44. WOODS (1911): Shqiptari është i egër, luftarak, tolerant në çështje fetare, i pabindur, por besnik dhe i ndershëm.

    45. NYONI (1904) I përshkruan kelmendasit si jashtëzakonisht të egër, por prej natyre të sjellshëm. Po të mos marrim parasysh ata shkrimtarë sllavë, si p.sh. profesor Cvijiçin ose Vlladan Georgeviçin, me paragjykime raciale të trashëguara, ose me tendenca politike dhe, gjithashtu, se ç’thonë shqiptarë të njëanshëm për veten e tyre, mbetet prapë një numër i madh pikëpamjesh të ndryshme. Natyrisht nuk është nevojë të marrim parasysh gjykimin e njerëzve që e njohin Shqipërinë me ndihmën e dragomanëve, ose duke e kaluar vendin vetëm njëherë. Prandaj shumë nga pikëpamjet e lartpërmendura bien vetiu poshtë. E vetmja pikëpamje me të cilën janë dakord pa përjashtim autorët e mirë, është mikpritja dhe zbatimi pa mëshirë i gjakmarrjes. Lëkundje në çështje politike, mungesë disipline dhe sjellje të egra, lakmi të hollash, kotësi, krenari, inat, sensibilitet, janë cilësitë që ua ngarkojnë të huaj, të cilët e njohin gjuhën e vendit dhe që kanë jetuar gjatë në Shqipëri: miqtë e tyre, si p.sh. Lord Bajroni, mburrin besnikërinë e tyre, mikpritjen, trimërinë dhe vetëdijen e tyre, kuptimin patriarkal dhe zgjuarsinë e tyre të jashtëzakonshme.

    SHEKULLI

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Si janë shqiptarët?! Po në krahasim me fqinjët?! Ja përgjigja nga 45 albanologë

    Te gjithe ata qe i "pergjithesojne" shqiptaret e mundohen ti pershkruajne ne grup e si popull, nuk i njohin Shqiperine e shqiptaret sa duhet. Dallimet mes atyre qe ne keto 3 shekujt e fundit njihen si "shqiptare", jane dallime te forta racore e fizike, dallime te forta krahinore, dallime te forta zakonore, dallime te forta fetare e kulturore. Ne Shqiperi ka aq shume "lloje" shqiptaresh aqsa ka krahina e qytete te vendit. Dhe e perbashketa e madhe e mbase e vetme e shqiptareve si popull sot, eshte se sa i forte eshte identiteti i tyre krahnor. Krahina ku ata kane lindur apo kane origjinen, eshte burimi i identitetit te tyre si njerez. Edhe vete identiteti etnik i shqiptareve nuk eshte aq i forte sa identiteti krahinor i tyre. Identiteti shteteror e kombetar "shqiptar" eshte nje identitet i huaj per shumicen absolute te popullsise. Eshte si puna e atyre fjaleve qe tingellon bukur ne vesh dhe te gjithe eksitohen kur e degjojne, por asnje nuk e ka te qarte se cdo te thote e askush nuk eshte gati te heqi dore nga identiteti e morali i vete krahinor per te perqafuar vetedijen kombetare.

    Te ecesh ne rruget e Tiranes sot do te thote te perballesh me kete kontrast te thelle njerezish, kulturash e sjelljes. Ne 20 vjetet e fundit, nje eksperiment i madh social po ndodh ne qytete si Tirana e Durresi, ku shqiptaret nga shume krahina te ndryshme te vendit jane mbledhur e jetojne se bashku ne nje qytet, ne nje lagje, ne nje pallat. Eshte nje nga eksperimentet me te cuditshme dhe me dramatike qe kane ndodhur ne historine e post-otomane te popullit shqiptar. Dhe ndryshe nga eksperimentet e dhunshme sociale te komanduara nga rregjimi komunist, ky eshte nje eksperiment qe po ndodh ne menyre natyrale fale levizjes se lire te njerezve.

    Nje tjeter eksperiment i ngjashem eshte ai i emancipimit dhe qyteterimit te shqiptareve qe kane zgjedhur te emigrojne nga Shqiperia drejt shoqerive perendimore me nje tradite te konsoliduar demokratike. Eshte interesante te shikosh se si brezat e pare te shqiptareve te lindur ne Perendim nga prinder qe vinin nga krahina te ndryshme te Shqiperise, po integrohen ne jeten e atdheut te ri dhe po braktisin disa prej zakoneve prapanike te prinderve te tyre.

    Eksperimenti social komunist i Enver Hoxhes mbi shqiptaret ishte nje eksperiment i dhunshem. Ai u mundua te shkaterronte e tjetersonte identitetin krahinor dhe moralin natyral fetar te shqiptareve duke e xhveshur shqiptarin nga tradita e vete e trasheguar breznore. Martesat nder-krahinore, nder-fetare, ndalimi me ligj i fese, kishin per qellim vrasjen e shqiptarit te vjeter dhe krijimin e shqiptarit te ri proletar e komunist qe mision te jetes se tij kish sherbimin e verber ndaj Partise e shokut Enver.

    Dhe gazeta Shekulli e shume shqiptare me trashegimi komuniste ne mentalitet, nuk duan te respektojne identitetin e larmishem natyral te shqiptareve, por duan ta njehsojne e pergjithesojne ate me nje fjale goje. Ideja me e mbrapshte komuniste qe u injektua ne trurin e shqiptareve per me shume se gjysem shekulli dhe mbizoteron edhe sot eshte ideja se "po pranuam qe jemi ndryshe ne tradita e zakone, kjo do te thote se nuk jemi nje komb e nje popull". Dhe kjo i shtyn shqiptaret qe te mos vleresojne diversitetin e tyre si popull si nje pasuri kombetare, por si nje e keqe e madhe qe duhet luftuar.

    Njehsimi moral dhe kulturor i nje populli asnjehere nuk vjen fale dhunes, por vjen ne menyre natyrale me kohen fale konkurrences se vlerave ne nje shoqeri. Te gjithe njerezit pa dallim dine te vleresojne e kerkojne te bukuren dhe te miren ne jeten e tyre. Dhe ky proces ka nisur ne qytetet e medha urbane qe jane krijuar ne Shqiperi, Kosove e kudo ku jetojne shqiptare ne bote. Kjo kerkon vetem dy tre gjera: a) kohe b) paqe jetegjate c) liri njerezore. Dhe shqiptaret i kane arritur keto te treja sot.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Si janë shqiptarët?! Po në krahasim me fqinjët?! Ja përgjigja nga 45 albanologë

    shume te vjetra dhe te percipta ato konkluzionet.... kendveshtrime turistash. disa gjera qendrojne por shumica jane pergjithesime te cekta.

    cdo turist qe kalonte ne shqiperi, behej edhe albanolog.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #4

    Për: Si janë shqiptarët?! Po në krahasim me fqinjët?! Ja përgjigja nga 45 albanologë

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    shume te vjetra dhe te percipta ato konkluzionet.... kendveshtrime turistash. disa gjera qendrojne por shumica jane pergjithesime te cekta.

    cdo turist qe kalonte ne shqiperi, behej edhe albanolog.
    Pikes i ke rene.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776

    Për: Si janë shqiptarët?! Po në krahasim me fqinjët?! Ja përgjigja nga 45 albanologë

    Citim Postuar më parë nga Bamba Lexo Postimin
    Pikes i ke rene.
    Vec nje gje e paska lene ne gjysme Akili. Te sqaroje cilat gjera sipas tij qendrojne e cilat jane pergjithesime te cekta.
    AUTOCHTHONOUS

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Si janë shqiptarët?! Po në krahasim me fqinjët?! Ja përgjigja nga 45 albanologë

    100 here me mire e barbare e trima se sa servila si eshte katandis sot!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Si janë shqiptarët?! Po në krahasim me fqinjët?! Ja përgjigja nga 45 albanologë

    Citim Postuar më parë nga anita340 Lexo Postimin
    Vec nje gje e paska lene ne gjysme Akili. Te sqaroje cilat gjera sipas tij qendrojne e cilat jane pergjithesime te cekta.
    ky eshte mendimi yt per temen ne fjale??????????????????
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776

    Për: Si janë shqiptarët?! Po në krahasim me fqinjët?! Ja përgjigja nga 45 albanologë

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    ky eshte mendimi yt per temen ne fjale??????????????????

    Jo ky eshte mendimi im ne lidhje me mendimin tend per temen. Per temen nuk mjafton vetem nje e dy fjali, nese do te shprehem do ta bej kur tkem kohe. Me mire te mos shpreh fare nje mendim se te le gjerat e paqarta.... Edhepse kushdo qe ka lexu dy postime tuat e ka te qarte cfare mendon ti ne lidhje me prototipin e shqiptarit.
    AUTOCHTHONOUS

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Si janë shqiptarët?! Po në krahasim me fqinjët?! Ja përgjigja nga 45 albanologë

    Citim Postuar më parë nga anita340 Lexo Postimin
    Jo ky eshte mendimi im ne lidhje me mendimin tend per temen. Per temen nuk mjafton vetem nje e dy fjali, nese do te shprehem do ta bej kur tkem kohe. Me mire te mos shpreh fare nje mendim se te le gjerat e paqarta.... Edhepse kushdo qe ka lexu dy postime tuat e ka te qarte cfare mendon ti ne lidhje me prototipin e shqiptarit.
    une kam ca vite qe i kam shkruar pikpamjet e mia ne te gjitha temat. dhe nuk jam turist albanolog. e njoh kete race qe ne DNA.
    qe kur thote mirdita dikush e di se c`bluan ne koke, nga c`krahine eshte dhe c`mentalitet mbart.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    Për: Si janë shqiptarët?! Po në krahasim me fqinjët?! Ja përgjigja nga 45 albanologë

    E lexova me vemendje te madhe këtë shkrim te bukur dhe teper te vlersueshem, jo nga na ime por mendoj se te gjithê duhet ta nxjerrim ne leter kete postim, jo per krenari as mburrje por sikur se te ishte pasqyrja e jone e perbashkêt edhe se kane kaluar dekada e shekuj pas ketij pasqyrimi, shihet se karakteri i njeriut nuk ndryshohet lehte, zhvillohet po por nuk fshihet, dhe ka rendesi te madhe.
    Nese e keni vrejtur, gati se te gjithe autoret apo udhepershkruesit shqiptarin e njohin se eshte i zgjuar, virtute te natyres, nuk hyne ketu ne pytje shkollimi por, trashegimsija vetvetiu ne gjenetiken e tij, siç e thote edhe EugenePittard se, a mos mendoni se nej jo dinarik do e bashkonte italin sikur mos te ishte i kesaj race te veçant e cila vetem ne momentet kyqe din te organizohet e te dali nje shef apo kapedan i cili do e shpetoje nga rreziku pra, te gjitha ketoi tipare i ka dinariku, tjerat te ligat e dijmi forte mire se çka nenkuptojmi me fjalen BINDJE apo keshill e mire nga nje huaji, jo vetem nga nje i huaji por, edhe une i cili kthehem pas 3 dekadave ne vendlindjen time, iu theme per te mire se si duhet te veprohet te tjerve, nuk me degjojne se ai nuk bindet nuk te beson dhe vepron krejte ndryshe..karakteristika te veçanta...te pa degjueshem brenda vendit kurse jashte ne mergim, detyrohemi ti ulemi para kembve shefave te huaj.. e shqiptarit kurrsesi jo..! Nga momenti qe nuk na sheh asnje i yni, jemi edhe ne si tjeret popuj, na hjeket turpi !" Te kqijat me te padrejta ne ia bejmi njeri tjetrit dhe ate brenda familjes duke e kujtuar se nuk del jashte ketiij rrethi se do njihej si e turpshme ti tregohet dikujt tjeter kjo marrezija qe ndodh padrejtesishte brenda ne familjen tone dhe ky fenomen nuk na lejon te perparojmi; bllokad totale !

    Këtu bera disa zgjedhej: per te zgjuat, nuk na e shkon asnje komb tjeter !
    PERZGJEDHJA IME ISHTE KJO:

    5. CALLAN (1899): Callani i quan shqiptarët racë fisnike e vjetër, besnike, e virtytshme dhe mikpritëse.
    Ata nuk çajnë kryet për ligjet.
    2. BALDACI (1901): Të gjithë shqiptarët janë mikpritës, i vetmi ligj i kelmendasve është arma e tyre
    3. BOUÉ (1840): Shqiptarët janë të gjallë, të qeshur, të shkathët, i kapin shpejt gjërat; krenarë dhe trima; punojnë sa u duket e domosdoshme
    5. CALLAN (1899): Callani i quan shqiptarët racë fisnike e vjetër, besnike, e virtytshme dhe mikpritëse
    11. DUMONT (1872): Veprimet e tyre ndikohen vetëm nga instinkti; veprojnë shpejt dhe pa i peshuar konsekuencat;
    janë të mirë prej natyre dhe pranojnë dhurata pa u detyruar për mirënjohje,
    11. DUMONT (1872): Shqiptarët janë mikpritës dhe shumë sensibël;
    fesë i japin pak rëndësi.Sipas pikëpamjes shqiptar i mirë është trimi dhe i keq frikacaku,
    12. DURHAM (1909): Të gjithë shqiptarët në realitet nuk janë as muhamedanë as të krishterë;
    feja për ta është vetëm formë e jashtme. Në naivitetin e tyre gëzohen për gjëra fare pa rëndësi.
    14. ELIOT (1908): Të gjithë janë shumë të zgjuar dhe nuk e njohin urrejtjen fetare;
    urrejnë vjedhjen, por grabitja nuk u duket diçka çnderuese.
    15. GIBERT (1914): I quan shqiptarët të zgjuar, si fëmijë, kalorës dhe të pabesë, dorëhapur dhe hajdutë, të përshpirtshëm (pietoze) dhe prapë pa ndjenjë fetare.
    E duan vendin e tyre, por nuk kanë ndjenjë kombëtare. Në pikëpamjen fetare janë tolerantë dhe prapë marrin pjesë në luftëra të përgjakshme fetare.
    Janë shumë të zgjuar dhe të gjitha anomalitë e karakterit të tyre shpjegohen me vobekësinë, injorancën dhe impulsivitetin e tyre.
    16. GODIN (1913): Shqiptari ka zgjuarsi dhe energji të pashlyeshme, çështje, interesa dhe nderi personal dalin në ballë përpara çështjeve publike.
    Secili është njeri partie. Shqiptarët, që nuk ndikohen janë trima dhe moralisht të dalluar, të pastër, të pazotë të thyejnë fjalën që japin;
    janë mikpritës, kanë iniciativë personale të plotë, më tepër praktikë dhe të matur sesa idealistë ose fantastë;
    përgjithësisht jo fort fetarë dhe shumë herë kanë pikëpamje të çuditshme për të drejtën

    25. JASTREBOV (1904)“Shqiptarët janë shumë dinakë, gënjeshtarë dhe hipokritë, armiq të këshillave të mira, idololatër të një nderi të gabuar.
    Kanë prirje t’i zmadhojnë gjërat,
    nuk durojnë cenimin botërisht të gjërave të shenjta, vjedhja për ta nuk është mëkate, bile ka raste, kur është e lavdërueshme, dhe më anë tjetër shkojnë në kishë dhe kanë një besim të verbër fetar”.

    28. MARAFIOTI (1600) Tregon për shqiptarët e Kalabrisë, që e kishin ruajtur karakterin e tyre, duke dashur të ishin të pavarur kundrejt administratës italiane, prandaj banonin në malet dhe pyjet dhe, kur i detyronin të paguanin taksa, merrnin laçkë e plaçkë dhe largoheshin.
    36. STEINMETZ (1904- 1905-1908): Të gjithë shqiptarët janë lidhur ngushtë me vendin e tyre. Janë të gojës, shumë të zgjuar, u adaptohen shpejt kushteve dhe dinë ta përdorin rastin e favorshëm.
    44. WOODS (1911): Shqiptari është i egër, luftarak, tolerant në çështje fetare, i pabindur, por besnik dhe i ndershëm.
    45. NYONI (1904) Po të mos marrim parasysh ata shkrimtarë sllavë, si p.sh. profesor Cvijiçin ose Vlladan Georgeviçin, me paragjykime raciale të trashëguara, ose me tendenca politike dhe, gjithashtu, se ç’thonë shqiptarë të njëanshëm për veten e tyre, mbetet prapë një numër i madh pikëpamjesh të ndryshme.
    E vetmja pikëpamje me të cilën janë dakord pa përjashtim autorët e mirë, është mikpritja dhe zbatimi pa mëshirë i gjakmarrjes.
    Lëkundje në çështje politike, mungesë disipline dhe sjellje të egra, lakmi të hollash, kotësi, krenari, inat, sensibilitet, janë cilësitë që ua ngarkojnë të huaj, të cilët e njohin gjuhën e vendit dhe që kanë jetuar gjatë në Shqipëri: miqtë e tyre, si p.sh. Lord Bajroni, mburrin besnikërinë e tyre, mikpritjen, trimërinë dhe vetëdijen e tyre, kuptimin patriarkal dhe zgjuarsinë e tyre të jashtëzakonshme.
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •