Një gazetare boshnjake ka bërë një zbulim tronditës i cili duhet të zgjojë
ndërgjegjen e të gjithëve.
Në storjen e saj për revistën boshnjake Magazin, gazetarja tregon se si e ka ndjekur
organizimin e bandës së lypsarëve, të cilët “mbrohen” dhe kontrollohen nga një boss i
tyre. Bossi merr pjesën më të madhe të “fitimit” ditor përderisa lypset marrin ndonjë
shishe vodka, viski ose ndonjë sanduiç apo qofte zgare. Organizimi i këtillë i bandës
është një “sekret publik”, është diçka të cilën të gjithë e dinë e askush s’e flet
publikisht. Lidhjet e bossave me autoritetet shtetërore janë aq të thella saqë askush
nuk i heton apo nuk i ndjek për të parë se ku përfundojnë paratë e mëshirës.
Pjesa shqetësuese e storjes është abuzimi i fëmijëeve, e në veçanti i foshnjave gjatë
procesit të kërkimit lëmoshë. Keni vërejtur se shumica e lypseve femra mbajnë në dorë
një foshnjë të cilën s’e keni dëgjuar asnjëherë të qajë apo të bëjë zë – gjithmonë
është në gjumë. Gazetarja e ka hetuar këtë rast dhe i ka kërkuar lypses së njëjtë
informacion për foshnjën, pse gjithmonë fle, pse asnjëherë s’dëgjohet të qajë, si mundet që gjatë gjithë ditës foshnja të jetë e qetë pranë “nënës” kur dihet se foshnjet
flejnë e zgjohen disa here brenda ditës. Përgjigja që ka marrë gazetarja ka qenë nga
qytetarët dhe kalimtarët e rastit të cilët nga dhembshuria për lypsen e kanë sharë dhe
ofenduar gazetaren që s’e lë lypsen rehat në vuajtjet e saja.
Beteja e saj për të nxjerrë të vërtetën nuk ndalet këtu, por ajo gjen lidhje dhe njerëz
të afërt me krimin e organizuar të cilët në besueshmëri të plotë i rrëfejnë se foshnjat
që mbajnë lypset në dorë, nuk janë fëmijë biologjikë të tyre – por janë zakonisht bebe
të vjedhura nga spitalet, nga jetimoret por edhe nga familje të ndryshme. Shkaku pse
ato foshnja flejnë gjatë gjithë ditës është se atyre ju jepet një sasi droge dhe vodka
(alkool) për t’i mbajtur në gjumë. Organet e foshnjave nuk janë në gjendje të durojnë
një shok të atillë dhe shpeshherë këto foshnjë vdesin gjatë “orarit të punës”, por
lypset megjithatë vazhdojnë punën edhe me foshnjën e vdekur në krahë. Këto janë
rregullat. Dhe kalimtarët do hedhin ndonjë dinar duke menduar si i ndihmojnë “nënës”.
Kur të shihni një lypse me foshnjë në dorë rrugëve të qytetit, vini re nëse foshnja fle
apo është e zgjuar. Kërkoni nga “nëna” t’a shihni beben përpara se t’i jepni një 10
denarsh. Nuk e di nëse në Tetovë (dhe në përgjithsi në vendin tonë) ekziston praktika
e njëjtë si rrugëve të Bosnjës, por e di që një ditë kur po pija një kafe me një mikun tim
në një lokal në Tetovë, erdhi nje lypse me një foshnjë, dhe një burrë në një tavolinë i
kërkoi t’a shihte foshnjën, por lypsja u largua me shpejtësi dhe s’u kthye më.
Dihet se ka nevojtarë, por duhet t’a dini se ka dhe kriminalitet. Kur vendosni t’a bëni
një të mirë duke i dhënë ca para një lypses, mendojeni mirë se mund të këni investuar
në një biznes të flliqur që shuan jetë foshnjësh çdo ditë…
A. Xhaferi – ShqipMedia
Krijoni Kontakt