Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Xhihadizimi i Islamit

    Xhihadizimi i Islamit


    1.

    Nė vitin 1993 kur nisa tė shkoj tė falem nė xhami e kėtė gjė ia thashė shokut tim tė ngushtė ortodoks, reagimi i parė qė ai mė dha ishte: Vėrtet?! Pse nuk thua qė kėtej e tutje nuk zihem dot mė me ty. Pse – i thashė unė i habitur? Po ja – mė tha – nėse do tė zihem me ty, kėtej e tutje nuk do kem bela mė vetėm me ty, por edhe me muxhahidinėt e Afganistanit qė do tė mė vinė e gjuajnė me antitank te shtėpia. Edhe pse me shaka – pėrgjigja e mikut tim dhe perceptimi qė ai kishte pėr Islamin mė habiti. Pėr mikun tim tė krishterė, muslimanėt ishin njerėz qė sherret i zgjidhin me luftė.




    2.

    Islami ėshtė njė fe e mrekullueshme. Arsyeja pse nė Islam konvertohen me mijėra njerėz pėr ēdo vit anembanė botės, lidhet me mesazhin madhėshtor qė Allahu i pėrcjell njerėzimit nėpėrmjet Kuranit. Nė Kuran dhe hadithet e profetit Muhamed specia njerėzore ka mundėsi tė kuptojė pėrse ekziston nė kėtė planet, si dhe pse janė krijuar qielli dhe toka, ku do tė shkojmė kur tė vdesim dhe cila ėshtė arsyeja e gjithė kėtij krijimi ku ne jetojmė sot. Mesazhi i Islamit ėshtė vazhdues e plotėsues i mesazhit qė Zoti i ka zbritur njerėzimit qė kur qenia jonė u mboll nė kėtė tokė me dy njerėzit e parė, Ademin dhe Havanė. Kurani ėshtė libėr qė plotėson mesazhin e Ungjillit dhe Teuratit, dhe ėshtė libri i fundit qė Zoti i ka zbritur njerėzimit nė tokė. Suret apo kapitujt e Kuranit janė tė mbushura me historitė e profetevė biblikė qė erdhėn pėrpara Muhamedit. Aty flitet pėr Adamin, Nojen, Jonėn, Abrahamin, Davidin, Solomonin, Moisiun, Jezu Krishtin, Shėn Mėrinė dhe Gjon Pagėzorin. Kurani i mėson njerėzisė pėr sakrificat qė kanė bėrė profetėt e Zotit pėr tė pėrhapur fenė e Tij nė tokė, i apelon xhindėve e njerėzisė qė tė besojnė nė Zotin kreator, dhe besimtarėve u jepet ligji me tė cilin ata duhet ta ndėrtojnė jetėn nė tokė. Nė Kuran muslimanėt mėsojnė sesi duhet tė jetojnė, ēfarė ushqimesh tė hanė, si tė ndėrtojnė mardhėniet sociale, si tė trajtojnė prindėrit, miqtė, shokėt dhe farefisin; si tė bėjnė tregti, tė ndajnė pasurinė e jenė tė drejtė e tė devotshėm nė kėtė botė. Nė Kuran pėrshkruhen edhe betejat qė besimtarėt qė nga koha e profetit Moisi e Abraham e deri nė kohėn e profetit Muhamed kanė bėrė me njerėzit e ligj pėr tė vėnė drejtėsi nė tokė.


    3.

    Jo-muslimanėt qė mund tė lexojnė kėto rreshta mund tė thonė, “nėse Kurani flet pėr gjithė kėto gjėra tė mira atėherė si ėshtė e mundur qė muslimanėt sot janė njerėz tė dhunshėm? Qė nga Afganistani e deri nė Amerikė sot muslimanėt dėgjohen pėr akte terroriste. Ata bėrtasin Allahu Ekber e me emrin e Zotit vrasin njėri tjetrin.” Kush ka patur mundėsi tė shoh konfliket qė kanė sot muslimanėt me njėri tjetrin, qė nga Iraku, nė Siri e Libi nuk mund tė mos ketė vėnė re sesi muslimanėt vrasin njėri tjetrin, bombardojnė xhamitė e njeri tjetrit e kėto krime shpesh i justifikojnė duke pėrdorur fenė. Kur Pranvera Arabe arriti kulmin e saj me ndėrhyrjen e Francės nė Libi, terroristėt e al-Kaedės, tė cilėt u armatosėn nga Perėndimi dhe qeveria shqiptare, torturuan dhe vranė pėrpara kamerave udhėheqėsin libian Muamar al-Gaddafi duke ulėritur Allahu Ekber. Gaddafi jo vetėm qė u vra nė mėnyrė mizore nga avionėt e NATO-s nė qiell dhe al-Kaeda nė tokė, por pas vdekjes trupi i tij nė vend se tė varrosej siē e kėrkon sheriati Islam, u ekspozua si kėrmė pėr katėr ditė nė njė frigorifer ku beduinėt arabe shkonin me celularė e bėnin fotografi duke u tallur me kufomėn e plakut tė vdekur ndėrsa ulėrisnin Allahu Ekber.


    Skena tė ngjashme tė dhunshme muslimanėt po pėrsėrisin sot edhe nė Siri, ku si ushtarėt e regjimit sirian por edhe “muxhahidinėt” e opozitės vrasin njėri tjetrin me thika e me predha, e filmojnė kėto skena tė turpshme ndėrsa ulėrasin Allahu Ekber. Nė krah tė akteve tė dhunės qė po ndodhin sot nė botėn muslimane nė emėr tė Islamit, shpesh janė rreshtuar edhe hoxhallarė tė njohur tė Islamit. Sheh Jusuf al-Kardavi qė mbahet si njė nga kryeideologėt e Vėllazėrisė Muslimane dhe sheh Adnan Aruri nga Arabia Saudite qė mbahet si shehu kryesor qė jep fetva pėr xhihadin e selefijve, japin fetva ndaj ndjekėsve tė tyre sesi tė vrasin liderėt arabė, djegin e shkatėrrojnė, masakrojnė minoritetet jo-sunite e klerikėt sunitė qė mbėshtesin shtetet e tyre etj.


    4.

    Jo-muslimanėt qė mund tė lexojnė kėto rreshta mund tė thonė, “Me gjithė kėto fakte qė ti vetė po pėrmend, po vėrteton qė muslimanėt nuk janė njerėz normalė dhe paqėsorė. Shiko sesi hoxhallarė por edhe ndjekės tė tyre nė Shqipėri, sesi nė muret e tyre tė facebook-ut kėnaqen kur vendosin video me vrasje e muxhahidinė qė presin koka e thonė Allahu Ekber. Hoxhallarėt e Shqipėrisė e Kosovės nxisin urrejtje brenda xhamive tė tyre kundėr sekteve tė tjera Islame, ēifutėve etj, e kanė ēuar mbi 150 muxhahidinė nė Siri qė tė bėjnė kėto qė ti po pėrmend mė lartė. E hoxha i xhamisė filan nė Tiranė jo vetėm qė bėn cytje pėr urrejtje kundėr alevijve e shiitėve, por pėr mė tepėr gėnjen e thotė qė nė Damask kanė zbritur melaqetė (engjėjt) pėr tė mbėshtetur muxhahidinėt islamikė.” Personave qė mund tė mė pėrgjigjen kėshtu, unė mund t’u pėrgjigjem se historia e fesė ėshtė e mbushur me hoxhallarė e priftėrij maskarej, tė cilėt e kanė manipuluar fenė pėr interesa tė politikės. Nėse ndonjė hoxhė i Tiranės tregon pėrralla nė xhaminė e tij, sikur nė Siri kanė zbritur melaqetė, edhe At Gjergj Fishta kėtė ka bėrė 64 vite mė parė kur avionėt bombardues tė agresorėve tė Italisė fashiste qė pushtuan Shqipėrinė i tregonte si pėllumba tė Krishtit. Megjithatė, si muxhahidinėt e Sirisė – ashtu edhe avionėt e Duēes nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt, as me Krishtin dhe as me Muhamedin. Krishti dhe Muhamedi nuk ishin as fashistė e as demokratė, apo anėtarė tė al-Kaedės. Ata ishin profetė tė Zotit, qė i sollėn njerėzimit mesazhin e Allahut tė lartėsuar.


    5.

    Pėr lexuesit e mi jo-muslimanė mė duhet tė sqarojė qė muslimanėt nuk kanė qenė gjithnjė njerėz tė dhunshėm sikur disa prej tyre janė sot. Kur profeti Muhamed themeloi shtetin e Medines 1434 vite mė parė, siē edhe Kushtetuta e Medines dėshmon, shteti i profetit ishte njė shtet tolerant i cili u ndėrtua mbi drejtėsi dhe aleancė tė barabartė ndėrmjet muslimanėve, ēifutėve dhe fiseve arabe qė jetonin aty. Sipas nenit 25 tė Kushtetutės sė Medinės, ēifutėt konsideroheshin vėllezėr tė muslimanėve. Kushtetuta e Medinės parashikonte qė njerėzit nė qytet-shtetin musliman tė jetonin nė paqe, drejtėsi, ndihmonin tė varfėrit, gratė etj. Edhe pse besimtarėt e larguar nga Meka pėr nė Medine u sulmuan dy herė nga idhujtarėt, tetė vite mė vonė, kur muslimanėt u fuqizuan dhe ēliruan Mekėn, profeti Muhamed i fali armiqtė e tij paganė tė cilėt e kishin dėbuar nga qyteti i lindjes dhe vrarė shumė shokė. Ebu Sufjani i cili i kishte vrarė xhaxhain profetit, dhe gruaja e tij qė i kishte ngrėnė mėlēinė, u falėn dhe u lanė tė parė tė Mekės. Me faljen e kundėrshtarėve tė tij, profeti Muhamed i tregoi muslimanėve cilėsinė qė besimtarėt duhet tė demonstrojnė gjithnjė me hasmin e tyre: faljen dhe dashurinė.


    Pas vdekjes sė profetit, muslimanėt themeluan institucionin e Kalifatit, i cili ishte nė njėfarė mėnyrė Papati i muslimanėve. Kalifi qė ishte sundimtar i shtetit musliman, ishte njė Pontifex Maximus / apo pėrfaqėsues i Zotit nė tokė i cili ndėrsa drejtonte shtetin e besimtarėve, ishte nė tė njėjtėn kohė edhe ligjvėnės dhe interpretues i fesė Islame. Institucioni i Kalifatit ėshtė trashėguar nga tre dinasti nė historinė e botės Islame. Dinastia e parė ishte ajo e umajadėve, e dyta e abasidėve dhe e fundit ishte ajo e osmanėve, nėn tė cilėn ne shqiptarėt jetuam dhe shėrbyem pėr 500 vjet. Nėse umajadėt e shtrinė Perandorinė e Islamit nga Spanja e deri nė Indi, kalifėt abasidė i dhanė Islamit forcėn intelektuale gjatė sė cilės muslimanėt u bėnė njerėzit mė tė ditur dhe tolerantė tė planetit. Ata morėn shpikjet e botės sė lashtė, pėrkthyen filozofinė greke, adaptuan shkencėn kineze dhe matematikėn indiane, tė cilat mė pas i pasuruan dhe ia kaluan botės sė sotme. Perandoria Osmane nėn tė cilėn shqiptarėt jetuan pėr 500 vjet u shqua pėr forcėn e saj ushtarake, tolerancėn e lartė fetare dhe madhėshtinė e saj administrative. Nė njė kohė qė nė Evropė ēifutėt e muslimanėt vriteshin e konvertoheshin me dhunė nė katolik, kalifėt osmanė i morėn ata pranė tyre dhe i ruajtėn deri nė kohėt moderne. Toleranca proverbiale e Kalifatit Osman ėshtė dėshmi e gjallė pse sot nė Lindjen e Mesme ekzistojnė ende komunitete kristjane, ēifute dhe tė feve tė tjera tė cilat Evropa Katolike i zhduku shekuj mė parė.


    6.

    Lufta e Parė Botėrore nė tė cilėn tre perandoritė teokratike tė Evropės, Austro-Hungaria, Rusia dhe Perandoria Osmane u shkatėrruan do tė provonte fatale pėr fatet e Islamit por edhe tolerancės nė botė. Copėtimi i Kalifatit Osman nga Fuqitė e Krishtera tė Evropės, pėrveē se i ndau muslimanėt nė shtete kukulla qė Perėndimi krijoi, sikur Shqipėria, Jugosllavia, Libia, Jordania, Turqia, Siria etj, atyre u shkatėrroi edhe Papatin e tyre Islamik. Institucioni i Kalifatit u prish nė vitin 1924 nga themeluesi i Republikės Turke, Mustafa Qemal Ataturku. Me prishjen e kėtij institucioni i cili kishte drejtuar punėt fetare tė muslimanėve qė nga koha e profetit Muhamed, muslimanėt, papritur dhe pa dėshirėn e tyre e gjetėn veten ‘protestantė’. Ata tashmė nuk kishin mė njė ‘Papė’ dhe njė shtet kishė sikur Vatikani i cili do tė stabilizonte doktrinėn e tyre fetare. Krijimi i shteteve sikur Shqipėria, Turqia, Jordania, Siria, Arabia Saudite etj nga Perėndimi jo vetėm qė i ndau muslimanėt nga Papati i tyre, por nė tė njėjtėn kohė mbolli mes tyre dy ideologji shkatėrrimtare pėr botėn e Islamit, nacionalizmin dhe vehabizmin. Nė shtete si Shqipėria apo Turqia, regjimet laike qė u instaluan u hoqėn muslimanėve sheriatin, gėrmat arabe, u mbyllėn medresetė e xhamitė, u ndryshuan veshjet, orėn, vitin, ligjet etj dhe laicizuan me dhunė Islamin duke e bėrė atė nacionalist. Hoxhallarė sikur Vehbi Dibra, Ali Korēa, Ibrahim Dalliu, Ismail Muēej, Salih Vuēiterni etj, qė ishin zara tė pushtetarėve laik ishin agjentėt e nacionalistėve tė cilėt mbyllėn xhami e medrese dhe i detyruan muslimanėt shqiptarė qė tė adhurojnė Shqipėrinė, sorrėn, Skėnderbeun e simbole tė tjera ta nacionalizmit shqiptar sikur tė ishin vetė Zoti.


    Ndėrsa nė Shqipėri e gjetkė Islami u detyrua tė laicizohet, nė Gadishullin Arab ku britanikėt sollėn nė pushtet sauditėt, ata mbėshtetėn rritjen e njė versioni intolerant tė Islamit, vehabizmin saudit. Sekti tė cilin Arabia Saudite e ka nė themelin e krijimit tė saj, legjitimon sot diktaturėn mesjetare qė sundon Arabinė Saudite dhe intolerancėn ndaj sekteve tė tjera qė ka Islami. Edhe pse kalifėt osmanė u munduan ta shuajnė lėvizjen vehabiste-saudite nė tokat e tyre (pasi vehabistėt vrisnin haxhijtė hanefi qė i deklaronin si qafirė) e pėr kėtė dėrguan trupat shqiptare-egjiptiane tė Mehmet Ali Pashės, pas rėnies sė Perandorisė Osmane, kjo ideologji u bė ideologjia bazė e shtetit saudit.


    7.

    Islami qė shumė muslimanė praktikojnė sot, ndryshon shumė nga Islamin qė stėrgjyshėrit e muslimanėve tė sotėm kanė praktikuar pėrpara njė shekulli. Nėse nė kohėn e Haxhi Qamilit dhe Musa Qazimit, muslimanėt e Shqipėrisė Islamin e shikonin si ideologji tė shtetit (din dhe devlet), dhe pėr ata ndarja nga Kalifati ishte njėsoj sikur ti bėsh sot katolikėt protestantė, pėr muslimanėt e ditėve tė sotme Islami nuk ka mė kuptimet qė kishte 100 vite mė parė. Muslimanėt sot jetojnė nė njė kohė kur ata nuk kanė mė njė “Papė” sikur kanė katolikėt dhe Islami qė ata praktikojnė ėshtė njė Islam personal, ‘protestant’ e i shekullarizuar. Nė vende sikur Shqipėria pushtetarėt laikė shkatėrruan institucionet e fesė, dhe qendrat kryesore nga ku muslimanėt mund tė mėsojnė Islamin sot janė jashtė vendit; al-Az’hari nė Egjipt, Deobandi nė Indi, universitetet e Arabisė Saudite etj. Duke mos patur universitete e dijetarėt e tyre, dhe vakėfe qė ta ndihmojnė Islamin nė Ballkan, shpesh besimtarėt shqiptarė bėhen pre e axhendave qė regjime tė caktuara arabe duan tė imponojnė mbi pjesėt e tjera tė botės muslimane. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse sot shumė xhami nė trojet shqiptare dominohen nga hoxhallarė qė janė megafonė tė sheikėve tė Arabisė Saudite.


    8.

    Edhe pse muslimanėt kanė bėrė historikisht xhihad, apo luftė tė shenjtė pėr tė mbrojtur vendin e tyre, siē bėn nė 1913 muslimanėt e Shqipėrisė me nė krye Esat Pashė Toptanin dhe Hasan Riza Pashėn qė tė mbronin Shkodrėn nga pushtimi malazez, nė shekullin e XX ideologjia e xhihadit nė Islam ėshtė manipuluar keqaz nga regjimi saudit dhe mbėshtetėsit e tij amerikan. Gjatė luftės sė ftohtė e cila kulminoi me luftėn sovjeto-afgane, amerikanėt dhe miqtė e tyre sauditė dėrguan me mijėra ‘muxhahidinė’ arabė me nė krye Osama bin Ladenin qė tė luftonin komunistėt sovjetikė pėr hise tė kapitalistėve amerikanė nė Afganistan. Kjo luftė e cila u ndoq nga lufta Iran-Irak qė zgjati nga viti 1980 deri nė 1988 i bėri muslimanėt qė konceptin mbrojtės tė xhihadit pėr tė mbrojtur vatanin e fenė e tyre, ta pėrkthejnė nė tė parėn si luftė kundėr komunizmit pėr hise tė kapitalizmit, e nė tė dytėn si luftė sektare tė synitėve kundėr shiitėve iranianė, edhe kėto pėr hise tė dominimit amerikan nė rajon. Pėrfundimi i kėtyre luftėrash, ku muslimanėt nuk u udhėhoqėn mė nga kalifėt e tyre, por drejtorėt e CIA-s dhe miqtė e tyre sauditė, kanė prodhuar njė koncept tė ri tė xhihadit nė Islam. Nėse nė kohėt e kalifėve, muslimanėt xhihadin e kryenin pėr tė mbrojtur atdheun e e fenė e tyre, sot koncepti i xhihadit ėshtė transformuar nė koncepte tė luftėrave guerrile, terroriste, sektare etj. Nėse nė kohėn e Kalifatit urdhėrin pėr xhihad muslimanėve u’a jepte i pari i shtetit tė tyre dhe kėshilli i lartė i hoxhallarėve me nė krye Shejhul Islamin, sot hoxhallarė sauditė dhe spiunėr tė Perėndimit kanė fituar licensėn qė tė japin fetva se ku muslimanėt duhet tė bėjnė luftė. Psh. lufta civile qė po bėhet sot nė Siri, pėr Kalif ka presidentin Obama, ndėrsa ajo qė u bė nė Libi pėr Kalif pati president Sarkozinė, ndėrsa pėr Shejhul Islamė pati hoxhallarėt e Saudisė dhe Katarit tė cilėt shkishėruan Gaddafin dhe Asadin.


    9.

    Si pasojė e shkatėrrimit tė ‘Kishės’ apo Kalifatit tė Islamit, sot Islami ėshtė kthyer nė njė fe nė krizė e ‘mall pa pronar’, tamam siē ishte Krishtėrimi nė epokwn e mesjetws. Bota e Islamit ka rėnė nė errėsirė. Muslimanėt kanė braktisur dijen dhe urdhėrat e Kuranit e sot ajo boton aq libra nė vit, sa boton vetėm Spanja nė Evropė. Martin Luterat, Jan Husėt, e Xhon Kalvinėt e shekullit tė 16-tė qė shpallnin Papėt qafirė e shejtanė dhe i deklaronin luftė katolikėve sot kanė dalė nė tė katėr cepat e botės Islame. Urrejtja e shkishėrimi (tekfirizmi) sot zien ngado nė mesin e muslimanėve. Edhe nė Shqipėri, Kosovė e Maqedoni ekzistojnė disa hoxhallarė qė janė edukuar nė Arabinė Saudite, tė cilėt shkishėrojnė e mallkojnė shiitėt e alevitėt, bektashijtė e sufistėt, gadafėt e asadėt e nxisin pėr luftė pėr ‘ēlirimin’ e Damaskut e Tripolit e kudo qė tė kėrkojė luftė Perėndimi. Nė tė gjithė kėtė zallamahi xhihadesh qė muslimanėt bėjnė sot kundėr njėri tjetrit, e cila i ngjan reformacionit kristjan tė shekullit tė 16-tė, pėrfitues ėshtė vetė Shejtani e Perėndimi. Korporatat e ushtritė e tij i kanė kthyer shumicėn e vendeve muslimane nė koloni qė u vjedhin pasuritė natyrore, laicizojnė e degjenerojnė gratė e rininė, pėrēajnė e vėnė muslimanėt tė therrin njeri tjetrin, e u vėnė sundimtarėt qė ata duan nė pushtet muslimanėve. Kur al-Kaeda vrau nė kamera Gaddafin nė Libi, sekretarja e shtetit amerikan Hillary Clinton e cila e ndoqi kėtė skenė tė dhunshme nga zyra e saj e rehatshme nė Uashington, ajo e brohoriti nė mėnyrė sadiste krimin e al-Kaedės nė Sirte duke thėnė ‘Ne erdhėm, ne e pamė, e ai vdiq.’


    Por nė tė gjithė kėtė xhihad qė muslimanėt po bėjnė sot kundėr njėri tjetrit, ashtu si protestantėt e katolikėt dikur nė Evropė, faj nuk ka as Islami, as Jezu Krishti e as Muhamedi. Faj ka Perėndimi i cili i prishi Kalifatin muslimanėve dhe i ka lėnė pa njė qendėr fetare si ajo qė themeluan dishepujt e tė Dėrguarit tė Zotit 1400 vite mė parė. Faj kanė njerėzit tė cilėt janė bėrė aleatė me Shejtanin e i janė larguar mėsimeve tė Biblės dhe tė Kuranit qė si Krishti ashtu edhe Muhamedi i zbritėn njerėzisė shekuj mė parė.

    Olsi Jazexhi
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anėtarėsuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431

    Pėr: Xhihadizimi i Islamit


    Hafiz Ali Korca:

    NJ Ė P A S Q Y R Ė E T M E RR SH M E


    As shin as korr dreqi thonė,

    por pėrpiqet pėrgjithmonė

    si e si tė pėrēajė fenė

    pėr tė pėrmbysur atėdhenė.

    Qe pa fe atdheu nuk mbahet.

    Si thoni prej mishit qė s’ndahet.

    Si mėmėdhu qė mbron fenė,

    ashtu dhe feja atėdhenė.

    Feja siguron moralin,

    siguron nderin dhe mallin.

    Por njė komb kur e le fenė,

    mė s’ka dert as pėr atėdhenė.

    Feja pėr njėherėsh s’lihet.

    Pak nga pak fillon sa fshihet.

    Me parė lihet mėsimi.

    Dhe fillon sėmuret besimi.

    Ligėsia kėshtu zihet.

    Se sheh rrushi rrushin piqet.

    Kėshtu nis le burri fenė.

    Sefte gjyshi la synenė.

    Pastaj yt atė la vaxhibin.

    Farzin la yt bir me nipin.

    Stėrnipit mė gjė s’i mbetet.

    As di fare ku tė mbėshtetet.

    Hiqet falja, agjėrimi.

    Kapet pirja, kurvėrimi...

    Shtohen kėngėt, shtohen vallet.

    Shtohen modat, shtohen hallet

    Prej zjarrit del njė shkėndijė.

    Thotė miku ē’do tė vijė.

    Mirėpo kur i del flaka,

    fillon rrihet me shplaka.

    Midis arės shkon njė vijė,

    thotė bujku ēdo tė vijė?

    Mirėpo kur bėhet lumė,

    fushės i bėhet dėm shumė.

    Njė gishti i del njė fshfikė (pikė),

    thotė i sėmuri mė dhemb njė ēikė,

    mirėpo, kur i mahiset (malson),

    trimi pėrnjėherėsh gremiset.

    Prandaj duhet, gjyshi, ati

    tė mbajė fenė qė pati.

    Ku me libra, ku me gojė.

    birin, nipin, ta mėsojė,

    se e ka nė qafė vetė,

    e dėnon zoti i vėrtetė.

    Ėshtė njė faj qė s’i falet.

    I rėndon nė zverg si malet.

    S’jetohet pa fe, si kafshė.

    I pa feshmi s’vlen gjė kafshė.

    Pa le fe e muslimanit

    fe e zbritur prej Rrahmanit.

    Ajo fe aq e mbaruar

    si lule ka mbretėruar,

    prandaj duhet atdhetarėt.

    Me mentarėt, mė tė parėt.

    tė hapin sytė, mos tė flenė.

    Fenė e bukur mos t’a lėnė.

    Se me fe mundim tė rrojmė.

    Atdheun me fe ta mbrojmė.

    Ne m’betshim nė errėsirė,

    na kanė pėr tė thėthirė [shkatėrruar].

    Me fe del nga errėsira.

    Me fe rron me plot tė mira.

    Me fe njeh nėnėn, babanė.

    Me fe njeh motrėn, vėllanė.

    Pa fe s’ka mė e madhe gjėmė.

    Pa fe s’njeh as atė, as ėmė.

    Prindėrit, po s’u kujdesuan

    fėmijėt po s’i mėsuan,

    foshnjet e mjera ē’faj kanė,

    kur nėna me babanė

    fenė e shenjtė nuk ia japin?

    Ata ē’rrugė do tė kapin?

    Kėshtu pra, feja harrohet.

    Dhe ai komb farohet.

    Prindėrit tradhtojnė fenė

    Prindėrit rrėnojnė atdhenė.

    Kėto prindėr kurdoherė.

    Do tė jenė nė skėterrė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga urtesia : 03-06-2013 mė 00:38
    urtėsia

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •