-
AK: Konkurrojmë me kandidatë për deputetë në gjithë zonat elektorale të vendit
ALEANCA KUQ E ZI DOREZON NE KQZ LISTEN E KANDIDATEVE
Ora 20:20- Aleanca Kuq e Zi dorëzoi rreth orës 20:45 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputetë. Kryetari Kreshnik Spahiu kryeson listën në Tiranë. Aleanca Kuq e Zi vendosi të garojë e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit.
Përfaqësuesi ligjor i Aleancës Kuq e Zi konfirmoi se zoti Myslym Pashaj nuk është në listën e AK-së, por siç tha ai vijon të jetë pjesë e Aleancës Kuq e Zi.
LISTA ZYRTARE E ALEANCES KUQ E ZI
QARKU TIRANE
1. KRESHNIK SPAHIU
2. FATMIR GJUZI
3. LUMTURI RATKOCERI
4. ARBEN DERVISHI
5. REDI RAMAJ
6. EDMIR DYMLEKU
7. ALBAN DACI
8. ERION GJERGJI
9. ASIJE KOPRENCKA
10. AUGENT XHAFERAJ
11. ILIR LAKU
12. SHKELZEN NEZAJ
13. BESNIK KOCI
14. MATILDA LACI
15. NURISH KOLA
16. SENA TARELLI
17. INDRIT DEDEJ
18. KLEVIS MURATI
19. HARBI ALIAJ
20. JONID SULA
21. ATHINA NACI
22. HYSEN HUSHA
23. OLIANA AJAZI
24. ONELDA MELE
25. DALLENDYSHE MEÇA
26. BUJAR DORZI
27. JULJAN TEREZIU
28. ADRIANO KADRI
29. MARINELA FECI
30. SULLTANE LERA
31. ROZA HASA
32. ALTIN JANO
QARKU ELBASAN
1. ASLLAN MUSTA
2. AIDA SOKOLI
3. MYSLIM KARRIQI
4. BEKIM ADILI
5. KOCI ZHUPANI
6. ERVIST RAMA
7. MONDI KURTI
8. ILDA HYSENBELLI
9. ENVER HIDRI
10. ETLEVA BRAGJECI
11. GERTIAN HARECARI
12. IVLINA MIZA
13. GENTIAN QOSJA
14. ORJELA SULEJMANI
QARKU GJIROKASTER
1. MUHAREM GUÇE
2. ZAÇE ISLAMI
3. MIMOZA HODAJ
4. VIOMENT KARAGJOZI
5. ILIA PETRO
QARKU DIBER
1. NAIM MUÇA
2. GERDIAN BRAHILIKA
3. MALIQEISKURTI
4. LAIM MANARKOLLI
5. NEZIR KETA
6. DRITA DISHA
QARKU DURRES
1. LISEN BASHKURTI
2. REZARTA ELEZI
3. ARDIAN NDREU
4. ELONA MINA
5. STEFAN ÇERRI
6. GEZIM HASA
7. ILIR VASILI
8. SOKRAT ALLAMANI
9. IRENA MNALLA
10. QEMAL HAXHI
11. JETMIR HAXHILLARI
12. JORILDA MERSIN
13. KLAUDIO TENGU
QARKU FIER
1. ALTIN DAUTI
2. LULE CILI
3. ADRIATIK LEKA
4. ERJON KOTORI
5. ERMAL SALIAJ
6. ENEIDA HOXHA
7. EVIS HASANBELLI
8. ILIRAN KALEMI
9. RAJMONDA CELA
10. NEXHMIJE ZYKA
11. AGIM GREMI
12. ENVER MYFTARI
13. HAMZA SHERJA
14. ALDO PEQINI
15. DHURATA KORRESHI
16. ERGYS IBERSHIMI
QARKU LEZHE
1. JULIAN KOLA
2. RIVELINO ISMALAJ
3. MARINELA PRENDI
4. JETNOR SHERRI
5. PAL BIBA
6. DEDE BUKAQEJA
7. MARIE SEFGJINI
QARKU KORCE
1. KRISTI ANDONI
2. REDI ORGOCKA
3. NERTILA SULENJI
4. JONADER AGOLLI
5. EDISON SULENJI
6. SENTILJANA SINO
7. OLGER MANCE
8. ABIDIN MASLLAVICA
9. EJONA PAHO
10. EART KETI
11. GJERGJ JORGAQI
12. EDMIR XHABEU
QARKU KUKES
1. MISIN BRAHA
2. HALIL KAMBERI
3. JOLANDA SULA
4. ALFRED ISEBERI
QARKU SHKODER
1. BLEDAR METI
2. ORMIR BERDICA
3. VALBONA SAKEJ
4. FRAN PAJA
5. GJERGJ DUSHKJA
6. KLODJANA BERDICA
7. SHAQIR HYSA
8. SOKOL NIKOLLA
9. FLUTURA BYTYCI
10. ALEKSANDER LULA
11. FATBARDH IDRIZI
QARKU VLORE
1. ADRIATIK LAPAJ
2. ANILA AHMATAJ
3. ARJAN ZYKA
4. ANILA HITAJ
5. FLORIANT MUHO
6. NAJADA GJIKSANA
7. YLLI HASKA
8. ULJANOVA GJONAJ
9. PANAJOT LLOJI
10. PJERINA MINGA LAME
11. KADRI SERJANI
12. ALPIN SKENDAJ
QARKU BERAT
1. MARGARITA KOLA
2. RUHIJE BOBO
3. ERION MELENGU
4. ASQERI CELA
5. DRITAN SHALLARI
6. ALTIN MALAJ
7. STILIANO BODE
8. DHIMITRAQ SINJARI
Balkanweb
-
-
Për: AK: Konkurrojmë me kandidatë për deputetë në gjithë zonat elektorale të vendit
Dy pyetje per anetaret e forumit qe lexojne kete liste te AK:
- Sa prej ketyre kandidateve te AK njihen si simpatizante te se majtes apo te djathtes shqiptare ne zgjedhjet e kaluara?
- Si mendoni, votat qe ata do te marrin ne keto qarqe te vendit, do te dalin me shume nga elektorati i majte apo i djathte?
Albo
-
-
Për: AK: Konkurrojmë me kandidatë për deputetë në gjithë zonat elektorale të vendit
Po figuren e Myslym Pashaj nuk e ka vene ne liste???
-
-
Për: AK: Konkurrojmë me kandidatë për deputetë në gjithë zonat elektorale të vendit
Shumica e votuesve te AKZ-se me siguri do te jene votues te ri resp. votues qe nuk do te votonin fare, nese nuk do te ekzistonte AKZ...
Elektorati tradicional i PD dhe PS nuk do te votojne ose do te votojne ne numer te vogel per AKZ-ne.
Me fjale tjera: Fale AKZ-se do te rritet (ndoshta dukshem) numri i pjesemarrjes ne votime.
-
-
Për: AK: Konkurrojmë me kandidatë për deputetë në gjithë zonat elektorale të vendit
Aleanca Kuq e Zi prezanton në Durrës 13 kandidatët për deputetë
DURRES - Me sloganin “Zoti është i Pari, Shqipëria mbi të gjitha!” lideri i AK-së, Kreshnik Spahiu ka prezantuar 13 kandidatët për deputetë të Durrësit të cilët kryesohen nga Lisen Bashkurti.
“Edhe 40 ditë i kanë mbetur këtij pushteti, ti bëjmë të 40-at Sali Berishës, dhe pushtetit të tij. Në këto 40 ditë ne do të shpalosim platformën tonë fituese, me 13 kandidatët që nuk kanë qenë kurrë anëtarë partish, deputetë apo kryetarë bashkie. Durrësi po prezantohet nga njerëz injorantë, të klasës politike të Shqipërisë. Ti Halim që s’di këndim erdhi koha për largim. Durrsakët do të dinë të dallojnë midis Halimit dhe Këndimit, Klosit dhe Kosit. Se ka ardhur koha të ikin bixhozxhinjtë dhe t’i kthehet dinjiteti qytetit të Durrësit.”- u shpreh Spahiu.
Sipas Spahiut, mbi 50% e shqiptarëve kërkojnë një Shqipëri pa Berishën e Ramën.
“Jemi ne poli i tretë. Ne nuk e këmbyem kauzën tonë me deputetë në listat e partive të tjera. Në listat e PD janë emrat e partive të vogla të fshehura. Kauzat janë të përjetshme karriget të përkohshme. PS nuk mund të bënte aleancë me ne, sepse kanë frikë largimin e Dules. Është histori tragjike kalimi i deputetëve nga PS tek PD”- u shpreh Spahiu.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/26...te-131537.html
-
-
Për: AK: Konkurrojmë me kandidatë për deputetë në gjithë zonat elektorale të vendit
Pse gjithë kjo urrejtje për Kreshnikun dhe AK?!
Pyetjet që tre analistët (Mustafa Nano, Mero Baze dhe Andrea Stefani) në gazeta ’’Dita’’ i bënë Kreshnik Spahiut, janë pyetje “kurth” medemek, “kurthi” i të cilave ka të bëjë me dyshimet, paragjykimet apo më saktë akuzat që i janë bërë dhe i bëhen Kreshnik Spahiut dhe Aleancës Kuq e Zi, si parti “ekstremiste” e “krijuar” nga Berisha që të çoroditë elektoratin, një praktikë, sipas këtyre rrufjanëve e njohur në vende të tjera (a nuk bëri një aludim të tillë edhe Edi Rama në “ftesën-kërcënim” drejtuar AK-së???!).
Deri më sot, retorika e AK-së është përqendruar në dy çështje të rëndësishme:
1) Rrëzimi me patjetër i Berishës nga pushteti.
2) Bashkimi Kombëtar por, nuk duhet harruar edhe se një rëndësi e posaçme i është dhënë edhe Autoqefalisë së munguar të kishës sonë ortodokse.
Për të parën, të gjithë janë dakord, gjë që shpjegon edhe përmbajtjen e analistëve të llojit Nano dhe Stefani, të cilët, po të mos ishte kaq e thellë retorika antiberishiste e Kreshnik Spahiut dhe AK-së, do ta kishin goditur pa pikën e mëshirës, por kjo i mban të tërhequr.
Për të dytën (Bashkimin me Kosovën) një pjesë e mirë e analistëve, të llojit të Mustafa Nanos sidomos, jo vetëm që kanë rezerva, por iu shërben edhe si arsye për të urryer si Kreshnik Spahiun ashtu edhe AK-në, prandaj edhe tërë ato shkrime plot helm dhe ironi janë bërë deri më sot ndaj AK-së.
Për të tretën, kjo ka lënduar filogrekët e shumtë, të hapur apo të fshehur, që gjallojnë si krimbat e plehut në mjedisin politik, mediatik dhe mbarë shoqërinë tonë, e kjo duket në “kryqëzatën” e tyre, ku edhe e kanë burimin shumë nga paragjykimet dhe të pavërtetat që i vishen Aleancës Kuq e Zi.
Jam mëse i bindur që, po të mos ishte për antiberishizmin e tij, Kreshnik Spahiu dhe Aleanca Kuq e Zi do të masakroheshin nga këta rrufjanë mediatikë, të cilët, nuk ia falin AK-së që, çështjen e bashkimit me Kosovën e ngriti për herë të parë në nivele më të larta të diskutimit politik dhe intelektualë. PS: Bashkimi me Kosovën ndryshon peisazhin social-politik-kulturor të Shqipërisë, të cilit ndryshim i ndruhen apo nuk e duan shumë politikanë, intelektualë, opinionistë dhe gazetarë (një shtim kaq i madh, prej 2.5-3 milion votuesish nga Kosova, sipas këtyre rrufjanëve, mund të bëjë të mundur, pse jo, të mbajë në pushtet përherë një Berishë nga Veriu… shkaku i vërtetë ky është, megjithëse shumë vetë e mohojnë këtë kategorikisht…!).
http://gazetakuqezi.com/pse-gjithe-k...hnikun-dhe-ak/
-
-
Për: AK: Konkurrojmë me kandidatë për deputetë në gjithë zonat elektorale të vendit
Nuk e kuptoj pse shqiptaret votojne ato parti qe e kane vjedh kete popull dhe qe e kane shit shqiperine tash e 20 vite.....Me mire jepni nje shanse AKZ se rames me dullen e meten ne ate koalicion ose berishes qe i fali greqise detin....Logjikoni pak.
-
-
Për: AK: Konkurrojmë me kandidatë për deputetë në gjithë zonat elektorale të vendit
AK denoncon skandalin e rilindjes në PS
Aleanca KuqeZi: “Vlora votë kundër Rilindjes Greke, “Gjirokastra kundër Agimit Artë të PD”
Kryetari i Aleancës KuqeZi z. Kreshnik Spahiu ka publikuar sot një ndër skandalet politike të kandidaturave për deputet në qarkun e Vlorës për Partinë Socialiste apo kandidaturave greke të Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës.
Kreshnik Spahiu ka publikuar vendimin e gjykatës nr 10105 së rrrethit Tiranë të datës 21.11.2008 ku deputetja socialiste Luiza Xhuvani ka kërkuar të lërë kombësinë shqiptare dhe të marrë kombësinë greke.
Në vendimin e gjykatës theksohet qartë se deputetja socialiste e cila kandidon sërish në qarkun e Vlorës ka insistuar të braktisë dhe heqë dorë nga kombësia shqiptare me qëllim që të njihet si greke dhe gjykata pas kërkesës së saj e ka pranuar ta ndryshojë nga shqiptare në greke.
Kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu i bëri thirrje kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama të tërheqi 3 kandidatët grekë që kanë kandiduar në qarkun e Vlorës dhe ti zëvendësojë me tre shqiptarë nga Vlora.
Ashtu si dhe shtetasi Berisha i cili kandidon grekët e Agimit të Artë në Gjirokastër me Spiro Kserën në krye. Fatkeqësisht deri më tani numërohet deri në 14 numri i kandidatëve brenda PS dhe PD që kanë kombësi greke dhe kanë braktisur atë shqiptare.
Kyetari i Aleancës KuqeZi theksoi se që nga 1912-ta Vlora nuk ka njohur asnjëherë fyerje më të madhe se kandidimi i tre deputetëve grekë në këtë qytet. Vlora do votojë kundër Rilindjes greke e cila i la shqiptarët nga Vlora pas listave të Partisë Socialiste. Edi Rama nuk duhet të dorëzohet pa kushte te shërbimi sekret grek dhe të shkatërrojë vlerat e qytetit të flamurit. Vlora e Ismail Qemalit dhe djepi i patriotizmit duhet të përfaqësohet me bijtë e saj kuqezi dhe jo me Aleancat greke Rama-Meta-Dule apo Koalicionin e PD-Agimi i Artë. 4 vite më parë deputetët socialistë kishin turp me qenë shqiptarë dhe bëheshin pjesë e skenarit ogurzi për helenizimin e Shqipërisë. Ashtu si deputetja Luiza Xhuvani e cila nuk pranoi të ishte shqiptare ashtu dhe kandidatë të tjerë socialistë hoqën dorë nga gjaku dhe kombësia shqiptare . Dosjet e deputetëve demokratë dhe socialistë do ti publikojmë në ditët në vijim.
Shqiptari Arben Malaj u zëvendësua me greken Luiza Xhuvani dhe shqiptari Arben Isarai u zëvendësua me grekun Andrea Marto, çami Leonard Demi u zevendësua me grekun Spiro Ksera. Gjithë shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë misionin anti-shqiptar të Ramës dhe Berishës.
Shqipëria ka nevojë për një Kuvend burrash shqiptar dhe e vetmja alternativë është Aleanca KuqeZi.”
http://gazetakuqezi.com/ak-denoncon-...lindjes-ne-ps/
-
-
Për: AK: Konkurrojmë me kandidatë për deputetë në gjithë zonat elektorale të vendit
As ky tubim i Aleances KuqeZi nuk u transmetua nga asnje TV.
As ne Fashizem, as ne komunizem nuk ka pasur nje censure te tille.
Rama dhe Berisha i kane mbyllur me celes mediat e tyre. Keqardhje per qindra gazetare te cilet nuk e ushtrojne dot te lire profesionin e tyre.
TURP
https://www.facebook.com/aleancakuqezi
-
-
Për: AK: Konkurrojmë me kandidatë për deputetë në gjithë zonat elektorale të vendit
Përgjimet/ Bisedat e turpshme të Tahirit për të blerë anëtarë të AK

Aleanca Kuqezi ka denoncuar dje në Prokurori Partinë Socialiste dhe kryetarin e PS-së Tiranës, Saimir Tahirin, se po përpiqet të blejë apo të shantazhojë anëtarët e Aleancës Kuqezi.
Partia e drejtuar nga Kreshnik Spahiu ka publikuar disa prej telefonatave në adresë të anëtarëve të AK-së, të cilët ftohen nga operatorë telefonikë në emër të deputetit Saimir Tahiri që të bëhen pjesë e Partisë Socialiste.
Telefonatat janë realizuar nga punonjëse të cilat identifikohen si operatore të zyrës elektorale të kryetarit të PS-së së Tiranës dhe, në emër të tij, vajzat ftojnë përfaqësuesit e AK-së nëse janë të interesuar të anëtarësohen në Partinë Socialiste.
Si është përgjuar AK
Përgjimi 1
Operatorja e PS: Alo përshëndetje!
Anëtari i AK: Përshëndetje!
Operatorja e PS: Flas me zotin Laku?
Anëtari i AK: Po, unë jam.
Operatorja e PS: Ju telefonojmë nga Partia Socialiste në emër të deputetit Saimir Tahiri, për t’ju ftuar që të bëheni pjesë e PS-së. Jeni i interesuar?
Anëtari i AK: Jo, nuk kam punë. Unë jam me Aleancën Kuqezi!
Operatorja e PS: Në rregull. Ju falënderoj. Më falni për shqetësimin.
Përgjimi 2
Operatorja e PS: Alo përshëndetje!
Anëtari i AK: Po, urdhëro!
Operatorja e PS: Ju telefonojmë nga Partia Socialiste në emër të zotit Saimir Tahiri, kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës, për t’ju ftuar të bëheni pjesë e Partisë Socialiste. Jeni i interesuar?
Anëtari i AK: Ku e keni gjetur numrin tim?
Operatorja e PS: Numrin tuaj e kemi marrë nga listat zgjedhore. Anëtari i AK: Po numri im nuk është në listat zgjedhore.
Operatorja e PS: Aty e kemi gjetur.
Anëtari i AK: Po aty nuk ka asnjë numër. Ku e keni gjetur?
Operatorja e PS: E kemi marrë nga listat e gjendjes civile.
Anëtari i AK: As në listat e gjendjes civile nuk ka asnjë numër.
Operatorja e PS: Po tani mua kështu më kanë thënë. Jam thjesht një operatore telefonike, nuk di çfarë t’ju them më shumë.
Anëtari i AK: Jo, unë nuk jam i interesuar fare. Por zoti Saimir Tahiri dhe të tjerët nuk bëjnë mirë me këto gjëra. Lista është marrë nga Aleanca Kuqezi. Edhe ti, edhe Saimir Tahiri e dini shumë mirë, por nuk është mirë kjo gjë që po bëni.
Operatorja e PS: Unë nuk e di fare. Unë jam vetëm një operatore e thjeshtë dhe nuk di çfarë të them më shumë.
Anëtari i AK: Nuk jam fare i interesuar. Kalofshi mirë!
Operatorja e PS: Mirë atëherë, faleminderit!
http://ex-press.al/index.php?option=...%3Alajme-kryes
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt