SELANIK - Një shqiptar 36 vjeçar emigrant në Greqi, është arrestuar, i akuzuar se ka përdhunuar sistematikisht vajzën e tij të mitur.
Historia tragjike është zbuluar në një fshat të Selanikut, pasi vajza, tani në moshën 16 vjeçare, tentoi të vriste veten duke prerë damarët.
Babai 36 vjeçar pranoi krimin dhe rrëfeu para prokurorëve se e kishte përdhunuar të bijën, që kur ajo ishte 6 vjeç.
Sipas informacioneve, 36 vjeçari është i papunë dhe pinte vazhdimisht, ndërsa nëna e vajzës thotë se ajo nuk e ka kuptuar asgjë gjithë këto vite dhe se kur ka ndodhur akti i tmerrshëm, ajo nuk ka qënë në shtëpi.
36 vjeçari i arrestuar është dërguar në prokurorinë e Selanikut, dhe akuzohet për përdhunim, joshje dhe incest, të cilat gjithashtu, cilësohen nga akuza krime të përsëritura.
Krijoni Kontakt