Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru
Pushtetin faktik ne veri, sa i perket administrates dhe jetes publike ne pergjithesi, e kane serbet dhe shteti i Serbise...
Megjithate, ky pushtet dhe ky angazhim eshte ne pjesen me te madhe ilegal dhe ne kundershtim me Rez. 1244 te OKB-se.
Per kete arsye po behen "marreveshjet" per ta legalizuar disi (formalisht) prezencen e pushtetit ilegal te Serbise ne ate pjese.
Nenshkrimi i kontratave nga qeveria e Serbise per pronen shoqerore dhe publike te Kosoves eshte ceshtje krejtesisht tjeter. Sepse ne kete raste Serbia nuk mund te fshehet prapa serbeve lokal, sic e ben shpesh, kur kritikohet per prezencen ilegale ne Kosove.
Serbia teoretikisht do te mund te nenshkruante marreveshje per prona te Kosoves (ne Kosove) vetem nese nuk do ta pranonte dhe njihte Rez. 1244 te OKB-se dhe aktin e kapitullimit te nenshkruar ne Kumanove ne vitin 1999. Kjo do te ishte e ngjashme me shpallje te luftes kunder NATOs dhe agresion te hapur ndaj Kosoves (pavaresisht si shtet apo si Kosova sipas Rez. 1244 te OKB-se).
Perndryshe, Kosova, edhe nese do te vlente vetem Kushtetuta e Serbise (cfare nuk eshte), eshte territor autonom me veteqeverisje dhe autonomi te gjere.
Serbia as duke u bazuar ne Kushtetuten e saj nuk mund te shese dhe bleje pronat shoqerore dhe publike te Kosoves sipas deshires, pa marreveshje dhe miratim paraprak nga Institucionet Veteqeverisese te Kosoves.
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 18-05-2013 më 21:02
e di kete barsoleten
kapi njeri nje polic, e futi ne nje rreth te vizatuar dhe i tha mos dil nga rrethi deri sa un te bej dashuri me gruan tende. ky robi i pallonte gruan, ndersa polici mundohej te nxirte kemben nga rrethi. ik mor budall i thote polici, un ta futa dola disa here nga rrethi.
edhe serbet. kosova eshte e pavarur, ata kerkojne te fryhen ne mitrovice.
edhe ta marrin Hushi-min tani ata te firmes se Ju-es-it, ta bejne per kryepunetore te nderrimit, ti japin nje kazme me majucedhe ti thone: jepi tani modhafoka-fokamodha
germo minerale aty, se gjitha per Ju-es, i marrim.
...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!
Kjo firme eshte fantome , eshte e te njejtit pronar qe para 2 viteve pat premtuar ne Shqiperi qe do te investoj 2 miliard dollar .... tek lajmet e ndegjova .
Asgje nuk eshte e pabesueshme .por me mire te ja leme kohes dhe te flas koha me fakte dhe argumente!
Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!
SHBA: “Trepça” është e Kosovës
Ambasada Amerikane në Prishtinë ka lëshuar një deklaratë për media, duke shprehur edhe njëherë qëndrimin e saj karshi shtetësisë së Kosovës.
Ambasada thotë se Qeveria e SHBA-ve e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
“Praktika jonë është që të këshillojmë cilëndo kompani të SHBA-ve që kërkon të bëjë transaksion afarist në territorin e Kosovës që ta diskutojë këtë direkt me Qeverinë e Kosovës”, thuhet mes tjerash në deklaratë.
“Gjersa ambasada e SHBA-ve në Prishtinë nuk është marrë me “New Generation Power”, zyrtarë të Departamentit të Shtetit në Uashington e kanë këshilluar “New Power Generation” se Kosova është shtet sovran dhe se Qeveria e Serbisë nuk ka juridiksion mbi kompleksin e minierave të Trepçës. Departamenti i Shtetit po ashtu inkurajoi kompaninë “New Power Generation” që të kontaktojë me Qeverinë e Kosovës direkt për të diskutuar lidhur me investimin që e ka propozuar”, thuhet më tej në deklaratë.
Ambasada Amerikane thekson në fund se rruga para kompleksit të minierave të Trepçës është sfiduese “dhe do të vazhdojmë të rekomandojmë që investuesit potencialë nga SHBA-të të hulumtojnë tërësisht ndërmarrjen dhe statusin e saj”. /Zëri/
http://www.zeri.info/artikulli/6174/...shte-e-kosoves
Krijoni Kontakt