Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Konventa socialiste: Rikthehen flamujtë komunistë me drapër e çekanë

    Konventa e PS, Aleatët, flamuj me drapër e çekanë dhe gara mes nuancave të së kuqes

    Fejzi Braushi

    Opozita ka “ndezur trenin e saj me 36 vagonë”, i cili premton se do të çojë Shqipërinë në Europë. Partia Socialiste, në rolin e lokomotivës së këtij treni, ka zhvilluar dje konventën e saj zgjedhore, ku pjesën e parë të saj ia ka kushtuar paraqitjes së bashku për herë të parë të të gjithë aleatëve të saj, të cilët në mënyrë figurative janë quajtur edhe nga folësit gjatë këtij aktiviteti si ‘vagonët e trenit’ të koalicionit zgjedhor opozitar. Bëhet fjalë për koalicionin më të madh që është krijuar ndonjëherë në historinë 22-vjeçare të zgjedhjeve pluraliste në Shqipëri, dhe që në përbërjen e tij ka forca apo grupe politike që nisin që nga e majta ekstreme, siç janë komunistët, për të vazhduar me të majtët e moderuar, forca të qendrës, të qendrës së djathtë dhe pse jo, dhe të së djathtës ekstreme, siç janë partitë që përfaqësojnë ish-të përndjekurit politikë. Jo vetëm kaq, por në këtë koalicion bëjnë pjesë edhe forca politike që përfaqësojnë grupe sociale të ndryshme, siç janë ato që mbrojnë interesat e komunitetit rom, personat me aftësi të kufizuara, çamët apo edhe minoritetet greke. Për të treguar se tashmë dasitë mes këtyre aleatëve tashmë janë ezauruar, kreu socialist Edi Rama u ul në krah të atij të LSI-së, Ilir Meta, ndërsa në skenë u ngjitën për të përshëndetur kryetarë partish që përfaqësojnë interesat e komuniteteve të ndryshme që janë në “armiqësi” me njëri-tjetrin, si të çamëve ashtu edhe të minoritarëve grekë, të përndjekurve, apo aleatët e pakënaqur etj. Por ndërsa një gjë e tillë është bërë nga krerët e partive, kjo nuk është respektuar plotësisht nga mbështetësit e tyre, të cilët dalloheshin në sallë nga flamujt e partive që përfaqësonin. Ra në sy numri i madh i flamujve të të gjitha ngjyrave, a thua se kishim të bënim me një garë se kush kishte më shumë flamuj. Mbizotëronte e purpurta, apo mavia siç e quan kreu i mazhorancës, ngjyrën që kreu i socialistëve i ka dhënë flamurit të PS. Por fushatës për të ndryshuar ngjyrën e simboleve të PS-së nga rozë në të purpurt i kanë shpëtuar disa flamuj të vjetër, të cilët dalloheshin dje në sallë. Por kjo nuk ka penguar aleatët e tjerë që edhe ata të shfaqeshin ndoshta në raport të zhdrejtë me forcën apo burimet që sjellin në këtë koalicion. LSI me anë të mbështetësve të saj që kishin zënë pjesën qendrore të sallës së Pallatit të Kongreseve, demonstroi entuziazëm të madh dhe gati sfidues, sidomos kur në skenë doli Ilir Meta. Me dhjetëra flamuj të kësaj force u valëvitën në sallë, ndërsa brohoritjet e mbështetësve të kësaj force mbizotëruan për disa minuta në sallë. Por menjëherë sapo Meta mbaroi fjalën dhe në skenë u ngjit kreu i koalicionit, Edi Rama, u vu re se pakësimi i numrit të mbështetësve të LSI-së dhe për rrjedhojë dhe të flamujve të saj. Madje një nga përfaqësuesit e kësaj force mblodhi pjesën kryesore të flamujve të kësaj partie, duke lënë në sallë një numër të vogël. Por gara e flamujve nuk ishte vetëm mes atyre të PS-së dhe LSI-së, pasi në sallë kanë gjetur rastin që të shfaqeshin edhe flamujt që ishin harruar prej shqiptarëve, si ato të kohës së komunizmit, me drapër e çekanë, apo edhe flamuj me shqiponjë me yll mbi krye. Çka duket se ka kompleksuar jo pak socialistët që ishin në rolin e mikpritësve. Ndaj organizatorët e kësaj konvente në sallë u jepnin pa pushim urdhra përfaqësuesve të tyre që sa herë që komunistët ngrinin për të valëvitur flamujt e tyre, të ngrinin dhe ata flamujt e PS-së, në mënyrë që të eklipsoheshin ata me drapër e çekanë apo ata me yll. “Këta kanë frikë edhe nga flamujt”, u shpreh një nga përfaqësuesit e partive komuniste, i cili në dorë mbante një flamur kombëtar me yll. Por ndërsa këto ishin probleme apo dasi që tregojnë diversitetin e këtij koalicioni të madh, duket se probleme ka jo pak edhe tek drejtuesit e këtij koalicioni, dhe në mënyrë të veçantë te krerët e partive kryesore të tij. Kështu, një largësi është vënë re mes vetë Ramës dhe Metës në fund të takimit, kur në skenë u ngjitën të gjithë aleatët e PS-së. Nuk dihet nëse ka qenë e qëllimtë apo jo, por Meta nuk ka zënë vend në qendër të grupit të aleatëve përkrah Ramës, por ka kërkuar që të qëndrojë disi i mënjanuar. Çka është vënë re nga aleati Petro Koçi, i cili shkoi dhe e solli Metën në qendër të skenës, aty ku ishte dhe Rama. Pavarësisht kësaj, Meta nuk ka pranuar të qëndrojë pranë Ramës në skenë, duke lënë në mes kreun e partisë që mbron interesat e komunitetit rom, Avdi Keçin.

    MAPO

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Konventa socialiste: Rikthehen flamujtë komunistë me drapër e çekanë

    kjo eshte per ata qe akoma kane dyshime ne lidhjen e panderprere te partise se punes me partine socialiste.

  3. #3
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624

    Për: Konventa socialiste: Rikthehen flamujtë komunistë me drapër e çekanë

    Këta me flamuj me drapër dhe çekan në zgjedhjet bashkiake i kishte aleat Saliu...atëher nuk u bëri shum përshtypje ç'ne tani po skandalizoheni??

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •