-
i/e regjistruar
S t a f e t a r ë t ë d ë s h t i m e v e
S T A F E T A R Ë T Ë D Ë S H T I M E V E
Në formë recitali
**********************
DERTLIA: - T'a ktheshë mendjen në të kaluarën,
Thuhej me be e rrëfe
Se ne ishim të parët,
Këtu, që kemi le.
VESVESELIA: - Për këtë vërtetojnë edhe të huajtë,
Që nëpër trojet tona trupuan
e lodruan kryq e tërthorë.
Vërtetojnë gërmadhat e lashtësisë,
Që janë mbuluar me hirin e djallëzisë.
DERTLIA: - Vërtetojnë edhe Rilindasit, martirët tanë,
Që me shumë mundime e flijime,
E pasuruan historinë me ofshamje e argumentime sterile.
VESVESELIA: - Ta ktheshë mendjen në të kaluarën,
Dihet, se Shqiptarët qenë ata,
Që i ndihmuan krijimit të shumë shteteve.
Dhe i kontribuan kulturave të tyre.
DERTLIA: - Dihet gjithashtu, se nga gjiri shqiptar,
Dolën strategë të luftës dhe shkencëtarë,
Që i kontribuan civilizimit mbarë.
VESVESELIA: - Por, për çudi, si kolektivitet,
Kurrë nuk arritem t'i krijojmë vetës
Qetësi, pavarësi, as stabilitet
DERTLIA: - Dhe mbetem si mos më zi
Nën robëri e djallëzi.
Duke lëshuar plang e shtëpi.
VESVESELIA: - Dhe tani, që kjo na u bë shprehi,
Që edhe pa dhunë,
Ta marrim botën në sy.
DERTLIA: - Por, e keqja, që kurrë nuk falet,
Është, se ne shqiptarët,
Pasojat dhe tragjeditë,
Jo rrallë, i përjetojmë,
Sikur t'ishin ëndërrime.
I përsërisim pa kursime.
VESVESELIA: - Harrohet gjithnjë fjala e urtë që thotë:
"Uji flenë, hasmi nuk flenë".
E ne, deri kur në gjumë kaq të rëndë?
DERTLIA: - Thuhet gjithashtu:
"Është mençuri, kur sheh pertej shpatit,
Se kur të del këndej shpatit, (si përbindësh)
E shohim të gjithë" (pas gllabërimit).
VESVESELIA: - Kësaj gjendjeje, ç'ti thuhet tjetër,
Veç se verbëri, vetëshkatërrim,
Vetëvrasje e zemërplasje.
DERTLIA: - Dhe mu kjo zemërplasje,
Fishten së tepërmi e zemroi.
Dhe e detyroi, që të pohojë:
"Lë ta di bota mbarë,
Se Gjergj Fishta s'àshtë ma shqiptar".
ESVESELIA:- Kjo zemërplasje e shtyri edhe Faik Konicën të thotë:
"Armiku më i madh i shqiptarit, është vet shqiptari".
DERTLIA: - Dhe, këto "rezultate", vërtetë zemërplasëse,
A nuk janë vetëmohim?
A nuk janë vetëvrasje?
VESVESELIA: - Mirë e thotë populli:
"Me t'vra dikush, ke ku lypë hak,
Por, m'e ba e me vra vetën,
S'ke ku lypë hak as gjak".
DERTLIA: - Duke shpurdhur nëpër këso përjetime,
Vjen njeriu në përfundime:
Se, prej shekujsh, jemi STAFETARË NË DËSHTIME.
VESVESELIA: - Prandaj, do të thërrisja,
Që dështimeve t'u ngrisim përmendore!
Jo që t'u përulemi, t'i adhurojmë,
Por t'i urrejmë.
E më në fund, prej tyre të mësojmë!!!
Hamzë Gashi Prishtinë - 1995
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt