Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Firma amerikane nënshkruan kontratë me qeverinë serbe për Trepçën

    Publikuar: 17.05.2013 - 17:38

    Beograd, 17 maj - Amerikanët do të hyjnë në veri të Kosovës me investime. Konsorciumi “New Generation Power”, nga Ilinois, ka nënshkruar kontratë me Ministrinë për Miniera dhe Resurse Natyrore të Serbisë, për bashkëpunimin biznesor dhe teknik në kombinatin “Trepça”, në veri të Mitrovicës.

    Ministri i Minierave dhe i Resurseve Natyrore në qeverinë serbe, Milan Baçeviq ka thënë se nënshkrimi i kësaj kontrate ka ardhur pas marrëveshjes për veriun mes Prishtinës dhe Beogradit, njofton KTV.

    Nga ana tjetër, Chirinjeev Kathuria (në foto), drejtor i këtij konsorciumi, ka thënë se për arritjen e kësaj marrëveshjeje konsorciumi që ai drejton është dashur të bashkëpunojë ngushtë me Departamentin Amerikan të Shtetit, me qëllim të zgjidhjes së ndonjë çështje ligjore dhe problemeve të tjera që ndërlidhen me Trepçën. Ai ka deklaruar në Beograd se pas nënshkrimit të marrëveshjes me qeverinë serbe do t’i nisë bisedat edhe me qeverinë e Kosovës.
    Kohavisioni ka kërkuar përgjigje nga dy zëvendëskryeministra, Hajredin Kuqi dhe Mimoza Kusari-Lila, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje. E, Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk ka qenë në dijeni për këtë marrëveshje.

    Kohanet
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: Firma amerikane nënshkruan kontratë me qeverinë serbe për Trepçën

    Ketu qenka "filmi" ...... shume te zgjuar !
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Firma amerikane nënshkruan kontratë me qeverinë serbe për Trepçën

    dmth, per te hyre nje biznes ne veri te kosoves, leja merret ne serbi???
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Firma amerikane nënshkruan kontratë me qeverinë serbe për Trepçën

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    dmth, per te hyre nje biznes ne veri te kosoves, leja merret ne serbi???
    Jo.
    Serbia nuk ka te drejte te nenshkruaj absolutisht asgje ne emer te Kosoves apo per Kosoven. Pavaresisht a behet fjale per veriun, jugun, lindjen apo perendimin.

    Ajo kontrate e nenshkruar eshte e kushtezuar me arritjen e nje marreveshje me Kosoven (Institucionet kompetente te Kosoves) per rregullimin e ceshtjes ne fjale.
    Ne pergjithesi nuk eshte me shume se veprim(presion) politik i Serbise qe nderlidhet me "marreveshjen" per veriun e Kosoves dhe marreveshjet qe do te pasojne.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Firma amerikane nënshkruan kontratë me qeverinë serbe për Trepçën

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin

    aty flitet qe kontrata eshte nenshkruar midis kompanise amerikane dhe ministrise serbe. keto qe thua ti nuk kane asnje kuptim.

    sa per dijeni, kantratat nenshkruhen vetem nga pronari dhe bleresi.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Firma amerikane nënshkruan kontratë me qeverinë serbe për Trepçën

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    aty flitet qe kontrata eshte nenshkruar midis kompanise amerikane dhe ministrise serbe. keto qe thua ti nuk kane asnje kuptim.

    sa per dijeni, kantratat nenshkruhen vetem nga pronari dhe bleresi.
    Pronari i cdo gjeje ne Kosove eshte Kosova.
    Nese dikush ka pretendime pronesore ndaj Kosoves, atehere kjo duhet te zgjidhet ose permes marreveshjes me Kosoven (institucionet Kompetente te Kosoves sipas rez. 1244 te OKB-se) ose permes gjykatave nderkombetare, per aq sa ato jane kompetente ne rastin specifik te Kosoves.

    Perndryshe, Serbia mund te nenshkruaj per cdo dite "kontrata" te pavlefshme dhe te paobligueshme per askend, pervec ndoshta per vete Serbine.
    Edhe ti personalisht mund te nenshkruash "kontrata" te pavleshme per shtipine ose token e fqinjeve, nese gjen bleres te tille. Edhe pse ti si person privat per veprime te tilla ne rastin me te mire do te perfundoje ne burg.

    Ja edhe vertetimi zyrtar:
    AKP: Marrëveshja për Trepçën është e paligjshme

    Agjencia Kosovare e Privatizimit, nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se është vënë në dijeni nga mediat elektronike lidhur me të ashtuquajturën marrëveshje për bashkëpunim afarist dhe teknik ndërmjet Konzorciumit NGP dhe përfaqësuesve të Trepçës, e sponzoruar nga Ministria e Minierave dhe Resurse Natyrore e Republikës së Serbisë.

    Agjencia, në cilësinë e Administratorit, nuk është informuar për rastin në fjalë, si dhe nga AKP nuk është kërkuar aprovim apo informatë paraprake për një marrëveshje eventuale të tillë.

    Andaj, marrëveshja eventuale e lartpërmendur, siç theksohet në komunikatë, konsiderohet se është në kundërshtim me dispozitat ligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës, dhe si e tillë cenon autoritetin administrativ të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, është e pavlefshme dhe e pazbatueshme në praktikë.

    Në bazë te Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit (Ligji nr. 04/L-034), Agjencia është e autorizuar për administrimin e të gjitha ndërmarrjeve shoqërore në Kosov?, duke përfshirë autorizimet për shitjen, transferimin si dhe likuidimin e këtyre ndërmarrjeve dhe aseteve të tyre”, theksohet në komunikatë.

    Në bazë të Ligjit për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë se tyre (Ligji Nr. 04/L-035), Agjencia Kosovare e Privatizimit është administrator i vetëm i ndërmarrjes shoqërore Trepça nën mbikëqyrjen e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, theksohet më tej.

    Agjencia Kosovare e Privatizimit me urgjencë do të njoftoj Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme lidhur me vendimin e njëanshëm dhe jo ligjor të përfaqësuesve të Trepçës, dhe po ashtu do të njoftoj të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare në Republikën e Kosovës”. /Zëri/
    http://www.zeri.info/artikulli/6056/...e-e-paligjshme
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 18-05-2013 më 11:28

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Firma amerikane nënshkruan kontratë me qeverinë serbe për Trepçën

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Pronari i cdo gjeje ne Kosove eshte Kosova.
    Nese dikush ka pretendime pronesore ndaj Kosoves, atehere kjo duhet te zgjidhet ose permes marreveshjes me Kosoven (institucionet Kompetente te Kosoves sipas rez. 1244 te OKB-se) ose permes gjykatave nderkombetare, per aq sa ato jane kompetente ne rastin specifik te Kosoves.

    Perndryshe, Serbia mund te nenshkruaj per cdo dite "kontrata" te pavlefshme dhe te paobligueshme per askend, pervec ndoshta per vete Serbine.
    Edhe ti personalisht mund te nenshkruash "kontrata" te pavleshme per shtipine ose token e fqinjeve, nese gjen bleres te tille. Edhe pse ti si person privat per veprime te tilla ne rastin me te mire do te perfundoje ne burg.
    kjo qe thua ti eshte teori apo realiteti???
    sepse gjithcka do vertetohet ne muajt e ardhshem, kur te fillojne punimet.

    dhe pyetja tjeter qe shtrohet eshte: nese ajo eshte prone e kosoves, perse kompania amerikane vajti ne serbi per kontraten????
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Firma amerikane nënshkruan kontratë me qeverinë serbe për Trepçën

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    kjo qe thua ti eshte teori apo realiteti???
    sepse gjithcka do vertetohet ne muajt e ardhshem, kur te fillojne punimet.

    dhe pyetja tjeter qe shtrohet eshte: nese ajo eshte prone e kosoves, perse kompania amerikane vajti ne serbi per kontraten????
    Cilat punime...?!
    Lexo deklaraten e vete atij qe ka nenshkruar "kontraten" , i cili thote se do te bisedoje me qeverine e Kosoves.
    Ckado qe kjo firme ka nenshkruar ne Beograd per prone shoqerore etj. te Kosoves eshte absolutisht e pavlefshme.
    E pavlefshme do te mbetej edhe nese Beogradi do te kishte mundesi qe me dhune (me ushtri apo polici) ta bente te mundur zabtimin e saj.

    Ne baze te Rez. 1244 te OKB-se te gjitha kompetencat per qeverisjen e Kosoves (perfshi edhe pronat shoqerore etj.) i kane institucionet e perkoheshme dhe (me vone) permanente te Kosoves. Beogradi vetem ka mundesi te ankohet dhe te kundershtoje veprimet dhe vendimet e ketyre institucioneve para OKB-se resp. para KS te OKB-se.
    Asgje tjeter.

    Firma amerikane ka interesa ne Serbi dhe regjion...
    Sigurisht i eshte kushtezuar ndonje investim tjeter me i madh dhe me i favorshem me nje sjellje te tille.

    Mundesi tjeter reale do te ishte nje komplot i perbashket i qarqeve te caktuara ne SHBA, Serbi dhe Kosove, te cilat kane garanci nga pushtetet perkatese dhe njerezit e fuqishem se permes hapjes se kesaj teme ne kete menyre mund te pershpejtojne procesin e riaktivizimit te Trepces. Sepse edhe ne rastin e Trepces kemi te bejme me nje konflikt te ngjashem si ate te veriut te Kosoves, ku asnjera pale nuk ka mundesi te bej shume gjera te nevojshme pa pelqimin e pales tjeter.
    Serbet e veriut nuk do ta pranonin firmen qe do te nenshkruante paraprakisht ne Prishtine apo vetem ne Prishtine. Prandaj, do te ishte nderrmarrje e kote. Situata duket krejtesisht ndryshe, ku Beogradi deklaron se ka nenshkruar "kontrate" per Trepcen, pavaresisht a behet fjale per kontrate apo vetem per ndonje garanci formale per te mos e penguar veprimtarine e ardhshme permes institucioneve paralele ne veri te Kosoves.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 18-05-2013 më 12:05

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: Firma amerikane nënshkruan kontratë me qeverinë serbe për Trepçën

    Problemi nuk kane qene dhe as nuk jane serbet pasi ne 1999 ne Kumanove, firmosen dorezimin pa kushte gjeneralit Britanik Mike Jakcson.
    Prandaj serbet jane te mbaruar te vetem pa ndonje mbeshtetje te ketij lloji.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Firma amerikane nënshkruan kontratë me qeverinë serbe për Trepçën

    Qeveria do të kërkojë sqarime nga Ambasada e SHBA për Trepçën

    Prishtinë, 18 maj - Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe Resurse Natyrore të Serbisë, për bashkëpunimin biznesor dhe teknik në kombinatin “Trepça”, në veri të Mitrovicës, Qeveria e Kosovës do të kërkojë të hënën sqarim nga Ambasada Amerikane. Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari Lila i ka thënë KTV-së, se për këtë duhet edhe një konfirmim zyrtar nga Ambasada Amerikane në Kosovë. KTV-ja ka provuar gjatë ditës të marrë një përgjigje edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, mirëpo përmes sms-it, ai ka thënë se nuk ka mundësi të përgjigjet, për arsye se është jashtë Prishtinës. Ndërsa, i pyetur nëse Qeveria e Kosovës ka qenë në dijeni për këtë marrëveshje, apo nëse çështja e Trepçës është ngritur në bisedimet ndërmjet Thaçit e Daçiqit, Kuçi ka sugjeruar që përgjigja të merret nga zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari - Lila. Kjo e fundit nuk ka qenë shumë e sigurt nëse fati i “Trepçës” është diskutuar në Bruksel.
    http://www.koha.net/?page=1,13,146178

    Sic po shihet, mund te jete dallavere e Thacit, Dacicit dhe Amerikaneve per te lehtesuar aktivizimin(shitjen) e Trepces...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •