ti more shok, mund tkesh qene ne plazh, dhe ta pret mendja qe aty nuk ke si te shikosh femra te mbuluara.
E verteta eshte qe jane shtuar jashte mase te mbuluarat si me perce edhe me burka. Kush jeton ne Tr i sheh vete ndryshimet, pastaj ata qe jetojne jashte kane kujtime te vagellta nga Shqiperia, dhe nuk jane ne korrent te ndryshimeve qe ndodhin.
Nxirini vete konkluzionet, po shikoni mire faktet njehere. Kaq kisha.
above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..
Pse nuk ua heqim vizat shqiptarėve...
Luela Myftari
-Dita e parė e fushatės elektorale shėnoi dje gėnjeshtrėn e radhės sė kryeministrit aktual. “Do tė shkojmė nė Amerikė pa viza”. Kėshtu, deklaroi Berisha qė nė nisje tė fushatės sė tij elektorale. E pėr tė mos qenė tėrėsisht mosbesues dhe nihilistė ndaj atyre qė kryeministri ynė thotė, menduam tė verifikonin se sa e mundur ėshtė kjo pėr njė vend si Shqipėria dhe pėr shtetasit e saj. Sepse tė udhėtosh nga njėri kontinent nė tjetrin pa pasur nevojė pėr viza do tė ishte njė arritje aq e madhe pėr njė shtet kaq tė vogėl sa Shqipėria, sa qė ėshtė shumė e vėshtirė pėr ta besuar.
E para gjė qė bėmė ishte tė pyesnim pėrfaqėsues tė Ambasadės Amerikane nė Tiranė. “Shekulli” komunikoi me njė zėdhėnės tė Ambasadės Amerikane nė kryeqytet dhe qė nė pyetjen e parė, morėm njė pėrgjigje e cila nuk kishte nevojė qė tė pasohej nga tė tjera pyetje. Na informuan se, nė tė vėrtetė, ekziston njė Program me anė tė sė cilit njė person mund tė udhėtojė drejt Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pa pasur nevojė pėr njė vizė. Programi i Udhėtimit pa Vizė (Visa Waiver Program) qeveriset me ligj dhe ekzistojnė njė numėr kėrkesash statusore qė duhen plotėsuar pėrpara se njė vend tė merret nė shqyrtim pėr anėtarėsi nė VWP. Ligji aktual kėrkon qė vendet tė kenė njė nivel refuzimi vizash pėr vizitorė prej mė pak se tre pėr qind dhe tė hyjnė nė marrėveshje nė mėnyrė qė tė ndajnė mes tyre tė dhėna pėr udhėtarė qė paraqesin rrezik pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Sigurisht qė midis kėtyre dy kėrkesash ka edhe shumė tė tjera.
Niveli i refuzimit nė Shqipėri pėr vitin fiskal 2012 ishte 40.5 pėr qind, ndėrkohė qė pėr tė qenė pjesė e programit tė Udhėtimit pa Vizė niveli i refuzimit tė vizitorėve nuk duhet tė kalojė pėrtej 3 pėrqindėshit tė pėrcaktuar. Qė nė hallkėn e parė Shqipėria ngel nė klasė. Sepse diferenca qė ndan pėrqindjen e kėrkuar me pėrqindjen qė ne si vend zotėrojmė ėshtė njė diferencė aq e madhe, sa ėshtė e pamundur tė besohet se kjo do tė mund tė ndodhė nė dhjetė vitet pasardhėse.
Programi i Heqjes sė Vizave (VWP) lejon qytetarėt e vendeve pjesėmarrėse qė tė udhėtojnė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pa vizė pėr qėndrime qė zgjasin 90 ditė ose mė pak, por gjithmonė nėse ata i plotėsojnė tė gjitha kėrkesat. Nė kėtė program janė tė pėrfshira 37 shtete, tė cilat pėr nga niveli social dhe ekonomik, kulturor mendohet qė tė jenė shumė mė lart se vendi ynė. Udhėtarėt duhet tė jenė shtetas tė vendeve pjesėmarrėse nė kėtė program. Askush tjetėr nuk mund tė pėrfitojė nga Programi i Udhėtimit pa Vizė. Po ashtu personat qė duan tė pėrfitojnė nga VWP-ja duhet tė kenė njė sistem tė vlefshėm elektronik qė miraton udhėtimin. Ky sistem elektronik njihet nga Byroja e Ēėshtjeve Konsullore nė faqen zyrtare tė Departamentit tė Shtetit Amerikan si ESTA. Kjo e fundit ėshtė Departamenti i Sigurisė Kombėtare dhe pėrcakton tė drejtėn pėr tė udhėtuar pa vizė. Qėllimet qė ky departament sigurie pranon pėr tė udhėtuar pa vizė i gjetėm po nė faqen zyrtare tė Departamentit tė Shtetit Amerikan.
VWP-ja lejon qytetarėt e vendeve pjesėmarrėse pėr tė udhėtuar nė Shtetet e Bashkuara pa marrė njė vizė vetėm pėr arsye biznesi, turizmi ose pėr tė vizituar tė afėrmit dhe miqtė. Udhėtarėt qė kanė mundėsi tė lėvizin pa vizė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės mund tė paraqesin si arsye biznesin e tyre, ndonjė konsultė me bashkėpunėtorėt e biznesit, ndonjė negociatė biznesi apo konventat shkencore, arsimore, profesionale ose konferencat e biznesit nė tė cilat mund apo duhet tė marrin pjesė. Udhėtarėt mund tė paraqesin edhe arsye turistike pėr tė udhėtuar drejt SHBA-sė. Turizmi, pushimet verore apo dimėrore, vizita tek miqtė apo tė afėrmit qė ndodhen nė SHBA, pjesėmarrja nė ngjarjet shoqėrore tė organizuara nga organizata vėllazėrore, sociale apo konkurseve tė ndryshme muzikore, sportive etj,. mund tė jenė disa nga arsyet e paraqitura. Disa shembuj tė tjerė tė renditur nė adresėn elektronike tė departamentit tė shtetit amerikan janė edhe: trajtimi mjekėsor apo regjistrimi nė njė kurs tė shkurtėr studimor, i cili nuk ka lidhje me kreditim mė tė lartė ose pajisje me ndonjė diplomė.
Qėllime tė cilat nuk pranohen pėr tė shfrytėzuar programin e Heqjes sė Vizave janė: arsye punėsimi, studimi apo qėndrimi tė pėrhershėm nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Edhe udhėtimi pėr arsye mediatike nuk mund tė pranohet si qėllim. E tė gjitha kėto, paēka se shumė tė bukura janė realisht tė pabesueshme.
Ēdo person qė dėshiron tė udhėtojė drejt SHBA-sė duhet tė jetė i pajisur me njė pasaportė e cila ėshtė nė pėrputhje tė plotė me standardet e vendosura nga Organizata Ndėrkombėtare e Aviacionit Civil (ICAO). Kjo pasaportė duhet tė pėrmbajė njė informacion tė lexueshėm me makina e leximit tė pasaportave sepse tė dhėnat e caktuara biografike regjistrohen menjėherė nė faqen e tė dhėnave, e cila skanohet menjėherė nė portin e hyrjes sė njė aeroporti. Pritshmėritė e kėtyre lloj pasaportave qė ne shqiptarėt disponojmė, pasaportat biometrike, nuk duket se e pėrmbushin edhe kėtė kėrkesė tė Programi i Heqjes sė Vizave me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Siguria nw vend dhe njw sistem gjyqėsor i paimplikuar nw afere dhe besimi i qytetarwve nw institucionet vendore janw disa nga kushtet qw ky program kėshillon. Sigurisht qw Shqipwria kwto dhe shuwm tw tjera qw nuk nevojiten tw renditen, nuk i plotėson. Prandaj, kjo ishte njw nga ato gėnjeshtrat e radhws me tw cilat kryeministri ushqen popullin e tij.
E-Pasaporta
Tė dhėnat qė lidhen me identitetin e njė individi pėrfshihen nė njė ēip elektronik tė integruar nė pasaportė. Kėto tė dhėna pėrfshijnė dy linja tė lexueshme nga makinė e kontrollit tė pasaportave. Materiali duhet tė jetė tėrėsisht i lexueshėm sepse kėshtu do tė mund tė bėhet i plotė identifikimi i personave qė udhėtojnė nė SHBA edhe me anė tė fytyrės. Nuk ėshtė shumė e vėshtirė qė tė identifikoni njė e-pasaportė sepse ajo ka njė simbol unik ndėrkombėtar mbi mbulesė. Departamenti i Sigurisė Kombėtare publikon nė faqen e internetit simbolin qė duhet tė ketė njė e-pasaportė.
Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar dje nė Durrės kandidatėt pėr deputet nė kėtė qark, menjėherė pas ēeljes zyrtare tė fushatės elektorale nė kryeqytet. Ai tha se qeveria e tij i ka dhėnė mundėsi shqiptarėve te lėvizin lirėdhe i ka premtuar se do tė heqė vizat me SHBA-tė. “Pėr ēdo shqiptar asgjė s’ėshtė mė jetike se integrimi ynė nė Europė. Durrėsi ėshtė dėshmitari, gardiani i vokacionit perėndimor shqiptar, nė kėtė port kanė vėrshuar flukset e kombit drejt vendeve tė zhvilluara. Tė vish kėtu nė ditėn e Europės pasi ke bllokuar pėr ditė me radhė dhe tė betohesh pėr Europėn ose ėshtė Nastradin ose hipokrit i pa shpresė. Me histori duhet tė merremi vetėm aq sa na duhet pėr tė parė mė mirė pėrpara. Si ka mundėsi 22 vjet me radhė tė gjitha ngjarjet e mėdha tė integrimit tė lidhen vetėm me emrin e PD-sė. Ne nuk kemi qenė 22 vjet nė pushtet, kemi njohur pushtetin dhe opozitėn, por kemi qėndruar nė mbėshtetje tė fuqishme tė integrimit. Si ka mundėsi qė kjo parti nė 20 vite nuk ka qoftė njė firmė tė vetme drejt botės perėndimore. Me reforma tė thella hoqėm vizat pėr Europėn, me reforma tė thella do tė heqim vizat me SHBA-tė dhe ju do lėvizni tė lirė nė mbarė botėn. Ne na besojnė, jemi seriozė, u besojnė idealeve dhe punės suaj. Asgjė s’do tė pengojė rrugėn tonė drejt integrimit, punėsimit dhe mirėqenies”, tha Berisha.
SHEKULLI
ska nevoje ta thuash, pershkrimet qe po jep e tregojne me se miri.
Po natyrisht qe te Shqiperise. Shqiptaret e Maqedonise dhe Kosoves shumicen e kohes frekuentojne Durresin ne kohen e plazhit, por ne Tr (per te cilen po flas) jane te Shqiperise. Une i shoh perdite, vetem ne lagjen time, jane kthyer ne besimtare muslimane me teper 30 familje(me mesatarisht 5 anetare) ne nje hark kohor prej 1 viti. Per te mos permendur pastaj vajzat e vogla qe dikur luanin me shoqet, sapo mbushin 14-15 i sheh qe mbulohen me perce (dhe me burka kam 5 shembuj brenda ktij muaji). Keshtu qe te lutem mos spekulo me gjerat qe thua. Ata qe jetojne ketu e shohin vete ndryshimin.
above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..
above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..
Krijoni Kontakt