Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,059

    Pėr: nje pyetje per ata qe jetojn jashte kufijve te shqiperise!!

    Citim Postuar mė parė nga didii Lexo Postimin
    nje sqarim, kta qe leshojn me qera, ne te shumten e rasteve, ju shmangen taksave, apo edhe nese i paguajn shuma ne total e gjith taksave qe mund te paguajn eshte gjithsesi e ulet ne krahasim me ate qe ngre biznesin?
    ketu ku jetoj une te gjithe ata qe kane dhe ata qe leshojne ambjente me qera - si dhe ata qe kane bisnese me qera apo pa qera
    te gjithe (pothuajse) kane nje komercialist te cilin e paguajne per te bere bilancin dhe per te qene ne rregull me taksat

    nuk e di se ca kerkon besh ti aty ne tr - por praktikisht aty eshte e pamundur te ndertosh nje bisnes te ndershem pa ju shmangur ligjeve dhe taksave

    ndoshta jam i gabuar por edhe saliu dhe edi rama po erdhi ne pushtet nuk e kane visionin e duhur per ta rregulluar shqiperine ne kete drejtim

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: nje pyetje per ata qe jetojn jashte kufijve te shqiperise!!

    Citim Postuar mė parė nga didii Lexo Postimin
    nje sqarim, kta qe leshojn me qera, ne te shumten e rasteve, ju shmangen taksave, apo edhe nese i paguajn shuma ne total e gjith taksave qe mund te paguajn eshte gjithsesi e ulet ne krahasim me ate qe ngre biznesin?
    Shmangia e kunderligjshme e taksave eshte veper kriminale...
    Nese dikush i shfrytezon mire mundesite ligjore per tju shmangur taksave dhe tatimeve ose per ta zbritur shumen e tyre, atehere kjo eshte ceshtje e atyre qe kane bere ligje te tilla qe mundesojne "abuzime" te kesaj natyre. Askund ne bote nuk pagujne 100%, madje as 50% e qytetareve, saktesisht ato taksa dhe tatime qe ju takojne. Dikush paguan me shume dhe dikuh me pak se duhet. Kjo varet nga shume faktore, nder tjerash edhe nga interesimi i secilit per ceshtjen.

    Problematika qe ke shtruar ti eshte njekohesisht e thjeshte dhe e komplikuar, varesisht nga konteksti dhe perspektiva.

    Aty ku ka takse te sheshte, sic eshte rasti i Shqiperise, ku secili p.sh. paguan 10%, efektet e ngritjes se hovshme te qirase jane te ndryshme nga ato ne vendet ku perdoret modeli i takses progresive. Nese dikush e ngrite qirane nga 100 ne 200 EUR, atehere ky paguan 20 EUR apo 10 EUR me shume takse se deri tani. Nderkohe qe biznesi qe deri sot paguante 100 EUR qira tani e tutje do te paguante 200 EUR. Keto 200 EUR (apo 100 EUR me shume se deri tani) mund ti deklaroje si shpenzime te biznesit d.m.th. nese fitimi i rregullt eshte 1000 Euro, atehere ky tani e tutje paguan takse vetem per 800 EUR (ne vend te 900 EUR si deri tani) ose 80 EUR ne vend te 90 EUR.
    Ne nje model te tille te ardhurat neto te pronarit te dyqanit do te rriteshin per 100% apo +90 EUR, ndersa te ardhurat neto te biznesit do te zvogeloheshin poashtu per 90 EUR.
    D.m.th. Edhe pse pronari paguan me shume takse, ai perseri e rrite fitimin per 100%, nderkohe qe fitimi i biznesit bie per mbi 11% edhe pse paguan me pak takse se deri tani.
    Taksa progresive ne shume raste me pare do ta zvogelonte vullnetin e pronareve per ngritje te hovshme dhe te menjehershme te qirase, pasi qe nje veprim i tille, varesisht nga rrethanat, do te mund te ishte ne pergjithesi me i pafavorshem. Fitimi, gjithesesi, ne shume raste nuk do te ishte kaq i larte si ne rastin e takses se sheshte.
    Biznesi, sidoqofte, do te duhej ti ngriste cmimet per produktet ose sherbimet e tij per se paku 11% per te mbajtur nivelin e fitimit te deritanishem. Ne te kunderten do te falimentonte brenda nje kohe te caktuar. Pervec nese konkurrenca do te ishte shume e dobet dhe mundesia per zvogelimin e shpenzimeve per material etj. relativisht e madhe.
    Megjithate, edhe pronari i dyqanit do te rrezikonte biznesin e tij, sepse cdo ngritje e larte do te zvogelonte dukshem atraktivitetin e dyqanit dhe do te nxiste eventualisht investitore tjere te ndertojne dyqane edhe me kualitative dhe atraktive ne afersi. Por ka edhe dyqane te cilat parimisht mund te kerkojne cfardo qiraje. Ne keso rastesh biznesi shpesh eshte edhe pronari i dyqanit.
    Ne shumicen e vendeve te zhvilluara te botes (edhe ne ato me kapitaliste) nuk ka takse te sheshte, por progresive, pasi qe kjo eshte ne pergjithesi me sociale.
    Vendet e pazhvilluara dhe ato qe kane probleme per te terhequr investitore (te huaj) perdorin modele te ndryshme te takses se sheshte. Shumica absolute jane vende te Europes lindore apo ish-republika te BRSS-se. Shumica nuk kane pasur ndonje sukses te madh me keto modele. Ne shumicen e vendeve keto modele e kane pershpejtuar vetem rritjen e dallimeve sociale dhe numrit te oligarkeve te ndryshem etj...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 14-05-2013 mė 14:59

  3. #23
    Perjashtuar Maska e didii
    Anėtarėsuar
    14-04-2012
    Postime
    504

    Pėr: nje pyetje per ata qe jetojn jashte kufijve te shqiperise!!

    Po por konkretisht per shqiperine, si ne shum gjera te tj, edhe per dyqane te tipit, ushqimore, fast food,kafene,internet caffe etj,te gjith kto tipe dyqanesh mbajne te gjith thuajse nje cimim per ti leshuar me qera, dhe mesa mar vesh un jan cdo dite e me shum ne ritje te cmimit te qerase, pra nje perqindje fare e vogel mund te rezikoj humbje biznesi...
    teorikisht e di qe edhe pronari i dyqanit mund te rezikoj,por ne shqiperi jemi ne kte perjudhe...vetem nje rrijte ekstreme krahasuar me dyqanet e tj mund te rezikonte...

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •