Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    “Shqipëria e madhe” praktikisht po funksionon



    Publikuar: 11.05.2013

    Beograd, 11 maj - Shqipëria e Madhe nuk është një projekt i parealizueshëm, praktikisht funksionon që tani. Kështu shprehen disa ekspertë të rajonit të Ballkanit. Ata për gazetën serbe “Novosti” madje thanë se më vonë gjithçka do të bëhet “çështje e mbyllur” dhe kjo do të ndodhë pa asnjë konflikt të madh mes shteteve të rajonit.

    Historiani dhe politologu serb, Dragan Petroviq thotë se ky projekt ka mbështetjen e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe një pjesë të mirë të Gjermanisë. Por, ai shton se, nëse vendet e rajonit, si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia bashkëpunojnë, atëherë faktori shqiptar nuk do të ketë shanse ta realizojë këtë projekt. Vendet që sipas tij nuk e mbështesin këtë koncept janë Franca, Spanja, Italia, Sllovakia dhe Rumania, transmeton agjencia Ina.

    Analisti politik grek, Dimitris Panatojakis thotë se shqiptarët presin që bashkimi i tyre në një shtet të ndodhë në vitin 2016. Sipas tij Washingtoni dhe Brukseli kanë shpenzuar shumë për këtë qëllim. Ai thotë se ndoshta “Shqipëria e Madhe nuk do të jetë formale por legalisht dhe praktikisht ajo funksionon që tani sepse kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk ekzistojnë dhe mes Kosovës dhe Maqedonisë janë më shumë imagjinarë se sa realë”.

    Ndërsa politologia kroate, Jadranka Polloviq thotë se, Hillary Clinton vizitoi rajonin dimrin e kaluar, por vetëm në Maqedoni nuk vajti. Kjo sipas saj ishte “dënim me vdekje” për këtë shtet dhe “Shqipëria e Madhe” do të nisë me shpërbërjen e Maqedonisë.

    http://www.koha.net/?page=1,14,145412

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: “Shqipëria e madhe” praktikisht po funksionon

    ky eshte qellimi i serbise.
    ne, na interesojne 3 shtete shqiptare ne ballkan, jo shqiperia e madhe.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: “Shqipëria e madhe” praktikisht po funksionon

    Po shume mire qe edhe serbet e kane kuptuar dhe praktikisht pranuar bashkimin e shqiptareve ne nje komb. Pra nga kjo situate na del se pengese nuk paskan qene vetem serbet por edhe Franca, Italia, Spanja e disa te tjere. Koha po luan per Shqiptaret, pas shume e shume vuajtjeve !
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: “Shqipëria e madhe” praktikisht po funksionon

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    ky eshte qellimi i serbise.
    "Shqiperia e Madhe" nuk mund te jete qellim i Serbise...

    ne, na interesojne 3 shtete shqiptare ne ballkan, jo shqiperia e madhe.
    Perkthe si te duash...
    Tjeret kane te drejte ta perkthejne gjithashtu si duan.
    Mendimet dhe analizat e tjereve (popujve tjere) nuk munden dhe nuk duhet te trajtohen nga perspektiva shqipetare. Me rendesi eshte qe argumentet dhe faktet te jene objektive dhe te kuptueshme.
    Perndryshe, po te mos ishte me i favorshem shteti i madh, atehere cdo krahine, republik dhe rajon autoniom apo administrativ i shteteve tradicionale do te ishte shenderruar moti ne shtet sovran. Nuk do te ekzistonin as Gjermani, as Italia, as Franca, as Britania e madhe, as SHBA, as Kina, as Rusia...
    Ndarja e nje populli te vogel ne 2, 3 apo me shume shtete eshte qartazi politike dhe strategji e orientuar qartazi kunder prosperitetit dhe nje te ardhme me te mire te atij populli.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: “Shqipëria e madhe” praktikisht po funksionon

    shqiperia do bashkohet kur te duan shqiptaret, jo kur te duan armiqte e tyre. ne fillim serbet do pranojne humbjen e mitrovices, pas 20 vjetesh mund te shihet bashkimi i shqiperise dhe kosoves apo maqedonise.

  6. #6

    Për: “Shqipëria e madhe” praktikisht po funksionon

    " Shqiperi E Madhe " praktikisht po funksionon, mendoj se eshte nje genjeshter e rradhes nga kushdo qofte kjo. Qellimi kryesor i kesaj eshte vetem e vetem qe Shqiptaret te qendrojne neglezhent, vetem e vetem qe Shqiptaret te vazhdojne me enderra sy hapyr, vetem e vetem qe Shqiptaret te qendrojne ne kete gjume te thelle duke mos kerkuar Bashkimin e tyre Kombetar.

    Mendoj qe 3 Shtete Shqiptare, jo vetem qe nuk do te egzitonin fare, mirepo as Bashkesia Nderkombetare (BE-ja, OKB-ja etj etj), e as shteti serb, e as fqinjte tane nuk do pranonin nje gje te tille. Ne fakt Serbia do e pranonte Bashkimin e Kosoves me Shqiperine, sepse qellimi kyc i shtetit serb (Beogradit) eshte bashkimi i Republika Srpska me Serbine.

    Po te shohim realitetin drejt ashtu siq eshte, ne fakt tani per tani Shqiptaret kane vetem nje gjysme SHTET do thoja, e ai gjysme shtet eshte vetem Shteti Ame Shqipereia!

    Ne Kosove edhe pse shumica e popullit qe jetojne atje jane mbi 90 % Shqiptar, fjalen kyce per cdo gje, per cdo rregullim e ceshtje te brendshme te saj, e kane nderkombetaret dhe ne nje mase te caktuar edhe vet Beogradi. Vet fakti qe ne keto bisedime/negociata per veriun e Kosoves, nuk bisedohet direkt me serbet lokal, por bisedohet/negociohet me Beogradin, eshte nje tregues i kjarte se Kosova deshem ne te pranojme apo jo, nuk eshte Shqiptare por eshte Nderkombetare dhe Serbe. Mos te harrojme se me Pakon e Ahtisarit Kosova eshte e ndare ne DYSH, ne ate Serbe, dhe ne ate Multietnike (Shqiptare, Egjiptiane, Rome, Boshnjake, Ashkalinje, Turke, etj etj). Gjithashtu ne Kuvend te Kosoves asnje ligj me rendesi e me interes te vecant per Kosoven dhe shumicen e popullit, nuk mund te miratohet pa driten jeshile te shumices se pakices se deputeteve minoritar respketivisht deputeteve te minoritetit serb. Prandaj mendoj qe duhet te behemi real dhe te drejte me veten tone, duhet ti themi gjerat ashtu siq jane se Kosoven edhe pse jetojne shumice absolute Shqiptare - NUK ESHTE SHTET SHQIPTAR!

    Ne pjesen e Maqedonise (Ilirides) ku gjithashtu shumice absolute jane Shqiptaret, perseri nuk mund te themi se eshte nje shtet i trete Shqiptar, sepse perseri atje nuk pyeten fare Shqiptaret, por jane Sllavo - Maqedonasit ata te cilet e udheheqin politiken e tyre ne tere teritorin e Maqedonise. Me vet faktin ne se zgjedhjet e fundit lokale, sidomos ne qytetin e Gostivarit, RDK-ja e Rufi Osmanit nuk humbi nga BDI e Ali Ahtmetit, me ane te votave te Shqiptareve, mirepo kjo humbje e Rufi Osmanit dhe RDK-se pikerisht u ndihmua nga votat e sllavo-maqedonasve, nga votat e minoriteteve tjera te cilet jetojne ne Gostivar. Prandaj eshte Ilirida nuk mund te quhet Shtet i trete i Shqiptareve.

    Sa i perket Shqiptareve ne Presheve, Medvegje e Bujanoc, ne Malesi te Madhe e Cameri, te drejtat e tyre shkilen cdo dite e me teper nga shtetet perkatese ku jetojne, pasi qe udheheqesit "Shqiptar" ne keto tre vendet Shqiptare Shqiperine Ame, Kosove e Iliride, jane vegla te nderkombetareve, jane aty ku jane me vjedhje masive te votave te qytetareve te tyre, si dhe ne te tre anet keta udheheqes me politikat e tyre po kontribojne shume per interesat sllave Serbe, Maqedonase e Greke ne trojet tona.


    Shqiptareve si Komb, nuk ju duhet tre Shtete Shqiptare JO Funksione. Mirepo Shqiptareve si Komb JU duhen dhe novitet NJE SHTET NATYRAL, nje shtet i perbashket, ku te gjithe Shqiptaret do e kene mundesine e tyre per zgjedgjen e udheheqesve me te denje te tyre e ku do i mbrojne interesat e tyre KOMBETARE ne cdo aspket, si ne aspketin politik, si ne aspketin ekonomik e social, si ne aspektin kulturor etj etj.

    Me keta pushtetar e udheheqesa te tanishem, si ne Tirane, si ne Prishtine, si ne Shkup (Iliride), jo vetem qe nuk do kemi tre Shtete Shqiptare, ashtu siq po thojne disa, mirepo edhe ardhmerija e Shqiptareve do jet ne pikepyetje?

    Para se ti luftojme armiqte tane shekullor Serbet, Sllavo Maqedonasit, Greket etj etj. Duhet qe se pari ti luftojme armiqte nga rradhet tona, duhet qe njehere e pergjithmone ti largojme nga skena politike Shqiptare keta pushtetar te tanishem te cilet po zbatojne politikat e armiqeve tane ne trojet tona. Pa largimin e ketyre KOMBI SHQIPTAR asnjehere nuk do e ket mire per asgje!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: “Shqipëria e madhe” praktikisht po funksionon

    Bashkimi Kosovës me Shqipërinë





    Nuk është Shqipëri e madhe, por bashkimi trojeve shqiptare

    Terminologjia Shqipëri emadhe është terminologji e ngarkuar, kryesisht nga njerëz që kanë qenë kundër shqiptarëve, që kanë pas aspirata dhe ambicie kundër interesave të shqiptarëve gjithë andej”, tha profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti. Në këtë kontest mendoj që bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë krijon stabilitet për faktin se hiqen të gjitha stereotipet e shteteve të vogla dhe bashkimi i shqiptarëve ose bashkimi i kosovarëve me shqiptarë normalisht që i ulë të gjitha kërkesat që mund t’i kenë shqiptarët këndej dhe andej kufirit", thotë Hoti për gazetën "Bota sot".

    (Tekstin e plotë mund ta lexoni të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 12-05-2013 më 10:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •