-
Misteri i Papa Klementit XI - Albani dhe i familjes se tij shqiptare
-
-
Pėr: Misteri i Papa Klementit XI - Albani dhe i familjes se tij shqiptare
Interesante. Shqiptaret qe jetojne ne Itali duhet te rremojne me shume neper arkiva mbi historine e kesaj familjeje dhe ti sjellin keto informacione ne shqip edhe ne forum.
Albo
-
-
Pėr: Misteri i Papa Klementit XI - Albani dhe i familjes se tij shqiptare
Papė Klementi XI – shqiptar, 250 vjet histori “sekrete” nė Vatikan
Dokumenti sekret
vatikanKatėr kardinalėt shqiptarė qė mbrojtėn Vatikanin
Zbulohen dokumente sekrete tė pemės gjenealogjike tė familjes Albani, nga studiuesi kosovar Eqrem Zenelaj, tė publikuar pak ditė mė parė nė Tiranė, duke saktėsuar pėrfundimisht se Papė Albani, njohur si Papa Klementi XI, ėshtė me origjinė shqiptare; po ashtu pėr herė tė parė del nė dritė dhe testamenti i shkruar nga Papa Klementi XI, qė mbi tė shkruhej se ishte Papė shqiptar. Ja fjala e plotė: “Mė varrosni nė mėnyrė shumė tė thjeshtė, por tė shkruhet nė pllakėn time qė Papa Albani ėshtė Papė nė Romė, por rrjedh nga gjaku shqiptar”. Familja Albani i dha katėr kardinalė tė tjerė Kishės Romane, qenė nipėrit e Papa Klementit XI; Alesandro (1672-1779), Anibali (1682-1751), Albani (1720-1803) e Xhuzepe (1750-1834).
Pėr 250 vjet Vatikani do ta mbėshtillte fuqinė dhe diplomacinė e tij nėn njė emėr tė njohur pėr historinė e saj; Papa Albani. Tashmė me dokumente, nga studiues tė hershėm e tė sotėm, ėshtė dėshmuar se Papa Klementi XI – Albani ka prejardhje shqiptare, pėr tė cilin ėshtė shkruar mjaft nga autorė tė huaj.
Me urdhėr papnor, ai ėshtė vlerėsuar si intelektual, diplomat, burrė shteti dhe njohur pėrmes dokumenteve arkivore me njė kontribut kombėtar, qė lidhet me historinė e Shqipėrisė, nė porosinė e shkrimit tė serisė sė veprės historike “Iliria e shenjtė” nga At Ferlati; Papa Klementi XI nxiti mbajtjen e Kuvendit tė Arbėnit mė 1703, botimin e akteve tė kėtij Kuvendi, si dhe botimin e Gramatikės sė shqipes me porosinė pėr tė hartuar mė 1716, qė njihet deri mė sot si gramatika e parė tė gjuhės shqipe. Dhe sė fundi, pėrmes arkivave ėshtė zbuluar se Papa Albani ka lėnė njė testament: “Mė varrosni nė mėnyrė shumė tė thjeshtė, por tė shkruhet nė pllakėn time qė Papa Albani ėshtė Papė nė Romė, por rrjedh nga gjaku shqiptar”.
Pak ditė mė parė, nė nder tė kėtij personaliteti kishtar, por edhe historik, Qendra e Studimeve Albanologjike organizoi nė Tiranė konferencėn shkencore me temė “Papa Klementi XI dhe familja Albani”. Nė kėtė rast u prezantua njė monografi, e botuar qysh mė 2009 nė Kosovė, me autor Eqrem Zenelajn, dhe vetėm tani e njohur nė Shqipėri.
Zenelaj ka rrėfyer disa nga zbulimet e tij tė panjohura rreth figurės sė Papa Klementit XI, fakte nga arkivat e Vjenės e tė Vatikanit dhe nė vizitėn e tij nė Tiranė ėshtė shoqėruar me autorin e parathėnies Richard Pots, studiues.
Familja Albani, me origjinė shqiptare, nxori, pėrveē Papės Klementi XI, edhe kardinalė, profesorė, juristė dhe artistė me famė botėrore, si dhe la trashėgimi muzeun e mirėnjohur tė artit “Pallati Albani”.
Zenelaj ka treguar se ka rreth 17 vjet qė merret me hulumtimin e arkivave qė flasin rreth familjes sė Albanėve. Ky studiues i Kosovės ėshtė i pari qė na njeh me pemėn gjenealogjike tė familjes Albani duke u shprehur se referuar heraldikės, stemės sė Papa Klementit XI paraqet Kalanė e Krujės, duke treguar se “familja Albani rrjedh nga Laēi i rrethit tė Shkodrės, e cila ka ardhur nė Itali nė vitin 1464”. Ėshtė interesante, thotė ai, se kjo familje ka shkėlqyer pėr 300 vjet nė tė gjithė Evropėn. Nga kjo familje rrjedh Papa Albani, i cili ėshtė i vetmi papė nga portifikati roman ėshtė quajtur Klements XI dhe Albanis Urbina. “Ka qenė mjaft atdhetar dhe Papa Gjon Pali II dhe shumė tė tjerė po ky ėshtė i vetmi qė e kanė thirrur me emrin e vendit dhe origjinės sė tij” thotė Zenelaj.
Nė kohėn e Skėnderbeut, dy djemtė e Mikel e Lazri ishin kapiten tė veriut, ata u dėrguan me detyrė diplomatike dhe ushtarake nė Urbino te Duka I Urbinos.
Atherė Urbino ka qenė si tė themi sot Brukseli, meqenėse themi se ka qenė tė ngarkuar detyra ushtarake dhe diplomatike. Atėherė kemi edhe pėrfaqėsinė e pėrhershme diplomatike
Pema gjenealogjike e familjes Albani ėshtė njė dokument tjetėr i veēantė qė na dėshmoi Zenelaj nė konferencė si zbulim, dalė nė dritė pėr herė tė parė, me pesė fletė dhe tregon saktėsisht rrėnjėn e gjenealogjisė sė familjes Albani nga Shqipėria.
Familja Albani ėshtė ndarė nė dysh; nė familjen qė rrjedh nga Filipi, qė ėshtė nė Bergamo dhe familja qė rrjedh nga Gjergji qė ėshtė nė Urbini. “Ndėrsa njė dokument qė kam gjetur para njė viti thekson se Mikel Lazi ka pasur njė djalė qė quhej Andrea, po nuk dihet se me ēfarė ėshtė marrė Andrea, ku ka jetuar dhe sa ka jetuar”, ka treguar Zenelaj pėr familjen Albani. Ėshtė njė histori e gjatė sipas tij, tė cilėt duhen trajtuar nė njė libėr e veēantė, pėr njė familje e veēantė me tė cilėn duhet tė merren akademikėt. Ēfarė tėrheq nė gjithė kėtė histori ėshtė pikėrisht Papė Albani, konsideruar me histori tė veēantė. Zenelaj tėrheq vėmendjen ndėr tė tjera, se familja Albani ka pasur shumė figura qė janė: Kardinali Franēesko Albani ishte propozuar tri herė pėr papė, ka qenė juristi mė i madh nė Evropė, ka shkruar 15 vepra shkencore, dhe njėherėsh zėvendės komandant i forcave tė armatosura tė Venedikut i kėsaj familjeje.
Orosh Albani gjyshi i Papa Klementit XI, ėshtė lindur 1576 – “ka qenė diplomat i zgjuar, dhe ka qenė i interesuar pėr t’u marrė me ēėshtje diplomatike” – thotė Zenelaj. Kishte njohuri tė jashtėzakonshme nė politikė dhe diplomaci, ku njėkohėsisht gėzonte njė autoritet tė madh nė qarqet e larta politike tė Romės, ai ishte zgjedhur dhe si senator i saj, njė funksion qė e ushtroi deri nė vdekje. Njė tjetėr pasardhės ka qenė drejtor, dhe mbikėqyrės i bibliotekės sė Vatikanit. Heraldika dhe stema e familjes Albani, vėren studiuesi, ėshtė ajo e Krujės.
Familja Albani pėr 250 vite e ka ruajtur gjuhėn shqipe nė traditėn familjare.
Njė tjetėr pasardhės, Aleksandėr Albani, njihej pėr karakteristika dhe dhunti tė shumanshme. Ai ishte sė pari aktor, oficer i Gardės sė Papės, ishte kardinal. Por ēfarė ėshtė e rėndėsishme pėr historinė tonė ai ishte arkeolog. Ėshtė interesante qė babai i arkeologjisė Johan Vinkelman ka qenė kėshilltar dhe punėtor i Aleksandėr Albanit pėr dhjetė vitet e fundit tė jetesės sė tij.
Ndėrsa tashmė dihet se nė qendėr tė Romės ėshtė Palazo Albani, Vila Albani, njė pallat i mbushur me monumente klasike greko-romake. “Ėshtė pushtuar disa herė nga austriakėt dhe Franca dhe janė kthyer pėrsėri skulptura dhe pikturat. Pėr Palazo Albani janė shkruar 50 vepra dhe Aleksandėr Albani ėshtė njėra ndėr figurat qendrore po ashtu. Secili anėtar i familjes Albani ka njė histori tė vetėn madhore”, – tregon Zenelaj
Studiuesi krijon njė lidhje “tė fshehtė” tė Papa Gjon Palit II me shqiptarėt. Ai tregon se nuk ka qenė arsyeja vetėm Nėnė Tereza apo lidhja me Presidentin historik Ibrahim Rugova, jo vetėm lirshmėria e Vatikanit nė kohėn e Skėnderbeut, por familja Albani pėr 50 vite ka qenė njė mbėshtetėse e fuqishme e ēėshtjes polake pėrballė Rusisė.
Pikėrisht kardinali, i Riu Franēesko Albani, pėr 15 vite ka shkuar nė konflikt tė vazhdueshėm me Katerinėn II tė Rusisė pėr mbrojtjen e ēėshtjes polake. “Prandaj Papa Gjon Pali II, duke e ditur kėtė histori dhe duke lexuar librat, ėshtė takuar me familjen Albani, duke krijuar njė respekt tė veēantė pėr popullin shqiptar”. Familja Albani i dha katėr kardinalė tė tjerė Kishės Romane, qenė nipėrit e Papa Klementit XI; Alesandro (1672-1779), Anibali (1682-1751), Albani (1720-1803) e Xhuzepe (1750-1834).
Papa shqiptar Gjon Franēesk Albani, Klementi XI
Gjon Franēesk Albani lind nė Urbino mė vitin 1649 e vdes nė Romė mė 1721. Studion nė Kolegjin Romak e diplomohet nė Juridik, Filozofi e Teologji. Ende student shquhet pėr punėn e tij studimore nė fushėn teologjike e pėr mjaft pėrkthime nė gjuhėn greke e orientale, midis tė cilėve dhe Pentateuku i Moisiut, njė libėr i rėndėsishėm e mjaft i vlerėsuar shkencor. Nė moshėn 28-vjeēare Papa Inoēenti XI e punėson pranė Kishės Romake. Mė vitin 1690 emėrohet kardinal e mė 1700 Konklava e Kardinalėve e zgjedh Papė e merr emrin Papa Klementi XI. I tillė qėndron deri nė vdekje, duke u renditur i katėrti midis papėve tė Kishės Katolike pėr nga jetėgjatėsia e viteve nė krye tė Kishės.
Gjon Franēesk Albani qe pasardhės i familjes fisnike shqiptare nga Laēi i Kurbinit. I pari i tyre quhej Mikel Laēi, qė sė bashku me fėmijėt e tij Filip e Gjergj Laēi, luftuan pėrkrah Skėnderbeut nė luftėn kundėr turqve. Mė vitin 1464, familja Laēi detyrohet tė braktisė Shqipėrinė e tė strehohet nga Duka i Urbinos, nė qytezėn e Urbinos, ku stabilizojnė jetėn e tyre tė ardhshme e marrin mbiemrin Albani, nė kujtim tė vendlindjes. Gjon Franēesk Albani, i biri i Karlit e Elenės, ėshtė nipi i Horacit (1576-1653), kancelar i Dukės sė Urbinos i ftuar nė Romė nga Papa Inoēenti XI, pėr t’u bėrė senator i Romės. Gjon Franēesk Albani siē dėshmojnė dokumente tė shumta tė lėna nė trashėgim nga ai, kujtonte shpeshherė prejardhjen shqiptare tė tij. Nė fakt, gjatė jetės interesohet pėr Shqipėrinė, e sunduar nė atė epokė nga turqit. Pėrpiqet tė kontribuojė nė ruajtjen e gjuhės dhe fesė sė krishterė, duke nxitur botimin e mjaft librave nė gjuhėn shqipe.
Nėn iniciativėn e tij u mbajt njė ngjarje e rėndėsishme nė historinė shqiptare, ende e pastudiuar siē duhet, siē qe Kuvendi i Arbrit, zhvilluar mė 14 – 15 janar 1703 nė fshatin Mėqinjė tė Lezhės e nė kryesinė e Arqipeshkvit tė Tivarit, Vinēenc Zmajeviē. Dekretet e Kuvendit tė Arbrit prekėn problematika fetare, ekonomike e arsimore, marrėdhėnie ndėrkombėtare tė Shqipėrisė me pjesėn tjetėr tė botės. Tė gjitha aktet e tij u pėrkthyen nga latinishtja nė shqip, falė punės sė njė grupi teologėsh tė kohės, midis tė cilėve dhe tė huaj, gjė qė parapriu idenė e mėvonshme tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare.
Nė librin “Illyricum Sacrum”, njė vepėr enciklopedike e historianit dhe jezuitit italian Daniele Farlati 1690-1773, pėrshkruhen pėrpjekjet e punės sė Papa Klementi XI pėr krijimin dhe pėrpunimin e dokumentacionit pėr historinė e Shqipėrisė siē shkruhet: “Papa Klementi XI, Gjon Franēesk Albani, nga Urbino, me prejardhje shqiptare, ende prift i ri nisi tė mbledhė materiale mbi historinė e krishterė ilire. Detyrimet si klerik qė e vlerėsuan deri nė majėn mė tė lartė tė Selisė sė Shenjtė e detyruan tė ndėrpresė punimet e tij historike. Nė fillim tė pontifikatit, mblodhi Kėshillin e parė tė Arbrit nėn kryesinė e Arqipeshkvit tė Tivarit, Vinēenc Zmajeviē, e urdhėroj qė aktet e Kėshillit tė pėrktheheshin nė shqip e tė njihte gjuhėn e tė parėve qė nė familjen Albani kishte mbet veē njė kujtim”.
Papa Klementi Xi ėshtė kujdesur pėr barinjtė shpirtėrorė tė kishės katolike, thotė Zenelaj.
Ai do ta bėnte detyrėn e tij duke emėruar misionarė fetare, dhe duke mbikėqyrur punėn e kishave. Mė 17 maj 1706 Papa Klementi kishte emėruar 20 kardinalė dhe gjatė detyrės sė tij si Papė kishte arritur tė hapte gjithsej 315 kisha, 38 spitale, si dhe njė numėr tė madh tė ndihmave humanitare. “Numri i famullitarėve u rrit dukshėm gjatė kohės qė drejtonte Vatikanin Papa Klementi Albani. Nė vitin 1716 ai ngarkon at Maria de Lecce pėr tė hartuar gramatikėn e parė tė gjuhės shqipe dhe at Maria de Lecce e ngarkon me njė pėrgjegjėsi shumė tė lartė dhe i thotė nėn njė parathėnie me disa fjali shqip: “Arbėnuer i dashtun, kėtė gramatikėn e shkrova jo pėr zotėrinė tėnde qė di mė mirė dhe mė kthjellėt se unė, por pėr ata fratinėt qė vijnė prej sė largu me shėrby”. Ky fakt do tė thotė se papa Albani e ka ditė gramatikėn shqipe mė mirė se vetė hartuesi. Ai ishte i vetmi papė romak qė ka mbajtur njė mbiemėr Albani, sepse ishte mjaft patriot. Ishte edhe papa Gjon Pali, por nuk u quajt papa polak pas vdekjes. Ndėrsa ky quhet Papa Albani. Shkruhet “Clementes Undecimo Albani Urbinas”. Nė shqip do tė thotė shqiptari Klmeneti XI nga Urbina.
Pėrgatiti: V. Murati
Papa Albani kanalizoi Romėn dhe rregulloi kopshtet
Papa Albani konsiderohet njė qeveritar shumė i suksesshėm, thotė studiuesi nga Kosova, pasi pėr herė tė parė nė historinė e Romės, ai kishte bėrė kanalizimin e Romės; kishte sjellė ujėsjellėsin dhe rregulloi kopshtet e Romės. Po ashtu gjatė shumė vėrshimeve, tėrmeteve Papa Albani kishte dhėnė ndihmė popullatės, dhe po ashtu shpėrndarė dhe tė holla pėr tė pamundurit. Papa Albani ishte edhe njė humanist i madh nė arenėn ndėrkombėtare, ka tė bėjė me respektimin e rregullave dhe zakone tė luftės nė konflikte tė armatosura. Njė nga detyrat kryesore ka qenė mbrojtja e popullsisė civile tė paarmatosur. Njė ndėr to ėshtė edhe azili politik, kjo arriti kulmin e vet nė kohėn e Papa Klementit qė e ndėrtoi nė Romė me 8500 shtretėr, ku gjithė pasurinė e tij, rrogėn e investoj qė njerėzit tė iknin nga diktatura, nga dhuna etj duke i strehuar.
Papa Albani, dokumenti sekret pėr prejardhjen
“Papa Albani ka lėnė njė dokument sekret pėr pemėn gjenealogjike tė familjes sė tij. Ai nuk lejoi tė emėrohej Papė pa u quajtur Papa Albani, shqiptari Klementi XI nga Urbino”, – na njeh studiuesi Zenelaj. Por mė e dhimbshme, sipas tij, ėshtė kur ai lė njė testament qė me vdekjen e tij tė bėhet njė varrim i thjeshtė, njė gur mermer dhe mbi tė shkruhet se ėshtė shqiptar. Pra, edhe testamentin e fundit e lė qė tė shkruhet se ėshtė shqiptar.
Papa Albani kishte themeluar dy katedra tė gjuhės shqipe nė Romė, por kulminacioni tjetėr ėshtė se ai nė vitin 1716 kishte urdhėruar, porositur At Maria de Leēen qė tė hartojė njė gramatike tė gjuhės shqipe. Kjo ėshtė gramatikė e parė e gjuhės shqipe me porosi tė Papė Albanit. “U bėj thirrje institucioneve shqiptare nė Kosovė e Shqipėri, familja Albani qė i dha popullit shqiptar historinė e tij, familja aristokrate mė e njohur nė Romė, kjo tė shėnohet nė histori”, – ka apeluar nė Tiranė Zenelaj.
Mbretėresha e Anglisė pėr Papė Albanin: “Dėgjuam Ciceronin e dytė”
Nė moshėn 17-vjeēare, Papa Albani kishte pėrkthyer njė predikt nga gjuha greke nė gjuhėn latine, qė i dha famėn dhe madhėshtinė. Ndėrsa nė moshėn 20-vjeēare studiuesi Eqrem Zenelaj na tregon se ai ėshtė pranuar tė studiojė nė Angli, ku ka mbajtur njė fjalim dhe pas atij fjalimi mbretėresha kishte theksuar: “Ne patėm rastin tė dėgjonim Ciceronin e dytė”.
Nė moshėn 28-vjeēare pranohet si prelat nė oborrin kishtar tė Romės, mė pas merr njė post diplomatik.
http://www.standard.al/pape-klementi...te-ne-vatikan/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt