personalisht nuk cuditem.
qe shqiptaret jane njerezit me raciste qe kam njohur, kete e kam thene me kohe.
jemi nje nje mikropopull plot me paragjykime brenda nesh e jo me per te tjeret.
jo malok, jo katundar ehuuuu. mire qe nuk ka emigrante ne shqiperi, se nuk e di sa do kishin hequr.
une vehte si shkodran e pranoj qe banoret e fshatrave shihen si njerez inferiore ne shkoder. gjithashtu tiranesit i shohin si te tille ""maloket"".
Ndryshuar për herë të fundit nga the admiral : 17-05-2013 më 09:27
Vasudhaiva Kutumbakam
Shqipëria, ndër vendet më raciste të botës
Ndërsa SHBA, Britania dhe Brazili janë ndër vendet më tolerante të botës, nuk është e rekomandueshme që të zhvendosesh për të jetuar në Indi, Hong Kong apo edhe Shqipëri, nëse ngjyra e lëkurës nuk është e njëjtë me atë të banorëve vendas.
Arsyeja është e thjeshtë. Vendi i dytë më i populluar i botës dhe shteti nën sovranitetin formal të Kinës, janë ndër më racistët në botë.
Ndonëse një shkallë më poshtë, Shqipëria gjithashtu figuron në “listën e kuqe”, të atyre vendeve ku është racizmi është një fenomen ndër më të përhapurit.
Ishte një studim i “Washington Post”, i përqendruar në 80 vende, ai që nxorri në dritë këto rezultate.
E përdishmja amerikane, duke realizuar një numër telefonatash të rastësishme në secilin shtet, pyeste personat se cilët nuk do të dëshironte të kishte fqinj pranë shtëpisë së tyre dhe në Indi, Jordani, Hong Kong e Bangladesh, nga lista me disa mundësi, më shumë se gjysma thanë se nuk do të dëshironin një person të një race tjetër.
Vendet arabe, si Egjipti, Irani e Arabia Saudite apo me një ndienjë të fuqishme përkatësie kombëtare, si Korea e Jugut, Shqipëria e Vietnami, vinin më pas në listë, me 30-40% të të anketuarve që nuk i duan për fqinj personat e një race tjetër.
Franca, si një shtet multikulturor, bie në sy për faktin se mbi 20% e të anketuarve u shprehën se nuk do të dëshironin për fqinj një person të një etnie tjetër.
Vendet më mirë të pozicionuara, ku nga anketimi i kryer me telefonata u evidentua shprehja më e vogël e racizmit, ishin SHBA, Kanada, Brazili, Argjentina, Britania e Madhe, Suedia, Norvegjia apo Australia. /
Top Channel
kjo puna e hong kongut me duket budallallek fare.
HK eshte nje nder vendet me te favorshme ne bote per te hapur biznes. ndoshta me i favorshmi ne absolut.
Vasudhaiva Kutumbakam
Nqs eshte i vertete, keto qe na paskan "bere" kete sondazh, do te thosha minimalja jane FELLIQESIRA e maksimalja jane LIGESIRA. Sepse jane amerikan nuk me behet vone fare, se ato nuk jane e verteta e kesaj bote. Boten e njohim tashme pas shume e shume vitesh dhe mund te deklaroj se ka shume DASHAKEQESI ndaj shqiptareve sot. Me sa duket keto te washington post, do te kene marre ne telefon top qenistet, se ato ja "qenisin mire" Shqiperise e shqiptareve.
Ndryshuar për herë të fundit nga Mike Oldfield : 17-05-2013 më 10:37
moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise
Shoku, e para nje here artikullin origjinal e ke ne postimin tim te pare, te dyten e hodha si reference se si tjajtohet ky lajm. Fakti qe lajmi ne shqiperi hidhet si bajge e trajtuar nga media bajge si puna e gazetes Tema nuk i rrit kredibilitetin pretendimit te ngritur me lart.
Pjerdhi mero baze dhe te tjeret bejne sikur zbuluan Eldoradon.
Po te shifni harten, nje pjese shume e mire e vendeve jane me gri, ndaj dhe sondazhi eshte futja sipas qejfit. Kur morra shembull Greqine, desha vetem te ilustroj pasaktesine e sondazheve te tilla tip "Drite-hije". Qe Greqia eshte vendi me rracist ne Ballkan ndoshta dhe ne bote, nuk ke nevoje per sondazhe por vetem hidhi nje sy lajmeve te perditshme qe vijne nga ai shtet :/
What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence
Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru
What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence
Ja sa raciste seshte usa
http://www.dailymail.co.uk/news/arti...ts-nation.html
Ja sa e besueshme eshte
=========
Po le te jemi mo
Keshtu mos te dyndemi me popuj te tjere mo lol
Krijoni Kontakt