Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Avash, avash, populli po vetëdijësohet!

    ASHTU - KËSHTU...

    Nga, Blerim Gashani

    Diku në fillim të vitit 1990, pati një krisje në diktaturën më të poshtër komuniste. Edhe në Shqipërinë e harruar njerëzit po zgjoheshin. Pas një gjysmëshekulli errësire, një vrushkull drite depërtoi në zemrën e drobitur të shqiptarëve. Dhe ata vërshuan rrugëve si një përrua moti i fjetur, që ishte bërë befas i papërmbajtur. Erdhën edhe gazetarë të huaj, pas një harrimi të gjatë. Edhe ata çuditeshin me guximin e shqiptarëve të atyre ditëve. Një gazetar i huaj e pyeti një protestues në rrugët e Tiranës:
    - Si nuk keni frikë?! Ata mund t'ju vrasin!
    Qytetari shqiptar dha një përgjigje antologjike.
    - Ne nuk kemi frikë nga vdekja, sepse ne TË VDEKUR JEMI".
    .....


    shkrimi i plotë <>
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-05-2013 më 00:28
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Avash, avash, populli po vetëdijësohet!

    Pjesa e dyte e artikullit,
    ne si kosovare s'duhet te kemi frike etj
    eshte pa llogjike.
    Titulli eshte gabim,s'ka lidhje me temen
    Nje artikull shume i dobet.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3

    Për: Avash, avash, populli po vetëdijësohet!

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Pjesa e dyte e artikullit,
    ne si kosovare s'duhet te kemi frike etj
    eshte pa llogjike.
    Titulli eshte gabim,s'ka lidhje me temen
    Nje artikull shume i dobet.

    prandaj e solla që ta shihni edhe ju "palogjikshmërinë" e artikullshkruesit. ku ka, ta zëmë sistem mjekësor të zhilluar si në kosovë, shkolla, punësim, mirëqenie....
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Avash, avash, populli po vetëdijësohet!

    Ose posto materialin te plote kur hap nje teme, ose mos hap tema te tilla ne te ardhmen me materiale gjysmake. Nuk mund te reklamosh faqet personale ne temat e forumit, adresen e faqes personale mund ta vesh vetem ne profilin tend ne forum. Dhe forumi nuk eshte vend ku diskutohen komentet e njerezve, eshte vend ku diskutohen tema diskutimi qe jane me interes per te gjithe. Hapet tema mbi nje ceshtje te caktuar, e pastaj mund te renditen komentet me rralle qe jane opinonet e anetareve te ndryshem apo nga mediat shqiptare.

    Eshte hera e dyte qe paralajmerohesh per kete gje.

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •