Pėr ne qė kemi pėrjetuar sistemin komunist ėshtė e njohura praktika e zgjedhjes sė deputetėve: njė kuadėr politik, njė militant, njė bari i dalluar, njė kooperativist, njė mjelėse, njė sportiste, etj. Tradita u ndryshua rrėnjėsisht me zgjedhjet e vitit 1991 dhe 1992, kur sistemi mazhoritar imponoi emra me prestigj tė lartė publik dhe kur ende nuk ishte krijuar shtresa e biznesmenėve politikė pranė partive politike. Mė 1996 u provua njė listė deputetėsh nga bota akademike, pa lidhje direkte politike por me jetėgjatėsi minimale. Mė 1997 u hoq dorė nga modeli i personaliteteve publike dhe botės akademike pėr tė kaluar nė lista militante, me lidhje tė fortė krahinore, me kriter aftėsinė pėr marrjen dhe ruajtjen e votės, pa i kushtuar rėndėsi aftėsisė politike apo nevojės pėr parlament cilėsor. Mė 2001 nė zgjedhje kandidoi pushteti: njė listė zyrtarėsh tė lartė, kryesisht administratorė tė ngritur nė karrierė pėr shėrbime ndaj kryeministrit 70% e tė cilave janė tashmė emra jashtė politikės pasi nuk arritėn tė lėnė gjurmė politike. Opozita kandidoi me figura historike militante, pa sukses nė zgjedhje. Mė 2005 rolet undryshuan. PD ofroi shumė emra tė rinj, 70% e tė cilave sot janė jashtė politikės, kurse e majta u nda nė grupe politike pro e kundėr dy kryeministrave socialistė, Nano e Meta. Mė 2009 PD imponoi njė listė individėsh qė gėrshetonte emrat eheshtur dhe tė bindur tė tranzicionit, si dhe emra tė rinj pa eksperiencė politike. Sot shumica e tyre janė jashtė vijės sė parė tė politikės. E majta gjithashtu tentoi reformimin, duke larguar xhaketat e vjetra, shumica e tė cilave sot u rikthyen nė listat e PD nė kuadėr tė Rilindjes.

Zgjedhjet 2013 do tė duhej tė ishin zgjedhjet qė ofrojnė zgjidhje, zgjedhje pėr rotacion politik dhe pėrcaktuese pėr sistemin politik nė 5-10 vitet e ardhshme. Duke pasur tė gatshme modelet eksperimentale tė listave me personalitete politike (1991 dhe 1992), me botėn akademike (1996), me militantė (1997), me zyrtarė tė pushtetit (2001) dhe prurje jashtė politikės(2005), si dhe me dyndje nga bota e artit, kulturės, biznesit politik, etj (2009), zgjedhjet e 2013 do tė duhej tė ishin tė njė standardi tė lartė pėrfaqėsues. Kroacia, Sllovenia, Polonia, Hungaria, Sllovakia, etj, ndryshuan mbi 50% tė parlamenteve duke sjellė politikanė me njė vizion tė ri politik, tė aftė tė pėrballen me sfidat e reja tė integrimit, politikės globale dhe konkurrencės sė ideve. Shqipėria e humbi kėtė shans. Jo vetėm pėr tani, por edhe pėr katėr vitet e ardhshme.

Parlamenti i ri ėshtė zgjedhur tashmė pėr shkak tė sistemit zgjedhor nė 85-90% tė tij. Lufta bėhet pėr pjesėn e mbetur, 15-25 deputetė. Qė tani do tė kemi 8-9 parti parlamentare, gjysma e tyre fiktive me deputetė tė dhuruar, nuk do tė kemi mazhorancė solide dhe as hapėsirė pėrpolitikė idesh. Parlamenti i ri ėshtė i destinuar tė jetė njė parlament – peng tė biznesit politik, peng tė familjeve tė mėdha financiare, peng tė rretheve lobiste, tė lidhjeve nepotike dhe tė trafikut tė votave. Nė vendet e sigurta parlamentare kemi aktualisht 7 cifte familjare me lidhje deri nė brezin e dytė, pra 14 deputetė familjarė, 7 nė mazhorancė dhe 7 nė opozitė, duke zyrtarizuar kėshtu pluralizmin familjar, aq tė lulėzuar nė vendet ku nuk ka kufi ndarės midis mafias dhe politikės. Nė parlamentin e ri do tė kemi 22 biznesmenė, tė gjithė produkt i fitimeve tė arritura pėrmes lidhjeve politike gjatė tranzicionit. Nė parlament nuk do tė kemi asnjė ish tė pėrndjekur politik qė ka vuajtur nė burgjet komuniste, por do tė kemi 24 pinjollė tė familjeve tė njohura me pushtet nė piramidėn e lartė tė sistemit komunist. Nė parlamentin e ri do tė kemi 11 deputetė tė PD dhe 7 tė PS qė kanė qenė mė parė kandidatė edhe tė partive tė tjera rivale, madje tė paktėn 4 deputetė qė kanė qenė nė parlamentet e mėparshme nė emėr tė partive tė tjera tė kundėrta politike. Nė parlamentin e ri nuk do tė kemi asnjė rektor universiteti apo figurė publike me kontribute nė fushėn e studimeve nė politikė, marrėdhėnie ndėrkombėtare, as juristė dhe as ekonomistė tė njohur, etj, por do tė kemi 4 ish bodigardė, si dhe pėrfaqėsues tė forcave speciale, policisė bashkiake, tė trafikut tė skafeve, tė burgjeve, tė hipotekės, tė doganave, tė KESH etj. Nė parlamentin e ri e dimė qė tani cilėt janė 10-15 deputetėt qė kurrė nuk flasin, nuk diskutojnė, bėjnė lajm vetėm kur rrahin, fyejnė apo votojnė, - ēuditėrisht tė gjithė me 2-3 mandate parlamentare dhe nė vende tė sigurta nė lista.

Nevoja e kryetarėve tė partive kryesore pėr tė siguruar mandate pėr miqtė, financuesit apo shokėt e pushimeve, e pastaj pėr tė votuarit publikė, bėri qė shumica e ekipeve drejtuese tė dy partive tė mėdha tė ndryshohen me parimin: secili nė qytetin qė ka mė pak lidhje, secili aty ku njihet mė pak, secili aty ku nuk ka nevojė tė japė llogari. Kalimi brenda 5 minutave e ministrave tė majtė tek lista e djathtė, e deputetėve tė majtė nė vende tė sigurta tė listės sė djathtė, e figurave politike tė tė majtės sė korruptuar nė listėn rilindėse tė tė majtės qė pretendon se ėshtė e re, dėshmoi edhe njėherė atė qė gjithė shqiptarėt besojnė: politika jonė nuk ka moral, nuk njeh vlera dhe as ndėrgjegje, nuk ka identitet dhe as standard demokracie, nuk skuqet, nuk turpėrohet, nuk korrigjohet. Ajo ėshtė ashtu siē ka qenė nė gjithė kėto vite: pellg korruptiv, biznes i lidhjeve mafioze, piramidė konsensuale e ndarjes sė pushtetit, klikė nė shėrbim tė liderit dhe ambicieve tė tij personale.

Me listat e reja tė deputetėve dėshtuan jo vetėm demokracia e brendshme e partive (asnjė parti nuk pati votim as formal nė struktura), jo vetėm investimi i gjatė britanik e amerikan pėr imponimin e parimit njė anėtar – njė votė, jo vetėm sistemi i meritave qė politika pretendon se e posedon, por edhe shpresa se gjėrat mund tė ndryshojnė me 23 qershor. Nė PS nuk u fut nė listė i vetmi produkt real konkurrues (kryetare eFRESH), kurse nė PD nuk u fut nė listė tė vetmit qė folėn apo kėrkuan njė sistem merite nė promovimet politike. Nė PS mbeti jashtė listės i vetmi politikan qė pranoi tė shkrijė partinė e tij nė emėr tė koalicionit fitues, kurse nė PD siguruan mandate tė sigurta katėr parti, secila pa elektorat tė qėndrueshėm, pa identitet politik. Tre deputetė socialistė ikėn nga PS me alibinė e shkeljes sė rregullave demokratike dhe pėrfunduan nė lista tė sigurta tė PD pėrmes njė mekanizmi shumė mė antidemokratik sesa rasti i parė. Nė PD mbetėn jashtė listės disa deputetė pa ndonjė histori tė lavdishme politike, por tė pa akuzuar ndonjėherė pėr korrupsion dhe kjo ėshtė cilėsi e veēantė nė njė vend ku korrupsioni konsiderohet tipari kryesor i qeverisės. Vendin e tyre e zunė ata qė ishin pėrherė nė faqet e gazetave pėr skandale korruptive, pėr shėrbime ndaj familjes politike tė pushtetit dhe familjeve mediatike tė pushtetit. Nė PS mbetėn larg listės ish-ministra qė kurrė nuk janė pėrfolur pėr korrupsion, dhe hynė si risi emra simbol tė akuzave pėr korrupsion nė qeverisjet e mėparshme. Kjo tregon se sistemi aktual pėrfaqėsues ėshtė marrė peng, bashkė me tė edhe qeverisja e sotme dhe e nesėrme, dhe se kėshtu, 23 qershori nuk ka asnjė shans, nė asnjė variant, tė jetė zgjidhje pėr Shqipėrinė.

Ēfarė na mbetet? Nė praktikat e vendeve tė tjera ka pasur disa nisma tė suksesshme transparence pėrmes tė cilės online publikut i ofrohen tė dhėna pėr kandidatėt, CV, pasurinė dhe bindjet e tyre politike. Kur publiku e ka kėtė informacion zgjedhja e tyre bėhet mė selektive. Nė rastin tonė kjo nuk funksion. Sė pari sepse qytetarėt nuk votojnė emrat, por partinė dhe sė dyti sepse kushdo ta marrė kėtė iniciativė do ndeshet me presione, shantazhe deri edhe kėrcėnime pėr jetėn nga koalicionet e reja tė botės sė krimit, politikės dhe pushteteve. I vetmi qė mund ta bėjė kėtė ėshtė njė burim ndėrkombėtar informacioni, p.sh njė projekt i ambasadės amerikane apo tė BE-sė. Propozimi idytė ėshtė pėr imponimin e debateve publike midis kandidatėve. Le tė votohen, por tė paktėn ti shohim ashtu siē janė: nivel mediokėr dhe tė paaftė. Nė kushtet e medias sė blerė edhe kjo mund tė imponohet vetėm nga njė projekt ndėrkombėtar. Propozimi i tretė ėshtė nisma publike pėr tė mbledhur firmat e nevojshme pėr referendum pėr ndryshimin e sistemit tė votimit. Kėtė mund ta bėjė secili prej nesh, duke nisur nga shtatori i ardhshėm. Propozimi i katėrt ėshtė qė presioni i OJF-ve dhe grupeve civile tė detyrojė prokurorinė tė verifikojė pasuritė e politikanėve qė duan tė votohen, pėrpara se tė shkojmė nė ditėn e votimit.

A janė tė mundura ndonjėra prej tyre? Po dhe po, megjithėse personalisht jam skeptik nėse shoqėria jonė ka ende forcė, ndėrgjegje e kurajė tė mbrojė votėn, integritetin, sovranitetin e pėrfaqėsimit; nėse institucionet tona kanė sensin e ligjit dhe pėrgjegjėsisė publike; nėse Shqipėria qeveriset nga qytetaria e librave apo ajo e furgonave me militantė; nėse nė njė sistem korruptiv e mafioz ka mbetur ende ndonjė zė i pa pėrfshirė, por edhe nėse aktorėt ndėrkombėtarė kanė interes direkt tė spastrojnė politikėn nga pellgu i tranzicionit apo ta mbajnė kėshtu siē ėshtė, tė kontrollueshėm nė ēdo kohė dhe pėr ēdo qėllim tė politikės sė ditės. Dikush duhet tė reagojė, tė flasė me zė tė lartė, tė rrezikojė ambiciet personale, tė bėjė zgjedhje morale mbi zgjedhjet –pazare, tė ruajė integritetin dhe tė kėrkojnė zgjidhje jo pėr ndonjė mandat parlamentar apo post ekzekutiv, por pėr ndryshimin rrėnjėsor tė kėtij sistemi korruptim politik.