Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Evropa ka 300 vjet që nuk e mëson leksionin që i jep Shqipëria

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Pjeserisht po...
    Ka pjese te qyteteve dhe provincave ne shtete erendimore, ku p.sh. muslimanet nuk mund te jetojne dhe punojne te lire pa e rrezikuar edhe jeten.
    Gjithashtu ka pjese me shumice absolute muslimane, kryesisht arabe, dhe turqe, ku tjeret praktikisht nuk mund te zhvillojne jete te zakonshme te shoqerise shumice.
    Shumica edhe nuk vajne per te jetuar ne ato pjese ose largohen nga aty.
    Ne Gjermani p.sh. jane vrare afer 200 te huaj per motive raciste brenda 23 viteve te kaluara.
    Per cdo dite ka dhjetra, nese jo qindra konflikte dhe veprime kriminale me motive raciste dhe te urrejtjes nderetnike, nderfetare...

    Ne Shqiperi dicka e tille nuk ndodh, pavaresisht se Shqiperia nuk mund te krahasohet me shtete e medha perendimore, ku jetojne nje numer konsiderueshem e etnive, kulturave dhe feve te ndryshme. Megjithate, fakt eshte se ne Shqiperi dhe ne shumicen e viseve shqipetare ekziston nje harmoni e lakmueshme fetare (edhe pse ndoshta jo perfekte, gje qe edhe nuk eshte reale) ku shume rralle ose kurre nuk ndodhin sulme te ndersjellta me motive te tille. Lere me vrasje apo masakra te ndersjellta.
    Konflikte dhe intolerance ka edhe ne Shqiperi. Por, keto nuk manifestohen ne menyre te njejte si ne shume shtete perendimore apo edhe shtete multietnike dhe multifetare ne bote, te krahasueshme me Shqiperine.
    Racizmi ne Europe eshte me shume I lidhur me ngjyren e lekures dhe kombesine bigotry
    Harmoni fetare ne Shqiperi(nuk flas per Kosoven,per kosoven nuk e di) sigurisht ka harmoni,vetem gjysem milioni besojne dhe jane te lidhur me fene
    1 miljon e gjysem te tjere as duan tja dine per fene nga hyn nga del dhe nga e ka shtepine.
    Harmonia mes feve dhe harmonia mes njerezve jane dy gjera te ndryshme
    Harmonia mes feve ekziston edhe ne Europe,ekziston liria e ushtrimit te ceremenve fetare,liria e kulteve dhe
    nfritj e ndertesave perkatese fetare.
    Fete atje nuk e luftojne njera tjetren
    Jane njerez stupid dhe ekstremiste qe mund te krijojne ndonje incident,krime sulme raciste dhe shumica skane lidhje me fene por me kombesine e huaj dhe lekuren
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 18-05-2013 më 21:07
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Evropa ka 300 vjet që nuk e mëson leksionin që i jep Shqipëria

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Racizmi ne Europe eshte me shume I lidhur me ngjyren e lekures dhe kombesine bigotry
    Harmoni fetare ne Shqiperi(nuk flas per Kosoven,per kosoven nuk e di) sigurisht ka harmoni,vetem gjysem milioni besojne dhe jane te lidhur me fene
    1 miljon e gjysem te tjere as duan tja dine per fene nga hyn nga del dhe nga e ka shtepine.
    E vetekuptueshme...
    Harmoni te vertete fetare ne mes te besimtareve te devotshem ose fundamentalisteve nuk mund te kete.
    Kjo mund te verehet ne disa shtete aziatike, araba, afrikano-veriore etj. ku edhe pjesetaret e te njejtes fe e masakrojne njeri tjetrin.
    Te qenurit besimtar moderat dhe liberal eshte parakusht i redesishem dhe i domosdoshem per funksionimin e duhur te harmonise dhe tolerances fetare.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Evropa ka 300 vjet që nuk e mëson leksionin që i jep Shqipëria

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Racizmi ne Europe eshte me shume I lidhur me ngjyren e lekures dhe kombesine bigotry
    Harmoni fetare ne Shqiperi(nuk flas per Kosoven,per kosoven nuk e di) sigurisht ka harmoni,vetem gjysem milioni besojne dhe jane te lidhur me fene
    1 miljon e gjysem te tjere as duan tja dine per fene nga hyn nga del dhe nga e ka shtepine.
    Harmonia mes feve dhe harmonia mes njerezve jane dy gjera te ndryshme
    Harmonia mes feve ekziston edhe ne Europe,ekziston liria e ushtrimit te ceremenve fetare,liria e kulteve dhe
    nfritj e ndertesave perkatese fetare.
    Fete atje nuk e luftojne njera tjetren
    Jane njerez stupid dhe ekstremiste qe mund te krijojne ndonje incident,krime sulme raciste dhe shumica skane lidhje me fene por me kombesine e huaj dhe lekuren
    Ne teori duket ashtu, por praktikisht keta do ta dhunonin dhe vrisnin edhe cdo njerin qe do te identifikohej si pjesetare i nje feje tjeter nga ajo qe kane vete apo qe preferojne, pavaresisht ngjyres se lekures.
    Natyrisht se feja nuk eshte motivi primar i veprimeve te tyre kriminale, gje qe eshte e natyrshme.
    Ne nje shoqeri verte multifetare, te ngjashme me ate te Shqiperise, zakonisht nuk krijohen dhe nuk mund te ekzistojne grupe te tilla. Ketyre grupeve ju duhet patjeter nje perkufizim i qarte ne mes te vetes dhe te huajve. Ne rastin e Shqiperise (ose edhe ne raste te ngjashme) grupet e tilla automatikisht do te shenderroheshin ne ekstremiste apo terroriste fetar, dhe ne rastin me te keqe do te shkaktonin lufte qyteate apo vellavrasese. Te ngjashme me situata ne disa vende aziatike dhe arabe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 18-05-2013 më 21:52

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Evropa ka 300 vjet që nuk e mëson leksionin që i jep Shqipëria

    Krerët e Bashkësive Islame në Ballkan: Lutemi për shëndetin dhe suksesin e Sali Berishës

    Kryeministri Sali Berisha priti në një takim krerët e Bashkësive Islame në Ballkan, të cilët do marrin pjesë në konferencën e tyre të gjashtë, që nis në Tiranë.

    Në një njoftim për shtyp të kryeministrisë, thuhet se Berisha është shprehur se edhe Ballkani mund të jepet si shembull në botë për bashkëekzistencën paqësore të besimeve fetare.

    Mehmet Gormes, kryetar i Komunitetit Mysliman të Turqisë, e falënderoi Berishën për mbështetjen që i ka dhënë këtij komuniteti në Shqipëri dhe tha se “mezi presim lëvizjen e kamionëve në sheshin e ndërtimit të xhamisë së madhe të Tiranës, të cilën e mbështesim fort”.

    Gormez thotë se ata kanë falur namazin një ditë më parë në Shkodër, ku pranë xhamisë është edhe kisha. “Europa ka 300 vjet që nuk e mëson dot këtë leksion që jep Shqipëria për harmoninë fetare,” tha ai.

    Por Gormez, në prag të fushatës elektorale, është përfshirë në të, duke thënë se ata luten për suksesin e Berishës.

    “Kryeministri Berisha është me fat që një muaj para zgjedhjeve takon kaq krerë fetare që luten për shëndetin dhe suksesin e tij,” citohet Gormez nga kryeministria.

    TEMA

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Evropa ka 300 vjet që nuk e mëson leksionin që i jep Shqipëria

    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    gjithmone kam besuar ne kete harmonine nderfetare. gjithmone e kam pare tek prinderit e mi dhe e kam vene ne praktike per vehten time, por ketu ne forum kam pare se si kjo "harmoni" qenka vetem fiktive dhe siperfaqesore...
    jane te pakte ata qe besojne ne harmonine e vertete.
    per fat te mire vehten e fus ne kete grup.
    Vetem ktu n'ket forum ke kto lloj problemesh. Gjith plerat qe jon antitolerant jon mbledh vite me rradh ktu n'ket forum. Asnji nuk i perjashto ato.
    Jasht forumit sja ndje njeriut se ca feje ke. Kjo osht e mira e Shqiptarve. Ne duhet me qen tamom krenar per ket gjo.

  6. #16
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Evropa ka 300 vjet që nuk e mëson leksionin që i jep Shqipëria

    Ky eshte nje virtyt i larte njerzor me te cilin munde te mburremi te gjithe, dhe nga kjo jo qe europa duhet te marre mesim por bota mbare. Ne jemi nje popull me zemer dhe shpirt te madh. Te kujtoim kohen e luftes se dyte boterore, kur behej gjuetia e hebrenjeve, ne tere boten ata u vran dhe u presekutuan, vetem tek ne gjeten strehim. Kta jemi ne dhe kjo na bene te jemi krenar, ky eshte shpirti human i nje populli, kjo eshte toleranc dhe civilizim njerzore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga prishtina75 : 19-05-2013 më 08:10

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Evropa ka 300 vjet që nuk e mëson leksionin që i jep Shqipëria

    Citim Postuar më parë nga Sayan2003 Lexo Postimin
    Vetem ktu n'ket forum ke kto lloj problemesh. Gjith plerat qe jon antitolerant jon mbledh vite me rradh ktu n'ket forum. Asnji nuk i perjashto ato.
    Jasht forumit sja ndje njeriut se ca feje ke. Kjo osht e mira e Shqiptarve. Ne duhet me qen tamom krenar per ket gjo.
    E pasakte...

    Ne perditshmerine reale eshte natyrshme qe problemet, konfliktet, hallet dhe cdo gje e rendesishme dhe e parendesishme nuk artikulohen dhe diskutohen ne te njejten menyre intensive dhe te koncntruar si p.sh. ne nje forum te tille interneti, qellimi primar i te cilit edhe eshte diskutimi gjere e gjate i cfardo teme te rendesishme dhe te parendesishme.
    Koncentrimi i te gjitha temave te rendesishme dhe te parendesishme ne nje vend ( ne nje forum) ndonjehere ta krijone pershtypjen e nje vendi intolerant, ku secili eshte kunder secilit etj. Ngjashem eshte situata edhe nese cdo dite do te lexonim intensivisht faqet e para te gazetave dhe lajmet e televizioneve. Edhe ne kete raste do te dukej sikur te gjithe jane kunder njeri tjetrit dhe bota perbehet kryesisht nga e keqja, problemet, konfliktet, intoleranca...

    Natyrisht se forumet jane me te pakontrollueshme se gazetat, televizionet etj., por njekohesisht jane edhe me te lira dhe me gjitheperfshirese. Pavaresisht faktit qe mund te keqperdoren nga individe dhe grupe te caktuara per qellime te tyre te ndryshme (negative).

    Perndryshe, debati kurre nuk eshte i barabarte me realitetin. Pavaresisht a behet ne kete forum apo nga profesionistet ne gazeta dhe TV.

  8. #18
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816

    Për: Evropa ka 300 vjet që nuk e mëson leksionin që i jep Shqipëria



    Gjakova
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Evropa ka 300 vjet që nuk e mëson leksionin që i jep Shqipëria

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Racizmi ne Europe eshte me shume I lidhur me ngjyren e lekures dhe kombesine bigotry
    ...
    Jane njerez stupid dhe ekstremiste qe mund te krijojne ndonje incident,krime sulme raciste dhe shumica skane lidhje me fene por me kombesine e huaj dhe lekuren
    Ja nje shembull konkret dhe aktual, i cili tregn se racistet dhe neonazistet nuk bejne dallime cfare pretendon ti...

    e diel, 19 maj 2013

    Neo-nazistët grek kërcnojnë muslimanët

    [IMG]JO Imazhe te racizmit dhe urrejtjes ne forum[/IMG]

    Neo-nazistët grek kanë kërcënuar myslimanet në këtë vend se do të jenë të "therrur si zogj përderisa nuk shpërngulen nga Greqia", transmetojnë mediat greke.Siç shkruan gazeta "Greek reporter", në letrën që neo-nazistët grek e kanë dërguar deri te Bashkësia islame në Greqi, myslimanëve në greqi u kërcënohen dhe nga ta kërkojnë që në muajin e ardhshëm ta braktisin vendin. "Vrasës myslimanë, nëse deri më 30 qershor nuk i mbyllni bordelet e juaja në Greqi, do t'ju dërgojmë në ferr.

    Ata të cilët nuk do ta respektojnë ultimatumin, do të jenë të therrur si zogj në rrugë", thuhet në letër.Letra është shkruar në gjuhën greke, angleze dhe arabe.Nëse myslimanët në Greqi nuk e braktisin vendin gjatë ditëve të ardhshme, do të ketë gjak në të gjitha anët, shkruan në letrën e neo-nazistëve.

    Në letër gjendet edhe shenja e partisë neonaziste parlamentare "Agimi i artë", që është e njohur sipas asaj që inspirohet nga Lëvizja e Çetnikëve nga Serbia dhe republika serbe në Bosnjë Hercegovinë. Sipas shkrimeve në "Greek reporter", përfaqësuesit zyrtar të Bashkësisë islame të Greqisë kanë deklaruar se kanë marrë letër kërcënuese të dërguar deri te të gjithë myslimanët në këtë vend.

    Bashkësia islame do të kërkojë nga autoritetet greke që të gjithë qytetarëve t'ju sigurojë të gëzojnë të drejta të barabarta dhe liri, si dhe myslimanët të mos jenë viktima të partive ekstreme politike në Greqi. Ndryshe Partia ultra e djathte Agimi i Arte, e cila njihet për sulme të shumta ndaj të huajve dhe shtëpive të tyre, eshte renditur e peste në zgjedhjet e fundit parlamentare ne Greqi.

    E njohur per qendrimet ekstreme dhe pikepamjet gati fashiste, kjo force politike ka 19 deputete ne parlamentin grek, ku vetëm para dy ditësh në një seancë parlamentare deputeti i kësaj partie Panjotis Iliopulos brohoriti tri her thirren naziste ‘Hajl Hitler’.
    http://www.mtv.com.mk/al/al/lajme/ba...uslimanet.aspx
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 19-05-2013 më 22:34

  10. #20
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Evropa ka 300 vjet që nuk e mëson leksionin që i jep Shqipëria

    Mos I ngaterroni gjerat,tema flet per fene dhe ti flet per
    nazizmin qe ska ndonje lidhje direkte me fene
    por me rracat.
    Nazizmi ka lidhje me rracat pasi ideologjia e tij eshte kunder rracave qe sjane ariane.
    kaq.
    Fotografi nazizmi mos vini ne forum,nuk eshte forum qe te reklamohet nazizmi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 19-05-2013 më 22:35
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •