Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Edi Rama qytetar nderi në Skënderaj?

    Rama qytetar nderi në Skënderaj? Kundërshton opozita: Zero kontribut për Drenicën, UÇK-në dhe Kosovën

    Subjektet politike opozitare të komunës së Skënderajt dhe të shoqërisë civile kanë kundërshtuar propozim-vendimin e kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku, dhe rekomandimin e Komitetit për Politika e Financa, që Edi Rama të shpallet qytetar nderi i Skënderajt. Përfaqësues të subjekteve politike opozitare e vlerësojnë Edi Ramën si njeriun që nuk ka dhënë asnjë kontribut, as për UÇK-në, as për Drenicën e as për Kosovën.

    Emri:  timthumb-1.jpg

Shikime: 2230

Madhësia:  161.7 KB/

    Fadil Geci (LDD), ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, thotë se ky vendim dhe vetë Edi Rama nuk janë në frymën e Drenicës.timthumb (1)

    “Unë e kam thënë edhe më përpara dhe tani po del të jetë e vërtetë, se raportet private në mes të figurave të ndryshme nuk mund të reflektojnë te qytetarët dhe të përcillen me vendime që janë të papranueshme dhe të dëmshme, sidomos për Drenicën. Drenica nuk frymon me socialistët dhe me njerëzit e sojit të Edi Ramës dhe të Fatos Nanos. Pa dyshim, Edi Rama nuk ka asnjë kontribut për Drenicën, për UÇK-në edhe më pak, e për Kosovën të mos flasim. Ai vjen në Kosovë kur e thërrasin jaranat e tij, i bëjnë muhabet dhe e përdorin për qëllime të veta, por ai vjen edhe për interesa të veta. Kjo mënyrë nuk mund të tolerohet dhe, së fundi, një kuvend, i cili përbëhet nga të zgjedhur të popullit nuk do të duhej ta merrte një vendim të tillë, sepse nuk do të shkojë shumë gjatë, e atij sigurisht se do t’i merret ky titull”, ka thënë Geci.

    Ndërkaq komisioni për informim i degës së LDK-së, nëpërmes një reagimi, ka thënë se shpallja qytetar nderi e Edi Ramës nuk është asgjë tjetër veçse ulje e vlerës së kësaj mirënjohjeje.

    “Një vendim të tillë ne nuk e përkahim, sepse kjo ia ul vlerën mirënjohjes ‘Qytetar Nderi’. Për ta marrë këtë titull, personi duhet të ketë dhënë kontribut për trevën. Popullata e kësaj ane nuk di cilat janë meritat e Edvin Kristaq Ramës dhe nuk i di arsyet që kanë çuar pushtetin lokal të marrë këtë vendim. DK-ja me të drejtë pyet, në mos është ky kthim i borxhit qytetit të Vlorës, bashkia e së cilës ka shpallur qytetar nderi kryetarin e Skënderaj, Sami Lushtakun”, thuhet në reagimin e komisionit për informim të degës së LDK.

    Në anën tjetër, kryetari i degës së AAK në Skënderaj, Qazim Xani, tha se vendimi për ta shpallur Edi Ramën qytetar nderi të Skënderajt është marrë për jarani.

    “Kontributi i Edi Ramëhej luftë dhe derisa shumë familje shqiptare ua hapen dyert familjeve kosovare, të cilat dëboheshin me dhunë nga trojet e tyre, Edi Rama nuk ishte askund, besoj se nuk ka qenë as në Shqipëri. Eshtë vërtet për t’u habitur se si bën që një njeri pa asnjë kontribut, përveç që vjen herë pas herë në Skënderaj, sepse i ka këtu shokët e jaranat, që e thërrasin nëpër ahengje të ndryshme, të shpallet qytetar nderi i një rajoni që me dekada të tëra ka bërë luftë të përgjakshme me okupatorë e sundues. Ka shumë njerëz meritorë në Shqipëri dhe në rajonet tjera, të cilët kanë dhënë kontribut shumë të madh për Drenicën, e të cilët as që zihen në gojë nga ky pushtet”, ka thënë kryetari i degës së AAK, Qazim Xani.

    Lidhur me këtë, në Qendren e Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj nuk kanë thënë as edhe një fjalë. Gazetarët e Skënderajt kanë kërkuar një prononcim nga kryetari i këtij subjekti politik, Kadri Zeka, por ai nuk është përgjigjur.

    Ndërsa Ajnishahe Halimi, duke shprehur mendimin e vet personal, jo edhe të QG “Prehja”, drejtoreshë e së cilës është, tha se një vendim i tillë është absurditeti më i madh.

    “Ky vendim është absurditeti më i madh, për faktin se ka njerëz të tjerë, të cilët kanë shumë merita, të cilët kanë dhënë kontrubit të madh për Kosovën, sidomos për Drenicën e Skënderajn, e të cilët nuk përmenden fare. Ka njerëz edhe brenda në qytetin e Skënderajt, të cilët kanë dhënë kontribut shumë më të madh se që ka dhënë Edi Rama. Në fakt, Edi Rama nuk ka dhënë asnjë kontribut”, tha znj. Halimi.

    Zeri/Mapo.al

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263

    Për: Edi Rama qytetar nderi në Skënderaj?

    Kurse une qe nga sot me nuk do jem i komunes se skenderajit,po si eshte e mundur qe bregoviqi te shpallet qytetr nderi i skenderajt,dhe kurr nuk do ja pranoi veti qe te jem qytetr i te njejtes komun me edvin kristaq ramen

  3. #3
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816

    Për: Edi Rama qytetar nderi në Skënderaj?

    Nuk e meriton aspak.
    Nuk ka dhene asgje per Kosoven,Drenicen,UCK...Kosova dhe shqiptaret e Maqedonise nuk e duan kete figure fare.
    Kjo eshte kur miqte e tij Baton Haxhiu dhe company duan ta ngrisin me zor figuren e tij ne Kosove,por eshte e kote !

    Tani Drenica te ftoj Bregovicin te mbaje koncert ne mes te Skenderaj.

    Sami Lushtaku qytetar nderi i Vlores,Edi Rama qytetar nderi i Skenderaj !!!
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  4. #4
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Edi Rama qytetar nderi në Skënderaj?

    Citim Postuar më parë nga qeveriablu Lexo Postimin
    Tani Drenica te ftoj Bregovicin te mbaje koncert ne mes te Skenderaj..
    mos harroni ta ftoni edhe edon qe ti dorezoje celesin e drenices pasi celesin e tiranes ja kemi dhene me kohe..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #5
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816

    Për: Edi Rama qytetar nderi në Skënderaj?

    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    mos harroni ta ftoni edhe edon qe ti dorezoje celesin e drenices pasi celesin e tiranes ja kemi dhene me kohe..
    Edhe Kukesi dorezohet para urraganit Rama...Kreu demokrat i bashkise se Kukesit bashkohet me koalicionin PS - LSI ... do e shpallni edhe ju Ramen qytetar nderi te Kukesit ?
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  6. #6
    faraone Maska e tutankamon
    Anëtarësuar
    11-03-2009
    Vendndodhja
    perball komshiut
    Postime
    3,009

    Për: Edi Rama qytetar nderi në Skënderaj?

    skender rama nuk do ishte keq..!!!!!
    Cdo Gje Ne Jete Paguhet , Eshte Thjeshte Ceshtje Kohe . . .

  7. #7

    Për: Edi Rama qytetar nderi në Skënderaj?

    Pse eshte titulli me pike pyetje? Nuk dihet nese eshte bere qytetar nderi apo jo?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-01-2013
    Postime
    103

    Për: Edi Rama qytetar nderi në Skënderaj?

    Po Goran Bregovic a ishte i ftuar per te pershendetur ceremonine me ndonje nga marshet e tij "fantastike" ????

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260

    Për: Edi Rama qytetar nderi në Skënderaj?

    Po keshtu punojme ne!
    Mjafton te jesh kryetar partie dhe me vrap qytetar nderi!!!
    Po kujt po i pelcet se cfare kontributi ka dhene.
    Mjafton te shesiin pak mend ata te komunes dhe kaq!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Edi Rama qytetar nderi në Skënderaj?

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Rama qytetar nderi në Skënderaj? Kundërshton opozita: Zero kontribut për Drenicën, UÇK-në dhe Kosovën

    Subjektet politike opozitare të komunës së Skënderajt dhe të shoqërisë civile kanë kundërshtuar propozim-vendimin e kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku, dhe rekomandimin e Komitetit për Politika e Financa, që Edi Rama të shpallet qytetar nderi i Skënderajt. Përfaqësues të subjekteve politike opozitare e vlerësojnë Edi Ramën si njeriun që nuk ka dhënë asnjë kontribut, as për UÇK-në, as për Drenicën e as për Kosovën.

    Emri:  timthumb-1.jpg

Shikime: 2230

Madhësia:  161.7 KB/

    Fadil Geci (LDD), ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, thotë se ky vendim dhe vetë Edi Rama nuk janë në frymën e Drenicës.timthumb (1)

    “Unë e kam thënë edhe më përpara dhe tani po del të jetë e vërtetë, se raportet private në mes të figurave të ndryshme nuk mund të reflektojnë te qytetarët dhe të përcillen me vendime që janë të papranueshme dhe të dëmshme, sidomos për Drenicën. Drenica nuk frymon me socialistët dhe me njerëzit e sojit të Edi Ramës dhe të Fatos Nanos. Pa dyshim, Edi Rama nuk ka asnjë kontribut për Drenicën, për UÇK-në edhe më pak, e për Kosovën të mos flasim. Ai vjen në Kosovë kur e thërrasin jaranat e tij, i bëjnë muhabet dhe e përdorin për qëllime të veta, por ai vjen edhe për interesa të veta. Kjo mënyrë nuk mund të tolerohet dhe, së fundi, një kuvend, i cili përbëhet nga të zgjedhur të popullit nuk do të duhej ta merrte një vendim të tillë, sepse nuk do të shkojë shumë gjatë, e atij sigurisht se do t’i merret ky titull”, ka thënë Geci.

    Ndërkaq komisioni për informim i degës së LDK-së, nëpërmes një reagimi, ka thënë se shpallja qytetar nderi e Edi Ramës nuk është asgjë tjetër veçse ulje e vlerës së kësaj mirënjohjeje.

    “Një vendim të tillë ne nuk e përkahim, sepse kjo ia ul vlerën mirënjohjes ‘Qytetar Nderi’. Për ta marrë këtë titull, personi duhet të ketë dhënë kontribut për trevën. Popullata e kësaj ane nuk di cilat janë meritat e Edvin Kristaq Ramës dhe nuk i di arsyet që kanë çuar pushtetin lokal të marrë këtë vendim. DK-ja me të drejtë pyet, në mos është ky kthim i borxhit qytetit të Vlorës, bashkia e së cilës ka shpallur qytetar nderi kryetarin e Skënderaj, Sami Lushtakun”, thuhet në reagimin e komisionit për informim të degës së LDK.

    Në anën tjetër, kryetari i degës së AAK në Skënderaj, Qazim Xani, tha se vendimi për ta shpallur Edi Ramën qytetar nderi të Skënderajt është marrë për jarani.

    “Kontributi i Edi Ramëhej luftë dhe derisa shumë familje shqiptare ua hapen dyert familjeve kosovare, të cilat dëboheshin me dhunë nga trojet e tyre, Edi Rama nuk ishte askund, besoj se nuk ka qenë as në Shqipëri. Eshtë vërtet për t’u habitur se si bën që një njeri pa asnjë kontribut, përveç që vjen herë pas herë në Skënderaj, sepse i ka këtu shokët e jaranat, që e thërrasin nëpër ahengje të ndryshme, të shpallet qytetar nderi i një rajoni që me dekada të tëra ka bërë luftë të përgjakshme me okupatorë e sundues. Ka shumë njerëz meritorë në Shqipëri dhe në rajonet tjera, të cilët kanë dhënë kontribut shumë të madh për Drenicën, e të cilët as që zihen në gojë nga ky pushtet”, ka thënë kryetari i degës së AAK, Qazim Xani.

    Lidhur me këtë, në Qendren e Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj nuk kanë thënë as edhe një fjalë. Gazetarët e Skënderajt kanë kërkuar një prononcim nga kryetari i këtij subjekti politik, Kadri Zeka, por ai nuk është përgjigjur.

    Ndërsa Ajnishahe Halimi, duke shprehur mendimin e vet personal, jo edhe të QG “Prehja”, drejtoreshë e së cilës është, tha se një vendim i tillë është absurditeti më i madh.

    “Ky vendim është absurditeti më i madh, për faktin se ka njerëz të tjerë, të cilët kanë shumë merita, të cilët kanë dhënë kontrubit të madh për Kosovën, sidomos për Drenicën e Skënderajn, e të cilët nuk përmenden fare. Ka njerëz edhe brenda në qytetin e Skënderajt, të cilët kanë dhënë kontribut shumë më të madh se që ka dhënë Edi Rama. Në fakt, Edi Rama nuk ka dhënë asnjë kontribut”, tha znj. Halimi.

    Zeri/Mapo.al
    Sa turp!
    Qytetar nderi nje pervers dhe nje skizofren!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •