Sot ėshtė 19/9/1434, sipas kalendarit Islam.
Ėshtė ditė e Enjte.
E, pėr ata qė nuk agjėrojnė sot ėshtė ditė e Diel, 27 Korrik 2013.
Kėtė shkrim po e shkruaj nga njėra pishinė e njė fshati tė bukur tė Kosovės. Pishina ėshtė e mbushur plot vajza, djem, gra, burra, fėmijė, veē pleq nuk po shoh. Tė gjithė janė shqiptarė.
Kurse unė jam e rrethuar me fėmijė tė huaj, tė cilėve jam duke ua treguar emrat e armiqve tė Shqipėrisė.
Ramadani ėshtė muaji i nėntė i kalendarit islam. Pra vjeshta jonė (shtatori) ėshtė verė islame (korriku).
Kafen e mėngjesit e piva buzė Ibrit. Kafenetė e qytetit janė tė mbushura plot.
Tė gjithė po pinė e po hanė mėngjesin tė relasuar e mospėrfillės, dhe askujt, si atėherė nė fėmijėrinė time, nuk po i vjen keq qė tė pi e tė ha tinėz, tė kthejė kokėn e tė ruhet pėr tė mos e parė ata qė agjėrojnė.
Nga fėmijėria mbaj mend njė rrėfim qė fliste pėr njė prift ortodoks i cili e ka fituar parajsėn islame (anipse ka qenė ortodoks!), sepse gjatė muajit tė agjėrimit islam, nuk ka pirė as nuk ka ngrėnė asgjė nė praninė e muslimanėve qė agjėrojnė.
Agjėrojnė nė format e tyre besimtarėt e tė gjitha feve.
Agjerim janė edhe dietat qė mbajnė gratė e burrat e botės pėr tu dukur bukur para Zotit dhe engjėjve.
E Zoti shumė gėzohet kur e sheh qė pėr respekt ndaj tij njerėzit ēdo vit, nė vend se tė hanė nė ditė, hanė nė natė.
Unė pėr vete agjėroj ēdo ditė tė jetės sime. As nuk ha mėngjes, as drekė. Ha, pasi tė pėrfundon dita nė pėrendim tė diellit. Dhe, jo pėr Zotin, as tu dukem bukur shpirtėrave tė mirė, por sepse nuk kam nevojė pėr ushqim. Ha pėrpara se tė bie nė gjumė. Jo pėr tė jetuar, por pėr tė vdekur nė gjumė, mė duhet ushqimi.
Pėr herė tė parė nė vendlindjen time, mbrėmė dola nga shtėpia, nė ora 2 tė mėngjesit. Pėr ta parė me sytė e mi pamjen qė ma pėrshkruan ditėn shoqet e fėmijėrisė.
Pranė ēebaptores afėr gjimnazit tė qytetit, 1 (njė) kilometėr burra qė prisnin nė radhė pėr tė blerė pėr syfyr ēebapė.
Isha e vetmja femėr nė natė.
Ēfarė shije ka ky mish me qepė qė i ka magjepsur agjėruesit nė mesnatė!
Kafsha para se tė hahet, mbytet, vritet, therret. E vrarė dhe e mbytur, mishi i saj ėshtė i vdekur.
Njeriu mishngrėnės, mban veten gjallė, duke u ushqyer me mish dhe gjak tė vdekur.
Nga kureshtja e madhe pėr shijen e ēebapėve me gjak, desha ta provoj njė kafshatė.
Gjithė ky mashkull pa "zor" nuk do tė ishte zgjuar nė terrin e orės dy tė mėngjesit.
E afrova deri te goja njė copė ēebap, por, s'isha e zonja ta provoj. Sytė. Sytė s'mė lėnė. Nuk mund tė ha as peshkun qė i ka sytė e vegjėl.
Dita e parė e qytetėrimit fillon atė ēast kur njerėzit i kthehen
vetvetes, natyrės sė tyre, dhe nuk hanė asgjė qė ka sy, mish dhe gjak.
Qyteti qė dikur ishte vendlindja e rokenrollit, vendlindja e poetėve kėngėtarė, sot ėshtė qytet pa drita, pa ujė, pa urė dhe pa rrugėdalje.
Jugu i qytetit agjėron gjatė 12-tė muajve tė vitit, pa ujė.
Rrugės pėr nė nė Prishtinė e pashė rokerin e moēėm qė ish bėrė "asht e lėkurė". Me gėrshėrė tė mėdha nė dorė fishkėllonte kėngėn e tij tė harruar "ata sy s'i harroj" derisa priste barin e keq pėrreth oborrit tė tij tė vogėl.
Por, flokėt ende i kishte tė gjatė.
PDK-ja e ka ngjyrosur Mitrovicėn me bojė dheu, bojė pluhuri, bojė Kandahari. Si pėr metaforė Kandahar do tė thotė "candy" (karamele).
Asgjė, hiē-hiē asgjė nuk ėshtė ndėrtuar nė qytet. Ėshtė rrėnuar edhe tradita qė pėrpara tė uriturit tė mos hahet, pėrpara tė eturit tė mos pihet.
Nė fėmijėrinė time Mitrovicės i vinte era helm Zveēani.
Tani i vie era mish dhe gjak.
Por, asnjė fėmijė nuk e dėgjova duke bėrtitur si atėherė: Urra, u "dhezėn" kandilat.
Krijoni Kontakt