Një sondazh ndërkombëtar me të dhëna të mbledhura nga World Value Survey dhe të përpunuara nga Washington Post zbulon se Shqipëria është vendi më racist në Europë dhe nga më racistët në mbarë botën.
Sondazhi tenton të bëjë një lidhje mes zhvillimit ekonomik dhe qenies tolerant.
Kështu, vendet më tolerante në botë janë vendet nordike, Britania e Madhe dhe disa nga ish- kolonitë e saj, SHBA, Kanadaja dhe Australia.
Vende me tolerancë të lartë janë edhe vendet e Amerikës Latine, ku përjashtim bën Venezuela.
Vendi i parë për intolerancë është Hong Kongu, por vendet që e pasojnë janë të gjitha vende në zhvillim. Më pas janë Bangladeshi, Jordania dhe India.
Vendet e dala nga ish- Bashkimi Sovjetik janë relativisht tolerante, ndërkohë që janë më shumë raciste vendet e Ballkanit. Sipas Washington Post kjo mund të ketë lidhje me luftërat në këtë rajon. Megjithatë vendi që spikat me racizmin e tij është Shqipëria, që nuk është përfshirë në luftëra./ep
TEMA
Krijoni Kontakt