
Postuar mė parė nga
bili99
Rrofsh i nderuar neokastra,
Falemnderit per kete shkrim estetik ,informativ dhe shume te vlefshem si nga stili dhe permbajtja. Eshte nje shembull i mire komunikimi ku disa mund te kuptojne ceshtjen qe flitet ne teme dhe te tjeret menyren se si komunikohet ne nje kuvend ku takohen njerez te moshes madhore te mendimeve te ndryshme .
Jam shume i kenaqur me sqarimet e rrjedhshme ne shkrimin tuaj edhepse s'me intereson feja fare ( asnje fe) .Ketu ne Chicago une nuk kam qene ne Kishen Ortodokse por kam plot miqe te konfesionit ortodoks qe jane njerez dhe shqiptare te shkelqyer (ka nga familjet Maranda,Picari,Shkurti ,Prifti - jane me te ri se une dhe jane intelektuale dhe njerez te shkelqyeshem- ne Kishe kam ndegjuar qe ka edhe trshigimtar nga familje te vjetra te njohura si atdhetar te shkelqyer ketu ne Chicago nga familja Dimashi -) ne takohemi per ceshtjen kombetare dhe ajo na lidh me shume.Eshte e vertete se une kam paragjykime per fene dhe kete nuk e mohoj,por jo edhe per besimtaret pasi vetem feja dhe besimi i nje njeriu per mendimin tim eshte nje dimenzion i nje qenje komplekse sic eshte njeriu, dhe eshte nje ceshtje personale e patjetersueshme qe parimisht kush nuk duhet te perzihet.Qe mos te jete kjo nje hipokrizi nga ana ime une mund te rrefehem se kurre nuk bie fjala e fese ne shoqeri dhe ne tubime kombetare, meqe historikisht ne kemi probleme jetike ( politike ,kombetare ) me Kishen Greke dhe greket sigurisht se kemi averzion qe shpesh shprehimisht i kalon edhe kufinjte qe ceka me pare. Per viziten : nuk e kam problem te shkoj ne kishe dhe sidomos ku jane njerezit e gjakut tim, kur te bie rasti .
Mendoj se gatishmeria per te kuptuar ndryshueshmerite ,besimet dhe mosbesimet e njeritjetrin dhe menyra e kujdeshme dhe e ndjeshme per ngjenjat e njeritjetrit qendron ne thelbin e qytetrimit ,lumturise kombetare dhe bashkimit !
Edhe nje here ju falenderoj perzemersisht per kohen qe dhuruat per shkrimin me lart.Edhe une ju deshiroj gjithe te mirat,pranoni pershendetje vellazerore.
Me nderime,
bili99
P.S.
Ndersa per komunikuesit e nje stili te ulet,mohues dhe ofendues kam keshillen poashtu vellazrore : Kur une hesht, e kethej shpinen dhe largohem nuk do te thote qe ti ke fituar,do te thote se ti nuk e meriton kohen time.Ai qe e thote fjalen e fundit ,nuk do te thote se ka fituar argumentin.
Lamtumire!
Krijoni Kontakt