Është suspenduar edhe një pjesëtar i Njësisë Speciale, ROSU, duke e çuar kështu në 12 numrin e policëve të suspenduar në rastin e trajtimit të truprojave të Vulinit në Kosovë.

Burimet i kanë thënë KTV-së se pjesëtari i suspenduar sot nuk ka asnjë lidhje me rastin dhe punonte në një sektor tjetër. Ai thjesht është interesuar për fatin e kolegëve të suspenduar, gjë që po e bëjnë edhe të tjerë pjesëtarë të ROSU-s, dhe të cilët gjithashtu po hetohen për këtë.

Suspendimi i këtij pjesëtari të policisë është bërë për kohë të pacaktuar.

Ndërkohë, tashmë janë bërë 3 muaj që 11 pjesëtarë të Policisë të suspenduar po marrin vetëm gjysmën e rrogës. EULEX-i ende nuk ka marrë ndonjë hap konkret për ta. Ata dyshohen se kanë keqtrajtuar disa truproje të ish-shefit të Zyrës së Serbisë për Kosovë, Aleksandar Vulin, gjatë një vizite në Graçanicë.