Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Gjorgjeviç kërkon falje për krimet në Kosovë

    Ish-zyrtari i Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Vlastimir Gjorgjeviç ka pranuar në Hagë kryerjen e krimeve ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999 dhe ka kërkuar falje për to.

    Gjatë fjalës së tij në seancën gjyqësore, gjenerali në pension ka pohuar se ka marrë pjesë në fshehjen e trupave të shqiptarëve të vrarë dhe ka thënë se pendohet për këtë.

    “Ju kërkoj falje të gjitha viktimave dhe të zhvendosurve për krimet e bëra”, ka thënë Gjorgjeviç, i cituar nga agjencia serbe e lajmeve “B92”.

    Ai ka treguar se në Danub ka parë një frigorifer të mbushur me kufoma të civilëve shqiptarë, si dhe ka pohuar pjesëmarrjen në varrimin e fshehtë të viktimave të tjera në një bazë në Batajnicë.

    Ish-gjenerali ka thënë se, nuk e kishte kundërshtuar fshehjen e krimeve sepse nuk kishte pasur forcë t’i kundërvihej ministrit të atëhershëm serb, Vlajko Stojilkoviç.

    ”Pendohem që nuk i jam kundërvënë ministrit. Për këtë ndjehem fajtor. Kam pasur rol të caktuar në gjithë këtë dhe mendoj se duhet të dënohem”, ka thënë Gjorgjeviç.

    Gjorgjeviç e ka bërë këtë deklaratë në fund të debatit mes palës mbrojtës dhe asaj të akuzës për dënimin e tij në shkallën e parë të aktgjykimit, ku ishte dënuar me 27

    http://top-channel.tv/artikull.php?id=257010

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Gjorgjeviç kërkon falje për krimet në Kosovë

    koha i nxjer ne shesh te gjitha te palarat.
    keto qe i kane bere serbet do i paguajte brezat qe vijne ne serbi per 200 vjet.

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Gjorgjeviç kërkon falje për krimet në Kosovë

    Besoj se ky person eshte i sinqerte ne ato qe deklaron. te pakten shpresoj te jete keshtu.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Për: Gjorgjeviç kërkon falje për krimet në Kosovë

    Murik, edhe une per nje moment ndjeva veten pak a shume te emocionuar kur i lexova keto fjale. Fundja, edhe ai eshte nje njeri. Por gjithcka, edhe ky "sinqeritet", tek ata (kriminelet, sidomos te luftes serb), eshte e momentit. Nuk besoj se, per ceshtjen shqiptare, sidomos per krimet gjate luftrave me shqiptaret, keta kriminel, kane ndier ndonje lloj sinqeriteti, keqardhje apo dic te ngjajshme, ndonjehere. Une kam bindjen se keta kriminel lufte, sic thot populli, "qajne me lot perpjet, apo krokodili", vetem per t`iu lehtsuar gjendja, ne te cilen per momentin, gjinden.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •