http://www.shekulli.com.al/koment/16maj2002/kabo.shtml
Personalizimi i institucioneve dhe autoritarizmi personal
Dr.Pėrparim Kabo
Ēdo institucion pėrfaqėson njė ent tė ngritur pėr njė qėllim tė caktuar, por nė kuptimin e njė shoqėrie institucionale, sipas gjykimit shkencor, si tė tillė duhet tė pranojmė, "tėrėsinė e normave dhe rregullave ku bazohet organizimi dhe funksionimi i njė shteti". Pėrkufizimi tė lejon tė kuptosh, se nė ē'marrėdhėnie ėshtė individi (apo ekipi i individėve), me institucionin ku ai shėrben. Ky pozicion ėshtė pėrcaktuar nė mėnyrė ligjore dhe nuk lė hapėsirė qė individi tė riinterpretojė, ose tė krijojė mėnyrėn personale tė gjykimit dhe pėrdorimit tė institucionit apo rregullave mbarėvajtėse nė tė.
Raportet e njeriut (dhe subjektivitetit tė tij), me institucionet dhe detyrimet ligjore qė kėta tė fundit tė imponojnė, kanė bėrė qė shoqėritė tė dallohen qartazi: Si shoqėri qė janė shndėrruar nė shtet historik pėr shkak tė institucioneve dhe autoritetit tė tyre, dhe nė shoqėri njerėzore qė pėrpiqen tė shdėrrohen nė shtet, pėrmes largimit nga pushteti i individit, pėr tė mbėrritur te pushteti i zgjedhur, qė funksionon me institucione ligjore. Rasti mė i keq dhe ngatėrrestar ėshtė ai, kur formalisht ka institucione, kuadėr rregulli dhe kuadėr ligjor, por brenda tyre, dhe jashtė kontrollit tė tyre, shoqėria vijon tė mbetet peng i institucioneve tė personalizuara dhe keqpėrdorura nga autoritarizmi subjektiv individual, apo tė njėsive operuese volontariste. Njė praktikė e tillė, bėn qė shoqėria tė pėrpėlitet e sfiduar nga njė problematik ngėrē. Ana sipėrfaqėsore e ndėrtimit tė saj institucional, tė krijon iluzione pėr sistemin juridik dhe rregullat e shtetit. Nė kėto rrethana, njeriu i zakonshėm dhe masa jo fort e kulturuar, kthehet tek antropologjia feudale. Kjo shfaqet pėrmes lavdėrimit (kulti i shpėtimtarit) tė "trimit", dhe krijimi i lidhjeve utopike, ėndėrrimtare ,(pėr tė pafatėt),si dhe atyre reale tė biznesit, fitimit, tė abuzimeve favorizuese (pėr fatmėdhenjtė), drejtpėrsėdrejti me individin-krye tė institucionit shtetėror. Kjo mėnyrė komunikimi ėshtė atmosfera mė e mirė pėr shoqėritė nė tranzicion, si njė turbullirė, ku notojnė pėr interesa jo tė progresit tė pėrgjithshėm, individė megalomanė, populistė, dhe hakmarrės tė fshehur. Karizma e shumė prej tyre,"pėrbetimi atdhetar" dhe guximi pėr "novacione individuale" janė shprehje herė e njė populizmi tejet tė bojatisur, herė e njė urrejtje ndaj shtresave qė ende kanė si kult ndershmėrinė e individit. Qėndrime tė tilla tejet subjektive, janė shfaqje flagrante tė pėrdorimit te institucioneve, jashtė politikave dhe interesave publike gjithėpėrfshirėse. Institucionet nė Shqipėri, nė kėtė periudhė tė tranzicionit ,vuajnė nga shumė mangėsi. Duhet tė evidentohet qartazi dhe hapur, fakti, se raportet njerėzore (ekipet aktive) dhe jonjerėzore, tė materializuar si rregull, ligj, ndėrgjegjje institucionale, autoritet dhe traditė e institucionit (nga kontributi njerėzor ne breza), shpesh janė vėnė kokėposhtė. Individėt qė vihen nė krye tė institucioneve ose nė pėrbėrje tė ekipeve tė tyre, zgjidhen, por jo gjithnjė pėrzgjidhen, emėrohen por nuk konkurrojnė (ose e bėjnė kėtė formalisht),caktohen nga epror mė lartė se ta,por nuk maten nga atributet e pėrgjithshme intelektuale shkencore, qytetare, akademike apo mė gjerė.Nuk merret nė konsideratė, formimi i tyre nė raport me homologėt euroatlantikė. Eshtė rasti tė kujtojmė, qė nė Angli qysh nė gjysmėn e dytė tė shekullit 19-tė,u vendos parimi i konkurrimit pėr nėnpunėsit e administratės shtetėrore. Aktualisht nė SHBA ligji pėr zgjedhjet e pushtetit lokal e ka si kėrkesė taksative, qė kandidati i mundshėm tė propozohet nga komuniteti, dhe jo nga listat e partive politike.Nė Izrael qė tė bėhesh ministėr, tė kėrkohet njė dokumentacion i plotė, qė nga shkolla fillore deri nė universitet, specializimet dhe lista e botimeve,idetė konkrete tė zhvillimit pėr sektorin ku do tė drejtosh dhe cilėsitė akademike, si tė thuash, njė anatomi social-intelektuale.
Tek ne tė vjen pėr tė qeshur, dhe pėr tė qarė me njerėzit qė emėrohen nė pėrgjegjėsi tė ndryshme, tė ulta, tė mesme, apo tė larta. Ministra Finance me arsimin e tyre tė mesėm (miks) ushtarako-civil, apo shkollė tė mbrėmjes, qė nuk zotėron asnjė gjuhė tė huaj perėndimore, agronom qė bėhen diplomatė, badigardė qė bėhen deputetė. Kėta pasi emėrohen me poste nė institucione tė ndryshme, e mbėrthejne atė me thonj dhe kthetra, dhe nuk e lėshojnė sepse intuita e tyre ju thotė, " ky ėshtė shansi", dhe fati nuk tė vjen mė.
Ata e njesojnė veten me institucionin, jo nė sensin e pėrkushtimit idealist dhe profesional, por nė atė tė zotėrimit gati pronėsor. Nė raste tė skajshme, kur bėhet marrėveshje me biznesin privat, atėherė krijohen oligarqi tė fshehta, apo tė hapura, qė sfidojnė shtetin duke e pėrdorur atė. Ky lloj posedim i institucionit ruhet me propagandė nga kritikat, sulmet apo insinuatat, qė nuk mungojnė (jo ēdo vėrejtje ėshtė e drejtė),duke ngatėrruar me qėllim, sulmin ndaj individit abuzues, me sulm gjoja kundėr institucionit. Dėshtimi individual shitet prej tyre si dobėsi institucionale e trashėguar. Ndėrgjegjjen individuale, qytetare apo institucionale tė mangėt, apo tė ciflosur, pėrpiqen ta njėsojnė me ndėrgjegjjen institucionale tė ekipit (nė kėtė kuadėr gjenden dhe kurbanet e vegjėl). Dhe sė fundi, largimin e tyre nga vendi i punės gjithnjė e trajtojnė si grackė tė politikės, humbje pėr institucionin, qė gati mund tė ēojė nė rrethana fatale tė njė zgripi kombėtar. Ana tjetėr e medaljes, nė atmosferėn e pėrgjithshme tė institucionalizmit shqiptar, ėshtė autoritarizmi personal. Ai shfaqet nė formėn e injorimit hapur tė atributeve ligjore tė jetės dhe rregullave institucionale, nė imponimin me autoritetin individual, nė depersonilizimin e bashkėpunėtorėve, marrjen e tyre nėn komandė. Nė kėtė mėnyrė sjellje, kanė lėnė gjurmė gati "genetike" tradicionalizmi shqiptar, me dehje imperiale, (historikisht ne kemi qenė pjesė e perandorive pushtuese).Fryma e komandimit pėr shkak tė ekzistencės tejet tė gjatė tė sistemeve despotike nė Shqipėri. Mungesa e njė tradite qytetare tė komunitetit, pėr tė kėrkuar nė kor dhe nė vijimėsi, tė drejtat kolektive, por edhe tė mbrojtjes qoftė edhe tė njė individi tė veēantė, apo rasti tė izoluar, pėr tė mos lejuar precedentė tė tillė nė tė ardhmen, dhe pėr t'i kujtuar pushtetit misionin si shėrbėtor ligjor tė shoqėrisė.
Mungesa e pėrgjegjėsisė dhe frikės nga ndėshkimi juridik pėr shkak tė abuzimit me postin apo institucionin.Aspektet aktuale tė autoritarizmit tė pranishėm thekshėm nė institucionet tona, lidhen me njė element mjaft thelbėsor. Nivelin kulturor te individėve nė majat e institucioneve,dhe tė administratės. Mangėsitė e theksuara konceptuale dhe vendimarrėse nė pėrputhje me kėrkesat e ligjit dhe tė teknologjisė sė ndryshimit progresiv, pėr shkak tė origjinės fshatare, prejardhjes provinciale, mė tej akoma, tė vlerave tė dyshimta nė edukimin shkollor dhe kualifikimin shkencor.
Njė trajtė tjetėr e besimit apsolutist tek vetja dhe qėndrimit mbi institucionin (tė pazėvendėsueshmit), ka bėrė qė mbajtės tė kreut tė institucioneve, partive apo administratės, tė shfaqen "luan" pėr tė mbetur atje ku janė.Ata pėrdorin pa dorashka autoritarizmin individual, hakmarrės dhe denigrues, ndaj individėve kurajozė dhe qė shpalosin njė kulturė mė progresive. Autoritarizmi individual lind atje ku mungon kompetenca profesionale, kur koha kronos tė lė prapa me kohėn ngjarje dhe problematike, ku ėshtė e zbehtė figura publike e individit ose e kompromentuar, kur nuk pranohen sfidat e zhvillimit, dhe nė rastet ekstreme, kur drejtuesi i lartė ėshtė korruptuar ose futet nė kėtė qorrsokak, apo kur ėshtė i etur pėr karrierė nė pushtet, duke e kėrkuar promovimin me ēdo monedhe.
Demokracia pluraliste e vlerave dhe partitizmit, kultura institucionale dhe shteti ligjor i tė drejtave tė njeriut, nuk kanė asgjė qė t'i lidhė me autoritarizmin individual. Autoriteti i vetėm pėr to ėshtė ligji dhe rregulli, ndėrsa autoriteti individual matet se sa i shėrben ai ligjit, jo vetėm ndaj tė tjerėve, por edhe sa i nėnshtrohet ai kėrkesave dhe penaliteteve t tij, si kur shėrben edhe kur gabon apo abuzon me tė, ose duke vepruar jashtė tij. Demokracia pluraliste nuk plazmohet, kur nuk pranon largimin nga drejtimi i partisė politike apo jeta politike, pėr motive tė humbjes, dėshtimit, gabimeve apo interesave erudite.
Fryma e bashkėpunimit, marrėveshjet dhe konsensusi ia ngushtojnė hapėsirėn autoritarizmit individual, apo kolektiv, partiak apo shtetėror, propagandistik apo pushtetor.Por njė klimė e tillė, lyp kulturė dhe tolerancė, ndjenje pėrgjegjėsie dhe respektim tė institucioneve. Si mund tė kėrkohet president konsensual, kur njė ekuilibėr i tillė nuk ka ekzistuar pėr Parlamentin. Ai i vitit 1991, u quajt komunist, ai 1992 me shprehjen thėnė qė tė nesėrmen "mendojmė pėr zgjedhjet e reja", ai 1996, "i votave te vjedhura", ai 1997,"i komiteteve dhe kallashnikovėve", ai i 2001"Parlamenti i Dushkut,dhe i paligjshėm?
Kushtetuta, ligji themeltar nuk ėshtė aprovuar me konsensus dhe hapur mohohet nga opozita. Politikat kombėtare tė punės, pronės, pagesave, pensioneve, integrimit, buxhetit tė politikave tė jashtme, rajonale apo me gjerė, nuk kanė gjetur unison mes forcave politike. Ja pėrse autoritarizmi ėshtė ende pjesė e realitetit politik, dhe jetės se institucioneve nė Shqipėri. Ndėrsa interpretėt e tij, janė individė tė zgjedhur me votėn e popullit, tė anėtarėsisė sė partive, tė emėruar, apo ngarkuar me detyrė.
Ta pėrdorėsh pushtetin kundėr shtetit do tė thotė ta pėrdorėsh kundėr interesave tė shtetasve, qytetarėve, zgjedhėsve, pra tė prishėsh konsensusin me ta, tė kesh humbur besimin e tyre. "Baza e njė shoqėrie pluraliste, ėshtė konsensusi pėr vlerat themelore, i cili pėrcakton qartė kufijtė e pretendimeve tė individėve ose grupeve rivale"(Henry Kissinger,Diplomacia,faqe 665).
Krijoni Kontakt