-
Pėr: Leonard Seiti.
Kėputi po deshe dhe lulet
Lulet nė kopėshtin e Edenit!
Mua mė pėlqejnė gėnjeshtrat
Ato qė thonė tė vėrteta tė mėdha
Ato qė mbijnė mbi varre, mbi eshtrat
Ku njė e vėrtetė e gėnjeshtėrt u tha!
-Sa kohė ėshtė bėrė, sa kohė!?
Kam frikė se njė jetė s’mė mjafton!
Kėput’ma dhe zemrėn po deshe
K’tė kafshė qė mbaj lidhur nė litarė
Mbi ēarēafė tė zhubrosur ka fjetur
Nė shtrate tė ngrohur mė parė…
-Ku je zgjuar sot, dje, ku je zgjuar!?
S’mbaj mend! Ēdo ditė njė rrugė tjetėr!
Stomaku i natės treti gjurmėt e mia…
Nga cicėrima ėndrrash shpirti mė zien
Mjegulla diku larg mėrgoi nga uria
Ndėrtesat pėrkulen e pijnė ujė nė liqen
Mė ndje, kam njė plagė nė kraharor,
Njė prej atyre gjėrave qė la mbas qyteti!
Ja, ai atje ėshtė zėri im…
Ja njoh mirė sytė kureshtar prej fėmije!
Thonė, se lulet e shkurtit kur mbijnė
Lėshojnė lotė me aromė pavdekėsie…
Ndaj, vazhdo mė tej, s’kam ē’tė shes
Janė pavlerė pėrgjigjet e mia lakuriqe…
Nė rrugėn tjetėr tregėtojnė gjithēka
Nė rrugėn tjetėr dhe shpirti kushton pak
Nė gjet’sh dhe tėndin aty, s’ėsht’ hata!
Shpirtin tim dje e bleu njė plakė!
-Pse gėnjen, mė thuaj, pse gėnjen!?
Mė pėlqejnė gėnjeshtrat qė thonė tė vėrteta!
Nė derė, dimri me dorė tė hekurt troket.
S’ka xhama tė thyer, asnjė damar i prerė…
Pėrtej liqenit qė ha yje, bejroza po pret
Zogun e blertė qė krahėt i’u thyhen nė erė…
Asgjė e ēuditėshme, mė beso, asgjė.
Njė gur u frikėsua kur e thirra nė emėr!
Njė mik i vjetėr po numėronte hapat e hėnės
Ndėrsa kėndonte nėn zė njė kėngė nga vegjėlia
Njė nga ato ninullat e ngrohta, t’ėmbla, tė nėnės
Njė nga ato pak rreshta ku ripėrtėrihet gjithėsia…
Qyteti nė kockė mė ka ngulur hijen…
Oh! Hija! Asgjė nuk dhemb mė shumė se ajo!
Sytė e mi pėrtypin dhembė kujtimesh
Sa herė dielli shkon tė flerė nė bark tė liqenit
Pėr t’mė kėputur nė mėngjes lule ėndėrrimesh
Porsi Eva gjethet nė kopėshtin e Edenit.
-
-
Pėr: Leonard Seiti.
Ah, ta ndienim pak mė shumė
K’tė dashuri qė moshė nuk ka…
Sa pak nga ty, sa pak nga unė
Mori kjo botė, kjo botė na dha…
Sa pak i dhamė, e s’u ankua
Njė jetė na dha, e s’na mjaftoi
T’i thoshim qoft njėherė; Tė dua
Si i’a thotė shelgu ndanė pėrroi…
Ndoshta, fjalėt s’i gjetėm dot…
Ndoshta s’gjetėm dot vetėveten!
Lundrojmė ėndrrave, por mė kot,
Vjen njė ditė dhe ėndrrat treten!
Ndodh, e gjendemi tė thinjėruar
Si nė fundvjeshtė, kur thinjet bari
S’mjaftoi njė jetė pėr ta dashuruar,
Pse duhet vallė tė mjaftoj varri!?
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Gentian_gr pėr postimin:
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt