Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Aleatet e PS: Rama na shiti perseri per hir te LSI te Ilir Metes

    Gjinushi: PS s'na respektoi, shkeli premtimin pėr listat

    TIRANĖ- Kreu i Partisė Social Demokrate Skėnder Gjinushi, nė njė intervistė pėr News24, ka kritikuar Partinė Socialiste se nuk ka respektuar marrėveshjen me aleatėt, pėr tė kandiduar krerėt e tyre nė lista fituese.

    Por, pavarėsisht kėsaj kreu i PDS-sė argumentoi se partia e tij do tė jetė njė parti aleatė e besueshme e selisė rozė. Gjinushi gjithashtu shprehet i sigurt se Partia Socialiste nuk do tė pėrsėrisė gabimet e vitit 2009, dhe do tė numėrojė nė mėnyrė tė drejtė votat e aleatėve.

    “Ne sigurisht qė kemi firmosur njė marrėveshje, por herėt dhe nė parim vazhdimisht i ėshtė qėndruar gjatė marrėveshjes, por pastaj nė terma konkret nuk i ėshtė qėndruar kėsaj marrėveshje. Ideja edhe e bashkėpunimit me listat. Absolutisht ka qenė opsion i majtė dhe Partia Socialiste ka qenė dakord deri nė ditėn e fundit pėr kėtė dhe pikėrisht 27 mijė vota qė nuk u kthyen pėr mandat PSD nė 2009, shkuan nė favor tė PS. Nuk ikėn dėm. Sigurisht nė nuk duam tė pėrsėritet e njėjta gjė, qė votat pėr PSD mos tė kthehen disa tė paktėn nė mandat pėr Partinė Social Demokrate”, tha Gjinushi.

    Gjinushi shprehet se do tė kandidojė nė qarkun e Tiranės, dhe sipas tij Partia Social Demokrate do tė jetė pjesė e Parlamentit .

    (e.m/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Aleatet e Rames: Rama na shiti perseri per hir te LSI te Ilir Metes

    Milo: Rama na ‘shiti’ pėr LSI, telefoni i tij s'punon pėr ne, vuajmė tradhtinė e radhės

    TIRANĖ- Paskal Milo, kreu i PDS-sė i ftuar nė rubrikėn “Opinion” nė TV News24 gjatė njė bashkė bisedimi me gazetarin Denis Minga komentoi zhvillimet mė tė fundit nė kampin opozitar si dhe pakėnaqėsinė e tij ndaj kreut tė PS-sė Edi Rama.

    Milo duke kritikuar ndryshimet e bėra nė Kodin Zgjedhor nė vitin 2008, qė sipas tij prodhuan kėtė situatė pėr partitė e vogle, akuzoi kryesocialistin Rama se ‘shiti’ aleatėt e tij pėr LSI.

    “Sigurisht jemi koshient qė PS na shiti pėr LSI, kėtė e dinė gjithė shqiptarėt, por ne tė ardhmen tonė, kontributin tonė ndaj opozitės shqitpare nuk e lidhim me emra tė pėrveēėm, por me kauzėn dhe alternativėn tonė. Duke fituar sa mė shumė vota do kontribuojmė pėr fitoren e opozitės. Ne po vuajmė tradhtinė e radhės qė aq shpesh ndodh tek e majta shqiptare por kjo tashmė nuk na ligėshton.

    Milo konfirmoi faktin se telefoni i kreut tė opozitės nuk ėshtė i hapur kėto ditė pėr aleatėt e tij tė vegjėl teksa shprehu pėrgjegjėsinė ndaj elektoratit tė majtė pavarėsisht nėse PS gabon.

    “Koalicionit po shkon sic po shkon, por tendenca e pėrgjithshme na favorizon, pavarėsisht sjelljes sė PS ndaj aleatėve tė saj. Ne do shkojmė pėrpara. Ne kemi pėrgjegjėsi ndaj elektoratit tė majtė pavarėsisht kur gabon PS, ne duhet tė kėshillojmė qė tė gabojė sa mė pak. Tani atė po bėjmė po e kėshillojmė qė tė mos bėjė mė gabime se kushton shumė. Nuk e ka PS monopolin e sė majtės shqiptare, por e kemi gjithė bashkė. Nuk vjen njeri nga PS dhe mė thotė se kush ėshtė e majta, kushdo qurravec dhe mė thotė. Dhe PS ka shumė qurravec. Telefoni i Ramės nuk funksionin mė, vetėm kur ka ndonjė kritikė ndaj PS”, shtoi Milo, duke theksuar se pas bisedės shpreson tė marrė pėrgjigjie nga Rama.

    Duke komentuar listat zgjedhore, Milo theksoi se i qėndron vendimit tė tij pėr tė mos shitur partinė pėr njė karrige nė Kuvendin e Shqipėrisė. Sipas Milos, Rama i ka bėrė njė ofertė tė tillė, por ai e ka refuzuar.

    “Ne duhet tė vėshtrojmė pėrpara dhe unė nuk mund tė shitesha pėr njė vend nė Kuvendin e Shqipėrisė. Oferta ka qenė nga zoti Rama dhe e kam thėnė se pėr njė karrige nuk mund tė shes partinė se ti tillė ishte kushti qė tė futesha nė listė dhe tė braktisja partinė. Unė nuk mund ta pranoja se ishte njė detyrim qė kam ndaj mijėra njerėzve qė kanė luftuar me mua dhe pėrkrah PS qė ka tė bėjė me opozitėn tonė. Nuk dua tė qahem pėr njė cėshtje qė kam marr vendim tė tillė”, deklaroi Milo.

    Kreu i PDS-sė, shprehu vlerėsimin e tij pėr listat e PD-sė, duke nėnvizuar motivimin qė kryeministri Berisha i bėri aleatėve. Milo tha se nė krahasim me Berishėn, Rama i demotivoi aleatėt e tij.

    “Kemi fenomen tjetėr nė PD, kam kurajo ta shikoj tė vėrtetėn nė sy, dhe ta vlerėsoj Berishėn se ka treguar respekt pėr partnerėt e vet. Si
    takticien qė ėshtė duke siguruar krerėt e partive aleate, i sigurojnė tė punojnė tė qetė pėr tė marrė sa mė shumė vota pėr koalicionin. Rama i ka demotivuar aleatėt e vet. Jo mua se unė po punoj nė tė gjithė Shqipėrinė. Kėshtu ėshtė fjala pėr ti dhėnė ndryshim rrėnjėsor Shqipėrisė nė 23 qershor. Unė ndjej pėrgjegjėsi jo vetėm i qytetar, por dhe si politikan i sė majtės shqiptare. Tė paktėn kam guximin ti them se kėtu e ke gabim”, theksoi Milo.

    Kreu i PDS-sė, shprehu vlerėsimin e tij pėr listat e PD-sė, duke nėnvizuar motivimin qė kryeministri Berisha i bėri aleatėve. Milo tha se nė krahasim me Berishėn, Rama i demotivoi aleatėt e tij.

    “Kemi fenomen tjetėr nė PD, kam kurajo ta shikoj tė vėrtetėn nė sy, dhe ta vlerėsoj Berishėn se ka treguar respekt pėr partnerėt e vet. Si teknicient qė ėshtė duke siguruar krerėt e partive aleate, i sigurojnė tė punojnė tė qetė pėr tė marrė sa mė shumė vota pėr koalicionin. Rama i ka demotivuar aleatėt e vet. Jo mua se unė po punoj nė tė gjithė Shqipėrinė. Kėshtu ėshtė fjala pėr ti dhėnė ndryshim rrėnjėsor Shqipėrisė nė 23 qershor. Unė ndjej pėrgjegjėsi jo vetėm i qytetar, por dhe si politikan i sė majtės shqiptare. Tė paktėn kam guximin ti them se kėtu e ke gabim”, theksoi Milo.

    Milo paralajmėroi se nėse e majta ka krizė ajo do vėrtetohet mė 23 qershor, teksa theksoi se tendenca e fitores ėshtė nė favor tė opozitės. Kreu i PDS-sė shprehu shqetėsimin e administrimit tė fitores. Gjithashtu Milo bėri publike faktin ase ka pasur oferta gjatė gjithė kohės edhe nga zoti Berisha dhe zoti Meta, por sic e cilėsoi ai, nuk mund tė kalonte ‘ylberin”.

    “Do shohim pas 23 qershorit. Unė uroj qė e majta tė fitojė se jam pjesė e saj pavarėsisht gabimeve tė saj. Tendencėn e ka nė favor. Mua mė interesoj shumė pas zgjedhjet se opozita do i fitojė, por problemi ėshtė mėnyra si do e administrojė fitoren. Do qeveriset mirė apo do copėtohet pushteti nė thela mishi. Ofertat nga zoti Berisha dhe Meta kur kanė qenė bashkė nė adresėn tim nuk kanė munguar asnjėherė, por unė nuk e kapėrcej ylberin nga e majta nė tė djathtė, ėshtė shumė vonė dhe sikur tė doja tė bėja sepse formimi im dhe dinjiteti dhe personaliteti nuk mė lejojnė ta bėj”, theksoi Milo.

    Kreu i PDS-sė, komentoi edhe zhvillimet mė tė fundit nė KQZ dhe qėndrimin e sė majtės pėr situatėn e krijuar. Sipas Milos, edhe pse institucioni i administrimit tė zgjedhjeve aktualisht pėrbėhet vetėm nga 4 anėtarė, nuk pėrbėn problem pasi vendimet e rėndėsishme merren 5 me 2 nė Kolegjin Zgjedhor.

    Ndėrkohė, Milo bėri publike faktin se partitė e mėdha, bėnė pėrpjekje pėr tė mos u formuar poli i qendrės. “Filloi pėrcarja, u mikluan njerėz nga partitė e mėdha pėr tė mos formuar polin e tretė”, theksoi Milo.
    (e.m/BalkanWeb)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •