Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Berat, si po zhduken fiqtë e famshëm

    Berat, si po zhduken fiqtë e famshëm

    Blloku më i madh i fikut në rajon, Uznovë, po shkon drejt zhdukjes. Fermerët janë duke e zëvendësuar në masë kulturën e fikut me ullinj, si një mundësi e vetme për të përfituar të ardhura. Sipas një studimi të kryer nga Dega Rajonale Bujqësore e qytetit të Beratit, rezulton se ish-blloku më i madh i fikut në Shqipëri, por edhe në rajon, ka degraduar në masën mbi 50 për qind. Mungesa e tregut, konkurrencës së pandershme, cilësisë së prodhimit jo të mirë, sëmundjeve të ndryshme të fikut dhe mungesa e mjeteve teknologjike të përshtatshme për vjeljen e tij, janë disa nga problemet me të cilat hasen fermerët në këto vitet e fundit.

    ZËVENDËSIMI
    Para pesë vitesh Lina Sollaku nga Uznova e Beratit kishte 160 rrënjë fiq. Por sot në hapësirën prej 5 dynymësh tokë, fiqtë janë zëvendësuar me ullinj. “I ktheva të 160 rrënjët, në ullinj. Nuk kisha asnjë leverdi nga fiku. Më shumë shpenzoja, sesa fitoja. Kujdesi për këtë pemë duhet të jetë i vazhdueshëm nga sëmundjet që mund t’i bien, plehërimi i tokës është shpenzim më vete. Të paktën nga ullinjtë do përfitoj vajin, edhe nëse nuk e shes të gjithin”, thotë ajo, pa pikën e mëdyshjes për veprimin e bërë. Lina nuk është e vetmja. Një e nga një, fermerët e Uznovës po i zëvendësojnë rrënjët e fikut me ullinj, duke shpresuar se përfitimet do të jenë më të mëdha. Nxitja kryesore është se përfitojnë subvencionimin nga shteti për rrënjët e ullirit që mbjellin. E kundërta ndodh me kulturën e fikut. Që prej privatizimit fermerët nuk kanë asnjë ndihmë shtetërore për të përballuar shpenzimet, dhe sot ky bllok masiv po shkon drejt zhdukjes. Nga ana tjetër, problemi kryesor që ngrenë fermerët e Uznovës është tregu. Ata kujtojnë kohën para privatizimit dhe theksojnë se asnjë pjesë e prodhimit nuk ngelej pa shitur, sepse për tregun kujdesej shteti. Sot mbledhësit më të mëdhenj të fikut të Uznovës vijnë nga Serbia, Maqedonia, Mali i Zi. Sipas fermerëve, ka treg, por çmimi i shitjes është i ulët, aq sa nuk e përballon koston e shpenzimeve. Gati një mendësi që po prek të gjithë fermerët. Pjesa më e madhe e këtij blloku po zëvendësohet me ullinj. Degradimi ka kapur masën mbi 50 për qind dhe problemet që numërohen janë të shumta. Çmimi i ulët, mungesa e orientimit nga ana e agronomëve, prodhimi jo cilësor dhe kërkesa për t’u përfshirë në skemat mbështetëse të financimit të shtetit, janë disa nga kërkesat që vetë fermerët kanë. Asnjë ndihmë për të përballuar shpenzimet po zhduk kulturën karakteristike të kësaj zone, por edhe prodhuesin më të madh të fikut, i cili më parë ka plotësuar nevojat e industrisë ushqimore lokale me fiq të njomë, por edhe sasi të konsiderueshme të fikut të thatë për eksport. Pas privatizimit në vitin 1993 në bllokun e Uznovës të rrethit Berat përfituan rreth 1100 familje dhe numri i rrënjëve numërohej në të paktën 130 000. Familjet në Uznovë përfituan të paktën nga 22 rrënjë/frymë dhe e gjithë sipërfaqja që përfituan ndodhet në një parcelë. Duke iu referuar studimit të vitit 2012 nga Dega Rajonale Bujqësore e Beratit, të dhënat e fundit për bllokun e Uznovës numërojnë rreth 700 000 rrënjë, ku jo më shumë se 40 për qind e numrit të tyre janë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ndërkohë që në qarkun e Beratit operojnë 7 qendra informacioni bujqësore, fermerët sqarojnë se nuk këshillohen dhe orientohen me agronomët. Kjo vjen si pasojë se këto qendra nuk kanë plane konkrete për t’i ndihmuar ata në rritjen e cilësisë së prodhimit, thonë fermerët. Këshilla që vjen nga agronomët është: Nëse do të përfitosh nga subvencionet, zëvendësoi fiqtë me ullinj. “Ka qendra, por këshillohemi shumë pak. Takohemi shumë pak me agronomët. Kemi nevojë për plane konkrete dhe ndihmë, sepse sado që të dimë ne, nuk jemi agronomë dhe një ndihmë profesionale nga ana e tyre, do të çojë në rritjen e cilësisë së prodhimit”, thotë xha Suloja. Ai ka 7 dynymë tokë dhe 300 rrënjë fiq. Njëqind prej tyre i ka zëvendësuar me ullinj, sepse sipas tij, nuk ia del dot me shpenzimet. “Të paktën nga ullinjtë më ndihmon dhe shteti”, shton Xha Suloja.

    POLITIKAT E QEVERISË
    Përgjegjësi i shërbimit këshillimor në Degën Rajonale Bujqësore Berat, Enver Brahushi, u bën thirrje fermerëve për të mos shfarosur bimën e fikut. “Unë kam bërë studime të herëpashershme të fikut në këtë zonë dhe takime me fermerët. Kërkohet një sensibilizim nga ana e tyre për të vlerësuar bimën e fikut dhe moslënien e tij në mëshirë të fatit”, sqaron Brahushi. Sipas tij, fermerët janë ndihmuar me forma të ndryshme komunikimi dhe fletë-palosje për proceset teknologjike. Ndërsa fermerët pohojnë se orientimi nga kjo degë rajonale bujqësore mungon, punonjësit e kësaj dege tregojnë të kundërtën. Në një situatë ku askush nuk e mban “fajin” për këtë fenomen, degradimi me të cilën po haset sot kultura e fikut duhet të jetë e menjëhershme ndërhyrja. Agronomi Brahushaj, një njohës i mirë i problemeve, në studimin e tij thekson se problemet kryesore, përveç sigurimit të tregut të shitjes dhe rritjes së cilësisë, është edhe kryerja e analizave higjieno-sanitare. “Çdo vit janë përcjellë kërkesa në Ministrinë e Bujqësisë që dhe kultura e fikut, sidomos në rrethin e Beratit, që përfshihet në skemat mbështetëse të financimit nga shteti. Nxitja e stimulimit me subvencione do të ndikojë pozitivisht në rimbjelljen e dhjetëra hektarëve që sot aktualisht janë të degraduara”, sqaron Brahushaj. Sipas tij, kërkesat në Ministrinë e Bujqësisë nuk janë marrë parasysh, duke mos kthyer asnjë përgjigje zyrtare.

    TË DHËNAT
    . 1993 ishte viti kur u privatizua blloku
    i fiqve në Uznovë të rrethit Berat
    . 1100 familje përfituan nga privatizimi
    i bllokut të fiqve
    . 130 000 rrënjë fiq gjithsej u numëruan
    në kohën e privatizimit
    . 22 rrënjë/frymë përfituan mesatarisht
    familjet në Uznovë
    . 50% ka degraduar ish-blloku më i madh
    i fikut në Shqipëri, por edhe në rajon
    . 400 tonë fiq të thatë prodhohen
    aktualisht në Uznovë
    . 300 tonë fiq të thatë eksportohen në shtetet
    si Serbia, Mali i Zi, Bosnjë, Sllovaki, Kosovë
    . 180 lekë/kg është aktualisht çmimi
    i fikut për eksport
    . 150 lekë/kg është çmimi i fikut
    në tregun e brendshëm

    Grumbulluesit e fikut: Kërkohet cilësi, dhe jo sasi prodhimi
    Pronari i një fabrike të prodhimit të reçelit në Uznovë, Kristaq Gallani, thekson se ekzistenca e tregut pirat të shitjes së fikut është një konkurrencë e pandershme, e cila të pengon në blerjen e prodhimit të fikut dhe të bën të hezitosh të shtosh prodhimin, madje dhe investimet mbi teknologjinë. “Ka një konkurrencë të pandershme dhe për këtë shteti duhet të marrë masa. Kjo konkurrencë e padrejtë sjell një disnivel çmimesh. Por mbi të gjitha fermerët nuk kanë kulturën e prodhimit cilësor. Ka treg, por nuk ka cilësi”, thekson Gallani. Sipas tij, një prej grumbulluesve të fikut në zonën e Uznovës, ajo që po e çon fikun drejt tharjes, është mosshërbimi nga ana e fermerëve dhe mospërfshirja në skemat financuese nga shteti. Blloku i fiqve të Uznovës ka sipërfaqe totale 1200 ha. Mesatarisht, sipas statistikave, para privatizimit prodhoheshin 25000-35000 kuintalë fiq të njomë në vit dhe rreth 70-75 për qind e kësaj sasie tregtohej i thatë. Në zonën e Uznovës ritmi i mbjelljeve në këto vitet e fundit ka qenë i ulët, që është në nivelin e 1000 rrënjëve. Berati, i njohur në Shqipëri si prodhuesi më i madh i fikut, i vlerësuar nga studime të shumta si blloku më i madh i kësaj kulture në rajon, me vlera të larta ushqimore, sot po shkon drejt zhdukjes.

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-06-2013 më 15:01
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: fiqte e gjinos. Berat, si po zhduken fiqtë e famshëm

    S'ka faj Lina. Fiku n eShqiperi shitet per nje lek. Ti sjelli ne USA dhe ben kerdine. Tre fiq nje dollar i bleva une pardje. S'ishin as kokerrmedhenj. lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 27-06-2013 më 20:08
    Feelings change - memories don't.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Te njof
    Anëtarësuar
    10-06-2013
    Vendndodhja
    Tetova
    Postime
    76

    Për: fiqte e gjinos. Berat, si po zhduken fiqtë e famshëm

    Vertete? po pse s'mbjell nje peme,e do behesh miliardere?!

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: fiqte e gjinos. Berat, si po zhduken fiqtë e famshëm

    Duhet te behet ndonje studim qe
    te mbillen kultivohen kultivare(varietete)fiku qe jane shume shume rezistente
    nga semundje dhe insekte,qe kerkojne zeros perkatje me pesticide/insekticide.
    Perfitimi do jete shume i madh per ambjentin qe nuk do ndotetme kimikate
    te rrezikshme.Me pak pune dhe shpenzime per fermeret aty.Kjo do te thote qe fermeret
    do tolerojne dhe shesin fikun me cmim te ulet pasi,kane bere pak shpenzime.
    Fiton edhe konsumatori qe paguan pak.Te gjithe fitojne.
    Fermeri ben para, pa shume shpenzime
    Shteti merr taksen
    Konsumatori nuk paguan shume
    Ruhet ambjenti.
    Produkti rezistent ndaj semundjeve ruan pamjen e mire dhe
    mund te eksportohet
    LSU Purple krijuar si kultivar nga Universiteti i Luizianes eshte kultivar shume i mire me
    shije dhe rezistence ndaj semundje/demtusave.
    Kultivari Alma eshte rezistent ndaj semundjeve ne frut,ndaj mykut ne frut ndaj kalbjes/prishjes
    Fiq Alma
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: fiqte e gjinos. Berat, si po zhduken fiqtë e famshëm

    fshataret e betratit e kane mendjen vetem per te lujt bilardo, ndaj nuk meren me figun

  6. #6
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: fiqte e gjinos. Berat, si po zhduken fiqtë e famshëm

    Ne Shqiperi fatkeqesisht po zhduken themelet e kishave e kalave, e jo me pemet e fiqve. Shume e trishte kjo...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: fiqte e gjinos. Berat, si po zhduken fiqtë e famshëm

    Gjynaf per zotin,

    Sdo kete me kush te kpuse me mufka ne berat,...lol

    Prandaj e cuan edhe braqen ne fier te boj shoqni me atqillen dhe thirstyn.

    P.s

    Qillo e figut tani nen tirane ka qene 2500leke te vjetra.

    Dhe o fig I huj, as fig ndroqi, as fig berati.

    Sdi cbenet me figun e gjirokatres.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276

    Për: fiqte e gjinos. Berat, si po zhduken fiqtë e famshëm

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Gjynaf per zotin,

    Sdo kete me kush te kpuse me mufka ne berat,...lol

    Prandaj e cuan edhe braqen ne fier te boj shoqni me atqillen dhe thirstyn.

    P.s

    Qillo e figut tani nen tirane ka qene 2500leke te vjetra.

    Dhe o fig I huj, as fig ndroqi, as fig berati.

    Sdi cbenet me figun e gjirokatres.

    Patrioto

    Sa e vret mendjen dhe ti , per fiqt dhe pjeshkat e qyteteve te tjera

    Ke ne, vetem nji kokerr fik bon 1 euro,dhe jan dhe pa shije LOL

    Po jan ndonjiçik te buta mo? apo jan te forta?

    Fiqte dhe pjeshkat?
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: fiqte e gjinos. Berat, si po zhduken fiqtë e famshëm

    Citim Postuar më parë nga Linda5 Lexo Postimin
    Patrioto

    Sa e vret mendjen dhe ti , per fiqt dhe pjeshkat e qyteteve te tjera

    Ke ne, vetem nji kokerr fik bon 1 euro,dhe jan dhe pa shije LOL

    Po jan ndonjiçik te buta mo? apo jan te forta?

    Fiqte dhe pjeshkat?
    me thone te drejten kto fiqte qe po shiten tani ne tirone, qe jane figa italiane me duket, jane pa shije si aty nga ju,

    sa per pjeshka jane 1500 leke qillo.

    po me thone te drejten skam ngron akoma se kam pa pjeshka veni me long

    vetem cershi dhe pjepra dhe shalqira kam provue.

    ska si figu i venit, o i omel dhe i shkrifet
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: fiqte e gjinos. Berat, si po zhduken fiqtë e famshëm

    fiku nuk ka me interes,

    sepse disa kane filluar "Te ndihen Komode" edhe me bananen qe kane ngrene.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •