Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Dritan Prifti: Rrëfej takimet me Ramën për videon e Metës

    Prifti: Rrëfej takimet me Ramën për videon e Metës

    Deputeti Dritan Prifti e cilëson LSI-në si ‘kalin e Trojës’ për të shkatërruar të majtën. “Me Ramën kam bërë takime të fshehta në lokalin e Tan Lepurit dhe në zyrën e Fidelit për të shfaqur videon”

    Dritan Prifti nuk e kupton ende arsyen pse Rama vendosi të ringjallë partinë e Metës. Deputeti protagonist i video-përgjimit ka në fakt një sërë pyetjesh pa përgjigje për Ramën, për rehabilitimin e një partie, që sipas tij ishte e sakatuar në sytë e elektoratit. Në një intervistë për gazetën “Tema”, Prifti pohon për herë të parë se ishte Rama ai që e kishte shtyrë të shfaqte videon e Metës në emisionin “Fiks fare”. “Në fillim më kërkoi takim të fshehte tek hoteli i Tan Lepurit në plazh në Durrës. Ishte dhe Gramoz Ruçi e Tom Doshi në atë takim. Pastaj jam takuar fshehurazi tek zyra e Fidelit në Tiranë. Pastaj dhjetëra herë në Pezë. Pastaj tek hoteli i Dash Pezës. Pastaj tek shtëpia e Tom Doshit disa herë. Kemi ngrënë e pirë nëpër lokale të ndryshme. Më ka premtuar qiellin, vetëm tek shfaqja atë video kundër Metës. Donte ta shfaqte një ditë dhe më parë. Ju lut vetë Top Channel që ta shfaqte”,- thotë Prifti në intervistën e tij për temën. Deputeti Dritan Prifti tregon më tej edhe bisedën me Ramën pasi ky i fundit kishte shkruar “Kurbanin”. “Kur kujtoj ato kohë, më vjen ndot nga hipokrizia që shoh sot”, – thotë Prifti, ndërsa shton se nuk e kupton se çfarë e shtyu Ramën t’i hiqte gjithë kartën morale opozitës për këto zgjedhje, duke e bërë veten thellësisht pis. “Rama e pastroi Berishën nga pjesa më e përfolur e qeverisjes 4- vjeçare. Rama ka shokuar në maksimum elektoratin e majtë me këtë lëvizje, aq sa një pjesë e madhe e tij nuk shohin më arsye për të votuar. Në sytë e socialistëve të thjeshtë, Berisha, Meta dhe Rama tani janë prej një brumi dhe nuk motivojnë, nuk japin shpresë, nuk ofrojnë ndryshim”,-thotë Prifti. Ai shton më tej se aleanca Rama-Meta i ka dhënë shpresë Berishës për të rifituar zgjedhjet. “Unë jam i bindur, si drita e diellit, se Meta është akoma në marrëveshje të fshehtë me Berishën. Votat që do marrë majtas, ai përsëri do t’i çojë tek Berisha. Jam i sigurt që pas zgjedhjeve, Meta do t’i kërkojë Ramës të bëhet Kryeministër. Pas refuzimit nga PS dhe Rama, kjo do t’i japë Metës motivin e duhur të shkojë përsëri tek Berisha”, – thotë Prifti, që e cilëson LSI-në si ‘kalin e Trojës’ brenda koalicionit të majtë, për ta shkatërruar të majtën.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dritan Prifti: Rrëfej takimet me Ramën për videon e Metës

    Dritan Prifti: Do kandidoj i pavarur Rama s’e mbajti fjalën, e kushtëzoi Meta

    “Kuptova se kryetar i PS-së nuk është Rama, por Meta. D.m.th, që brenda një force politike të majtë nuk më lejohet të votohem si kandidat, sepse nuk do Meta”.

    Dritan Prifti do të kandidojë si i pavarur. E ka thënë në “News24″, në rubrikën “Opinion”. Në një intervistë me gazetaren Ola Bruko, Dritan Prifti vlerësoi se kreu i PS-së, Edi Rama, tanimë po drejtohet nga aleati Ilir Meta, ndërsa rrëfeu dhe bisedimet që kreu me Aleancën Kuqezi, duke mos fshehur dëshirën që të ishte pjesë e kësaj partie.


    Pozicionimi që do keni në zgjedhje…

    Ka qenë një odise e gjatë për ta marrë këtë vendim, por pa dashur të hyj tek odiseja e gjatë, unë kam marrë vendimin të kandidoj si një deputet i zgjedhur nga zgjedhësit, jashtë çdo koalicioni, pra deputet i pavarur. E kam vendosur këtë në konsultim me zgjedhësit e mi, që me shumicë më kanë zgjedhur prej 12 vitesh në Parlament. Do shkoj në KQZ të depozitoj kërkesën, mandatin e deputetit si një kandidat i propozuar nga zgjedhësit.

    Pse ky vendim? Nuk ju pëlqeu propozimi nga AK?

    Nuk kam pasur një propozim nga AK, janë spekulime.

    As që të jeni në krye të listës së qarkut të Fierit?

    Jo, nuk ka asnjë ftesë, propozim, ka pasur diskutime me AK-në, por jo propozim. Pas ikjes nga LSI-ja, u afrova me Ramën, por premtimi që mora nga Rama nuk u mbajt. Më pas, pasi u afrua me Metën, ai nuk u kujtua më. Duhet t’ia ketë vënë si kusht Meta.

    Mendoni se duhet t’ia ketë vënë si kusht?

    Po besoj se po, sepse pesha që i është vënë nga Meta duhet të ketë qenë më e rëndë se pesha politike. Kam folur gjatë me Paskal Milon, Gjergj Kojën. Ardhja e LSI-së, sipas tyre do të kontribuojë në humbjen e Berishës, por sapo flisja me Gjinushin, apo tek tjetri, telefonohej menjëherë Gjinushi dhe menjëherë i thuhej, nuk duhet të afrohet Prifti. Kuptova se kryetar i PS-së nuk është Rama, por Meta. D.m.th, që brenda një force politike të majtë nuk më lejohet të votohem si kandidat, sepse nuk do Meta.

    Dhe si doli pas kësaj?

    Mendoj se doli më mirë. Unë do kem emrin tim, si Dritan Vlash Prifti, në listat e deputetëve, dhe do të më kandidojnë zgjedhësit për kontributin që kam dhënë në 12 vjet në Parlament.

    Marrëdhëniet me Ramën?

    Para se të nxirrja videon kanë qenë maksimale. Por me afrimin e z. Meta në koalicion, ai nuk pati as burrërinë të më thoshte që ‘kjo që ndodhi, ndodhi tanimë dhe ti z. Prifti gjej ndonjë rrugë tjetër’. Por ai kishte mirëkuptimin tim të plotë për tërheqjen e LSI-së në koalicion, por jo mirëkuptim që veproi kështu.

    Aleanca Kuqezi, çfarë vlerësimi keni?

    Unë e vlerësoj AK-në si një forcë opozitare, më opozitare se aleanca PS dhe LSI. Është një forcë realiste opozitare në Shqipëri dhe do kisha kënaqësinë të përfaqësoja këtë forcë, por më vjen keq që shoh teatro si ky sot, që mori disa nga AK dhe u tha se i mirëpret në PS. Pra këto lloj teatrosh që do të sulmojnë Aleancën Kuqezi se u larguan dhe 5 veta, nuk shkojnë, se Aleanca është opozitare. Afati i fundit dhe askush nuk e di se në çfarë liste është. 3 deputetë të PS u larguan për këtë çështje.

    Nëse AK ju bën ofertë tani, sapo të dilni nga emisioni, ç’do të vendosni, do të ndryshonit vendim?

    Unë nuk i kam dorëzuar ende dokumentet në KQZ dhe çdo gjë mund të ndodhë. Unë kam gjetur rehat se do të votohet për emrin e Dritan Priftit. Kam gjetur rehat, rithem, me familjen kam diskutuar. Ata më thanë se nuk është dinjitoze që të futesh si përfaqësues i pari në listën e kësaj partie. Por duke u futur në ndonjë parti, emri im nuk do ishte në asnjë listë dhe do ishte një artific që në gjykimin tim nuk do ishte e drejtë. Nuk ka asnjë problem, as qejfmbetje, madje ka mirëkuptim të madh nga z Spahiu.

    Nëse do ishit ju kandidat për deputet në Fier, do largohej automatikisht z. Myslym Pashai?

    Nuk e di kush kandidon në Fier dhe ku kandidon z. Pashai.

    Po nga PD keni pasur oferta?

    Nuk kam pranuar asnjë ofertë nga spektri i djathtë. Kam pasur ofertë, biseda për t’u orientuar drejt një kandidimi nga ata, por në mënyrë të prerë nuk kam pranuar asnjë ofertë nga e djathta dhe mendoj se ka ardhur koha për rrotacion dhe nuk ia vlen me PD-në.

    Si i komentoni të larguarit e AK, sepse Spahiu nuk bëri koalicion me PS?

    Besoj se inati ka qenë i drejtpërdrejtë dhe menjëherë kur nuk u realizua koalicioni, Rama e ka marrë Spahiun në telefon dhe i ka thënë ‘do të të shkatërroj’. Por i them Ramës se po gabon, se po bën të njëjtin gabim si Nano me LSI-në. E ka shumë gabim, sepse ka shumë të majtë që nuk e gjejnë veten tek Rama e Meta, por shkojnë tek Spahiu sepse e shohin si opozitar të fortë. Z. Rama ka gabuar me shumë gjëra, me Kushtetutën, me 21 janarin, nuk e ka monopolin e opozitarit z Rama. Unë them se kjo aleancë, pra AK i ka prishur shumë punë PS-së, se 3-4 deputetë do i fitojë. Kurse për PS-në, mesazhi që ka dhënë në popull është se askush nuk beson më se ka ndonjë moral tek kjo parti. Me bashkimin me Metën, nuk ka më moral politik. Do ketë shumë abstenim nga zgjedhësit e majtë. Nuk do ia japin votën as PS-së, as Metës. PS ka humbur shumë. PS do marrë a s’do marrë 60 deputetë. Çfarë ndryshimi do të ketë në qeveri? Meta ishte, Meta do vijë prapë, do jetë e njëjta pamje. Unë besoj tek rrotacioni, por rrotacioni duhet të vijë nga AK, jo nga PS e LSI.


    Çfarë ndodh nëse nuk ju vjen oferta e AK-së? Nëse kjo ofertë nuk vjen dhe nëse siguroni mandatin më 23 qershor dhe nëse PS e LSI nesër qeverisin, ju z. Prifti si do të kontribuoni?

    Besoj se me të majtën, sepse unë i kam lidhjet më të forta me të majtën. I kam dy miq, një Gramoz Ruçi dhe tjetri, Tom Doshi, por do varet shumë sesi do sillet PS në këta 2 muaj. Nëse PS do më shohë në këto zgjedhje si kundërshtar të vetin, atëherë do kemi zgjedhje më vete.

    Po KQZ, çfarë komentesh do bëni për situatën në këtë institucion?

    Rama ka bërë gabim, nuk duhet të tërhiqte anëtarët. T’ia lësh fushën bosh kundërshtarit, është gabim. Sepse ata marrin vendime dhe pse janë vetëm 4. Rama bën gabime të tilla çdo prag zgjedhjesh. Ta harrojë që ka riformatim në KQZ, për mendimin tim, duhet ta harrojë këtë. Mazhoranca e ka të drejtën e riformatimit. Veprimi për të hequr komisionerët është gabim fatal. KQZ është duke punuar aktualisht, apo jo.

    MAPO

  3. #3

    Për: Dritan Prifti: Rrëfej takimet me Ramën për videon e Metës

    Eshte shume e thjeshte per mendimin tim. Rama me pare e kujtonte te korruptuar Meten, por pasi pa vendimin e gjykates qe tha se Meta eshte i paster, atehere ju mbush mendja te bashkepunoje.

  4. #4
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Dritan Prifti: Rrëfej takimet me Ramën për videon e Metës

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Eshte shume e thjeshte per mendimin tim. Rama me pare e kujtonte te korruptuar Meten, por pasi pa vendimin e gjykates qe tha se Meta eshte i paster, atehere ju mbush mendja te bashkepunoje.
    ahahah po vidio nuk e bindi fare lol. Nejse hajduti, hajdutin nuk e hedh poshte.
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #5

    Për: Dritan Prifti: Rrëfej takimet me Ramën për videon e Metës

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    ahahah po vidio nuk e bindi fare lol. Nejse hajduti, hajdutin nuk e hedh poshte.
    Video ishte fallco tha gjykata. Nuk mund te hidhet balte mbi nje njeri te paster me video te tilla te peverteta.

  6. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Dritan Prifti: Rrëfej takimet me Ramën për videon e Metës

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Video ishte fallco tha gjykata. Nuk mund te hidhet balte mbi nje njeri te paster me video te tilla te peverteta.
    ahaha me fal atehere eshte i pafajshem:P
    I LOVE GOD

    j&g

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •